×
Hyrja
Profili

Si dhe pse lirohen nga burgu kapobandat e Shqiperise!

Si dhe pse lirohen nga burgu kapobandat e Shqiperise!

· 1 · 324

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-01-2020, 11:28:23
Një shpjegim se si ministresha që fle në dhoma 700 euroshe, po nxjerr rrugëve përsëri kapobandat dhe vrasësit profesionistë që duhet të kalbeshin në burgje..

Kur mendon se si varin veten të dënuarit për energjinë elektrike dhe lirohen kapobandat për sjellje të mirë, pyetja që të vjen është kush e ka në dorë këtë?

Në fakt e kanë në dorë 3 palë: gjykatësi, prokurori dhe.. Ministria e Drejtësisë që i bën shërbimin e fundit!

Dy të parët luajnë me 2 nivele:
- me zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar,
- me zgjatjen e paraburgimit me vite që t'i ulin 33% të dënimit për çdo ditë paraburgimi sepse 1 ditë paraburgim barazohet me 1.5 ditë dënim!
Kuptohet që edhe dënimi është miniumumi i asaj që përcakton Kodi Penal!

Pastaj është niveli i tretë, ku dorën e fundit ia jep Ministrja, Znj. Shtatëqindeuronata me anë të Drejtorit të Burgut dhe komisionin e vlerësimit që pasi e emërojne kapobandën drejtor biblioteke të burgut, apo drejtues të aktiviteteve sportive, i japin një fletë lavdërimi për sjellje të mirë dhe e nxjerrin jashtë! Fleta e lavdërimit jepet edhe pa u emëruar bibliotekar apo trajner, mjafton të të ketë qejf Ministrja apo Basketbollisti i Surrelit!

Ja kështu po mbushen rrugët përsëri me kapobanda që shqiptarët i kanë të freskët në memorie si me qenë dje kur u arrestuan dhe dënuan..

P.s. Në fakt, në gjithë botën ka kapobanda, madje bëhen dhe filma...por në të vetmet raste kur lirohen për sjellje të mirë bëhet kur janë mbi 80 vjeç dhe kuptohet pse...
Fillimisht postuar ne https://www.facebook.com/Lolitabackup/

Temat e fundit