Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango

Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango

· 58 · 4317

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-03-2009, 01:07:45
Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”.

“Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.

“Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias”, thuhet ne komunikate.

“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise.

TCH



Ylli Pango ngacmim seksual
« Editimi i fundit: 21-08-2011, 22:03:18 nga M A X »

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 05-03-2009, 01:15:40
Vajza qe e futi asokohe ne kurth Pangon:
Alkida Budini



Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar ne puntaten e sotme se si nje anetar i Keshillit te Ministrave, konkretisht ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango ka abuzuar me detyren e tij.

Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.

Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar te abuzoje me te.

“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, ka deklaruar Pango.

Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...”, ka pohuar Pango.

Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango.

TCH
« Editimi i fundit: 21-08-2011, 22:04:21 nga M A X »

  • Postime: 1402
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 05-03-2009, 04:59:23
Ylli dukej qe ishte nje qen, sa here qe  shikoja ne TV me acaronte, tamam plere, por e tregoi veten ndyresira, ah kur nuk e zuri ajo bomba qe i vune ne parkimin e makines se vet, e ta bente copa. Ai eshte nje frut e kalbur e pemes se PD, ja keto fruta prodhon kjo peme. Po te ket shtet, gjithmone po TE KETE SHTET, duhet ta rras brenda ne burg Yllin sepse ka shkelur nderin e nje vajze, dhe sa e sa ndere ka shkelur ai (yhyy sa vajza punojne ne ate Ministri, plot). Ishallah kerkon dha vajza e Yllit ndonje pune me CV ne dore. Tani eshte koha me e mire per Yllin, qe te dale e te lype per pune me CV ne dore, dhe kam qef qe ta kerkoje kete pune brenda ne burg, dhe tu dale te burgosurve me rroba banje "e kerkon puna Yllo, duhet te kesh guxim, dhe po pate guxim, cdo gje rregullohet brenda ne burg"

Mjere kjo Shqiperi me keta ministra.

  • Postime: 118
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 05-03-2009, 07:42:45
E pash mbrem emisionin, akoma jam pa koment  :(

  • Postime: 7495
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 05-03-2009, 08:40:20
Ore shkarkimin e tij se mora vesh une ketu?  Doli qe dje ne TCh por nuk mora vesh gjekundi akoma qe eshte shkarkuar.

Eshte nje gje shume e ulet por qe i pershtatet karakterit te tij, nuk eshte hera e pare qe ai ben te tilla gjera por me vjen mire qe nje femer u tregua per here e pare aq e forte dhe e moralshme qee denoncoi. Ky njeri qe eshte nj eperfaqesues i qeverise dhe turpi i ketij populli duhet te jape urgjentisht doreheqjen dhe te shkoje ne gjendje penale (sigurisht nqs do kallezohet).

Por ka edhe te tjere te ketij rangu fatkeqsisht ne kete qeveri dhe rendom ne politike.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 05-03-2009, 10:03:38
Qe Yllit i'a kishte qejfi, kjo dihej ne Tirane qe nga koha kur ishte ne universitet, po kjo ishte teper e rende. Jo per ndonje gje, por po luftojme korrupsionin, apo jo??? Sepse, si te marre leke dhe si te marresh .... njelloj eshte, ne mos me keq.
Tani Berisha te kete kujdes se i ka edhe ca qejflinj te tjere ne qeveri.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 05-03-2009, 12:07:07
Skandali i publikuar nga Fiks Fare lidhur me ish Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango është transmetuar edhe nga agjensitë më të njohura botërore. The Associated Press shkruan për këtë skandal se shkarkimi i Pangos ishte i menjëhershëm nga kryeministri dhe akti i tij ishte i papranueshëm. Të njëjtin lajm ka njoftuar edhe Corriere della Sera. Corriere della Sera shkruan "I mënjëhershëm shkarkimi i Ministrit të Kulturës Ylli Pango pas një video të transmetuar nga një televizion ku ai negocion me një vajzë në këmbim të një vend pune".

Ndërsa Herald Tribune shkruan "Shkarkohet Ministri i Kulturës për abuzime seksuale me detyrën".
Ndërkohë, mediat e rajonit e kanë vlerësuar atë si një “Skandal në qeverinë Berisha”.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 05-03-2009, 12:11:25
"Si kryetare parlamenti i kerkoj Ylli Pangos te leshoje mandatin e deputetit". Keshtu deklaroi sot ne kuvend, kryetarja Jozefina Topalli.

Duke u shprehur se eshte ndjere e tmerruar nga ajo qe ka ndodhur me nje minister, Topalli e konsideroi Pangon, si nje tradhtar te qytetareve shqiptare qe e kane votuar.

"Ne vendosem nje standart. Kryeministri Berisha e shkarkoi ministrin 4 minuta pasi u shfaq skandali", u shpreh Topalli.

Leskaj: Shteti i goditur

Pak para kryetares se parlamentit, mori fjalen drejtuesja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, e cila kerkoi qe Pango jo vetem te dorezoje mandatit, por te pergjigjet para drejtesise, per shkeljen e ligjit te sherbimit civil.

"Ministri juaj ka shkelur kodin dhe duhet te shkoje atje ku e ka vendin. Skandali tregoi se ku ka perfunduar dhe se si eshte goditur shteti shqiptar", u shpreh Leskaj.

Sipas zonjes Leskaj, me kete ceshtje eshte tronditur plotesisht besueshmeria e shtetit, dhe nuk mund te mbetet me thjesht dicka private.

Meta: Pango te mos shkele me ketu

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi qe Ylli Pango te mos shkele me ne kuvend, ndersa qytetareve shqiptare u kerkoi qe te mos i votojne me individe te tille.

"Nuk mund te rrisim femijet tane ne nje vend me lakuriqesi politikanesh. Kjo eshte e neveritshme dhe e ben te ardhmen tone, te pashprese, pasi nuk mund te qeverisemi nga politikane qe tallen me hallexhinjte", u shpreh Meta.

Sipas tij, eshte skandaloze qe ne Shqiperi vendet e punes merren ne menyre perverse dhe per kete fakt eshte informuar i gjithe opinioni nderkombetar, per shkak te jehones qe pati ngjarja e transmetuar ne emisionin "Fiks Fare".

TCH

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 05-03-2009, 12:11:50
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi akuzoi ne parlament opoziten se po shfrytezon nje aksident personal per te perfituar dhe rritur kredencialet e rrenuara politike.

Duke iu referuar skandalit te ministrit Pango te publikuar nga “Fiks Fare”, Patozi tha se qeveria e tregoi moralin e saj dhe standardin, permes reagimit dhe reflektimit te menjehershem.

“Nje maxhorance, qeveri e kryeminister s’mund te vleresohen ne raport me ate qe ben dikush, apo disa prej nesh”, tha Patozi. Ai akuzoi opoziten si bashkeudhetare te skandaleve te ngjashme, edhe me permasa me te renda.

“Ju keni kryetarin qe qarkullon prej vitesh i zhveshur, por askush s’ka folur per historite e tij te perversitetit. Ju keni heshtur, sepse bashkejetoni me skandalin”, deklaroi Patozi.

Ai permendi reagimin e qeverise Berisha ne rastin e doreheqjes se ministrit Rusmali, qe e cilesoi si nje tjeter standard.

TCH

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 05-03-2009, 13:45:43
I bashkohem plotesisht mendimit te Sirios.

Duhet te arrinim ne nje pergjim te tille qe te besohej se kush ishte Ylli Pango???? Nuk eshte normale. te gjithe e njohin kush eshte Ylli sidomos ata qe kane mbaruar Shkencat Sociale.

Gjithsesi pak rendesi ka tashme. dikur kam thene shume por shume mu vune kundra ...tek e fundit e verteta vjen nje dite e triumfon.

Ylli mire do jete te haj e nja 5 a 6 vite burg per te kompletuar kuadrin e perversitetit  te tij

  • Postime: 1936
  • Karma: +23/-14
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 05-03-2009, 18:02:54
i paska kerkuar edhe Mishelit ti tregoje ekspozene LOL LOL

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#11 ne: 05-03-2009, 19:15:44
jo mo titi jo se misheli nuk ka maru tek ai Fuckulteti. Hahahaha po miq e shok kemi plot.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 05-03-2009, 19:16:10
ky eshte realiteti i paster se cfare ndodh neper administraten shteterore.... shyqyr qe kryeministri reagoj dhe uroj qe drejtesia te bej punen e vete deri ne fund.

  • Postime: 1936
  • Karma: +23/-14
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 05-03-2009, 19:54:42
jo mo titi jo se misheli nuk ka maru tek ai Fuckulteti. Hahahaha po miq e shok kemi plot.
shaka bera uroj te mos te te kete ngelur qejfi,gjithsesi eshte interesante menyra se si e ke shkruajtur fakulteti LOL LOL

  • Postime: 7495
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 05-03-2009, 20:14:49
Tani TCH do jape nje video te re per Profesorin.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 05-03-2009, 20:21:41
ore per zotin u be si perralle nga e kaluara Kozma(Pango) mos e ler zjarrin te digjet se do na digjet fshati.....

ose u be si ajo kenga e Bleones.... Pango sdin as me ma lyp... :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 05-03-2009, 23:59:44
Video ishte vazhdim i asaj qe e nisi e nuk e bitisi.

Sipas info-ve Pango eshte mbyllur brenda si Kallogre e nuk del se e mbuloi turpi gjoja......ska gje profesor turpi 3 dite zgjat...futi ca te pira dhe eccc se te kalon

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 06-03-2009, 00:01:36
"Skandali", jehone ne mediat e huaja

Lajmi i shkarkimi te ministrit shqiptar te Kultures, Rinise dhe Sporteve per shkak te nje skandali seksual ka zene vend ne titujt e agjencive nderkombetare te lajmeve, duke mberritur madje deri ne Kine, ku ka gjetur jehone duke kaluar edhe censuren e qeverise komuniste. Por shpesh here ai eshte trajtuar si nje histori roze qe ka nxitur edhe fantazite e redaktoreve.

Duke publikuar informacionet e marra, Associated Press, DPA, gazeta "Internation Herald Tribune" dhe "Earthtimes" bejne te ditur se ministri Ylli Pango eshte shkarkuar brenda 30 minutash pasi emisioni "Fiks Fare" i televizionit Top Channel shfaqi pamjet, ku zyrtari i qeverise i kerkonte favore seksuale nje vajze ne kembim te punesimit.

Associated Press citon zedhenesin e kryeministri Grid Rroji, teksa konfirmon shkarkimin e menjehershem te Pangos.

Kjo agjenci thote se nuk mundi te kontaktoje me zotin Pango dhe se i vetmi reagim i tij vinte ne drejtim te kryeministrit, te cilit i ishte thene se ky eshte vetem nje makinacion mediatik. Ne media te tjera te huaja i behet jehone edhe thirrjeve te opozites per te ndjekur penalisht ministrin e shkarkuar, i cili nese shpallet fajtor rrezikon mbi tre vjet burg.

Nga SHBA deri ne Rusi, Kine, Norvegji e me tej, lajmi gjendet pothuaj ne cdo gjuhe te botes. Por te shkarkuar nga emocionet politike qe mbart nje ngjarje e tille per shqiptaret, media e huaja pertej informacionit, ne shumice e kane trajtuar si nje kuriozitet roze rastin e zotit Pango. Nje vend i vogel si Shqiperia qe ne shumicen e rasteve perben lajm per ngjarje te renda, kete radhe del ne vitrine ne mediat e te gjithe botes thjesht dhe vetem sepse nje minister ngacmon nje vajze te re qe kerkon pune.

TCH

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 06-03-2009, 04:00:33
Ore sa i pafytyre.

Del dhe te OPINION te laje surratin e tij qe s'e lan as Nili.

  • Postime: 39
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 06-03-2009, 04:42:11
A ka pasur z. Pango eksperienca te tilla me pare, qofte edhe duke u perfshire indirekt apo ne mbulimin e fenomeneve te tilla?

Periudha e dekanatit te tij, cituar nga njerez qe s'duan ekspozimin e tyre ne te tilla publicitete, pasi nuk eshte gje per tu reklamuar, konsiderohet si epoka e arte e marredhenieve abuzive Pedagog-Student.

A eshte ai protagonist ne ndonje tjeter shfaqe, te kesaj natyre?

Por kush jane shume nga Koleget e tij te politikes, qe sot po i distancohen perkrahjes se tij?

Jane po ata, qe ne pervejorin e partise se z Pollo, (tete vjete me pare) ne lokalet e tiranes se re, festuan me "Striptis Party", shfaqie kjo e pamoralshme e figurave te njerezve prej te  cileve ne presim, NATO, BE, dhe pse jo edhe Dinjitet Kombetar.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 06-03-2009, 10:12:18
A ka pasur z. Pango eksperienca te tilla me pare, qofte edhe duke u perfshire indirekt apo ne mbulimin e fenomeneve te tilla?

Periudha e dekanatit te tij, cituar nga njerez qe s'duan ekspozimin e tyre ne te tilla publicitete, pasi nuk eshte gje per tu reklamuar, konsiderohet si epoka e arte e marredhenieve abuzive Pedagog-Student.

A eshte ai protagonist ne ndonje tjeter shfaqe, te kesaj natyre?

Por kush jane shume nga Koleget e tij te politikes, qe sot po i distancohen perkrahjes se tij?

Jane po ata, qe ne pervejorin e partise se z Pollo, (tete vjete me pare) ne lokalet e tiranes se re, festuan me "Striptis Party", shfaqie kjo e pamoralshme e figurave te njerezve prej te  cileve ne presim, NATO, BE, dhe pse jo edhe Dinjitet Kombetar.




jam shume dakort me ty.

  • Postime: 51
  • Karma: +0/-0

#21 ne: 06-03-2009, 10:59:50
Turp i madh per politikanet shqiptar. Dhe kjo eshte e verteta e hidhur e politikaneve te Shqiperise, imoral, hajdute dhe te poshter.
O njerez te hapim syte dhe veshet dhe ti denoncojm keta plehra.
Nje admirim per Fiks Fare qe ka Guxuar ta beje kete skene publike.
France 2009

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 06-03-2009, 12:19:06
Pango: Kërkoj falje publike që e futa vajzën në shtëpi

“Tani që ndoqa dy emisionet tuaja në televizion, u ftillova se gjithçka është e montuar...”. Me këto fjalë të para ndërhyri me anë të telefonit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, ish-ministri i shkarkuar i Kulturës, Ylli Pango.Fevziu: Si ia vini ju emrin gjithë kësaj që keni bërë?
Pango: Unë ia vë emrin një provokacion, shantazh dhe skenar i ndërtuar në mënyrë diabolike në cinizmin më ekstrem i cili mund të shkatërronte jetën e çdo njeriu këto dhe në botë.
Fevziu: Ndiheni fajtor?
Pango: Për këtë moment që ka parë publiku ku janë prerë sekuenca, unë e ndjej që duhet ti rezistoja këtij provokacioni dhe për atë moment i kërkoj falje publikut. Por në atë moment dhe atë periudhë që është shfaqur nuk i kam kërkuar absolutisht asnjë raport, dhe një pjesë e parë e kasetës shpjegon shumë për pjesën e dytë.
Fevziu: I keni kërkuar marrëdhënie seksuale kësaj vajze?
Pango: Absolutisht nuk është kërkuar asnjë marrëdhënie seksuale.
Fevziu: I keni kërkuar të ekspozojë me rroba banje?
Pango: I është kërkuar të ekspozohet sepse në mjaft nga pavionet ekspozohen femra me rroba banje dhe kam menduar që këtë ta bëjmë edhe në panairin tonë.
Fevziu: Pse duhet të ekspozonte në shtëpinë tuaj me rroba banje?
Pango: Përpara se të ndodhte kjo, kjo vajzë e cila është shumë e njohur për mua dhe nuk është njohur aty për herë të parë, por ka vite që njihet, ka ardhur dhe më vjen çudi si nuk e ka paraqitur kamera, me treçerekun e gjoksit jashtë. Kjo ngjarje është në shtëpi.
Fevziu: Një vajzë ju ka kërkuar përmes një rekomandimi të punësohet...
Pango: Kjo vajzë e cila ka kërkuar punë, ka ardhur me ndërhyrjen e Filip Çakulit, i cili njihet me mua prej 40 vjetësh. Me këtë zotëri që ka paturpësinë të shkatërrojë jetën time, mu kërkua si nder, e mora parasysh. Kur pashë që notat ishin të mira i ofrova punë, madje edhe punë plotësuese, që u transmetua sot. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje siç thotë gazetarja e “Top Channel” që ka qarë.
Fevziu: Kësaj vajze i keni kërkuar takim në shtëpi?
Pango: Absolutisht. Kjo vajzë nuk i është ofruar punë vetëm në ministri, por edhe në Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i është kërkuar që të shkojë atje përpara se të shkoja unë, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në institut që prisnin. Kjo vajzë nuk ka dashur të interpretojë këtë gjë, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur unë e kam ftuar në shtëpinë time. Kamera e “Top Channel” ka kapur poshtë “Ylli Pango”, ndërkohë që po të shkonte lart do shikonte “Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike”.
Fevziu: Kjo vajzë është parë me mikrofon, duke iu përgjigjur telefonatës suaj. Pse e morët në telefon këtë vajzë?
Pango: Më kishte marrë më përpara dhe më ka kërkuar punë me insistim dhe më ka ndërhyrë edhe Filip Çakuli. Por nuk jepen këtu telefonata e vajzës, por ato që kam bërë. Ia bëra të gjitha këto (makina me shofer) për ti kryer komoditet. Shoferi është zyrtar. Është ndërhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bëjnë ndere. Kësaj vajze i është garantuar që në institut do të gjejë njerëz, kurse kamera ka fiksuar vetëm emrin tim. Është kërkuar të vijë edhe në mëngjes edhe pasdite. Kjo vajzë është dashur aty, sepse ka pasur mungesë njerëzish dhe përderisa kishte nota të mira dhe kisha ndërhyrje mund të bënte këtë punë.
Fevziu: Ju kërkoi punë, i ofruar punë në ministri apo në institut?
Pango: Në të dyja dhe pastaj nguli këmbë për në ministri. Ajo vajzë nuk erdhi fare në institut, me pretendimin se aty mund ti ndodhte ndonjë gjë. Biseda e transmetuar sot i thashë se aty ka njerëz. Duke parë që nuk donte i thashë dakord për në ministri.
Fevziu: U punësua në ministri kjo vajzë?
Pango: Kjo u largua dhe nuk u kthye më fare.
Fevziu: Përse një vajzë me rekomandim duhet të përgjohet? Pasi ka bërë përgjimin vajza është tërhequr se nuk ka dashur të përzihet. Kjo vajzë është e njohur apo e panjohur për ju?
Pango: Kjo vajzë është larguar sepse me të nuk u realizua dot pjesa e skenarit të përgatitur nga Filip Çakuli dhe padroni i tij Edi Rama. Kjo vajzë ka bërë vetëm biseda telefonike. Ajo ka pretenduar se unë do i them ndonjë fjalë nga ato që donte Filip Çakuli. Provokacionin e parë Ylli Pango e ka përballur. Kjo vajzë ka ardhur me veshje mjaft të papërshtatshme. Vajza ka bërë vetëm biseda normale. Unë do ti kërkoj prokurorisë të zbardhë të gjitha bisedat. Vajza siç erdhi dhe iku, pasi nuk u realizua dot skenari.
Fevziu: Pastaj erdhi një vajzë tjetër. E njihnit këtë vajzë?
Pango: Vite përpara. Në një emision publik si opinioni juaj, por jo i tillë. Për arsye etike se them sot, por jam gati ta them kur të doni dhe ku të doni. Është e njohura ime dhe prandaj kam thënë që është një problem personal.
Fevziu: Çdomethënë e njohura?
Pango: Është njohur në rrethana publike. Kjo vajzë më ka kërkuar edhe shkollë kur kam qenë dekan dhe jam përpjekur ta ndihmoj brenda rregullave. E kam takuar edhe vite më parë, por jam habitur nga transformimi i saj kur më doli përpara në ministri.
Fevziu: Keni pasur marrëdhënie më parë?
Pango: Jo. I thashë ku ju kam parë unë ju. Momenti i parë ishte i habitshëm. Ajo më pas ma sqaroi. I thashë të kërkoj falje dhe pashë që kish rënë shumë kile në peshë. Pas kësaj unë kam ritakuar të njohurën time të vjetër, e cila është futur në rolin e gazetares investigative. Ajo që ka dalë në “Top Channel” është ajo, është një tjetër. Është e dëshmuar që unë e njoh prej vitesh.
Fevziu: Jeni njohur personalisht?
Pango: Vite më përpara në studio dhe pastaj personalisht. Padyshim që e njoh. Atë ditë i thashë hajde nesër në orën 10.
Fevziu: Erdhi në ministri ç’ndodhi?
Pango: Nuk erdhi në ministri. I ka rënë telefonit, këto janë ato telefonata që nuk i zbardh “Top Channel” dhe më ka kërkuar kurdo sido që të ishte puna. I thashë do takohemi pasdite në ministri. Nuk erdhi pasdite. Pasdite në ministri ka njerëz deri vonë. Nuk ka ardhur në ministri dhe unë kam shkuar në shtëpi. Kur kam shkuar në shtëpi jam marrë në telefon nga zonjusha dhe më tha a të vij unë. I thashë jam shumë i lodhur dhe nuk jam më në ministri, jam në shtëpi. Ajo u tregua e gatshme të vij në shtëpi.
Fevziu: Pse duhet ta prisnit ju ministër në shtëpi?
Pango: Kam njohje të vjetër me të. Më ka kërkuar punë. Këtë njeri e kam ndihmuar. Mora përsipër ta ndihmoj. Hap derën dhe shoh një vajzë krejtësisht të transformuar, me një dekolte të ekzagjeruar. Ishte e njëjta vajzë. U ngjitëm lart dhe fillojmë bisedën për peshën.
Fevziu: U fol për një oxhak në shtëpinë tuaj...
Pango: Nuk kemi qenë pranë oxhakut, edhe kjo mund të dëshmohet. Filloi biseda për peshën. E gjithë kjo pjesë që duhet të zbardhet është prerë. I kam thënë që është e habitshme se si mund të bjerë njeriu kaq shumë dhe përgjigja ka qenë që marr disa ilaçe, që mund të më bëjnë dëm edhe në stomak, por me ato kam arritur të dobësohem kaq shumë. Në raste të tilla i thashë ndodh diçka që lëkura transformohet dhe rrudhet dhe aty është kapur ajo sekuencë që i kam thënë dale të shoh pak lëkurën. Duke pasur parasysh konfidencën e pasur që përpara me të, këtë gjë edhe mund t’ja thosha. Pastaj ka ardhur momenti, që u dha pjesa e amplifikuar për publikun, unë për këtu bëj apologji të thellë. Provokacione të tilla jam me të vërtetë nga më të rrezikshmet dhe janë skenarë të cilët janë të palejueshëm sepse janë me qëllim të përcaktuar. Nëse një vajzë vjen me veshje normale ka shumë më pak të ndodhin gjëra të tilla. Kur ka thënë të dalë nudo, i kam thënë jo, me rroba banje.
Fevziu: U ka thënë ajo të dalë nudo?
Pango: Po.
Fevziu: S’është kjo pjesë?
Pango: Po është. I kam thënë jo nudo, me rroba banje. Këtu nuk ka kërkesë për seks. Pas kësaj është kërkuar pjesa e sipërme dhe kjo pjesë është shkëputur, është dhënë shumë herë, me këtë pjesë është bërë xhiro botërore, me këtë pjesë unë dhe familja ime jemi të traumatizuar, ndërkohë që kjo gjë i ka ndodhur shumë njerëzve.
Fevziu: Më thonë që gazetarja është filmuar 3 herë në ministri. Ju thatë një herë...
Pango: Ajo kur ka ardhur në ministri ka shumë mundësi që të ketë takuar njerëz të tjerë, por jo mua. Megjithatë takimet që mbaj unë mend, janë një takim të dera, ku po dilja me nxit dhe pastaj takimi në shtëpi.
Fevziu: Më thonë që vajza nuk ka takuar të zhvishet, i keni thënë ju...
Pango: Përpara se të kalonim në bisedën e daljes me rroba banje për të bërë një ekspoze, kemi diskutuar për rënien e saj në peshë. Kjo pjesë është hequr.
Fevziu: Si një ministër merr një vajzë në shtëpi...
Pango: Ky është momenti që e pranoj dhe bëj apologji. Nuk i është kërkuar seks. Nëse do filmoni pozat e saj më përpara nuk është siç e nxjerr aty dhe pasi ka rezistuar i është thënë në rregull s’ka problem, mos u shqetësoni.
Fevziu: I keni thënë për mbërthecka që nuk hapen...
Pango: Ky është ai momenti për të cilin unë pranoj që rashë pre e provokimit e pamjes së saj dhe faktit që një femër vjen kaq natën vonë që edhe mundet të shikohet, por thjesht të shikohet. Pastaj u la.
Fevziu: Kërkoni falje?
Pango: I kërkoj falje për këtë pjesë. Në zyrë kanë ardhur dhe kam mbajtur qëndrimin më korrekt.
Fevziu: Ju duket e denjë për gjuhën e ministri, që të jeni e denjë për këtë vend pune...
Pango: E guximshme do me thënë që të kesh guximin të dalësh me rroba banje nëpër panaire. Kjo pjesë mund të interpretohet. Por nuk është kërkuar kurrë seks.
Fevziu: Si duhet ti ketë përmasat një femër që duhet të marrë pjesë në panaire...
Pango: Ju duhet ti dini se jeni djalë me gusto.
Fevziu: Topalli deklaroi se keni turpëruar moralin e PD...
Pango: I jap të drejtë Berishës që pas asaj goditje shokuese, të mbante qëndrimin që mbajti. Pa dyshim që ka qenë një qëndrim i cili s’mund të ishte ndryshe, pasi kjo media e orkestruar nga Edi Rama dhe vegla e tij Filip Çakuli ka bërë një skenar diabolik që s’mund ti shpëtonte njeriu.
Fevziu: Kur morët dijeni për videon?
Pango: Para emisionit me Çashkun. Nuk dija asgjë dhe po vrisja mendjen. Fillova të pyes dhe ishte hermetike. E mora dhe Çakulin më gënjeu disa herë që nuk ishte në Shqipëri. Ka pasur telefonata anonime që më është kërkuar ti përgjigjem kësaj.
Fevziu: Ju është kërkuar që të jepni para për këtë çështje?
Pango: Pikërisht pra. Unë nuk kam ofruar para. Më kanë thënë që është një çështje shumë e madhe dhe që digjesh përfundimisht.
Fevziu: E sqaruat kryeministrin për çfarë bëhet fjalë?
Pango: Sqarimi i sotëm është sqarimi i parë publik. Për të gjithë njerëzit që rri në shtëpi, kam qenë i goditur. Kryeredaktori i këtij emisioni, Armir Shkurti ka konflikt interesi, kunata e tij ka punuar te unë dhe më pas është hequr për paaftësi. Edhe nga grupi i PD-së që kanë fërkuar barkun, por edhe njerëz shumë korrekt.
Fevziu: Nëse ju merr të pandehur prokuroria çdo të bëni?
Pango: Do të kërkoj ato që thashë këtu sot. Të gjitha kasetat filmike.
Fevziu: Do ta dorëzoni mandatin e deputetit?
Pango: Mandatin ma ka dhënë zona 38, është një mandat i marrë me gjak, me luftë, me djersë, është një mandat që s’ma ka dhuruar asnjë deputet apo kryetar parlamenti. Heqja e këtij mandati nuk i bën mirë jo vetëm Ylli Pangos, por as PD-së. Të heqësh mandatin do të thotë të kërkosh zgjedhje në atë zonë dhe kjo s’realizohet dot.
Fevziu: Do kërkoni heqjen e imunitetit?
Pango: Patjetër. Do ti lutem prokurorisë të verifikojë autenticitetin e kasetave.

Panorama

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#23 ne: 06-03-2009, 12:38:39
epo paturpesi si kjo une nuk kam pare. Fiksi kam pershtypjen se duhet te reagoj e te jap e ato pjese qe i fshehu. ndryshe e verteta mbetet pezull.

Mgjth duke qene se ne Tirane dhe per me teper ne kohen e dekanatit te tij kur u nda gruaja per te marre studenten e tij....e shume e shume gjera te kesaj natyre nuk me ben habi kjo qe sapo u tha.

e vetmja gje qe me vret eshte se ky zoteri ka moshen e baballarve tane dhe imagjinoni c'turp do ishte te kishe nje baba te tille.

Ylli Pango ti ler monologjet por te pranoj ate qe eshte nje PERVERS dhe kaq.

  • Postime: 328
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 06-03-2009, 15:46:03
Un nuk enjoh ket politikan as qee di kush eshte do them ate qe mendoj se eshte me emira.

Bill Klinton ka kryer mardhenje seksuale ne zyre dhe nuk eshte pushuar nga puna kur edhe sekretarja mundoheshte te gjikonte dhe shpresae mbante gjall te fitoj gjigjin, kemi parasish te drejtate vajzave ne vendet tjera e Amerik.

po te isha ne post un sdo e largoja nga puna per 1 arsy: shkon ne klub nate ku ka lavire, apo shkon ne restoran. te bejm dallime mes ketyre tek e fundit ne qofse nje vajzez do i pelqente te flej me at pse mos tja plotsoj deshiren Dashnore kan edhe femit pse mos tket shqiptari megjithat un them keshtu

Fiks Fare po fut hundet ne ndergjegjen e shqiptarve KUJDES!

nuk dua acarime me askend e respektoi opinioni  ecdokujt flm per mirkuptim.

Temat e fundit