Shqipëria, e gatshme për shtimin e forcave në KFOR - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqipëria, e gatshme për shtimin e forcave në KFOR

Shqipëria, e gatshme për shtimin e forcave në KFOR

· 1 · 377

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-08-2011, 12:44:12
Berisha tha se është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i Serbisë së madhe

Shqipëria, e gatshme për shtimin e forcave në KFOR

Shqipëria është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, jo në zonën problematike, por në zona të tjera, ku detyrat shkojnë duke u spostuar. Kryeministri Berisha informoi dje anëtarët e qeverisë për takimin dhe bisedimet e pak ditëve më parë, me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. "Dua t'ju informoj shkurtimisht edhe mbi takimin që pata me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Hashim Thaçi. Me qeverinë e Kosovës kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Mendoj se një grusht kontrabandistësh, aventurierësh, delinkuentësh apo dhe falanga të Serbisë së madhe, sepse janë të përzier, të kërcënojnë rendin kushtetues të një vendi të lirë e të pavarur përbën një gjë shumë të rëndë. Ndaj dhe qeveria e Kosovës, në mënyrën më legjitime, ka ndërhyrë në të drejtën e saj kombëtare e ndërkombëtare, për të vendosur kontrollin në pikat doganore në kufirin verior të Kosovës. Kjo, pasi në diskutimin në Bruksel, autoritetet e Kosovës kishin rënë dakord që në këto pika, si një periudhë kalimtare, në vulë të shkruhej dogana e Kosovës. Mirëpo kontrabandistëve, kriminelëve dhe atyre që vazhdojnë të mbajnë idenë e Serbisë së madhe nuk u intereson asnjë lloj vule, përveçse shndërrimi i zonave të tyre në qendra të kontrabandës rajonale", u shpreh Kryeministri. Berisha vlerësoi se situata në Veri të Kosovës është tërësisht nën kontroll, ndërsa tha se KFOR-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë dhe rajon. "Unë kam bindjen se situata është tërësisht në kontroll të autoriteteve të Kosovës dhe prania e KFOR-it është faktor paqeje e stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Shqipëria, zoti ministër, ne mund të rrisim kontributin tonë në KFOR, natyrisht, jo në zonën problematike, por në zona të tjera, ku shkojnë duke u spostuar detyrat. Ne jemi të gatshëm të rrisim kontributin tonë në njësitë e KFOR-it", tha Berisha. Kryeministri tha ndër të tjera se embargoja e mallrave serbe në drejtim të Kosovës është një akt tërësisht i imponuar. Ai shtoi se në 9 vite të marra së bashku, pothuajse çdo vit, Serbia eksporton në Kosovë 450 milionë euro dhe Kosova nuk eksporton asgjë në Serbi. Ai tha se parimi i reciprocitet u aplikua nga qeveria e Kosovës, pasi kaloi çdo lloj limiti dhe pasi edhe marrëveshja e arritur për të vendosur doganat nuk u respektua nga Beogradi. Berisha theksoi se ky është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i Serbisë së madhe. Ai vlerësoi cilësimin që iu bë nga Presidenti Tadiç këtyre grupeve, ndërsa tha se është në interesin më të mirë të të dy vendeve të angazhohen në luftën kundër kontrabandës. Ndër të tjera, Kryeministri shprehu edhe njëherë mbështetjen ndaj qeverisë së Kosovës në kontrollin e plotë të kufijve shtetërorë.

Të mos bllokohet dialogu Prishtinë-Beograd

Qeveria shqiptare mbështet plotësisht qeverinë e Kosovës në kontrollin e plotë të kufijve shtetërorë të Kosovës, ndërsa bën thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të Brukselit, të dialogut e negociatave, si interesi më i mirë i të dy vendeve, por edhe i rajonit. "Ne kemi përshëndetur qëndrimin e qeverisë, kemi përshëndetur maturinë dhe vendosmërinë e KFOR-it. Këto falanga, siç e dini, qëlluan mbi njësinë tokësore e ajrore të KFOR-it në vendngjarje. Duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës në kontrollin e plotë të kufijve shtetërorë të Kosovës, ne bëjmë thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të Brukselit, të dialogut e negociatave, si interesi më i mirë i të dy vendeve, por edhe i rajonit. Është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i Serbisë së madhe. Unë vlerësoj cilësimin që iu bë nga Presidenti Tadiç këtyre grupeve, ndonëse të pretendosh se kontrabandistë të paguar në Beograd kanë lidhje me zyrtarë apo shqiptarë, nuk përjashtohet mundësia e lidhjes me kontrabandistë shqiptarë, se kontrabanditët nuk kanë kombësi, por rrogat, ata i marrin në Beograd dhe frymëzimin e kanë në Beograd. Ndaj është në interesin më të mirë të të dy vendeve të angazhohen në luftën kundër kontrabandës", u shpreh Kryeministri ndër të tjera.

Temat e fundit