×

Shkolle Greke dhe ne Tirane

Shkolle Greke dhe ne Tirane

· 5 · 3959

  • Postime: 199
patrioti
ne: 31-10-2006, 16:21:51
 
Greqia, shkollë në greqisht në Tiranë
 
 
 

--------------------------------------------------------------------------------
 
Qeveria greke do të mbështesë hapjen e një shkolle të mesme në kryeqytet. Lajmi është konfirmuar nga ministri grek i Punëve të Jashtme, Evripidis Stylianidis, gjatë një takimi që ai ka pasur me një grup deputetësh nga Shqipëria. Pasi ka përshëndetur nismën “Shqipëria 1 euro”, ministri grek ka theksuar bashkëpunimin në sektorin e arsimit, për hapjen e shkollave dygjuhëshe në Shqipëri. Sipas Stylianidis, pas dy shkollave tashmë të inauguruara nga qeveria greke në Korçë dhe Himarë, pritet hapja e akademisë “Arsakio” në Tiranë, ku mund të studiojnë së bashku me shqiptarët edhe të rinjtë me etnicitet grek. “Ministria e Jashtme ka ndihmuar në ndërtimin e disa shkollave në Shqipëri, siç është ngritja e shkollës së mesme së mesme në Korçë, ndërsa një e ngjashme është parashikuar të hapet në Gjirokastër, pas kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i këtij qyteti dhe qeverisja vendore”, - theksoi ministri Stylianidis. Diskutimet mes ministrit grek dhe të dërguarve nga Parlamenti janë fokusuar edhe mbi iniciativën “Shqipëria 1 euro”, për të cilën Greqia ka garantuar se do të nxisë biznesin vendas për të investuar në Shqipëri, si dhe do të mbështesë projektin për ndërtimin e autostradës Sagiades-Konispol-Sarande.
 

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#1 ne: 31-10-2006, 17:34:34
shkollat e mesme ne gjuhe te huaj po shtohen si shume ne shqiperi. un vet jam maturant nga nje e tille por nuk do te doja qe te egzistonin te tilla pasi, arsimi i mesem me duket si me themelori. persa i perket shkolles greke shteti shqiptar nuk mund ti bej asgje. greket mund te hapin sa te duan shkolla te mesme dhe askush su thot gje. ose tja heqin kete te drejte te gjitheve ose do i lene te gjithe.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#2 ne: 31-10-2006, 18:11:10
Nese ne popull ka vetedije te larte kombetare, atehere le te hapin edhe ne Tropoje po deshen, se e kote do jete.

  • Postime: 2287
PetritKola
#3 ne: 31-10-2006, 22:26:17
Po eshte e vertet. Nje shkolle do hapet edhe brenda ne godinen e Kryeministerise dhe drejtor i shkolles do jete Arben Imami.

  • Postime: 199
patrioti
#4 ne: 15-11-2006, 02:16:20
Korçë, mësim falas në shkollat private greke

Debati për vendimin e fundit të qeverisë greke në emisionin "Shqip" të "Top Channel"


Vendimi i fundit i qeverisë greke për dhënien e shtetësisë për minoritarët, kishte kohë që ishte përgatitur dhe Athina ka marrë për këtë edhe masat kolaterale të zbatimit të tij. Emisioni "SHQIP" i gazetares, Rudina Xhunga, mbrëmë në "Top Channel", e ka trajtuar në thellësi problemin më të debatueshëm në javën e fundit, duke sjellë opinionin jo vetëm të politikanëve dhe autoriteteve të qeverisë greke, por edhe drejtuesen e shkollës greke, "Omiros" në Korçë, e cila edhe pse është private, nxënësit e shkollës nuk paguajnë asnjë lek, pasi shkolla është falas. Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Kumucakos, në intervistën e tij, thekson se qeveria e Athinës kishte kohë që ishte përgatitur për këtë vendim. Duke iu përgjigjur pyetjes së emisionit "SHQIP", zëdhënësi thekson se: "Dhënia e nënshtetësisë për qytetarët me kombësi greke nga Shqipëria, ka qenë një kërkesë e drejtë, e cila ka vite që është bërë nga ana e tyre. Shteti grek vendosi t"i përgjigjet kësaj kërkese, meqenëse janë krijuar edhe mundësitë ligjore për ta realizuar këtë vendim në mënyrën më të mirë. Dua të theksoj që s"bëhet fjalë për nënshtetësi të menjëhershme, e cila do të jepet në masë për të gjithë të interesuarit. Do të plotësohen kërkesa dhe çdo kërkesë do të merret në shqyrtim më vete. Pra, s"bëhet fjalë për regjistrim të menjëhershëm dhe në masë në prefekturë. Besoj se me këtë vendim vërtetohet se dy vendet fqinje dhe mike mund të vazhdojnë të krijojnë ura më të forta mes tyre. Mendoj se ky vendim krijon një lidhje më të fortë mes dy vendeve. Ai nuk krijon asnjë problem në marrëdhëniet e dy vendeve. Marrëdhëniet mes dy vendeve do të jenë gjithnjë e më thelbësore e të forta dhe do të ndihmojnë në udhën drejt Evropës që ka zgjedhur edhe vendi ynë fqinj, Shqipëria, dhe në këtë zotim, Greqia e mbështet plotësisht".

Ndërsa drejtoresha e shkollës, 9-vjeçare, "Omiros" në Korçë, Vasiliki Barakli, duke folur për funksionimin e saj thekson se nxënësit nuk paguajnë, por nuk thekson se si financohet shkolla... Drejtoresha Barakli, bën të ditur se së shpejti do të ndërtohet një gjimnaz, pra shkollë e mesme greke, ku sërish nxënësit nuk do të paguajnë..

Si funksionon shkolla juaj, në greqisht bëhen të gjitha lëndët? Po në shqip?

Shkolla "Omiros" është shkollë dygjuhëshe, në të cilën mësohet gjuha shqipe dhe si gjuhë e dytë, ajo greke. Që nga klasa e tretë, mësohet edhe anglishtja. Shkolla ka si qëllim të plotësojë nevojat e fëmijëve të Korçës që të mësojnë këtu në Shqipëri, ose në Greqi a ku të dëshirojnë. Shkolla ofron edukim evropian.

Sa paguhet për të qenë nxënës i kësaj shkolle?

Shkolla është private, por nxënësit nuk paguajnë. Mësimi bëhet falas.

-Sa klasa ka dhe çfarë parashikoni për më pas?

Tani për tani bëjmë mësim deri në klasë të tretë. Kemi 178 nxënës. Kemi edhe kopshtin. Aty janë rreth 70 fëmijë. Duam që të kemi dy klasa në çdo vit dhe klasat sa vijnë e shtohen.

Dhe meqë shkolla është e vogël, këtu përbri po ndërtohet një tjetër ndërtesë për nxënësit e shkollës dhe më pas të bëhet gjimnaz.