Sulmohen dy komando shqiptarë në Afganistan :( - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sulmohen dy komando shqiptarë në Afganistan :(

Sulmohen dy komando shqiptarë në Afganistan :(

· 5 · 958

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-02-2012, 18:56:35
Dy komando shqiptarë kanë humbur jetën ditën e hënë në provincën e Kandaharit, në Afganistan, pasi u ndodhën në mes të një konflikti të armatosur.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës viktimat janë ushtarakët Feti Vogli, komandant i grupit të parë special, dhe Aleksandër Peçi, specialist i armatimeve.

Sipas një komunikate për shtyp, komandot shqiptarë janë sulmuar në orën 15:05 me orën lokale nga një grup efektivash të policisë afgane, teksa shoqëronin personelin e një misioni të USAID në një takim në fshatin Robot në Kandahar.

Në njoftim saktësohet se ndaj tyre është qëlluar me armë automatike dhe me një mitraloz të lehtë dhe se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një ushtar nga vendet aleate.

Dy ushtarët kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë pak më vonë në një spital të Kandaharit, ndërkohë që grupi në detyrë ka arrestuar 11 agjentë të policisë afgane, përgjegjës për sulmin.

Përmes njoftimit mësohet se personeli i USAID po shkonte në disa takime, ku do të përuroheshin dy shkolla dhe një qendër shëndetësore në fshatin Robot.

MB: Masa për riatdhesimin e viktimave

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka mbajtur para pak çastesh një konferencë për shtyp, ku ka konfirmuar vdekjen e dy komandove në Afganistan.

Gjatë konferencës, zëdhënësi ka konfirmuar identitetet e të ndjerëve, Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi, si dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tyre.

“Ministria e Mbrojtjes, shtabi i përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura marrin pjesë në hidhërimin e thellë dhe i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat për kthimin në atdhe të trupave të të ndjerëve”, ka deklaruar zëdhënësi.  /top channel

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 20-02-2012, 22:13:37
 ^o) ^o)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 20-02-2012, 22:29:05
Dy komando shqiptarë janë sulmuar sot në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontigjentit “Eagle-4”, është hapur zjarr prej efektivëve të policisë afgane, sic njofton Ministria e Mbrojtjes.

Prej sulmit u raportua fillimisht se mbetën të vrarë dy komandot shqiptarë Kapiten Feti Vogli, 31 vjec nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci 23 vjec nga Lekbibaj i Tropojës, por pak orë më vonë u deklarua se Peci ndodhej në vdekje klinike, duke lënë të hapura shpresat se ai mund të mbijetojë.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.

Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Por papritur, në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale.

Po sipas njoftimit të ministrisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4", ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital. Ndërkohë që mësohet se janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të efektivave tona.

Kjo është hera e parë që një komando shqiptar, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humb jetën në Afganistan. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012.

Berisha: Ngushëllime familjes Vogli, shërim të shpejtë Nëntetarit Peci
Ora: 21:25 - Kryeministri Berisha i shprehu ngushëllimet e tij familjes së Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës, në Kandahar të Afganistanit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Berisha theksoi se vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë.
“Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij.”- u shpreh Berisha.
Ndërkohë kryeministri Berisha i uron shërim Nëntetarit Aleksandër Peci, i cili u plagos në krye të detyrës dhe që aktualisht ndodhet në gjendje kritike.

LSI dënon sulmin, ngushëllon familjen Vogli
Ora 22:05- LSI shpreh ngushëllimet për humbjen e Kapiten Feti Voglit ndërsa i bashkohet lutjeve të familjes së Nëntetar Aleksandër Peci, i cili ndodhet në gjendje kritike, duke shpresuar për një shërimin të plotë e të shpejtë të tij.
“Në këtë moment të rëndë, shprehim dhe ndajmë dhimbjen e thellë me familjarët për humbjen e birit të tyre, i cili me vetëmohim të jashtëzakonshëm dha jetën e tij në mbrojtje të vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Komandanti i ISAF-it i telefonon kryeministrit Berisha
Ora: 21:20 - Komandanti i ISAF-it, Gjenerali John Allen i telefonoi Kryeministrit Berisha dhe i shprehu ngushëllimet për Kapiten Voglin që ra burrërisht në krye të detyrës, si dhe vlerësimet më të mëdha për ushtarakët shqiptarë, virtytet dhe aftësinë e tyre, në përmbushjen e detyrave në zona të ndryshme të Afganistanit. Komandant Allen i kërkoi Kryeministrit t’i përcjellë ngushëllimet e tij familjes së Kapiten Voglit.

Gjeneral Allen e siguroi Kryeministrin se do të bëhet gjithçka që autorët e këtij akti të marrin ndëshkimin e merituar ligjor.
Kryeministri Berisha, nga ana e tij, e falenderoi Gjeneral Allen për telefonatën dhe ngushëllimet dhe e siguroi atë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe qeveria shqiptare kanë besim të madh se trupat e ISAF, nën komandën e Gjeneralit Allen, do të përmbushin me sukses të gjitha detyrimet e misionit të tyre historik dhe se Shqipëria është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë mision.

Xhaxhai i Pecit: Shpresojmë që Aleksandri të shpëtojë
Ora 21:07- Xhaxhai i Aleksandër Pecit, Nikoll Peci në një komunikim për News 24 rrëfen momentet e tronditjes së familjes kur pësuan lajmin e hidhur. Ai u shpreh se fillimisht morën lajmin që Aleksandri ishte plagosur, më pas që kish vdekur e së fundmi se ai ndodhej në gjendje kome. Pikërisht ky lajm i fundit mbylli derën e mortit që familja kishte hapur prej dy orësh.

“Morëm një lajm shumë të hidhur, pësuam një tronditje të pazakontë, kur na thanë se ka vdekur. Por dy orë më pas na thonë që ai nuk ka vdekur, shpresojmë që të ketë kismetin të jetojë”, deklaroi ai për News 24.

Ai rrëfeu gjithashtu se Aleksandri ka komunikuar mbrëmë për herë të fundit me të atin. Nga familjarët mësohet gjithashtu se 23 vjecari ishte i fejuar prej 8 muajsh, ndërsa me kthimin e tij në korrik do të bënin edhe dasmë.

Xhaxhai i Feti Voglit: Lajmin e morëm nga shokët e tij
Ora: 20:50 - Gazetarët e News24 mbërritën menjëherë në familjen e komandantit Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në Kandahar. Gazetari Spartak Koka bisedoi me xhaxhain e komandantit, Ndriçim Vogli, i cili bëri të ditur se lajmin e hidhur e kishte marrë nga shokët e Fetiut, të cilët i kishin thënë fillimisht se nipi i tij ishte plagosur rëndë.
31-vjeçari Feti Vogli ishte i martuar dhe ka lënë jetime një vajzë të vogël, vetëm 3 vjeç. Ai ishte duke kryer misionin e tretë paqeruajtës gjatë karrierës së tij ushtarake, pasi kishte kryer më parë me sukses edhe dy misione të tjera në Irak.

MM: Nëntetar Peci në spital, në gjendje kome
Ora 20:30- Nentetar Aleksander Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën pas një sulmi në Afganistan, aktualisht ndodhet në spital në gjendje kome dhe ka ende shpresë përmirësimi. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, në një konferencë shtypi pak çaste më parë, sqaroi se "në orën 17:15 Komandanti i Kontigjentit "Eagle 4" në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara njoftoi Qendrën e Bashkuar Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura se N/Tetar Aleksandër Peci kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Komandës ISAF, Rol 3 në Kandahar".
I njëjti konfirmim, vijoi ai, ka mbërritur në orën 17.55 minuta nga ana e Komandës Ushtarake të NATO-s, në Shape, Belgjikë. Por, sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i Kontigjentit "Eagle 4" në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, tha zëdhënësi i MM, "konfirmohet se N/Tetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome dhe ka ende shpresë përmirësimi".
Ai bëri të ditur se ekipi mjekësor i specializuar po monitoron hap pas hapi ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore.

Familjarët: Aleksandër Peci në vdekje klinike
Ora 20:10- Gazetari i News24 Erjon Skëndaj, i ndodhur pranë familjes së komandos Aleksandër Peci, deklaron se aty është ndezur një fije shprese se ai mund të jetë gjallë.
Sipas tij “Dy ushtarakë të repartit të Zall Herrit kanë sjellë një lajm tjetër në familjen Peci. Sipas tyre 23 vjecari është në gjendje të rëndë, në vdekje klinike. Ai mbahet në jetë me aparatura”.

Ministria e Mbrojtjes: FA humbën dy ushtarë të zotë
Ora 18:30- Në një konferencë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaroi edhe njëherë se vrasja e dy komandove shqiptarë në Kandahar është bërë nga “një grup personash të veshur me uniformën e policiëve afgane”.

Ministria e Mbrojtjes ngushëllon familjet e tyre duke theksuar se, “Forcat e Armatosura humbën dy ushtarakë të zotë, të devotshëm, të përgatitur më së miri për plotësimin e detyrave në shkallë shumë të lartë vështirësie, ndërsa familjet humbën njerëzit e dashur. Janë marrë të gjitha masat për riatdhesimin, ceremonialin e ndërimit dhe mbështetjen financiare të familjeve”, thuhet në njoftim.

Rama: Sakrifica e tyre sublime, kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë
Ora:18:20- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi si një humbje të madhe për të gjithë shqiptarët vrasjen e dy komandove shqiptarë në Afganistan. Shefi i opozitës shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, duke theksuar njëkohësisht edhe “mirënjohjen për shërbimin e lartë patriotik që dy dëshmorët më të rinj të Shqipërisë i bënë vendit tonë.”
“Fjalët nuk mund të mjaftojnë dot për ta shprehur si duhet vlerën e sakrificës sublime të Feti Voglit dhe Aleksandër Peçit, të cilët fatkeqësisht mbyllën sot sytë përgjithmonë duke i shërbyer kauzës së madhe të botës së lirë në luftën me një të keqe që synon asgjësimin e vetë lirisë së botës. Sakrifica e tyre sublime është një kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë së vogël për botën e madhe demokratike.”- shkruhet në mesazhin e kryesocialistit.

Topi: Treguan heroizëm për vlerat e demokracisë
Ora:18:15 - Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu pikëllimin e thellë për rënien në krye të detyrës të paqeruajtësve shqiptarë, në Afganistan. Përmes një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti Topi, njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi.
“Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!”- thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Trupi diplomatik: Ngushëllime për familjarët e viktimave
Ora 18:10- Trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë ka përcjellë me dhimbje humbjen e jetës së komandove shqiptarë në Afganistan.Në një mesazh ngushëllimi ambasadorët shprehën mes të tjerash se vlerësojnë kontributin e vendit tonë në Afganistan dhe rolin e forcave tona paqeruajtëse. Në mesazhin e tyre ambasadorët shprehin ngushëllime për familjarët e viktimave.

Misioni “EAGLE 4” në Afganistan
Dy komandot shqiptare që humbën jetën sot në afërsi të Kadaharit ishin pjesë e misionit “EAGLE 4” që u nisën nga Tirana drejt Afganistanit në 16 janar të këtij viti.

“EAGLE 4” ishte kontigjenti i 10-të paqeruajtës, të cilit iu bashkuan edhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë pjesë e kontigjentit OMLT 2, të ekipit trajnues të policisë afgane.

Kontingjenti “EAGLE 4” përbëhej nga 45 efektive të Batalionit të Forcave Speciale. Ky kontingjent zëvendësoi kontingjentin “EAGLE 4”, i cili ndodhej me mision luftimi në terren, në vijën e parë të frontit të luftës në Kandahar, Afganistan.

Kontingjenti “EAGLE 4” u atashua pranë Komandës së Forcave Speciale Amerikane dhe drejtohej nga Nënkolonel Behar Mara. Ky kontigjent eshtë në përbërje të komandës së forcave italiane në Herat dhe drejtohet nga Nënkolonel Arben Kingji.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-02-2012, 08:00:21
Me hije misteri është i mbuluar atentati i djeshëm ndaj ushtarëve shqiptarë, ku humbi jetën Kapiteni Feti Vogli dhe mbeti i plagosur rëndë N/Tetari Aleksandër Peci, i cili fillimisht u raportua i vdekur, por vetëm pak orë më pas Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ishte në gjendje kome.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes pohoi ngjarjen dhe dha disa detaje mbi të, askush nuk jep detaje në lidhje me motivet e këtij sulmi, i cili deri më tani është konfirmuar që është kryer nga 11 policë afganë, të cilët në mënyrë të pakuptimtë hapën zjarr mbi ushtarët.

Në njoftimin e saj për shtyp, Ministria e Mbrojtjes deklaron: “Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar, Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike dhe një mitraloz i lehtë.”

Gjithçka duket e pakuptimtë, mbi shkaqet që shtynë 11 personat e veshur si policë afganë të qëllonin mbi forcat e NATO-s, por në analizë të fakteve, arrihet në dy dyshime kryesore që mund të kenë sjellë këtë sulm. Së pari, mendohet se këta persona mund të mos kenë qenë policë afganë, por të jenë veshur si të tillë, me qëllim kryerjen e sulmit pa u shqetësuar dhe së dyti, futjen në kurth të Policisë Afgane, me qëllim që kjo e fundit të akuzohej për sulmet. Referuar mediave ndërkombëtare, raportohet se vetëm pak javë më parë, një sulm i ngjashëm, nga persona të veshur me uniforma police, është krykryer
kundra trupave franceze, në një bazë nëlindje të Afganistanit, ku humbën jetën 4 ushtarë francezë.
(Shkrimi i plotë dhe fakte interesante sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 29-01-2013, 18:28:13
Shkretetira afgane ka nevoje te linde njehere pastaj te mendoje per rrugen e jetes. Sa per xhindet-djaj-njerez qe jane pasues te baballareve tatar qe gerryen dhe helmuan nje shoqeri te ndershme arabe, ato jane me shumice dhe si hijenat ngjiten pas maskes se luanit, qe dihet mbreti i pyllit eshte krokodili, dhe sherbejne si sonambul edhe ata sy te ndritshem qe e adhurojne te verteten si te jete ajo, me Zot apo pa Zot. Ka krokodil pylli po ca.

Temat e fundit