SHBA, Arvizu: Berisha nr. 1, Nano nr. 2, Edi Rama artist - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHBA, Arvizu: Berisha nr. 1, Nano nr. 2, Edi Rama artist

SHBA, Arvizu: Berisha nr. 1, Nano nr. 2, Edi Rama artist

· 6 · 742

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-09-2011, 13:25:14
Ambasadori amerikan jep vlerësimet e tij për politikanët shqiptarë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu shprehur dje, vlerësimet e tij për politikanët shqiptarë dhe për çështjet më të rëndësishme, të debatueshme në vend. Arvizu, i ftuar në “ Tonight Ilva Tare” u ka bërë thirrje dy partive politike për dialog. Ai e vlerësoi kryeministrin Berisha si politikanin numër 1 në vend, ndërsa ish-kryeministrin Fatos Nano si numrin 2. Sa për kreun e opozitës, Edi Rama ai e vlerësoi si një njeri që i mëshon tezës së tij se nuk është politikan, por artist.

Ç’mendim keni për Berishën si burrë shtetit?

Nëse do të kishte një figurë dominuese politike gjatë viteve të fundit. Është një person shumë i qartë. Numri dy është zoti Fatos Nano, ndërsa numri 1 është zoti Sali Berisha. Ka pasur një sërë politikanësh të mirë dhe vërtetë unë kam shumë respekt për politikanët dhe gazetarët që kanë dalë në pah gjatë viteve ’ 90-të. Kur rikthehemi te zoti Berisha, ky është një person që ka ditur të mbijetojë politikisht. Mendoj që është e pamundur për dikë që të ketë mbijetuar gjatë këtyre viteve duke qenë vërtetë një politikan i jashtëzakonshëm.

Ka qenë një person që ka mbajtur postet më të larta dhe pastaj ka ditur të rikthehet. Kanë qenë një sërë personash që e kanë thënë që ai është njeri i jashtëzakonshëm. Ka ndryshuar shumë sot, në krahasim me atë person që njerëzit kanë njohur në vitin 1990. Sapo e përmend emrin e tij, njerëzit mund të emocionohen ose axhitohen. Dhe në një shoqëri demokratike kjo pranohet.

Pra, nuk ju duket çudi nëse zoti Nano të rikthehet?

Ky vendim i përket atij në të vërtetë. Pse jo, nëse do të ishte kjo ajo që ai do të donte, sepse ai është larguar në rrethana të caktuara. Shumë njerëz do të donin të rikthehej në politikë. Mendoj që ky vendim do t’i përkiste atij.

Ç’mendim keni për Edi Ramën?

Mendoj që zoti Rama është tërheqës, fashinant. Unë kam shpenzuar disa takime dhe gjashtë kësaj jave do të darkoj me të. Ai do të tregojë shpesh se nuk është politikan, por është artist. Ai ka pasur një karrierë fantastike. Ka ndarë tregime për vitet në Francë, për pasionin e tij si artist. Ai i përket një brezi të ndryshëm nga zoti Berisha e zoti Nano. Ai më ka thënë se si puna e tij e parë ka qenë si ministër i kulturës dhe ka qenë shumë popullor në ato vite apo se si është zgjedhur kryetar i bashkisë 3 herë radhazi dhe ka qenë kaq afër fitores për herë të katërt. Është tejet karizmatik. Ai është një politikan i jashtëzakonshëm.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#1 ne: 21-09-2011, 13:32:55
eshte apo nuk eshte politikan o i nderuar Arvizu Rama????....se na trashe

kurse ti si diplomat karriere qe je ...je per te ardhur keq

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-09-2011, 15:41:25
Arvziun degjoni, ai eshte nje koqe totalisht jashte funksioni. Pastaj Arvziu ne Amerike ka qene nje punetor I thjeshte. Normale, qe ne Shqiperi vijne te huaj e na hiqen si te zgjuar, qe ne vendet e tyre jane funderina.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 22-09-2011, 15:46:18
ne e degjojme vetem me raste festash ore...ku flet drejt ai Saliu thote "Agende personale"...LOL

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-09-2011, 20:00:07
Po ca pret te thote Arvizu?

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-01-2013, 18:47:56
Apo Arviziu ka lezet, jo si ai turi miu Obama. I ka lezet cerja si kur lahet me leng arrash mer jau, kurse ai tjetri ai turimiu sikur ka dal nga nanji pusete tartarugesh.

Temat e fundit