Si rrahu Rama gruan e tretë në mes të Tiranës - Aktualiteti

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si rrahu Rama gruan e tretë në mes të Tiranës

Si rrahu Rama gruan e tretë në mes të Tiranës

· 6 · 632

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-11-2009, 13:42:13
Ngjarja e ndodhur në qendër të kryeqytetit disa vite më parë nuk ishte e para për kreun e PS

Deputeti i PD, Paloka, denoncoi dje një tjetër akt të dhunshëm të Ramës, i cili ka ndodhur disa vite më parë në qendër të Tiranës. Rama ka goditur me grushta dhe shkelma gruan e tretë të tij, duke e lënë atë në një gjendje dramatike. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur të quajtur, "Piazza" dhe dëshmitarët kanë qenë të shumtë. Ata kanë parë se si njeriu që sot drejton PS-në i është vërsulur si një i sëmurë psiqik bashkëshortes së tretë të tij, duke i shkaktuar plagë dhe trauma të rënda. Më pas, ai është larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë asnjë ndihmë asaj. Kanë qenë njerëzit që ndodheshin në lokal, ata që i kanë dhënë ndihmën e parë ish-bashkëshortes së Ramës dhe e kanë dërguar në spital, ku edhe ka marrë mjekimin. Kjo ngjarje është një fakt i njohur për qytetarët e Tiranës, të cilët në ato ditë e konsideronin këtë si një akt barbar të atij njeriu.

Deputeti i PD, Paloka, rreshtoi dje një sërë skandalesh të Ramës që të bëjnë të kuptosh, se nuk kemi të bëjmë me një njeri normal, por një të çmendur që është në mesin e politikës. "Akuza ndaj gruas së parë, se e kishte bërë djalin me të atin e tij, rrahja publike e gruas të tretë në "Piazza" të Tiranës, rreshtoi dje deputetët e tij, por edhe ndonjë pseudoanalist. Ky kor mjeranësh me deklaratat e tyre, pretendojnë se turp është jo zhveshja lakuriq publike e një vajze, e një motre, e një bije shqiptare nga Edvini i tyre, por denoncimi i këtij akti të shëmtuar nga Kryeministri i vendit", tha Paloka. Ai shtoi se, sipas këtij kori kukuvajkash nuk është turp dhe mizore akuza që Rama i bëri bashkëshortes së tij të parë, se e ka djalin me të atin e Ramës, apo rrahja publike, e bashkëshortes tjetër nga Edvin Rama, por është i rëndë veprimi i denoncimit të këtyre rasteve çnjerëzore nga Kryeministri i vendit. "Erdha këtu sot si gazetar, si deputet, si prind dhe si bashkëshort për t'ju shtruar disa pyetje këtyre mjeranëve. A keni ju vajza dhe si do ndjeheshin nëse një monstër primitive do t'i zhvishte sot ato lakuriq në plazhet publike? A keni ju gra dhe a do të pranonit ju t'i zhvishnit ato, si Edvin Rama nëpër plazhe, duhet t'ju drejtohem dhe atyre zonjave që dje protestuan për Edvin Ramën? Si do të ndjeheshit ju, nëse bashkëshortët tuaj do t'u akuzonin, të nderuara zonja, se fëmija juaj nuk është i burrit tuaj, por i babait të burrit tuaj? Si do të ndjeheshit ju, të nderuar zotërinj, që dje bëtë gjethen e fikut për Edvinin, kur burrat e motrave, apo vajzave tuaja të akuzonin se fëmijën e kanë me vjehrrin e tyre, sikurse ka akuzuar Edvin Rama të shoqen e tij"? u shpreh më tej Paloka. Ai i cilësoi këta mbrojtës të Edvinit si të mjerë, të cilët e bëjnë këtë vetëm për disa leje ndërtimi apo shkaqe të tjera që i detyrojnë të bëjnë gjethen e fikut për një monstër si Edvin Rama. "Duke denoncuar këtë herë qëndrimin tuaj, ndaj akteve më të ulëta dhe primitive të Edvin Ramës, njeriun për të cilin vlerat e familjes nuk kanë ekzistuar, uroj sinqerisht të mos ndani me të moralin primitiv, por të skuqeshit për avokatinë e akteve shtazarake të Edvin Ramës", nënvizoi më tej deputeti i mazhorancës. Ai u kujtoi këtyre avokatëve mjeranë të perversiteteve të Ramës se janë nëna dhe baballarë, se kanë bashkëshorte, vajza dhe nëna, të cilat nuk e meritojnë të zhvishen kurrë lakuriq në plazhe publike apo të akuzohen për marrëdhënie me baballarët e tyre, e të rrihen si kashfë në lokale publike, siç bën i dhunshmi Edvin Rama.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-11-2009, 16:01:24
Sigurisht qe veprimi  nuk eshte per tu admiruar e per tu mare shembull ..por kur do mesohen shqiptaret te injorojne ne heshtje privatesine e tjetrit.

  • Postime: 260

#2 ne: 29-11-2009, 16:33:04
Nuk eshte per tu cuditur, mund te presesh gjithcka nga ai person.

  • Postime: 1402
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-12-2009, 21:34:03
Aha ai thuthuqi Ed Paloka e paska denoncuar?  lajm 100% i sigurte eshte.

Berno ku e ke mare kete lajm? Si ka mundesi qe shpifni kaq shume ju o njerez. Po shikoni hallet tuaja dhe mos u merni me gojeligat e PD-isteve duke hyre ne jeten e tjetrit.

  • Postime: 2568

#4 ne: 02-12-2009, 23:54:14
budalliqe nga me te ndryshme shpikin njerezit
aman ere kush e pa kte ngjarje

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 18-10-2020, 13:20:08
Jo gruan e trete po ky gjithe Shqiperine sot e gati 8 vjet. Dhe kjo ne syte e Kimit te Ameriqise dhe Evropit.

Temat e fundit