Shqipëria, me hapa gjigantë del nga varfëria - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqipëria, me hapa gjigantë del nga varfëria

Shqipëria, me hapa gjigantë del nga varfëria

· 23 · 1426

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-01-2008, 11:21:50
Nga Carola Kaps, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”

Me aeroportin e ri që u inaugurua në mars 2007, Shqipëria ka bërë përpara në realizimin e qëllimit të saj për t’u bërë një vend atraktiv për investitorët e huaj.

Ky vend i vogël i Evropës Juglindore tërheq gjithmonë e më shumë jo vetëm investitorë, por edhe turistë që vizitojnë bregdetin Adriatik të virgjër dhe romantik dhe malet e këtij vendi.

Partnerët që administrojnë aeroportin, ku përveç ‘Hochtief’ bëjnë pjesë edhe DEG, një shoqëri bijë e KfW dhe shoqëria amerikane financuese ‘Albania-American Enterprise Fund’, po shtohen. Nevoja për linja për dhe nga Tirana rritet gjithmonë e më shumë, qoftë edhe vetëm për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që gjithmonë e më shpesh vijnë në vendin e tyre për të parë mundësi investimi. Që nga viti 1998, numri i pasagjerëve është rritur mesatarisht 14 % në vit dhe kjo tendencë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Falë terminalit të ri me një arkitekturë të bukur, pastërtisë dhe rregullit në qarkullim përreth aeroportit, përshtypja e parë që fiton vizitori nga Shqipëria është pozitive. Të bëjnë përshtypje pozitive edhe objektet industriale të reja ose në ndërtim e sipër, si dhe dyqanet përgjatë anëve të rrugës së re moderne të aeroportit. Të gjitha këto flasin për një ekonomi shqiptare, e cila që prej 6 vjetësh ekspandon me 5 deri 6 % në vit dhe për një fuqi blerëse në rritje. Ndërkohë, investitorët e huaj shohin shanse të mira në tregun shqiptar.

Ekonomia shqiptare, veçanërisht portet shqiptare, do të përfitojnë shumë nga pavarësia shumë e afërt e Kosovës. Përveç italianëve dhe grekëve, edhe diaspora e madhe shqiptare, dërgesat e konsiderueshme të së cilës kanë ushqyer hovin ekonomik të viteve të fundit dhe boom-in e ndërtimeve, po interesohet gjithnjë e më shumë për mundësi investimi, si në industrinë e drurit, prodhimet tekstile, industrinë ushqimore dhe atë të lëkurës. Angazhimi në rritje i diasporës shqiptare është shkaku për rritjen me tri herë të investimeve të huaja në vitin 2006, në krahasim me mesataren e dhjetë viteve të fundit. “Programi ynë për të tërhequr më shumë investitorë të huaj që të investojnë në vend, është i suksesshëm”, - deklaron krenar kryeministri Sali Berisha.

Këtë zhvillim pozitiv e nënvizon edhe rating-u i parë internacional i vendit nga një kompania ndërkombëtare ‘Moody’. Siç duket, Shqipëria e vogël përpiqet të kapërcejë prapambetjen me shpejtësi rrufe. Vetëm përpara 4 vjetësh, Shqipëria ishte për shembull një ekonomi që qarkullonte vetëm cash; në atë kohë filluan të eksperimentoheshin bankomatet dhe llogaritë bankare. Kanë kaluar vetëm 10 vjet nga skandali i piramidave, i cili e çoi vendin drejt kryengritjeve të përgjakshme dhe në buzë të greminës. Sot, Shqipëria me një klasifikim B1 në rating, e sheh veten jo vetem në të njëjtin nivel me Ukrainën; me taksën e sheshtë prej 10 % për personat fizikë dhe bizneset, Shqipëria ka ndër taksat më të ulëta në Evropë. Madje, edhe qeveria amerikane është bërë e vëmendshme për reformat që po ndërmerr ky vend i vogël në juglindje të Evropës. Në prag të Krishtlindjeve, ‘Millennium Challenge Corporation’, e cila jep kredi pa interes për vendet që janë shquar për reforma të suksesshme, e përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve përfituese.

Sikurse komisioni i BE, i cili në qershor të vitit 2006 nënshkroi MSA me Shqipërinë, edhe SHBA sinjalizojnë që Shqipëria është në rrugë të mbarë. Ftesa për pranimin në NATO, të cilën Shqipëria shpreson të marrë pranverën e këtij viti, do ta çonte vendin në lartësinë e vendeve të tjera evropiane. Në mënyrë që kjo ëndërr të bëhet realitet, edhe opozita socialiste është gati të pushojë luftën dhe të bashkëpunojë me mazhorancën për reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë. Ky është një hap i konsiderueshëm përpara drejt një kulture të re politike për një vend, parlamentarët e të cilit përpara tre vjetësh u grindën në Bruksel.

Por, aty ku ka dritë, ka edhe hije dhe këto gjenden akoma në Shqipëri. Asgjë tjetër nuk ta xhindos më shumë popullsinë sesa mungesa e përditshme e energjisë, që në kryeqytet mund të arrijnë deri në 6 orë në ditë, ndërsa në fshat mund të zgjasë deri 10 orë në ditë. Mungesa e energjisë vjen për shkak të thatësirës së zgjatur dhe keq-administrimit prej vitesh të korporatës shtetërore, KESH, si dhe për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të importit të energjisë. Por, shumë qytetarë dhe opozita e akuzojnë qeverinë ‘Berisha’ që nuk ka mbajtur premtimin e bërë. Ndërkohë, janë në fazën e planifikimit termocentrale të reja në Tiranë, Fier dhe Vlorë; më tej qeveria planifikon të japë koncesione për ndërtimin e 80 hidrocentraleve të vogla, madje 7 të tilla janë dhënë tashmë. Përveç kësaj, specialistët kërkojnë të rritet çmimi i energjisë dhe të përmirësohet sistemi i vjeljes së pagesave të energjisë. Akoma nuk janë pajisur me matësa të energjisë shumica e familjeve dhe “morali” i pagesës së energjisë lë shumë për të dëshiruar. Qeveria ka qenë shumë e ngadaltë edhe me privatizimin e KESH. Vetëm tani vonë ka filluar përgatitja e privatizimit, në bashkëpunim me IFC, një kompani bijë e BB; kompania e shpërndarjes së energjisë është tashmë e ndarë nga KESH dhe transformuar në një shoqëri më vete.

Sigurimi i pamjaftueshëm i energjisë, i cili ul GDP me deri 1 % në vit, është frenues për investitorët potencialë. Kundër rekomandimit për të investuar në Shqipëri, flasin edhe ankesat e popullsisë për kushte të ngjashme të këqija për furnizimin me ujë dhe gjendjen e keqe të rrugëve. Në zonat rurale të vendit janë të paasfaltuara rreth 40 % e rrugëve dhe shumë segmente rrugore janë shpesh të pakalueshme. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër, në raportin e saj të fundit të transformimit, kërkon që të investohen me shpejtësi fonde më të mëdha për rrugët dhe energjinë. Edhe komisioni i BE në raportin e tij të fundit thekson, se infrastruktura e keqe dhe pamjaftueshmëria e forcave të kualifikuara të punës, pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Si gjithmonë, janë të papranueshme korrupsioni shumë i përhapur dhe gjendja akoma e kritikueshme e drejtësisë. Edhe Banka Botërore (BB), në raportin e saj të fundit “Doing Business Report 2008”, sjell vetëm pak lajme të gëzueshme mbi klimën e sipërmarrjes dhe investimeve në vend. Në klasifikimin e zakonshëm që bën BB për 178 vende, Shqipëria radhitet për nga klima e sipërmarrjes dhe investimeve në vendin e 136, ndërsa për nga mbrojtja që siguron për investitorët ajo radhitet në vendin e 165.

Ndërsa investitorët italianë, grekë dhe turq shqetësohen pak nga barrierat për investime, ato gjermanë e shohin Shqipërinë akoma me druajtje të madhe. Përveç ‘Hochtief’, ‘Siemens’, banka ‘ProCredit’, ekzistojnë një dorë sipërmarrjesh të tjera gjermane që kanë guxuar ta bëjnë këtë hap. Sidoqoftë, sektori i energjisë, industria e ndërtimit dhe tregtia ofrojnë mundësi interesante biznesi. Sigurisht, të duhet durim, nuk duhet të trembesh nga gjërat e përditshmë në Shqipëri, e cila karakterizohet nga probleme me organet e tatim-taksave, nga pritja e gjatë për lidhjet e telefonit, ujit, energjisë, nga procedurat e zgjatura të regjistrimit të biznesit, si dhe nga sjellja dashakeqe e konkurrentëve. Ata që e njohim mirë vendin, i këshillojnë gjithmonë investitorët potencialë që të kërkojnë patjetër një partner lokal të fortë, me lidhje të të mira me administratën shtetërore dhe atë doganore. Kjo do të lehtësonte futjen në treg para së gjithash të sipërmarrjeve të mesme.

Gazeta Tema

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#1 ne: 24-01-2008, 01:13:13
Abuzimet e «miut» Wolfovietz të Bankës Botërore dhe të «ariut» Fullani të Bankës së Shqipërisë       


Tuesday, 22 January 2008 
Nga Kastriot Myftaraj - Nëse do të krahasojmë në terma figurative Bankën Botërore dhe Bankën e Shqipërisë, atëherë mund të themi se e para është «ariu» dhe e dyta është «miu».Vitin e kaluar, Paul Wolfovietz dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Bankës Botërore për shkak se ai kishte abuzuar me postin e vet duke i akorduar një rritje page dhe shpërblimi të dashurës së tij, Shaha Riza, që ishte punonjëse e kësaj banke. Por nëse do të krahasojmë këtë abuzim që solli dorëheqjen e Wolfovietz, me ato të Ardian Fullanit, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, atëherë Wolfovietz del «miu», ndërsa Ardian Fullani del «ariu». Ardian Fullani për vitin 2008 i ka rritur 60% shpenzimet për personelin, në krahasim me vitin 2005, duke rritur brenda këtij zëri me 70% shpenzimet për pagat. Gjithashtu janë rritur 400% shpenzimet për ushqim dhe veprimtari sportive të punonjësve të Bankës së Shqipërisë, a thua se ata nuk i bëjnë dot këto gjëra me pagat e larta që marrin. Shpenzimet për udhëtime turistike të punonjësve të Bankës së Shqipërisë janë rritur 800% krahasuar me vitin 2005. Për të kaluar nga shifrat në përqindje, në shifra më domethënëse, për personelin e Bankës së Shqipërisë do të shpenzohen në vitin 2008 11 milion dollarë, nga të cilat vetëm festa, udhëtime turistike, sporti, do të shpenzohen 550 mijë dollarë. Dhe përfituesit më të mëdhenj nga të gjitha këto këtu kanë qenë njerëzit e kamariljes së Fullanit, ata që ai solli në poste kur erdhi në Bankën e Shqipërisë, klani i tij nga Banka Italo-Shqiptare, të afërmit e tij, të dashurat e shokëve dhe shokët e të dashurave.
Mesatarja e përfitimeve që kanë punonjësit e Bankës së Shqipërisë në formë page, shpërblimesh dhe beneficesh të tjera, paraqitet kështu: -Shpenzimet gjithsej për çdo punonjës të Bankës së Shqipërisë: 170 mijë lekë të reja në muaj, ose 2.14 milion lekë të reja në vit;
Paga mesatare: 120 mijë lekë të reja në muaj, ose 1.5 milion lekë të reja në vit;
-Benefice për sport dhe ushqim: 5 mijë lekë të reja në muaj, ose 60 mijë lekë të reja në vit;
-Shpërblime: 30 mijë lekë të reja në muaj, ose 360 mijë lekë të reja në vit.
Nëse do të bëhet një krahasim me pagat që merren në sektorët e tjerë shtetërorë, del se mesatarisht çdo punonjës i Bankës së Shqipërisë, nga portieri tek guvernatori, paguhet më shumë se një deputet, për mos të folur për punonjësit e thjeshtë të sektorëve të tjerë të shtetit. Pra të punësuarit e Bankës së Shqipërisë kanë gjetur «Ishullin e thesarit» të piratëve, që janë paratë e shqiptarëve, dhe të cilat ua ndan me bujari Fullani. Por, mesatarja e mësipërme nuk është një tregues dhe aq i saktë se përfitimet më të mëdha i ka kamarilja e Fullanit, duke filluar nga vetë Fullani. Në Shqipëri flitet shumë për pagat e larta dhe përfitimet e tjera financiare të deputetëve, ministrave etj., për dietat e tyre në udhëtimet jashtë vendit, shpërblimet. Publiku e di se sa paguhen deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti, por nuk di asgjë se sa i kushton guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Paga e tij zyrtare është më e lartë se ajo e Kryeministrit, Presidentit të Republikës, dhe e kryetarit të opozitës, si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, të marra së bashku. Shifrat për vitin 2007 flasin vetë:
-Paga e guvernatorit Fullani: 6 mijë dollarë në muaj, ose 72 mijë dollarë në vit;
-Shpërblime: 2 mijë dollarë në muaj, ose 24 mijë dollarë në vit.
-Shpërblim për pjesmarrjen e tij në mbledhjet e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë si anëtar ex officio i këtij këshilli: 3500 dollarë në muaj, ose 42 mijë dollarë në vit.
-Dieta për udhëtime: 2500 dollarë në muaj, ose 42 mijë dollarë në vit.
-Bileta avioni: 3 mijë dollarë në muaj, ose 36 mijë dollarë në vit.
Hospitalitet (pritje e përcjellje): 500 dollarë në muaj, ose 6 mijë dollarë në vit.
-Pagesë pensioni suplementar për guvernatorin nga Banka e Shqipërisë, që ai ta ketë pensionin shumë të lartë, përveç pensionit VIP që i takon: 900 dollarë në muaj, ose 10800 dollarë në vit.
-Pagesë për celular, karburant (edhe për familjen) etj: 1 mijë dollarë në muaj, ose 12 mijë dollarë në vit.
Kështu në total, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, u kushton taksapaguesve shqiptarë, 20 mijë dollarë në muaj, ose 240 mijë dollarë në vit. Dhe këto janë vetëm të ardhurat zyrtare të tij, se të ardhurat e tjera abuzive, që mund të zbulohen duke përmbysur shprehjen «Unë them ja ku është ujku, ti kërkon gjurmët» në «Unë them ja ku janë gjurmët, ti thua nuk ka ujk», duke parë veprimet e guvernatorit në Bankën e Shqipërisë. Ndoshta do të ishte e justifikueshme që taksapaguesit shqiptarë ta përballonin këtë kosto për guvernatorin Fullani, sikur ai të ishte një kokë e madhe e financës shqiptare. Nëse do të shikoni jetëshkrimin zyrtar të Ardian Fullanit, të përpiluar prej tij në vetën e tretë, dhe të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Ai nuk ka kryer asnjë master dhe nuk është doktor i shkencave, nuk ka qenë për asnjë ditë pedagog universitar. Fullani është kryetar i Këshillit Mbikqyrës prej tetë vetësh të Bankës së Shqipërisë dhe CV e tij, sa i përket kualifikimeve shkencore është me e varfra, praktikisht inekzistente, në krahasim me ato të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës?! Një guvernator banke qendrore pa asnjë kualifikim shkencor, praktikisht është i barabartë me krerët e firmave piramidale, Suden dhe Rrapush Xhaferrin.
Atëherë del se me Fullanin taksapaguesit shqiptarë i lejojnë vetes luksin irracional të paguajnë shtrenjtë një mediokër, që ka sinqeritetin cinik ta pranojë vetë mediokritetin e vet. Pse hesht opozita për këtë gjë? Pse kryetari i opozitës që flet ditë e natë lart e poshtë për atë që PD në pushtet po largon nga administrata njerëz me kualifikime shkencore dhe po emëron mediokër, hesht për Fullanin që drejton një institucion shumë të rëndësishëm, siç është Banka e Shqipërisë? Apo se Fullani u emërua në postin që mban në vitin 2004, me votat e mazhorancës së majtë. Sa kohë që Fullani mban postin e tij, gjithë shqetësimi i opozitës për largimet e njerëzve me kualifikim shkencor nga administrata dhe emërimin e mediokërve militantë, është i pabesueshëm. Në rast se kryetari i opozitës Rama pretendon se Fullani është një produkt i politikës së vjetër të Nanos, atëherë Rama do të bëhet i besueshëm se vërtet kërkon ta ndryshojë këtë politikë, duke marrë me grupin e tij parlamentar nismën për shkarkimin e Fullanit.
Paul Wolfovietz u vu nën hetim dhe u detyrua të japë dorëheqjen, pasi për të dolën të dhëna nga një investigim i bërë nga media të mëdha dhe serioze, që nga televizioni Fox News, tek gazetat “Financial Times”, “New York Times” etj. Gazetarët nuk u ndalën as para asaj që në Shqipëri është tabu, jeta private e Wolfovietz. Në rast se ata do të ishin ndalur para kësaj tabuje, Wolfovietz do të ishte edhe sot në krye të Bankës Botërore. Të gjitha mediat shqiptare e dhanë lajmin për shkarkimin e Wolfovietz, por asnjë prej tyre nuk u nxit nga kjo ndodhi për të hetuar homologun shqiptar të Wolfovietz. Në rast se gazetarët e mediave të mëdha shqiptare, televizione dhe gazeta, do të ndiqnin shembullin e gazetarëve që investiguan Wolfovietz, dhe do të investigonin në raportin e jetës private të Fullanit me detyrën e tij si guvernator, do të konstatonin se ai ka shumë “lidhje të shkurtra” të llojit të të afërmve dhe miqve të tij të emëruar në poste me rëndësi në Bankë ku marrin paga dhe shpërblime të larta, dhe do të shikonin se rasti Shaha Riza nuk ka ndryshim me rastin “Ina” të Bankës së Shqipërisë, madje ky është edhe më i rëndë. 

Marre nga "Sot"

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-01-2008, 01:40:07
Ky Myftarai eshte po ai i njejti qe thoshte se shqiptaret duhet te behen te gjithe te krishtere ne menyre qe t'e pranohen nga Europa? Nese po, atehere cdo gje tjeter qe thote shumezohet me zero.
Jane disa gjera qe kur dikush i thote i ve vulen gjithckaje pastaj.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 24-01-2008, 09:20:35
Ky kaci eshte thjesht nje delirant qe kapet pasi nje fijeve dhe ka aftesine ta beja tra, duke u besuar vetem nga ata qe jane si ai.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#4 ne: 26-01-2008, 19:16:48
Kaci ka vene shifra, apo jo?
Komentoni shifrat dhe hidheni Kacin poshte!

  • Postime: 16
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 03-02-2008, 17:51:39
E ke kete Artikul te pare dhe ne Gjuhen Gjermane?

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 06-02-2008, 19:58:55
PO Shqiptarët po ankohen dita ditës.
Kjo do të thotë qe ata ende nuk po e shijojne këto "hapa"

  • Postime: 877
  • Karma: +26/-18

#7 ne: 06-02-2008, 22:26:14

Shqipëri zeza...

Aeroporti dhe hapsira ajrore e Shqipërisë jan pronë për 25 vjet e firmës që e mori për sipër ktë megastrukturë

që d.t.th shtetit Shqiptarë... sdo ti fut as edhe një lek n'xhep

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 07-02-2008, 09:53:32
Ore keni pike logjike juve apio ja fusni kot. Koncesioni eshte menyra me frytdhenese pasi shteti nuk shpenzon asnje lek per investimin dhe pas mbarimit te afatit cdo gje i mbetet atij. Vini pak logjiken ne pune.

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 07-02-2008, 10:59:03
Ore keni pikë logjike juve apio ja fusni kot. Koncesioni është mënyra me frytdhenese pasi shteti nuk shpenzon asnjë lek për investimin dhe pas mbarimit te afatit çdo gjë i mbetet atij. Vini pak logjiken ne pune.
repo edhe Investitoret e huaj qe ndertojne diçka ne shqiperi me nje te drejte çfrytezimi  per kohe te caktuar,(koncesion)keto investime dhe ndertime behen te nje niveli te njejte kualitativ qe i pergjigjet vetem kohes se çfrytezimit  nga investitori,thene me qarte,Ndertimi i Terminalit te ri ne aeroportin e Tiranes ai do te kete kualitetin ndertimor vetem per dhjete vitet  qe do ta çfrytzojne ata.Pas ikjes se tyre,asgje nuk do mbetet qe do te funksionoje  per shqiperine.Kete duhet ta kemi parasysh se ne kohen e sotme çdo ndertim behet nga te huajt ne shqiperi ai behet per nje afat te caktuar kohor e jo kurrsesi per me gjate se sa koncesioni!

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 07-02-2008, 14:10:29
Alb...paranojat jane e keqja e te zot, ku e di ti kete??? Mos i ke vene piketen betonit te aeroportit?
pastaj ka kontrrolle dhe kontrata cilesie. apo nuk i ke degjuar ti keto?

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 07-02-2008, 15:19:33
LOL LOL LOL

Mos kerkoni qe shoqeria qe ka marre aeroportin ta ktheje ate ne nje pike nisjeje per raketa hapsinore? NQS do mendonim per 50 vitet e ardhshme ateher duhet te themi qe duhet te bejme nje terminal per anije kozmike qe do fluturojne ne hene e ne marse, ose te ndertojme apo mos te ndertojme fare rruge se pas 20 vitesh to shpiken automobila qe do fluturojne.

Edhe te modernizohemi edhe ti mbajme te gjitha burimet per vete. Ather me mire komunizem, ska investime te huaja cdo gje i takon popullit dhe mbaroi pune.

Eshte tamam rasti me u shpreh si Kosovaret:

Ja keni fut si kau peles (me mire do qe si elefanti milingones se ajo e para ka pak llogjike)

  • Postime: 877
  • Karma: +26/-18

#12 ne: 07-02-2008, 22:55:24

pse e komplikoni muhabetin...?

ja se po ju a shpjegoj ndryshe...

në një arë që e keni pronë personale... dikush ju mer një copë tokë, për të bo një cirk
ktë cirkun do ta shfrytzoj për 25 vjetë... mbas 25 vjetëve do ju a fali ktë cirkun, që ti pini longun

kushti ësht dhe që ktë cirkun ta ruaj pronari i tokës për 25 vjet pa pagesë (ktë besoj askush nga ju sdo ta pranonte)

mirë shum mirë dhe i takon ta shfrytzoj... ku për mendimin tim 25 vjet jan pak, do ju a leja ta manexhonin për sa t'jet jeta

por shteti Shqiptarë pse t'mos mari t'paktën atë përqindje t'vogël sa ti mjaftojë për t'paguar doganierët, financën dhe pothuaj se 100 police ku do punojnë 24 orë n'ditë tek ky aeroporti

s'ju vej faj n'fakt sepse si ide ësht fantastike... por problemet si gjithmonë, vijnë gjithmonë mbrapa

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 08-02-2008, 09:32:36
Por shteti i vjel ama taksat qe nuk jane pak pasi aeroporti ka pasur sukses te madh dhe para ca kohesh arriti numrin e 1 milin pasagjereve dy vjet perpara planifikimit.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 15-02-2008, 10:00:04
Sesi mundte dali me hapa gjigande nga varferia nje vend qe rrit me 40% cmimin e bukes ne 6 muaj dhe 155 cmimin e energjise pa asnje lloj kompesimi. kete vetem kalemxhinjte e Berishes mund ta shpregojne.

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 15-02-2008, 13:39:08
Sirio00S,

Bisedë me vetvehten a!...  :P

Koha e propagandës progreke, proserbe, prodreqe... ka mbaruar. Nuk po shitet më.  :P
Edhe fëmijët ju kanë zbuluar. Vetëm sa të ngordhë edhe udhëheqësi juaj shpirtror koloneli Janullatosui edhe ju jeni të humbur (të pafinancuar).
Për "ju" çdo gjë SHQIPTARE nuk është e mirë (ju pengon). Nuk është me rëndësi a është Sali, Fatos apo dikush tjetër.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 15-02-2008, 13:59:34
dardan???
rritu vogelush, mos do te me thuash se cmimi i bukes nuk eshte rritu dhe se cmimi i energjise nuk do te rritet me 15%????

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 15-02-2008, 17:49:08
Sirio00S,

Ti je një Plakush, me mendje vogelushi!


...Njeri pa identitet! Flet gjuhën SHQIPE dhe e ke të vështirë të deklarohesh se je Shqiptar me gjak Shqiptari.

UNË JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR, ME GJAK TË PASTËR SHQIPTARI.

  • Postime: 877
  • Karma: +26/-18

#18 ne: 15-02-2008, 22:53:15

dardan djali... je që je po s'përtove... na trego origjinën e 100 viteve t'fundit t'fsit tat, që t'krijojm një ide ç'gjak ke

spo dim a ti replikojm ktyre tipave apo jo...

sepse të akuzojnë dhe si jo Shqiptarë tani... ka dalë si modë

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 16-02-2008, 11:18:00
dardan,
fjal eshte per daljen nga varferia, joper perkatesine etnike, (per te cilen diskutojme sa te duash ne vendin e duhur).
mos do te me thuash se vetem une e kam vene re qe cmimet jane rritur?

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 16-02-2008, 19:32:07
Shqipëria, me hapa gjigantë del nga varfëria :O :O :O

Si nuk ju vjen zor te bëni copy-paste shkrime te tilla???!!!

Shqiptarët përditë e me shumë po ju shtohen listat e borxheve nëpër dyqane, e nuk po ju del rroga as te ushqejne fëmijët me buke thate, e ju thoni budallalleqe te tilla!!!

Un po them vetëm kaq: SHQIPERIA, ME HAPA SUPERGJIGANDE PO ZHYTET PERDITE NE VARFERI E MIZERJE.
« Editimi i fundit: 16-02-2008, 21:45:47 nga erlehta »

#21 ne: 18-02-2008, 18:16:45
Ja dhe cmenduria e rradhes do thoshja une!!!
Nuk di cila pjese  e Shqiperise eshte kjo qe po del me hapa kaq vigane nga varferia???? ku ndodhet mund te me orientoni qe une dhe shume te tjere qe jetojme ne Tirane te shperngulemi!!!
Nuk dua te citoj askend, por keto jane HEREZI....te thuash se Shqiperia po del nga varferia kur nderkohe si ka mbetur me gje jashte nga llumi i varferise..eshte perlyer aq keq sa ska shanse te dale ende!

Personalisht marr nje page te kenaqshme nese do e konsideroja te tille. por nese filloj dhe beje  llogari hesapi me del vetem deficite.te gjithe ne rrethin tim te njohjes nuk kane me nerva te merren me me salira e fatosra....te gjithe tashme jane te njejte kur vjen momenti per tu perballur me jetesen teper te larte!!!nuk ka me PD dhe PS midis njerezve...por o zot po na marrin frymen!!!!
Eshte qesharake te thuash se shqiperia ka ndryshuar per mire....JOOOOOO o njerez JOOOO po behet cdo dite e me shume ibret.
Por nese dikush nuk i prek nga afer keto nuk ka si ti dije.

Sirioo eshte grek, Ami serbe, Mishel pa identitet...jo more vellezer jo jetojme te gjithe ne Atdhe dhe i prekim me dore cdo dite problemet , nuk duam te jemi te keqij sepse askush nuk do te keqen e vendit, atdheut te vet...do doja me shpirt te thoja keto qe ka shkruar autori...po c'te bej te genjej????? te mashtroj??? po ke ?? veten??? Nuk ka gje me te shemtuar kur deshiron ti blesh femijes nje loder qe i pelqen por kushton sa gjysma e rroges tende, dhe nga ana  tjeter kur ti mendon per nje loder kaq te shtrenjte...dikush nuk di c'ti japi femijes te haje ne darke, nuk ka me c'ti mbushi barkun....c'ti them kesaj?????? Ehh gjithsesi gjithkush sheh realitetin qe prek. Personalisht jam pesimiste .

PS: askush mos guxoj ti drejtohet antarve me nofka  grek , serb e  te tjera...qarte!!!! Jemi shqiptare dhe te besh te ditur problemet e shqiptareve , te jetes se perditshme do te thote se je njeri ....vetem kafsha duron mbi vete cdo lloj dhune dhe presioni, cdo lloj perulje dhe kafsherie....JO NJERIU!!!

#22 ne: 19-02-2008, 22:40:03
Do kene dal vete politikanet nga vareria dhe e permenden si fakt..po une po thellohet shqiperia jo po del....

« Editimi i fundit: 02-09-2010, 00:11:32 nga Berni »

Temat e fundit