Spiunazhi rus ne Shqipëri - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Spiunazhi rus ne Shqipëri

     Spiunazhi rus ne Shqipëri

    · 4 · 509

    • Postime: 1549
    • Karma: +0/-0

    ne: 21-08-2022, 10:39:10
    Keta “urban explorers” ruse sido qe te jete kane shkelur ligjin, jane futur ne zona te ndaluara, kane fotografuar madje dhe kane goditur oficeret per shkak te detyres. Le ta eksplorojne ca burgun!

    Ndoshta Ministria e Jashtme e Rusise mund te negocioje per lirimin e tyre ne kembim te lirimit te Brittney Grimes?

    E nese vertetohet akuza e spiunazhit atehere i bie qe Rusia ka filluar me masa aktive ne territor shqiptar. Nuk do ishte hera e pare, pasi per keto çeshtje ka precente te shtetasve ruse qe ushtrojne aktivitet te tille ne territorin tone dhe ne territorin e Kosoves.

    Duhen investime urgjente dhe serioze ne ushtri, duke filluar nga paga e ushtarakeve e deri tek blerja e armatimeve te reja!
    Jo vetem kaq, duhet rikonceptuar roli i ushtrise si nje mjet i domosdoshem organik i shtetit per te ruajtur sigurine publike, rendin kushtetues, paprekshmerine e kufijve.
    Jo te trajtohet si organ i tejkaluar tashme, te shnderrohet ne OJQ ose ne brigade punetoresh me lopata per te shuar zjarret.

    (c) Lolita Albania

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 21-08-2022, 14:56:22
    Dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zori si dhe shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç po mbahen në komisariat prej mbrëmjes së djeshme pasi u arrestuan për shkak të sulmit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e armëve në Gramsh.

    Policia shqiptare dhe autoritetet e tjera kanë njoftuar ambasadën ruse në Tiranë në lidhje me ngjarjen e ndodhur duke kërkuar informacion për këta tre individë.

    Por çfarë kanë postuar ata në rrjetet sociale

    Në tre profilet e tyre personat e arrestuar prezantohen me emra të tjerë. Shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç mban në instagram emrin Cyanidium ndërsa në të dhënat e mëposhtme e përshkruan veten si fotograf që ka pasion për të eksploruar vende të ndryshme.

    Në story një ditë më parë ai ka ndarë edhe foton e automjetit të tij tip “Chevrolet”, që u raportua edhe nga autoritetet vendase si tregues i mjetit me të cilin po udhëtonin tre shtetasit e huaj.

    Rusja e arrestuar Svetlana Timofeeva mban në instagram emrin Lana Sator, e cila po ashtu ndjek të njëjtin model në rrjetet sociale. Ajo prezantohet si eksploruese dhe viziton vende të ndryshme. Ajo ka edhe një blog të saj të vendosur me link ku shkruan për udhëtime të ndryshme që bën,

    Ditën e djeshme ajo ka postuar foto të ndryshme të shkrepura në uzinën e armëve në Gramsh duke përshkruar fortësinë e dyerve në tunelet e vjetra.

    Më 3 maj të vitit 2018, ajo ka shkruar një artikull për bazat e braktisura ajrore në Europën lindore ku përmendet edhe Shqipëria.

    “Disa besojnë se baza ndodhet nën një mal respektivisht mes Bosnjes dhe Kroacisë dhe emigrantët kalojnë nëpër bunker. Por kjo nuk është kështu. Të gjithë migrantët vijnë përgjatë mbetjeve të pistave. Meqë ra fjala ne i takuam atje rreth 10 persona të arratisur nga Iraku. Disponim i mirë, anglishte e shkëlqyer dhe qëndrim pozitiv. Edhe pse aftësi jashtëzakonisht të ulëta të fshehta.

    Fatkeqësisht, as mbetjet e avionëve nuk janë ruajtur në këtë bazë ajrore, megjithatë, ka një avion monumental aty pranë me një lëndinë të shkëlqyeshme përreth, në të cilën është mirë të vendosesh për natën me tenda. Prandaj, shkuam në Shqipëri, në një tjetër bazë ajrore nëntokësore të braktisur sepse ne prisnim vula betoni të hapur”, thuhet në artikullin që mban emrin Lana Sator.

    Rusi i dytë i cili po ashtu gjendet lehtësisht nga postimet ku tre personat e arrestuar kanë bërë tag njëri tjetrin ka postuar tre Story të ndryshme ndërsa në bion e tij në instaram shkruan: “Shumë kurioz për të qëndruar në shtëpi”.

    Policia ka dyshime se ata janë të përfshirë në spiunazh, ndërsa dyshimet shtohen akoma më shumë nga forma e kundërpërgjigjes së njërit prej tre të rinjve ndaj ushtarëve të shqiptarë në momentin kur ata janë afruar për t’i komunikuar se po lëvizin në një zonë të ndaluar.

    Rusët dhe ukrainasi i kanë mohuar akuzat duke theksuar se shkrepin foto vetëm për t’i postuar në profilet e tyre në instagram ku kanë foto edhe nga udhëtimet e bëra më herët në zona të ngjashme./lapsi.al

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #2 ne: 21-08-2022, 14:58:17
    Katër shtetas të huaj janë arrestuar nga policia në Poliçan pasi janë kapur duke fotografuar uzinën e vjetër të armëve. Mësohet se bëhet fjalë për 4 persona me kombësi çeke.

    “Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

    Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.
    Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.
    Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

    Arrestimi vjen një ditë pas incidentit të ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në uzinën e armëve./lapsi.al

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #3 ne: 24-08-2022, 15:27:20
    Tani qe kemi nje akuze zyrtare te prokurorise dhe deshmine e vete Zorinit se dikush e ka porositur per te fotografuar objekte (port, ujesjelles) mund te dalim ne perfundime:

    1 - Ruset nuk jane supernjerez.
    Bejne gabime, dhe shpesh kapen. Jane kapur agjentet e tyre ne Serbi, ne Mal te Zi, ne Kosove dhe tani ne Shqiperi.
    Tashme Shqiperia ka ne dore tre “peshq” te cilet mund t’i shese shtrenjte.

    2 - Siguria jone eshte ne gjendje te mjerueshme dhe ka nevoje per investime.

    Objektet ushtarake rezultuan aq pak te ruajtura sa mund te futet kushdo, te preke me dore armatimin, makinerite dhe te fotografoje ç’te doje. Per me teper keto foto t’i nxjerre online neper website.
    SHISH dhe AISM nuk dinin asgje. Nuk kishin bere as nje kerkim ne Google. Svjetllanen as nuk e njihnin.
    Vetem pas faktit zbuluam se zorret e barkut te objekteve ushtarake ishin fotografuar dhe analizuar neper bloget e botes.

    Niko Peleshi tha se po mendojme t’i rikthejme ne funksion uzinat ushtarake. Do ishte gje e mire nese industria jone ushtarake rivitalizohet.

    Ne te njejten kohe, do ishte mire qe ne fushen e sigurise se jashtme faktori shqiptar te ishte i bashkuar perballe kercenimeve te Vuçiçit per lufte ne veriun e Kosoves.

    3 - Lufta.
    Ne Ukraine po zhvillohet nje lufte e nxehte por ne gjithe frontin lindor te NATO-s po zhvillohet nje lufte hibride.
    Cilat jane mjetet e luftes hibride?
    Subversion, sabotim, spiunazh, hackerim, dezinformim.
    Cilat jane qellimet e propagandes ruse?
    Te nxise pakenaqesine dhe urrejtjen per Ukrainen, per NATO-n. Te beje fajtor perendimin per krizen energjitike dhe inflacionin. Te stimuloje revolten deri ne gjendjen sa te behet e paperballueshme per qeverite te mbeshtesin NATO-n.
    Te beje qesharake pretendimet e ligjshme per nderhyrjet ruse dhe te fuse diversion me informacione te rreme, gjysem te rreme apo spostim te vemendjes.
    Te fuse konspiracione se si po behet nje komplot i madh nga satanistet globaliste dhe Putini po na mbron nga ky komplot.
    Te ngjalle friken dhe terrorin se po ruajtem sovranitetin dhe pavaresine do shfarosemi nga ndonje holokaust berthamor, prandaj eshte
    me mire t’i nenshtrohemi Rusise.

    Çfare mund te bejme ne?
    E thjeshte, te ekspozojme mentalitetin imperialist rus, krimet e tyre te luftes, perdorimin e furnizimit me nafte dhe gaz si arme lufte, mbeshtetjen per kriminelet ballkanike serbe, rolin destabilizues dhe antishqiptar ne rajon.
    Ne nuk mbeshtesim NATO-n, ne jemi NATO.

    Lolita Albania

    Temat e fundit