×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Gjumashi
« ne: 25-05-2020, 10:28:24 »

E kam ndjekur me kujdes kete punen e Teatrit, por nje gje, qe do me bente te mos ndjeje meshire, per prishjen e teatrit, do jete, nese Opozita do fus hundet dhe  ne kete Protest, pasi e kemi pare, aty ku eshte futur opozita, eshte bere sic ka dashur pozita, duke filluar me Astirin, qe mburreshin se do i mbrojne dhe kur erdhi momenti iken te paret dhe sot nuk flet asnje per kete, e dyta me protesten studentore, qe priteshte te silte ndryshime ne qeverri, por dhe kjo deshtoje me futjen e opozites, ne kete protest. Keshilli i protestave te teatrit, sduhet te pranoje asnje nga kryesia e opozites ne proteste.
Postuar nga: M A X
« ne: 19-05-2020, 15:03:20 »

 
Postuar nga: M A X
« ne: 19-05-2020, 15:03:03 »

 
Postuar nga: M A X
« ne: 18-05-2020, 15:30:11 »

Teatri Kombëtar u shemb! Ky ishte lajmi që gjeta sot në mëngjes, në ekranin e celularit tim, nisur me njoftimin e dedikuar, nga gjithë portalet. Nuk ka nevojë të them se si çdo njeri që e ka jetën të lidhur prej dekadash me këtë qytet, ndjeva jo pak keqardhje. Keqardhjen për një pjesë të historisë sonë, të shndrruar në një grumbull rrënojash. Keqardhjen për një pjesë të kujtesës personale, të zhdukur tashmë, si shumë pjesë të tjera të këtij qyteti. Ndaj vendosa të postoj në Instagram dhe Facebook një pamje të Teatrit te shembur me dedikimin që kishte lidhje vetëm me mua: “Iku edhe një pjesë e historisë së këtij qyteti”. Qytet të cilin unë besoj se e dua shumë dhe këtë dashuri nuk kam nevojë as ta ndaj me njeri dhe as të ma konfirmoje kërkush.

Nuk e prisja që inbox-i të më mbushej me qindra komente, ku një pjesë shfrynin se përse nuk ngrihemi ta rrezojme këtë diktature, përse nuk bëjmë thirrje për të burgosur Edi Ramen dhe të tjera shfrynin me po kaq mllef se po bëj lojën e opozitës dhe po mbroj një godinë tallashi që do bëhet më e bukur ca vjet më pas.

Meqenese humba jo pak orë për të kthyer pergjigje të dedikuara dhe s’ja dola dot, po mundohem të jap shikimin tim ketu.

E para, çështja e Teatrit ndahet në dy pjesë: në atë që lidhet me godinën dhe trashegiminë dhe në atë që lidhet me anën ligjore të transferimit dhe shembjes së saj. Po e nis nga e para.

Sot në mëngjes nuk është prishur Teatri Kombëtar. Teatri Kombëtar mund të mbledhe plaçkat e tij e të shkojë në një godinë tjetër. Mund të vijojë me vite të tjera të japë shfaqje e të ndërrojë breza aktorësh. Sot është prishur një godinë, ku që prej vitit 1945, në mos gaboj, operonte Teatri Kombëtar.

Godina, ose me mirë kompleksi, ka nisur të ndertohet në vitin 1938 me projekt të arkitektit italian Xhulio Berte dhe përfundoi në vitin 1940. Ai u quajt në atë kohë “Rrethi Skenderbeg” dhe shërbeu si zona e elitës kulturore dhe të emancipuar shqiptare. Në të u vendos jo vetem kinemaja dhe teatri, por edhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe u ngritën bari dhe restoranti më “in” i qytetit. Nuk po zgjatem me rolin historik të kompleksit, qe ishte qendra e jetës intelektuale të qytetit. Më 1944 ajo u quajt “Kinema Kosova”, ndërsa më 1945, Teatri Popullor. Më 1945 aty u zhvillua Gjyqi Special që çoi ne ekzekutim disa nga emrat e njohur të politikës dhe firmëtare të Aktit të Pavarësisë. Ende sot, disa i quajne patriotë e disa kolaboracionistë. Si çdo gjë në Shqipëri që nuk gjen konsensus.

Qe prej vitit 1945 Teatri ka pasur aty selinë e tij, e për një kohë edhe “Klubi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”. Që prej vitit 2000 u hodh ideja që godina nuk ishte më funksionale për një teatër, ndaj ai duhej të zhvendosej diku tjetër, ose të rindërtohej aty. Idenë e mbronte kryesisht Ministri i Kulturës Edi Rama. Për fat të keq, që atëherë, e deri dje, debati u fut në rrugë të shtrembër dhe krejt të gabuar. Me shumë se sa një debat për Trashegiminë Kulturore, ai u spostua si një debat mbi Teatrin Kombëtar.

Pra në vend që të ishte një debat për vlerat historike të godinës dhe lidhjen e saj me kompleksin arkitektonik të qendrës së kryeqytetit, u shndrua në një debat se si aktorët të kishin një sallë më të mire dhe u ftuan ata të flisnin për të.

E para, Teatri dhe godina janë dy gjëra krejt të ndara. Godina mund të mos vlente për teatër më dhe unë e besoj këtë. Por ajo mund të restaurohej dhe të shndrohej në muzeum të qytetit, të arkitekturës racionaliste apo të çdo gjëje tjetër. Të mbetej dëshmi e një kohe dhe një arkitekture që për mua, mbetet më interesantja në Tiranë. Me këtë llogjikë, se projektet e reja mund të jenë më magjike ne mund të shembim edhe xhaminë, edhe sahatin edhe kalanë dhe të ndërtojme godina moderne, por që nuk kane asnjë lidhje me trashëgiminë. Pra thënë ndryshe, përfshirja e aktorëve në këtë histori qe një absurditet. Aktoret mund të vendosin si duan sallën e Teatrit, por jo shembjen dhe zëvendësimin e trashëgimisë kulturore që ju takon gjithë shqiptarëve. Kjo do të ishte njësoj, sikur për shembjen e Teatrit të Kukullave, ish- parlamentit të parë, godinës më historike të Tiranës, të pyeteshin aktorët e tij. Pra, godina mund të mos ishte teatër dhe duhej transferuar që aty, por godina nuk kishte përse te prishej. Ajo ishte pjesë e këtij qyteti.

E dyta, shembja e godinës, duhet të na bëjë të reflektojme menjëherë dhe të shohim sërish listën e monumenteve të rëndësishme në vend. Është e patolerueshme që IMK nuk e ka përfshirë Teatrin në zonën monumentale në vitin 2007. Nga pakujdesia apo nga mendësia e viteve të komunizmit që arkitekturën racionaliste e shihte si fashiste. Nëse ne nuk bëjmë sa më parë një listë të mbrojtur dhe të votuar, nuk do jetë çudi që godina e Teatrit do pasohet nga të tjera. Zona e rrugës së Kavajës, ajo e Kalasë, Zona e Kodrës së Kuqe apo e Bllokut janë të mbushura me godina historike të kërcënuara. Ato mund mund të mbrohen rast, pas rasti, por me një ligj që mos ta ndryshojë më askush. Vlerën historike se përcaktojme dot as me opinion, as me kriter estetik personal, por me ligj. Unë nuk jam kundër zhvillimit modern të qytetit; as besoj se qyteti është shkatërruar nga 4 – 5 kulla ikonike të ndërtuara keto 30 vjet. E pëlqen apo jo arkitekturën e tyre. Unë mendoj se qyteti është rënduar nga mungesa e ligjit, nga mbi 60 mijë ndërtime pa leje që kanë mbirë si mostra në oborret mes pallateve, në kodrat rrethuese rrotull qytetit, në parqet e fushat e dikurshme, madje edhe në mes të rrugëve, duke e shndruar atë në një hibrid të cuditshëm. Dikush mund të dojë trashëgimine, dikush as pyet për këtë. Garancitë duhet t’i japë ligji. Jo pëlqimet personale!

Ana ligjore e problemit është një tjetër aspekt. Përderisa presidenti i qe drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe përderisa BE dhe struktura të tjera kishin kërkuar dialog, vendimi mund të merrej më vonë. Edhe Mbledhja e Këshillit Bashkiak mund të bëhej e hapur e me debat, që gjithsecili të njihte qëndrimin e anëtarëve të tij.

Ndërkohë, ideja e ngritjes së një teatri të ri, modern e funksional, është çështje që e vendos bashkia. Ajo ka tagrin ta marrë këtë vendim dhe mendimi im as vlen dhe as ndryshon asgjë. Por personalisht jam 1000 herë kunder ngritjes së një Teatri të ri, me kosto të larta ndërtimi dhe operimi, që nuk përputhet fare me nivelin e zhvillimit teatror ne vend. Jam kundër qe fondet publike të hidhen në një godinë të tillë, qoftë e projektuar edhe nga një prej arkitekteve më të rëndësishëm në Europë. Personalisht ky projekt s’më thotë asgjë, edhe pse ka të tjerë që e pëlqejnë atë.

Përgjigje e gjatë për gjithë ata që më kanë shkruajtur sot, por më e shkurtër se sa ajo që do doja të trajtoja në një rrethanë tjetër.

Blendi Fevziu
Postuar nga: M A X
« ne: 18-05-2020, 15:02:10 »

Për ty që më sheh nga shtëpia...

Për ty që çdo ditë më sheh nga shtëpia, për ty që ndodhesh para atij ekrani të vogël çdo mbrëmje, për ty që dilemat të kanë pushtuar prej kohësh, ty, dua të t’i them dy fjalë.

E di se ndihesh i turbullt dhe i çoroditur. Ashtu ndihem edhe unë. Mos harro se jetoj në të njëjtin qytet me ty, përshkoj të njëjtën rrugë dhe i përjetoj njësoj si ti ngjarjet e papërsëritshme të këtij vendi.

E di se çdo herë që përballesh me imazhin e atyre që nuk na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar , mendon se ata nuk janë gjë tjetër veçse një Vëllazëri Vesi . E mendoj edhe unë.

E di se brenda mendjes tënde vërtitet ideja për t’u larguar nga ky vend. Për të bërë gati valixhet, për t’u përshëndetur me ata pak njerëz që vërtet i ke përzemër dhe për të mos u rikthyer më kurrë. E njëjta ide vërtitet edhe në mendjen time.

E di se shpeshherë shumë e gjatë të duket dita dhe veçse një çast i shkurtër nata. Edhe mua hera-herës ashtu më duket.

E di se që kur ke filluar të gërmëzosh fjalët e para, që kur ke filluar të hedhësh hapat e parë, që kur ke filluar të lexosh , të vraposh dhe madje edhe të dashurosh , e ke dëgjuar shpesh këtë fjali të mërzitshme që duket se ka zënë rrënjë thellë në ndërgjegjien e këtij kombi- Ne e meritojmë fatin e keq.

Por vallë pse e meritokemi fatin e keq?! Mos vallë kemi lidhur kontratë me Jetën për të jetuar keq, për t’u qeverisur keq e së fundmi për t’u ndierë keq?!
Nuk jemi Populli më i mirë në Botë, por nuk jemi as Populli më i keq në Botë.
Jemi të zhgënjyer dhe për fat të keq edhe të bindur se e Mira nuk na përket.

E di se pyet veten se ç’mund të bëjë një njeri më shumë ose më pak në këtë shesh?! E pyes edhe unë veten.
Por a nuk beson ti se ka ardhur koha të rritemi?!

Dhe të rritesh do të thotë të mos i zhvendosësh përgjegjësitë e tua tek dikush tjetër.

Të rritesh do të thotë mos të lejosh dikë ta marrë të mirëqenë lirinë tënde, fjalën tënde, pronën tënde, dinjitetin tënd dhe së fundmi edhe votën tënde.

Të rritesh do të thotë të protestosh përmes fjalës dhe kurrë përmes dhunës. Të protestosh përmes ligjit dhe jo përmes dhunimit të Kushtetutës. Të protestosh jo për të rrëzuar një Qeveri dhe për të ngritur një tjetër në fuqi ,por për t’i përcjellë një mesazh të vonuar kujtdo që është apo do të vijë në pushtet:
Shqipëria nuk i përket vetëm një Shqiptari, Shqipëria u përket të gjithë Shqiptarëve.

Unë mund të bëj gjithçka për ty, por nuk mund të protestoj në emrin tënd.

Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër.

Të pres sonte pranë pedonales në orën 16.30.

Elona Caslli
Postuar nga: M A X
« ne: 18-05-2020, 14:58:14 »

Ndersa Andi Bejtja ironizon
 
Postuar nga: M A X
« ne: 18-05-2020, 14:57:24 »

Reagimi i gazetares dhe moderatores Eva Murati
 
Postuar nga: erlehta
« ne: 18-05-2020, 14:51:49 »

Të gjithë këta persona janë ndjerë të "detyruar" të nënshkruajne.
Postuar nga: M A X
« ne: 18-05-2020, 09:05:25 »

Ja 35 këshilltarët firmëtarë për shkatërrimin e Teatrit. Te gjithe te zhytur deri ne fyt. 🤮🤮🤮
Spikat pastori trendy Gogu dhe ajo qe se di ku ka fjet mbreme.
...................

Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.

Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.

Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.

Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.

Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.

Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.

Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.

Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.

Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.

Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.

Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.

Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.

Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.

Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.

Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.

Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.

Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.

Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.

Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.

Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.

Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.

Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.

Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.

Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.

Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,

Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.

Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti

Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.

Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.

Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.

Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.

Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.

Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.
Postuar nga: M A X
« ne: 17-05-2020, 21:20:46 »

Krimi i ndodhur në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka vetëm një autor, atë që si personazhet e romaneve më të çmendura të këtij zhanri e planifikoi krimin e tij prej 22 vjetësh.


Pavarësisht se në këtë histori kanë hyrë dhe kanë dalë shumë figura të njohura, nga Violeta Manushi tek Pandi Majko, nga Robert Ndrenika te Maks Velo, nga Aurel Plasari tek shërbyes të pështirë si Agron Hysenlliu e Erion Veliaj, autori dhe projektuesi i masakrës mbetet vetëm një.


Por sado perfid, i sofisttikuar dhe gjatë gjithë dy dekadave i veshur me mbrojtjen e pushtetit, Edi Rama ka lënë gjurmë në krimin e tij. Sot mjafton një enumeracion i tyre për të të kuptuar se ai është i pandehuri ekselent që nuk mund ti shpëtojë dot prangave.

Historia fillon në vitin 1998 kur ai u bë ministër kulture. Ndëkrohë që në publik mbante aureolën e revolucionarit që shtirej sikur tallej me aktorët e socrealizmit, ai nuk qe veçse zyrtari banal që firmoste kontrata të paligjshme.

Mes shumë e shumë mëkateve që do të zbardheshin më pas, çdo prokuror i pavarur, që do të bëjë drejtësi, mund të hapë sot kontratën e ministrit me çorape të kuqe dhe çitjane me pronarët e Bingo Ylli.

Skandaloze.

Ndërsa ministrit të kulturës ligji i lejonte të vendoste firmën vetëm për sipërfaqe që nuk i kalonin 500 metrat, ai i dha bingos plot 570 metra të Teatrit Kombëtar.

Si e bëri këtë?

Duke fallcifikuar letrat dhe duke zvogëluar hapsirën.

Cili është dëmi?

Nga 74 milionë lekë në vit që duhet të përfitonte teatri, kontrata e re i dha vetëm 4 milionë. Të tjerat shkuan në xhepat e përfituesve.

Nuk dihet nëse ky krim fillestar ka determinuar të gjithë të tjerat. Nuk dihet as nëse fshehja e tij, ka përcaktuar më pas “betejën estetike” për godinën që deri sot Europa Nostra e konsideronte si një ndër 7 perlat më të rrezikuara të kontinentit.

Eshtë vështirë të thuhet nëse ankthit të grabitësit vitet i shtuan edhe patologjinë e pa kuruar ndaj të gjithë atyre që për arsye krejt të ndryshme donin ta mbanin në këmbë këtë monument kulture.

Ndoshta të gjithë faktorët u bënë bashkë dhe sapo pati mundësinë kur u rikthye në pushtet, Edi Rama e vuri në axhendën e tij shembjen e Teatrit.

Sipas dëshmisë që ka dhënë vetë arkitetkti danez Bjarke Ingels, Rama e ka thirrur atë diku nga mesi i vitit 2016- për ti kërkuar një projekt për teatrin e ri. Natyrisht, për të arritur këtu, ai duhet të kryente më parë një veprim tinzar, nxjerrjen nga harta e zonës së mbrojtur të kësaj godine.

Por, manipulimet nuk mbarojnë këtu.

Publikut iu shit, madje kështu është e shkruar edhe në dokumentet zyrtare, sikur ideja e shembjes dhe gritjes së godinës së re ishte një ofertë e pakërkuar e kompanisë Fusha. Pra mashtrimi tjetër me ligjin: Fusha që e ka dorëzuar kërkesën e tij në shkurt 2018 po përdorej vetëm si koperturë për të gënjyer Këshillin Bashkiak dhe parlamentin, pasi Rama i kishte nisur tratativat që në 2016.

Rastet ku çdo prokuror mund të hetojë vazhdojnë.

Me qenëse Fusha duhet të ndërtonte dhe kulla në një tokë shtetërore, projekti ngecte. Për “dhurimin” e atij trualli duhet të votonte me dy të tretat, Këshilli Bashkiak. Rilindja nuk e arrinte dot këtë numër votuesish, prandaj u përdhos kushtetuta, iu rrëmbyen kompetencat pushtetit lokal, dhe u vendos që rrëmbimi të bëhej me ligj special nga kuvendi(I njëjti ligj që u votua nga socialistët dhe që Meta e çoi në Kushtetuesen e pangritur ende).

Edhe ligji vetë, megjithëse sot i pavlerë, pati shkelje të mëdha për dhënien e një prone shtetërore pa garë, e cila u fshikullua edhe nga Komisioni Europian.

Nëse një prokuror do të hetojë atij nuk ka si mos i bëjë përshtypje se në krim u përfshinë menjëherë gjithë strukturat shtetërore. Sapo Fusha dorëzoi propozimin, ministria e Kulturës e shpalli atë të përkryer. Në të njëjtën kohë, brenda dy javëve, instituti sharlatan i ndërtimit, prodhoi raportin se ndërtesa mund të shembej me tërmetin më të parë (ranë dy të fortë që athere).

Po të shikohet kontrata e Fushës me shtetin ajo përbën një subjekt më vete për burg. Leja për kulla që iu dha atij, parashikonte një koificent shfrytëzimi të jashtë ligjshëm për Tiranën, dhe një intensitet ndërtimi përtej atij që lejon plani rregullues i miratuar nga vetë Veliaj.

Këtij projekti i doli boja aq keq, sa edhe ata që e gatuan në kulisa u detyruan të tërhiqen, por duke këmbëngulur sërish tek qëllimi final.

U gjet sebepi sikur Fusha nuk kishte para, për kërkesat që pretendonin artistët dhe u vendos që teatrin ta shembte-ndërtonte vetë bashkia. Megjithëse mashtrimet se shtetiit i mungonin fondet, u rrëzuan, megjithëse, kjo nuk e bënte më të detyrueshme ngritjen e godinë së re në tokën e të vjetrës, qëllimi nuk ndryshoi.

Por, pavarësisht formès  sërish u zgjodh një rrugë kriminale.

Veliaj, i tredhur nga Rama organizoi një votim klandestin në këshillin bashkiak, pa respektuar afatin 5 ditor, duke shmangur diskutimet dhe duke fallcifikuar dokumentat. Si një lake i bindur ai vendosi ti çojë ruspat teatrit.

Natyrisht, këto janë aspektet më ulërtitëse të këtij krimi që ngërthen brenda vetes edhe dhjetra të tjerë më të vegjël. Por, mjafton situata kur ai u krye, në një natë të shtune, nën gjendje të jashtëzakonshme, me një dhunë të paparë policore, pa pyetur për dy çështje të depozituara në gjykatën e pa ngritur kushtetuese, për ta bërë atë një krim të zi, perfekt.

Si i tillë, ai është shumë më tepër se shembja e një godine historike për qëllime korruptive. Ai përbën autopsinë e një demokracie të vdekur në çdo qelizë të saj. Ai simbolizon njëkohësisht edhe pushtetin diktatorial të njëshit, edhe servilizmin e pështirë të lolove të oborrit (aktorë, inxhinjerë, gazetarë), edhe shtetin pa gjykata, edhe policinë e dhunshme dhe brutale, edhe sistemin e lidhjes së shkurtër të autokratit me oligarkët, edhe rënien e çdo institucioni demokratik që nga parlamenti deri tek Këshilli bashkiak. Pra kjo histori është simboli më i mirë shtetit monist nën të cilin po vuajmë.

Në këtë kuptim, ndëshkimi i këtij krimi me shumë gjurmë është një domosdoshmëri. Opozita që ka dalë sot në rrugë dhe që bën thirrje në rënojat e teatrit për mosbindje cilvile, duhet të betohet aty, jo për largimin e Edi Ramës, por për ndëshkimin e tij. Sepse çdo ndryshim politik i pa shoqëruar pa dënimin e autorëve të kësaj masakre do të ishte një farsë.

Ne kurrë nuk do të bindemi se ka ndryshuar diçka, nëse ky krim harrohet.

Kjo duhet bërë me çdo çmim, qoftë dhe duke shkelur mbi SPAK-un gjoja amerikan, qoftë edhe me koston se, bashkë më të akuzuarin kryesor, mund të digjen si dëme kolaterale, plot oborrtarë që i shkuan nga pas si lolo.

Kjo duhet bërë sepse ky është krimi “par exellence”, i cili na jep mundësinë, që duke ndëshkuar personin, të mbyllim hesapet edhe me sistemin 20 vjeçar që ai ngriti.

Se paku Edi Rama, me shembjen e teatrit, na e bëri këtë dhuratë, që me një proces të vetëm të dënojmë së bashku me atë dhe gjithçka ai përfaqësoi. Tjetra është në dorën tonë.

©Lapsi.al