Socialistët në Shqipëri, si serbët në Mitrovicë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Socialistët në Shqipëri, si serbët në Mitrovicë

Socialistët në Shqipëri, si serbët në Mitrovicë

· 3 · 429

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-05-2011, 17:06:27
Socialistët mësojnë nga serbët - të parët bllokojnë rrugët në Shqipëri, të dytët bëjnë prita mbi urën e Mitrovicës

Sulmet e dy ditëve të fundit të militantëve socialistë ndaj disa prej akseve kryesore të vendit, kthyen vëmendjen tek gjetja e precedentëve të ngjashëm ndaj këtij skenari të “mos bindjes civile”, ku në kryefjalë qëndron shkelja e ligjit. Pa dyshim që, bllokime rrugësh në shenjë proteste ka në çdo vend të botës, por të tejkalohet afati i lejuar ‘protestues’, përbën një shkelje të rëndë ligjore dhe se mbi përgjegjësit duhet të rëndojë pesha e vetë ligjit. Në këtë sens, socialistët në Shqipëri dhe serbët në Mitrovicë, duket se kanë arritur në korrespondencë marrëveshjen e binjakëzimit të doktrinës “millosheviciane”, për të aktivizuar kryqëzatat ndaj qeverisë dhe shtetit. Socialistët shqiptarë po bllokojnë akset kryesore të vendit, autostradat, superstradat dhe korridoret e rëndësishme që në momente të caktuara kryejnë shërbime të permanente shkëmbimesh tregtare me vendet fqinje si dhe sigurojnë nevojat më jetike për popullsinë, duke shkaktuar kështu një paralizë të papranueshme, aq sa e ka të pamundur të depërtojë qoftë edhe një auto-ambulancë me një të sëmurë, i cili si domosdoshmëri ka marrjen e menjëhershme të shërbimit mjekësor.

Në këtë sens, tek socialistët e rrugës ka vdekur çdo ndjenjë humane, përsa kohë janë duke iu bindur injeksioneve ideologjike të Millosheviçit, Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit, për të penguar me çdo kusht përparimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e tyre të vërtetë, atë të integrimit Evropian. Lidhjet e socialistëve me kartelin kriminal të Mugoshës dhe Popoviçit janë sa të hershme aq edhe konkrete. Fakte këto që i njeh shumë mirë historia pluraliste, pasqyrimi i së cilës është bërë në rrugë logjike dhe mbi bazë vërtetësinë.

Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha, kanë lënë trashëgimni të pasur përmes zëzonjës Nexhmije Hoxha se, të majtët politikë duhet të marrin mësime nga serbët se si sabotohet ardhmëria euro-atlantike e një kombi progresisht dhe me dinjitet evropian. Ashtu sikurse thoshte Mugosha se “ne serbët i mësuam Enver Hoxhës se si të instalonte kthetrat e komunizmit eksperimental në mënyrë që kombi shqiptar të zhbëhej”, edhe sot e kësaj dite pas-ardhësi i nomeklaturës ‘hoxhiste’, Edvin Rama, merr mësime antishqiptare nga serbët. Këta të fundit kanë shpallur të jashtëligjshme qeverinë e Kosovës dhe bllokojnë sa herë iu mbushet mendja urën që bashkon Mitrovicën...për analogji, edhe njerëzit e Ramës po bëjnë të njëjtën gjë... s’njohin qeverinë dhe përkundrejt kësaj teze “titiste”, bllokojnë autostradat e vendit si dhe shkaktojnë incidente duke dhunuar forcat e rendit.

Si përfundim, në Kosovë, paralajmërimet janë të natyrës që, nxitësit e akteve të dhunës, të cilët cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, do marrin përgjigjen e menjëhershme të drejtësisë. Të njëjtin apel shpresojmë edhe ndaj huliganëve socialistë, të cilët prej 3 ditësh gjenden si post-bllok në disa prej akseve kryesore të vendit...

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-05-2011, 18:34:38
Kush e ka shkruajtur kete artikull?  hmmmmm:

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-05-2011, 20:57:28
Kush e ka shkruajtur kete artikull?  hmmmmm:

Normalisht Fahri Balliu ose Berni Berisha.

Temat e fundit