×

Shtrenjtohet uji, cmimi dyfish

Shtrenjtohet uji, cmimi dyfish

· 4 · 423

  • Postime: 1400
  • Gjinia: Mashkull
CTS
ne: 29-01-2010, 23:31:44
Vetem nje muaj pas rritjes se ndjeshme te cmimit te energjise, buxhetet e familjareve pritet te marrin nje tjeter goditje, kete here nga shtrenjtimi i tarifave te ujit.
Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve te Tiranes, i ka kerkuar zyrtarisht Entit Rregullator te Ujit, rritjen tarifave per kryeqytetin dhe komunave perreth tij, e cila per konsumatoret familjare shkon deri ne dyfish.

Ne njoftimin zyrtar, Ndermarrja e Ujesjellesit njofton se i ka kerkuar entit qe per konsumatoret familjare te Qarkut te Tiranes, tarifat e ujit te dyfishohen ne 40 leke per meter kub nga 20 leke qe jane aktualisht. Sipas ujesjellesit, tarifat aktuale te ujit ne kryeqytet jane shume me te uleta se ato te qarqeve te tjera.

Sipas kerkeses zyrtare, rritje pritet te kete edhe per kategorite e tjera te konsumatoreve. Per institucionet buxhetore, ujesjellesi kerkon qe cmimi te rritet ne 120 leke per meter kub nga 75 leke qe eshte aktualisht. Per biznesin kerkohet qe tarifat te shkojne ne 120 leke per meter kub nga 95 qe jane aktualisht.

Per prodhuesit e pijeve freskuese, atyre alkoolike dhe per ato biznese qe prodhojne uje, eshte kerkuar qe cmimi te arrije ne 150 leke per meter kub nga 95 qe eshte aktualisht. Ndermarrja e Ujesjellesit thote se rritja e tarifave te ujit per kryeqytetin imponohet nga investimet e planifikuara per t’u kryer gjate vitit 2010.

Top-channel

  • Postime: 1400
  • Gjinia: Mashkull
CTS
#1 ne: 29-01-2010, 23:37:06
Ujin e dyfishoi, energjine e rriti, taksat e bizneseve po i dyfishon, Shqiperine po e shet. Prite nje dite kur edhe ajrin ta bej me pagese.
Ja pra ky eshte Sala, i cili kur kerkon votat ben si njeriu me i sinqerte dhe engjelli, ku nga keto qe permenda me larte ai i theksonte se do ulte cmimet, ose do i bente pa leke.
Mos u cudisni kur nje dite Berisha te kerkoje te ndrohet emri nga Shqiperia ne Saliperia.

  • Postime: 6967
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 30-01-2010, 11:25:22

Mos u cudisni kur nje dite Berisha te kerkoje te ndrohet emri nga Shqiperia ne Saliperia.

Dhe e ben ai LOL

ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#3 ne: 30-01-2010, 15:01:06
Me keqardhje e them, po atij i lumte!
Kur ka dele qe i shkojne pas... ne rregull eshte ai! ><