Shqiperia ne panik! Frike nga Koronavirusi - Aktualiteti

×
Hyrja
Profili

Shqiperia ne panik! Frike nga Koronavirusi

Shqiperia ne panik! Frike nga Koronavirusi

· 16 · 534

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-02-2020, 23:05:37
 

Pas shperthimit te papritur te koronavirusit ne Italine fqinje, nuk vonoi shume dhe paniku e frika ka perfshire dhe Shqiperine dhe kjo eshte e mese e kuptueshme duke pasur parasysh lidhjen e vecante qe ka Italia me Shqiperine, qe vjen nga prezenca e madhe e shqiptareve atje, si dhe nga aktiviteti i madh ekonomik mes dy vendeve, pasiqe Italia eshte partneri numer 1 i Shqiperise ne tregti e biznes. Ndaj dhe rreziku eshte shume real dhe frika e kuptueshme. Duke shtuar ketu dhe fillimin e qarkullimit te lajmeve, ne dukje te rreme, situata per panik merr forme te plote.
Keshtu psh sot eshte perhapur me shpejtesi te rrufeshme nje lajm ne WhatsApp, qe pretendon se tashme ne vendin tone jane 12 persona te semure dhe ndoshta qindra te infektuar, por shteti e mban te fshehte. Me shume mundesi lajmi nuk eshte i vertete, por eshte nje pasqyrim i frikes qe ka perfshire njerezit dhe tregues se si ne te tilla raste ka gjithmone njerez qe shfrytezojne rastin per t'i hedhur zjarrit benzine. Sidoqofte, rreziku per Shqiperine mbetet shume konkret, duke pasur pasur parasysh lidhjet e vecanta qe kemi me Italine, te cilat i permenda mesiper. Pyetja nuk eshte nese do te arrije ky virus Shqiperine, por kur do ta arrije. Urojme te merren masat e duhura per ta perballuar me sa me shume sukses e pa viktima.

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 24-02-2020, 07:19:11

Menduam sikur u qetesua pak situata por tani është për t'u pasur frikë. Austria po mer masa urgjente. Zërë se e kemi në derë virusin, thone mediat.

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 26-02-2020, 20:13:44
KORONAVIRUSI, 9 gjërat që duhet të dini
1. Si ndodh përhapja?
Përmes pikëzave që një person i infektuar nxjerr duke marrë frymë, folur, kollitur apo teshtirë. Këto pikëza mund të hyjnë në rrugët ajrore të një personi tjetër, që ndodhet në më pak se një metër e gjysmë distancë.
2. Cilat janë masat që duhen marrë?
Qëndroni larg prej personave që kolliten apo teshtijnë; lani duart (që mund të kenë prekur objekte të infektuar); mos prekni fytyrën (gjithmonë sepse duart mund të bartin virusin); në rast simptomash, mos shkoni në urgjencën e spitalit, por telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare (112 ose 127).
3. A mund të transmetohet Coronavirus-i nga njerëz që nuk kanë simptoma?
Në fillim, ekspertët nuk kanë qenë të bindur që infektimi ndodhte pa simptoma. Më pas, e kundërta u vërtetua. Sipas një studimi, në rrugët ajrore të disa pacientëve pa simptoma janë gjetur sasi të rritura të virusit. Kur kemi grip, ka një fazë në të cilën nuk ndjehemi në formë, por pa e ditur mirë përsenë. Në atë moment nuk kemi ende grip, domethënë simptomën parësore të tij, por mund të jemi tashmë të prekur dhe përcjellës. Mendohet që transmetimi i Coronavirus-it ndjek një mekanizëm të ngjashëm.
4. A ka patur rrugë të tjera të infektimit?
Eshtë folur për përhapje përmes tubacioneve të ujit apo atyre të ajrimit, por nuk ka asgjë që ta konfirmojë. Virusi është gjetur edhe në feçen e të sëmurëve. Por është e vështirë të imagjinosh që mund të infektohesh në këtë mënyrë. Kontakti i drejtpërdrejtë me të sëmurët dhe piklat e nxjerra prej rrugëve të tyre të frymëmarrjes mbetet rruga parësore e transmetimit.
5. A është e mundur të infektohesh nëse prek objekte të infektuar?
Mund të ndodhë të kollitesh dhe teshtish mbi një objekt, apo një dorë me të cilën më pas prek diçka. Prekja e atyre sipërfaqeve dhe vendosja menjëherë e dorës në gojë, teorikisht mund të të infektojë. Megjithatë, aftësia e viruseve për të mbijetuar në këto kushte është shumë e kufizuar. Koha e mbijetesës varion sipas virusit, temperaturës dhe lagështisë. Mund të jetë edhe disa ditë, por që pas 24 orëve infektueshmëria mund të reduktohet në një fraksion shumë të vogël, madje edhe një e dhjeta. Risku për t’u infektuar në këtë mënyrë është i papërfillshëm.
6. Përse disa persona nuk kanë simptoma dhe të tjerë rëndohen?
Ekspertët ende nuk e dinë. Por ekzistojnë disa hipoteza. Disa vite më parë gripi i stinës ishte veçanërisht i butë tek të moshuarit. Më pas u zbulua se 20 vite më parë kishte qarkulluar një virus i ngjashëm, dhe më të moshuarit kishin ruajtur një kujtesë imunitare. Mund të jetë që, kush sëmuret lehtë mund të ketë qenë në kontakt në të kaluarën me coronavirus-e të tjerë, dhe sot është pjesërisiht i/e mbrojtur. Familjes së coronavirus-eve u përkasin në fakt disa prej patogjenëve që provokojnë ftohjen. Teorikisht një person që i ka mbijetuar SARS-it duhet të jetë rezistent ndaj këtij coronavirus-i, sepse dy mikro-organizmat janë të ngjashëm.
7. A është e vërtetë që preken vetëm njerëzit e dobët?
Të moshuarit dhe personat me probleme shëndeti janë më të rrezikuar. Por asgjë nuk e përjashton që edhe një mushkëri e shëndetshme dhe një gjendje të përsosur, të sëmuret rëndë, mbi të gjitha nëse pritet shumë ditë para se të kërkohet ndihmë mjekësore.
8. Të dhënat mbi vdekshmërinë në Kinë janë shumë të ndryshme nga ato të pjesës tjetër të botës. Përse?
Vdekshmëria në Vuhan është 2.5%. Në pjesën tjetër të botës është 0.5 për mijë. Në pjesën më të goditur të Kinës spitalet kanë vështirësi në përballimin e të sëmurëve. Nëse një pacient sillet në kohë dhe i nënshtrohet një terapie të mirë intensive, ka mundësi shumë të mira për t’ia hedhur. Virusi hyn nga rrugët ajrore të sipërme, pas disa ditësh zbret në mushkëri. Pacientët fillojnë të marrin frymë me vështirësi. Nëse asistohen mirë në spital me oksigjen, mund të mbijetohet edhe me mushkëri që funksionojnë në 5-10%. Pas disa ditësh, nëse gjërat shkojnë mirë, trupi reagon dhe e mposht virusin.
9. A ka të dhëna që virusi po pëson mutacion dhe po bëhet më vdekjeprurës?
Deri tani jo, por po kryhen testime mbi të infektuarit më të fundit. Virusi i tyre do të izolohet dhe gjenomi do të nënshtrohet vëzhgimeve. Në atë pikë do të shihet nëse karakteristikat e mikroorganizmit kanë mbetur të njëjta në krahasim me fillimin e epidemisë. bota.al

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 27-02-2020, 00:26:36
vetem ne shqiperi nuk  ka ardh thote rama

bullshit

  • Postime: 7470
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 27-02-2020, 00:54:25
Do e sjelle Ramazani ne mitingun e Metes qe mos I shkoje njeri... 😂

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 27-02-2020, 07:23:18
Nuk shkon Corona ne Shqiperi, se ka frike se mbet atje 😂😂

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 27-02-2020, 08:25:44
Qe eshte nrgitur nje frik dhe nje panike e madhe eshte bere lemsh, por qe ka ardhur ne Shqiperi po e po, por me cfare ta bejn diagnozen, me skaneret e Doganes, se aty nuk arrin te kapin drogen e jo me virusin :D

Eshte  bere nje biznis shume i keq, dhe me vjen keq qe per cdo gje ne arrim te keqperdorim, ashtu sic e ben me termetin , tani e bejm me coronen.

  • Postime: 7470
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 27-02-2020, 16:30:25
Hani hudhra me salc kosi ene pini raki. Sa te ndjeje eren virusi do Ja fuse vrapit per ne Kine... 😂

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 27-02-2020, 16:41:48
Hani hudhra me salc kosi ene pini raki. Sa te ndjeje eren virusi do Ja fuse vrapit per ne Kine... 😂

posi posi mos na afrohet as korona virus asnji thua ti

  • Postime: 7470
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 27-02-2020, 16:45:34
posi posi mos na afrohet as korona virus asnji thua ti
po Cke ti, une e kisha per ata qe nuk deshen ti dilnin ne takim..:P
Ty Ta rregullojme nje special appointment ne maje Te Dajtit...🤓🤪🤪🤣🤣

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 27-02-2020, 16:49:24
po Cke ti, une e kisha per ata qe nuk deshen ti dilnin ne takim..:P
Ty Ta rregullojme nje special appointment ne maje Te Dajtit...🤓🤪🤪🤣🤣

mrraft pika

kush ta paska len thate e ste ka dal ne takim lol

  • Postime: 7470
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 27-02-2020, 16:53:03
mrraft pika

kush ta paska len thate e ste ka dal ne takim lol
ne cilen germe e gjete moj Te rafte pika..:P

  • Postime: 611
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 27-02-2020, 22:17:36
Rreziku me i madh eshte paniku qe krijohet dhe jo semundja vete. Kjo duhet pasur parasysh mire!

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 28-02-2020, 20:50:30
Ne Shqiperi virusi ka mare rruget, por behet mire qe mohohet, sepse paniku do ishte me keq.
Para 2 Marsit do behet publik qe te mos t'i eci Metes mitingu 😂😂😂😂

  • Postime: 7470
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 28-02-2020, 20:58:01
Shqiptaret ne keto vite kane ngrene viruse me te keqija se ky bythec virusi... 🤣😂 poshte diktatura rrnoft naltmadhnia e tij Ed I Rams.. 😂

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 28-02-2020, 20:59:01
Shqiptaret ne keto vite kane ngrene viruse me te keqija se ky bythec virusi... 🤣😂 poshte diktatura rrnoft naltmadhnia e tij Ed I Rams.. 😂

😂😂😂😂😂

Temat e fundit