×

Shqiptaret per kushtetuten

Shqiptaret per kushtetuten

· 10 · 195

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 01-03-2020, 22:45:50
 

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#1 ne: 02-03-2020, 00:28:26
Do dalim eee? :P

  • Postime: 7017
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 02-03-2020, 08:57:18
Te sheshi jam :D

  • Postime: 210
Passion
#3 ne: 02-03-2020, 08:59:59
Te sheshi jam :D

Automatikisht do kesh nje post ne qeverine e re
madje keshilltare e presidentit.   :D

@Shej nqs s'do kish nxjerr gjuhen jashte ne thirrjen e saj,ka gjasa ministre e arsimit.  :D
Shkarkohet ministrja Shahini  :P

  • Postime: 3248
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#4 ne: 02-03-2020, 09:19:36
Te shikojm cdo sjelle gjithe kjo gje, por me duket se eshte vetem nje fluske ne oqean.

  • Postime: 210
Passion
#5 ne: 02-03-2020, 09:28:25
Te shikojm cdo sjelle gjithe kjo gje, por me duket se eshte vetem nje fluske ne oqean.

Per ti ikurndonje kercenimi per sekuestrim pasurie ,ose burgu mendoj. :)

Kushtetuta nuk permban afera tenderash e vjedhje (sikurse bente ai me Priftin haptazi dikur)  ne te,qe perpiqet ti jape kah tjeter .presidenti.

  • Postime: 7017
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 02-03-2020, 10:49:36
I lini llafet e nisuni  :D

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#7 ne: 02-03-2020, 23:21:11
Automatikisht do kesh nje post ne qeverine e re
madje keshilltare e presidentit.   :D

@Shej nqs s'do kish nxjerr gjuhen jashte ne thirrjen e saj,ka gjasa ministre e arsimit.  :D
Shkarkohet ministrja Shahini  :P

synoj ate te turizmit me mire lol

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 03-03-2020, 01:25:15
Bulevardin e mbushi Rama jo Meta - Nga Andi Bushati
Bilanci Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mund të dalin në bulevard për “Ilir floririn”, se askush nuk beson se njeriu me bllok në dorë, mund të bëhet garanti i librit të kushtetutës, tashmë mund të quhet e tejkaluar.

Ilir Meta tuboi në bulevard shumë më tepër njerëz se ka mbledhur ndonjëherë në këtë vend një kryetar shteti.

Ai grupoi rreth vetes një masë tepër më të madhe se sa sa mund ti garantojë partia prej nga vjen dhe që e mbështet pa rezerva, LSI-a.

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim.

Ai duhet kërkuar në thirrjet e asaj mase të pafundme protestuesish që teksa dëgjonin fjalimet e pjesmarrësve në mbrojtje të kushtetutës, brohorisnin në kor “Rama ik” apo “poshtë diktatura”.

Ai duhet gjetur në në lajtmotivin e të gjithë oratorëve, që ndonëse vinin nga profesione, bindje dhe histori të ndryshme, i bashkoi së toku një fill i vetëm: në këtë vend duhet ndaluar instalimi i një regjimi.

Pra, manifestimi i 2 marsit, ndonëse kishte okelion e mbrojtjes së kushtetutës, ishte një protestë ndaj një njeriu të vetëm. Ai ishte një grumbullim që kishte në epiqendër Edi Ramën dhe sistemin autarkik që ai po ngre. Ai ishte mitingu më i çuditshëm në botë, ku të gjithë ishin bërë bashkë kundër atij që askush nga oratorët nuk ia përmendi emrin.

Në këtë kuptim, konkluzioni që del nga ajo që shikuam në bulevard, nuk duhet parë si një sukses personal i presidentit. Mbi të gjitha, ai qe konfirmimi se ekziston në këtë vend një masë e madhe, në rritje progresive, që nuk pajtohet dot me pushtetin personal, kleptokratik dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Ata sot i mblodhi Ilir Meta. Ata dje i mblidhte Lulzim Basha. Ata nesër mund ti mbledhë pa surprizë edhe Nisma Thurrje apo Organizata Politike e Arlind Qorit. Sepse sado liderë të fshihen, të squllen, të shiten, populli që nuk e duron më këtë rregjim, nuk mund të mbetet pa zë.

2 marsi shërbeu pikërisht për këtë. Për të kuptuar se regjimet sfidohen në rrugë dhe jo në tryeza. Se autokratët përballohen me forcë dhe jo me dialog. Se paqja kërkon burrërri dhe squlltësia nuk prodhon dot kurrë paqe.

Prandaj Ilir Meta, sot, nuk mund të mburret se populli opozitar doli në bulevard pro tij. Ai mjafton të gëzohet se pati intuitën dhe forcën për të interpretuar vullnetin e atyre që janë të gatshëm të rezistojnë.

©Lapsi.al

  • Postime: 7428
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#9 ne: 03-03-2020, 13:20:47
Per nje gje me vjen keq, mblidhet gjithe ai popull I gatshem dhe I etur per te rrezuar nje rregjim dhe keta legenat tallen me firmosje dekretesh...
 

Kush jane shqiptaret me te famshem?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:48:53
nga M A X
Kush ishin shqiptaret e Pakistani?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:46:13
nga M A X
Shqiptarët dhe besytnitë

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 17-04-2020, 07:17:07
nga erlehta
Shqiptaret me te ndjekur ne Instagram

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 07-05-2020, 15:07:02
nga Wedlock
Dy shqiptaret e arta te xhudos

Nisur nga M A XRubrika Sporti

Postimi i fundit 11-02-2020, 10:40:22
nga M A X