Turp t'ju vijë këtyre injoranteve te pabese dhe bukeshkale qe kishin ndërmend te hidhnin ne ere pikërisht atë baze qe priti qindra patriote të tyre ne vitin 1999 dhe qe ndodhet ne atë shtet qe ka mbajtur peshën kryesore ne pavarësinë e Kosovës.
Shqiptaret e Maqedonise sebashku me një jordanez dhe një turk u arrestuan teksa po blinin armë automatike nga një person i infliltruar i FBI, por komploti i tyre u zbulua një vit më pare
Të gjashtë personat e arrestuar një ditë më parë për komplot ne bazën ushtarake amerikane Fort Diks kanë dalë para gjykatës. Kosovarët Dritan Duka, Elvir Duka, Shahin Duka dhe Agron Abdullahu, jordanezi Muhamed Shnever e turku Serdar Tatar janë paraqitur para gjyqtarit Xhuëll Shnaider, i cili u lexoi akuzat dhe u sqaroi të drejtat e tyre. Nuk u diskutua asnjë detyrim pagimi për lirim me kusht, pasi pala e akuzës kërkoi që ata të mbeten në burg. Shqiptaret sebashku me një jordanez dhe një turk u arrestuan teksa po blinin armë automatike nga një person i infliltruar i FBI, por komploti i tyre u zbulua një vit më pare
Të gjashtë personat e arrestuar një ditë më parë për komplot ne bazën ushtarake amerikane Fort Diks kanë dalë para gjykatës. Shqiptaret Dritan Duka, Elvir Duka, Shahin Duka dhe Agron Abdullahu, jordanezi Muhamed Shnever e turku Serdar Tatar janë paraqitur para gjyqtarit Xhuëll Shnaider, i cili u lexoi akuzat dhe u sqaroi të drejtat e tyre. Nuk u diskutua asnjë detyrim pagimi për lirim me kusht, pasi pala e akuzës kërkoi që ata të mbeten në burg.
Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj të arrestuarve, prokurori i Nju Xhersit Kristofer Kristi doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve. Ai tha se vecanërisht jordanezi Shenver i kishte bërë të qarta qëllimet e tij në videon e zbuluar, ku thoshte se donte që të vriste sa shumë ushtarë amerikane që të mundej, t’u vinte flakën makinave me ushtarë.
Por sipas prokurorit Kristi, grupi nuk kishte lidhje me Al Kaedan apo me ndonjë organizatë tjetër terroriste. Por videokaseta që ata kishin përgatitur, tregonte se ata besonin te Xhihadi. Ai kujtoi se sulmet terroriste nuk janë gjithnjë te një shkalle sa 11 shtatori, por mjafton qe ato mbjellin terror, dhe grupi ne fjale kërcënonte jetën e amerikanëve të pafajshëm.