Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 07-02-2020, 13:28:27 »

Propaganda ne maksimum, Mgjth Po te shohesh me me imtesi une e konsideroj si polici personale te kryeministrit... ka ngritur nje “Gestapo” Te kamufluar.
Postuar nga: Alban
« ne: 07-02-2020, 09:29:01 »

Eshte shume deshperuese qe harxhojne shume energji per show dhe propagande. Sikur gjysma e kesaj energjie te ishte pune e vertete do te mjaftonte per ecje perpara.
Postuar nga: Gjumashi
« ne: 07-02-2020, 08:39:39 »

Ne fillim, mendonte po thuaj secili se do sillte nje ndryshime, por nuk doli asgje nga ajo qe u tha, per pake kohe u zhytyr ne luks dhe harruan perse populli i votoje. Ne pak kohe, shkaterruan cdo enderr te secilit qe jeton ne Shqiperi dhe per ate po merren me propagande, te vetmen pune qe dine ta bejn shume mire.

Gjithe keto paketa, nuk jane asgje, thjeshte nje fasad e re, per te mbuluar gjithe vjedhet, krimet dhe abuzimet e kryera nder vite.
Postuar nga: M A X
« ne: 05-02-2020, 08:45:18 »

Nga qeverisja Rama këto vite kemi kuptuar një gjë, që përbën thelbin e komplet qeverisjes: atje ku ka më shumë abuzime dhe vjedhje, fillojnë fotot me ngjyra,  uniformat e reja, njerëz që punojnë me lopata, makina moderne, paisje inovatore spitalore, pemë që mbillen, njërez të buzëqeshur, etj. Pra atje ku qeverisja është më e kalbur dhe më e korruptuar fillon llaçi, tullat, boja, buzëqeshjet. Ashtu siç Rama i kalbur në shpirt prej lakmisë ndaj parasë dhe pushtetit na vjen elegant me kostume disa mijëra eurosh, pikërisht për ta fshehur degradimin e vet, ashtu edhe e tërë qeverisja e tij e pretenduar rilindase, tashmë është kthyer në një kostum firmato që i vishet sipër varfërisë njerzore dhe skamjes së krijuar prej tij në shoqëri.

Rama mund të ketë gënjyer këtë popull fillimisht me përrallën e rilindjes por tani teksa kriminelët po lirohen prej burgjeve e korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pushtetin është bërë kryefjala e ditës, sigurisht që nuk i ha më njeri përrallat me reformë e me police me syze Xhejms Bond. (C) Lolita
Postuar nga: M A X
« ne: 04-02-2020, 23:46:10 »

 

Nuk ekzagjerojmë nëse pohojmë se Shqipëria mban kryesimin në Ballkan e ndoshta në Evropë, si shteti i çudirave, aty ku ngjarjet “fenomen” janë kthyer në ndodhi dite. Nuk përbëjnë më habi as shifrat rekord të emigrimit, as raportet skëterrë të ndërkombëtarëve për varfërinë, as ekzekutimet tipike mafioze, as tonelatatat me drogë e aq më pak çuditë rilindase, që për nga shumëllojshmëria dhe niveli i marrëzisë nuk kanë të ngjarë me kërkënd në Rajon.  Për ilustrim, mes “ndodhive” të kësaj jave dallojmë nismën ligjore antiKÇK të qeverisë dhe letrën e anëtarit të KLP-së për drejuesin e këtij institucioni.

Shteti me syze

U duk si të ishte një raportim live nga televizionet informative, ai që hasëm dy ditë më parë në një kompleks në Shijak, nga policia bjonde misterioze me syze dielli, e përzgjedhur si “figura” e operacionit Forca e Ligjit. Do ta kishte zili edhe një regjizor filmash hollivudi skenën e improvizuar  në kompleksin “Vila Golden”, aty ku nisi ditën e parë të punës “OFL”-ja, që për dreq rezultoi një subjekt që ishte sekuestruar që në vitin 2015. Si për të kujtuar se ky operacion do ketë vijueshmëri e do godasë pa mëshirë kriminelët e gjithçka ata kanë përfituar ilegalisht ( a thua se qeveria po nis sot mandatin e saj!) policia bjonde me syze dielli doli sërisht sot në publik, këtë herë në një deklaratë për shtyp, ku paralajmëroi dy individë të cilësuar si pjesë e botës së krimit, se kishin 48 orë kohë që të justifikonin pasuritë e tyre.

Pse gjithë ky show?

Edhe nëse do ta besonin se këtë herë e kanë seriozisht, pse është e nevojshme që të inskenohen skenarë të tillë me aktorë policë që japin “countdown” publikisht për ata që presupozohet se i kanë detyrë t’i ndjekin e t’i nxjerrin para drejtësisë me apo pa OFL!

Pse është e domosdoshme që në serialin propagandistik të Rilindjes, që zgjat prej 6 vitesh e gjysmë, të përfshihen edhe forcat e rendit?

A nuk do ishte më e thjeshtë nëse e gjitha kjo bëhej në heshtje e më pas të flisnin rezultatet?!

Kryeministri dhe mazhoranca e tij ka dështuar qartazi në këto vite në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë fakt nuk ka domosdoshmëri ta pohojnë as ndërkombëtarët e as opozita, është i qartë si drita e diellit. Propaganda, sic është vërtetuar deri më tani, nuk ka qenë dhe nuk do jetë zgjidhje për këtë fakt. Lufta ndaj krimit e korrupsionit do vullnet politik dhe për këtë nuk ka nevojë as për “shtetin me syze” e as për “OFL”!

Drejtësia e kartolinave

Pak ditë më parë bëri bujë një letër që qarkulloi në rrjetin social, e cila si subjekt kishte shqetësimin e një anetari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kartolinat e fundvitit! Fillimisht u duk si një nga shakatë e shumta të rrjetit, dhe pak kush e mori seriozisht. Por verifikimi i autenticitetit të letrës nga vetë KLP, i dha fund çdo dyshimi.  Anëtari i KLP-së Tartar Bazaj, një ndër organet me të rëndësishme të “drejtësisë së re”, i kishte dorëzuar një shkresë  Gent Ibrahimit, kryetar të institucionit, lidhur me mungesën e kartolinave të Vitit të Ri në adresë të tij. Dy pyetjet thelbësore të anëtarit të KLP-së në letrën e tij ishin: “1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo? 2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?”.

Ndoshta nuk ekzagjerojmë të pohojmë se një nivel i tillë i merr të keqen edhe drejtësisë së plepave. Në kulmin e debateve për reformën në drejtësi, kur organet e reja kanë ngritur krye, një anëtar i KLP-së ankohet me shkresë zyrtare për mungesën e kartolinave të fundvitit?!!!

Nuk mjaftonin emërimet politike të disa prej drejtuesve të institucioneve, nuk mjaftonte vettingu çalë-çalë e selektiv, nuk mjaftonte heshtja e SPAK për dosjen “184”, por si qershia mbi tortë do na mbinte edhe letra e anëtarit të KLP-së për kartolinat!

Kësaj i thonë drejtësia e kartolinave!
Standard.al