Shqipëria, më në fund një vend urban - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqipëria, më në fund një vend urban

Shqipëria, më në fund një vend urban

· 1 · 324

  • Postime: 27259
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-08-2011, 12:34:48
Në një ditë të panjohur, diku në vitin 2011, Shqipëria mund të ketë kaluar nga statusi i një vendi me popullatë me mazhorancë rurale, në një vend me popullatë me mazhorancë urbane.



Së paku, në rast se projeksionet e popullatës të Institutit të Statistikave janë të sakta. Në 1 janar 2010, sipas të dhënave të INSTAT-it, Shqipëria kishte 3.2 milionë banorë, nga të cilët 1.6 milionë jetonin në fshat dhe 1.59 milionë jetonin në qytet.

Duke qenë se migrimi nga fshati në qytet si dhe emigrimi jashtë vendit ka vijuar, ka arsye të besohet se aktualisht Shqipëria është një vend urban.

Por për të pasur fakte të pakundërshtueshme duhet pritur regjistrimi i përgjithshëm i popullatës dhe banesave, që do të zhvillohet në tetor.

Një ditë e shënuar në historinë e vendeve të zhvilluara, kjo është dita kur më shumë se 50 për qind e popullatës jeton zyrtarisht në qytet dhe popullata që jeton me aktivitet bujqësor është në minorancë.

Kjo do të thotë se sektori jobujqësor i ekonomisë; industria, ndërtimi e shërbimet janë zhvilluar mjaftueshëm sa ky vend të futet në listën e vendeve moderne.

Shqipëria është vendi i fundit në kontinentin europian që arrin një normë urbanizimi mbi 50 për qind, absolutisht i fundit, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Që në çastin që Holanda, kombi i parë modern, realizoi urbanizim në masën 50 për qind në shekullin e 17-të, të gjithë popujt e tjerë të kontinentit e pasuan.

Anglia u bë vend urban në vitin 1776, e më pas Gjermania e Italia. Vendet e Europës nordike kaluan në statusin e vendit urban në fillim të shekullit të 20-të. Vendet e Europës Lindore e kaluan në kohën e komunizmit. /top channel

Temat e fundit