Shoqata anti komuniste, Edi Rama ti kërkojë falje familjes së poetit, Havzi Nela - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shoqata anti komuniste, Edi Rama ti kërkojë falje familjes së poetit, Havzi Nela

Shoqata anti komuniste, Edi Rama ti kërkojë falje familjes së poetit, Havzi Nela

· 2 · 607

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-12-2009, 19:05:34
Shoqata anti komuniste protestë para Bashkisë: Edi Rama t’i kërkojë falje familjes së poetit, Havzi Nela, i vrarë nga regjimi barbar komunist

Kryetari i Shoqatës Skënder Qendro:
“Ne si përfaqësues të persekutuarve dhe të të burgosurve politikë, të rregjimit më të egër diktatorial të komunizimit, kërkojmë falje nga Kryetari socialist Edvin Rama djali i Kristaq Ramës, ish anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor që ka firmosur varjen e poetit, Havzi Nelës, e njeriut të pendës dhe mendimeve të skalitura, që u vra pa mëshirë në lule të moshës.
Jemi sot këtu për të kërkuar nga djemtë dhe nipërit e pashallarëve të kuq, të kërkojnë të falur për krimet dhe kalvarin e persekutimeve që i shkaktuan shqiptarëve, për 46 vjet.
Zoti Edi Rama prej 20 vitesh ju dhe kolegët tuaj, të udhëzuar nga mjeshtërit e vjetër,  vazhdoni të mos kërkoni të falur dhe sot me arrogancën tuaj qesharake, kërkoni të na kërcënoni lirinë, demokracinë, aq shumë të ëndërruar prej nesh, për të cilën ne vuajtëm, u pushkatuam dhe u dënuam me qindra vjet burgime, internime e kampe pune.
Jemi sot për ti thënë Edvin Ramës dhe të gjithë shpurës së tij, pasardhësve të klikës së rregjimit më të egër që njohu njerëzimi- komunizmit, se ajo kohë ka vdekur një herë e përgjithmonë.
Fosilet e të kaluarës nuk mund të ngjallen, ato mbeten vetëm fantazma të një kaluare të errët, të një fataliteti të papërsëritshëm historik.
Zoti Rama ju dhe ata që ju ndjekin nga pas, na ngjallni neverinë e  turmave histerike të 1 Majit, festës së proletariatit  dhe që sot tingëllojnë aq qesharake për çdo qytetar dinjitoz, evropian standartet e të cilëve kërkojmë të arijmë të gjithë ne, por që ju, mesa duket nuk do ti arrini kurrë.
Zoti Rama! Ju dhe asnjë prej jush nuk mund të lëkundni asnjë gur të themelit të fortë të një shtetit anëtar të NATO-s, të Shqipërisë qytetarët e të cilës, shumë shpejt do të lëvizin të lirë në të gjithë Evropën. Kjo ishte ëndëra e jonë e lirisë, që komunizmi donte ti prishte përgjithmonë, por demokracia i bëri ato realitet.”

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-12-2009, 19:11:38
PD, Mëhilli: Rama të kërkojë ndjesë publike për krimet e të atit dhe ti dënojë ato publikisht

“Pas familjarëve të të ndjerit Havzi Nela dje edhe Shoqata e të Përndjekurve Politik i kërkoi Edvin Ramës të kërkojë ndjesë publike për krimet e të atit dhe ti dënojë ato publikisht.
Po dje, një numëri konsiderueshëm shoqatash të mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në një protest paqësore para bashkisë së Tiranës, i kërkuan Edvin Ramës të kërkojë ndjesë publike për dhunën dhe qëndrimin e tij c’njerëzor ndaj njerëzve të familjes së tij, që sic faktohet nga dosja gjygjësore e botuar nga ndihmësi i tij kryesor aktual Ymer Baze , z.Rama i ka mohuar për 9 vite me rradhë jo vetëm atësinë por edhe kafshatën e gojës djalit të tij si dhe ka rrahur, dhunuar e bërë për spital bashkëshorten e tij.
Të gjitha këto Edvin Kristaq Rama mendon se do ti kalojë në heshtje dhe me sa duket nuk gjen asnjë forcë për të shprehur pendesën më minimale e për të kërkuar ndjesë publike për aktet e tij të shëmtuara.
Z.Rama aktet e tua të pashëmbullta çnjerëzore s’do mund të kalohen apo mbulohen kurrë me shpifje apo trillime të ulta për të tjerët”.

Temat e fundit