Degradimi i opozitës së Ramës dhe mediave rreth tij me akuza false dhe të fabrikuaraMinistri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar vetëm një ditë më parë nga "Gazeta Shqiptare", se djali i Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka përfituar në tenderat e Ujësjellësit. Gjatë një konference për shtyp, kreu i Transporteve, Olldashi, ka theksuar se, kryetari i PS-së, Edi Rama, po përhap gënjeshtra në shtyp për djalin e Kryeministrit Berisha. Olldashi ka paraqitur para mediave dokumenta që vërtetojnë se aksioneri i kompanisë "CMC EKO KOM", i cili ka 23 përqind të aksioneve nuk është djali i Kryeministrit, por një person tjerër, i cili quhet Shkëlzen Abdullah Berisha. Sipas tij, publikimi i këtij lajmi nga gazeta e Ramës është një spekulim i përhapur nga vetë kryetari i PS-së. "Duke prishur 'Muajin e mjaltit', kryetari i Partisë Socialiste ka shpërndarë dje nëpër gazeta një histori krejt të pavërtetë, për gjoja tendera, në prokurimet publike të fituara nga Shkëlzen Berisha në institucionet që janë në varësi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Shumica e gazetave kanë refuzuar ta botojnë, e vetmja gazetë që e ka botuar atë, që është shpërndarë nga z.Rama është "Gazeta Shqiptare", e cila në titullin e saj thekson: "Shkëlzen Berisha fiton tenderat e ujësjellësit". Më tej, kjo gazetë vë një foto të Shkëlzen Berishës, dhe pastaj kemi dy faqe të brendshme që i dedikohen këtij gjoja skandali me fondet publike, është shprehur ministri Olldashi. Sipas tij, në po të njëjtin shkrim, gazeta është e interesuar të pyesë nëse bëhet fjalë për të njëjtin Shkëlzen. Në lidhje me këtë, ministri Olldashi ka reaguar, duke e quajtur një spekullim të qartë, të pastër, një shkrim tërësisht të pavërtetë apo të përhapur nga kryetari në "muaj mjalti". Por kjo sipas Olldashit, zotit Rama i ka shkuar huq, pasi spekulimet kanë qenë tërësisht të verifikueshme dhe lehtësisht të zbulueshme, mbi faktin se cili është në fakt Shkëlzen Berisha, i cili është dhe aksioneri i CMC-EKOCON. Duke e publikuar dhe me foto pamjet e skanuara, Olldashi është shprehur se, Shkëlzen Berisha është 23% aksioner i shoqërisë CMC-EKOCON. "Sikurse e shikoni nuk është Shkëlzen Berisha, që është në foton e "Gazetës Shqiptare", sikurse e shikoni nuk ka moshën e Shkëlzen Berishës, që është shfaqur në foton e "Gazetës Shqiptare", si dhe nuk ka emrin e babait Sali, por e ka Abdulla", nënvizoi më tej ministri Olldashi.
Të dhënat që janë lehtësisht të verifikueshmeNë faqen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (
www.qkr.gov.al) nëse do të kërkohej ekstrakti i kompanisë CMC-EKOCON, në një dokumentacion prej 110 faqesh, të saponxjerra nga interneti, çdo kush mund t'i nxjerrë ato, si dhe të vërtetojë se z. Shkëlzen Abdulla Berisha është 23% aksioner në këtë kompani. "Për më tepër, ka qenë tërësisht e mundshme që vetëm me një klikim të verifikohej që bëhej fjalë jo për Shkëlzen Sali Berisha, por për Shkëlzen Abdulla Berishën, i datëlindjes Maj 1951, që është zotëria në krahun tim", u shpreh ministri Olldashi. Sipas tij, nuk është vetëm një dokument që e provon këtë, por janë disa. Në këtë mënyrë, ministri ka përmendur vërtetimet noteriale, si dhe bashkëngjitur në mënyrë të pangatërrueshme ka qenë edhe një fotokopje e pasaportës së z. Shkëlzen Abdulla Berisha. Edhe kjo fotokopje ka qenë përsëri e verifikueshme vetëm me një klikim. "Ka qenë lehtësisht e verifikueshme në bazë të ligjit për të drejtën e informimit publik, që zotërinjtë që kanë shpërndarë falcitete të tilla, të marrin nga tatimet çertifikatën e regjistrimit, ku verifikohet se cili është personi në fjalë. Por ka qenë po kaq e thjeshtë që të marrin dhe këtë dokument, përsëri nga tatimet, si dhe të shikojnë se zotëria nuk është Shkëlzen Sali Berisha, por është Shkëlzen Berisha, një person me të njëjtin emër, por një person tjetër.
Të dhënat nga regjistri i shtetasve të RepublikësNë regjistrin e shtetasve të Republikës së Shqipërisë janë 14 Shkëlzen Berisha, nga të cilët vetëm njëri është djali i Kryeministrit, 13 të tjerët nuk kanë lidhje me Kryeministrin. "Nuk është hera e parë, që spekullime të tilla nga partia e zotit Rama bëhen në adresë të gabuar, por bëhen në mënyrë të qëllishme. Unë kam këtu kopje të një shkrimi të botuar përsëri nga gazeta zyrtare e Partisë Socialiste "Zëri i Popullit", ku akuzohet Sali Berisha se ka katër shtëpi, dhe i referohet shtëpive të zotit Shkëlzen Berisha, por jo të Shkëlzen Sali Berisha, pra, Shkëlzen Abdulla Berishës", u shpreh ministri Olldashi. Ndërkohë, ministri Olldashi e ka ftuar edhe një herë kryetarin e Partisë Socialiste të shijojë muajin e mjaltit. "T'i vejë mbarë martesa, por të lërë rehat edhe Shkëlzen Sali Berishën edhe Shkëlzen Abdulla Berishën. Ti lërë rehat në punë të tyre, këta janë punë të tyre, ai është në punë të vet, në muajin e mjaltit. Po kështu, të lërë edhe ministrinë që të punojë e qetë në programin që ka", vlerësoi më tej kreu i Transporteve shqiptare.