Shtypi shqiptar "hesht" per takimin historik, Bush - Sejdiu - Thaci - Tema Aktuale

Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Shtypi shqiptar "hesht" per takimin historik, Bush - Sejdiu - Thaci

 Shtypi shqiptar "hesht" per takimin historik, Bush - Sejdiu - Thaci

· 3 · 878

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-07-2008, 15:52:16
Gazetat e Tiranës ashtu si edh ato të Beogradit nuk i kushtuan vëmendje  takimit ne Shtepine e Bardhe mes presidentin amerikan Bush dhe liderve kosovare, Sejdiu e Thaci. Për gazetat e Tiranës temë qendrore ishte Buxheti suplementar dhe pretendimet e vajzës së Sabri Godos, deri te ato të Arta Bajramit, ndërsa gazetat e Beogradit u morën me arrestimin e kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiç. E përditshmja shqiptare “Panorama” titull kryesor kishte: Ministri i PR, kryesia kundër Anila Godos, ndërsa foto kryesore Parlamentin e Shqipërisë që shoqërohet me batutat e Berishës. Për të mos e harruar fare ngjarjen historike shqiptare në zyrën ovale në Washington ku Presidenti Bush priti Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, kjo gazetë e informon publikun se takimi edhe ndodhi.


Për “Gazetën Shqiptare” takimi i Washingtonit nuk është i rëndësishëm më shumë se ligji për stadiumet dhe fotoja e madhe e Arta Bajramit. Gazeta “Shekulli” në titullin kryesor flet për ndryshimet në qeveri ku PR është lënë jashtë qeverisë, ndërsa fotoja kryesore e kësaj gazete është takimi Bush-Sejdiu-Thaçi.
Për gazetën “Shqip”, ngjarje e ditës ishte “Vajza e Godos, trazon Berishën”, ndërsa fotoja e madhe është rezervuar për Presidentin Bamir Topi dhe 365 ditët e tij në krye të shtetit. Kjo gazetë nuk harroi që në cepin e djathtë të saj, të informoje publikun për takimin Bush-Sejdiu-Thaçi.

Gazeta “Tema” si ngjarje të ditës ka formimin e grupit të ri parlamentar me mbeshtetësit e Nanos, ndërsa foto kryesore takimit hisotrik në Washington me titull ”Nuk do të ketë ndarje të Kosovës”.  Për gazetën “Korrieri”, kjo ngjarje nuk kishte vend në asnjë cep, sepse titull kryesor ishte “Borxhet”, sekretet e Berishës ndërsa fotoja kryesore ishte Suada Sherifi me lajmin se ishte nisur drejt emigrimit. Të njejtën skemë kundrejt takimit historik në Washington e kishte ndjekur “Koha Jonë”. Titulli kryesor i kushtohej zjarreve në jug, ndërsa foto kryesor ishte parlamenti shqitar.

Gazetat serbe gjithashtu nuk u morën me takimin e Washingtonit, sepse për këtë ishte kujdesur qeveria serbe. U publikua arrestimi i Karaxhiçit i cili ishte bërë ca ditë më parë, dhe “BLIC”, “Veçernje Novosti”, “Glas Javnosti” dhe “Danas” merreshin vetëm me Karaxhiçin.

Agim Popoci Alsat

  • Postime: 9
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 23-07-2008, 12:10:27
Un habitenm se pse habiten njerzit qe gazetat Shaiptare se kan pasqyru sepse dihet e shifet se interresi i gazetave Shqiptare nuk është Kombi e Shqiptarizmi por klani i ngushtë e interresi i ngushtë personal,ose ma mirë përpunimi dhe mrojtja me propaganda e qeveritarve Shqiptar q* i kanë kriju ato  qe i rujn e mrojn ato vetë si shperblim, kshtu qe sju interreson gazetave shqiptare Kombi e Shqiptarizmi (ky fenomen është fatkeqsi Komtare por ky është rrealiteti) Shiptarizmin është zevensu me hajni e interrres personal te ngusht si ne mesjete.

  • Postime: 213
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-07-2008, 13:03:18
nuk  e  di  se i kane    bere  jehone  apo  jo,
di  vetem  te  them  se eshte  nje  ngjarie  historike,
pritja  e  pare    qe  ju  jepet  drejtueseve  te    SHTETIT
 ME  TE RI NE  BOTE  KOSOVA-es ,  nga BURRI  I  PLANETIT.
dhe  bota  shkruan  e  degjon.
 per gazetat dhe  politikanet tone kam  pak  dyshim??

 
 

Temat e fundit