Pamjet e videos shokuese ku kreu i PS hedh dy flamujt me fjalët "hiqe mo këtë se më çmendi"
Edi Rama Crazy Albanian Politician 1Kryetari i PS flak si zhele dhe me një urrejtje të pa imagjinueshme Flamurin Kombëtar dhe atë amerikan, gjatë një takimi elektoral. Pamjet origjinale të videos janë hedhur në youtube dhe me titullin shoqërues "edi rama crazy politician" (Rama, politikan i çmendur". Në video shikohet Rama, duke dhënë mesazhe politike.
Ai është i ulur në një tryezë dhe në krah ka bashkëpunëtorë të tij politik të bazës së PS. Ndërsa, është duke folur, në një moment krize, që ai i ka të shpeshta, nevriskoset me dy flamujt, Flamurin Kombëtar dhe atë amerikan, që i ishin vënë në tryezë. Sapo i shikon ato, menjëherë shpërthen, duke ulëritur. "M'i hiqni më këto se më çmendën". Pa pritur që t'ia heqin të tjerët, Rama merr vetë dy flamujt dhe i flak nga tavolina.
Ndërsa ata bien në tokë, askush nuk kujdeset që t'i marrë. Flamuri Kombëtar dhe ai amerikan përfundojnë poshtë tavolinës, ku qëndronte kryetari i PS, duke u shkelur më pas me këmbë prej tyre. Pamjet janë transmetuar fillimisht nga emisioni satirik, "Bypass show" dhe më pas janë marrë nga qytetarë të ndershëm dhe janë hedhur në internet. Numri i atyre që shikojnë dhe komentojnë të revoltuar këtë video është mjaft i madh dhe numri i tyre vazhdon të rritet.