×

Tanja Fajon zbardh skandalin dhe mashtrimin e Erion Velis....

Tanja Fajon zbardh skandalin dhe mashtrimin e Erion Velis....

· 6 · 397

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 16-06-2011, 01:00:35
“Telenovela Griselda”, seria e dytë luhet në Bruksel- Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë furnizuar me mashtrime BE-në

Filmi “Griselda” nuk ka mbaruar ende. Seria e dytë e tij nuk zhvillohet as në Tiranë as në Kavajë, por në Bruksel. Delegacioni shqiptar pozitë-opozitë i ndodhur në Bruksel në takim me eurodeputetë gjatë një seance për të drejtat e njeriut në Shqipëri, mbajtën barkun me dorë kur eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, u ngrit dhe tha: “Gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri është shumë e rëndë. Këtu nuk më lë pa përmendur rastin e kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë së Kavajës, gruaja e të cilit iu rrëmbye nga persona të pa-indentifikuar. Ajo ishte 9 muajsh,e iu nxor fëmija nga barku në mënyrë kanibale dhe u hodh në kanal. Dhe nga shteti nuk ka asnjë reagim. Këto janë sinjale të forta që shteti ka gisht në këtë ngjarje dhe në Shqipëri nuk ka drejtësi”- u shpreh eurodeputetja Fajon.

Në këtë moment ndërhyn deputetja e delegacionit shqiptar Mesila Doda. Ajo iu drejtua eurodeputetes sllovene: “E nderuara zonja Fajon, më duhet të update-oj në lidhje me këtë ngjarje... Ka më shumë se 10 ditë që në gjithë Shqipërinë dhe më gjerë e dinë që kjo ishte një histori e sajuar, sajimin e së cilës e kanë pranuar vetë protagonistët e ngjarjes dhe vetë Griselda, madje kryebashkiaku i ri Kavajës, ika kërkuar falje të gjithë shqiptarëve kudo që janë”- ishte reagimi i deputetes shqiptare, Mesila Doda.

Por, eurodeputetja Fajon replikon duke deklaruar se, ajo ishte njoftuar për ngjarjen e “rëndë” nga Erjon Veliaj. “Unë këto i kam të bazuara në fakte dhe po të doni ju citoj e-mailin e socialistit Erjon Veliaj lidhur me këtë ngjarje, që ka informuar jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian”- tha Fajon. Por, Doda deklaroi se, “Erjon Veliaj ka bërë shumë mirë që ua ka dërguar e-mailin e parë, por mendoj se duhet t’ju kishte dërguar edhe dhjetëra e-maile të tjerë ku të bënte të ditur se kjo ngjarje ishte e sajuar”.

Ky ishte pak a shumë dialogu i deputetes Tanja Fajon me deputeten shqiptare Mesila Doda që tregon qartë jo thjesht mendje cektësinë, jo thjesht mënyrën si punohet me Shqipërinë nga Brukseli, por edhe mënyrën se si punon dhe se si e manipulon Partia Socialiste vazhdimisht Brukselin. De facto numri 2 i Partisë Socialiste Erjon Veliaj, pas e-mailit të parë duhet të kishte dërguar dhjetëra letra të tjera ku të informonte sa më shpejt dhe sa më parë në mënyrë që ky imazh i tmerrshëm, i zi dhe i pavërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët të fashitej sa më shpejt. Por, Partia Socialiste e drejtuar nga Rama në mënyrë regjisoriale, e ka të qartë që lajmi i keq mbetet, i miri harrohet. Partisë Socialiste dhe Edi Ramës i interesonte që Brukseli ta dinte Griseldën akoma me barrë dhe BE këtë herë ashtu si shumë shqiptarë herët e tjera, ka rënë viktimë e kësaj filozofie të PS. Dhe kjo nuk është hera e parë. E njëjta gjë ndodhi me “vjedhjen” e orës së Presidenti Bush, të injektuar në media personalisht nga Edi Rama. Ora e gjet dhe ishte Shtëpia e Bardhë që përgenjështroi lajmin e neveritshëm: “Presidentit Bush nuk i është grabitur ora. Nuk është as e vërtetë që ora i ka rënë nga dora gjatë takimit të pazakontë dhe është marrë nga truprojat e tij. Presidenti e ka hequr vetë orën”.   

Por sërish nuk mbeti lajm i mirë, por lajm i keq. Kudo ku shkon të tregojnë barcoleta sesi i vodhën orën presidentit të SHBA-ve, Bush. E njëjta gjë ndodhi me aksidentin e Kosta Trebickës. I njëjti skenar ishte edhe me liberalizimin e vizave. Partia e Ramës e dende Evropën me e-maile dhe me deklarata se po i hoqën vizave shqiptarëve ata do të dynden në Evropë. PS shpërndante deklarata rrënqethëse se si Shqipëria ishte një vend me migracion të jashtëzakonshëm dhe se në pak kohë kufijtë e BE-së do kapërcehen nga qindra e mijëra deri në 1 milionë shqiptarë.   

Sërish, lajmi i keq mbeti. Lajmi se po thuaj asnjë shqiptar nuk ka shkelur rregullat e “Schengen”-it është inekzistent. Askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë ka menduar këto 2 javë kohë eurodeputetja Tanja Fajon dhe shumë të tjerë korridoreve të Brukselit me imazhin e Griseldës së rrëmbyer në sy. Askush nuk është në gjendje ta thotë se sa personave të tjerëve Tanja Fajon ua ka thënë këtë histori. Sa personave të tjerë mund t’ua ketë përcjellë e-mailin e vetëm të Erjon Velisë, siç ka bërë edhe herë të tjera në fakt. 

Partia Socialiste dhe eksponentët manipulatorë të saj s’heqin dorë nga diz-informimi i kancelarive perëndimore. I fundit është “aktrimi” bastard i kryebashkiakut të Kavajës Elvis (Ervin) Roshi (Qemalla) se, iu rrëmbye bashkëshortja shtatzënë si dhe iu imponua një lindje të detyrueshme, nga e cila iu mor edhe foshnja. Një pjesë e deputetëve të Parlamentit Evropian vazhdojnë të mendojnë se kjo ngjarje ka baza realiste dhe se në Shqipëri u shënua një akt kanibalizmi. E-maili i Erjon Veliajt ka shkuar në disa adresa të eurodeputetëve dhe midis tyre edhe të eurodeputetes Tanja Fajon.

Pra, “telenovelën” e shpifur të Edi Ramës dhe Elvis Roshit, një pjesë e eurodeputetëve të Parlamentit Evropian vazhdojnë ta konsiderojnë të besueshme, edhe pse ka qëndrim zyrtar tashmë që, Griselda jo vetëm që s’është rrëmbyer por as nuk ka qenë shtatzënë ndonjëherë. Erjon Veliaj thjesht sa i ka mashtruar edhe gënjyer, ndërsa më pas s’e ka marrë mundimin t’i sqarojë ndërkombëtarët se, alarmi ishte i rremë... 

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 17-06-2011, 13:00:47
Mesila Doda: Debati në PE me Tanja Fajon për Griseldën

“Ajo pranoi vetë se kishte vetëm e-mail-in e parë nga Veliaj, s’kishte sqarime të tjera”

Në një bisedë për gazetën “Panorama”, deputetja e PD-së, Mesila Doda, tregon për bisedën me eurodeputeten Tanja Fajon, në lidhje me lajmin e rremë për rrëmbimin e Griselda Zaimit, gruas së kryetarit të Bashkisë së Kavajës.Sipas saj, situata ishte serioze, pasi eurodeputetja Fajon kishte përfshirë në raportin e saj këtë ngjarje të rremë dhe e lexoi para deputetëve shqiptarë.

Fajon ishte e ngarkuar të raportonte mbi lirinë e të drejtave të njeriut e të medias në Shqipëri dhe, në fjalën e saj për këto çështje, ajo përfshiu edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ndaj kryebashkiakut të PS, sipas një informacioni të marrë nga socialisti Erjon Veliaj. Në këtë moment, ndërhyn zonja Doda, e cila sqaron situatën dhe tregon ngjarjen e vërtetë në takimin mes deputetëve shqiptarë dhe atyre europianë. Fajon më pas jep sqarime në një intervistë për mediat, duke thënë se kishte informacion të mangët.
Zonja Doda, ju ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian. Gjatë diskutimeve së bashku me eurodeputetët raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ngriti si problem ngjarjen e ndodhur në Kavajë sipas saj, ku gruaja e kryebashkiakut ishte rrëmbyer dhe i ishte marrë fëmija. Cili ishte reagimi i deputetëve shqiptarë në këtë moment?
Eurodeputetja Tanja Fajon, krahas raportueses për liberalizimin e vizave, është edhe anëtare e grupit për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Ajo ka për detyrë që të raportojë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për lirinë e medias. Të njëjtin rol që më ishte ngarkuar edhe mua në delegacionin e deputetëve shqiptarë. Zonja Fajon filloi të parashtronte në lidhje me të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe papritur foli për këtë ngjarje. Ajo u shpreh shumë e shqetësuar për atë që kishte ndodhur, por pa kuptuar se kishte një informacion të rreme dhe të gënjeshtërt. Menjëherë reaguam dhe personalisht i bëra me dije zonjës Fajon ngjarjen e vërtetë. Në momentin që mora fjalën, sqarova në lidhje me situatën dhe thashë që faktikisht ka mbi dy javë që në Shqipëri ka një të vërtetë tjetër. Zonja në fjalë ka pasur shqetësim me të shoqin dhe ka shpikur këtë histori. Nuk e besoj, thashë atje, që z. Veliaj që ju ka çuar një e-mail, nuk ju paska çuar një e-mail të dytë për të sqaruar të gjithë situatën. Kjo do të ishte më korrekte për atë, por edhe kontrollin tuaj kur për shqiptarët ka një histori tjetër. Është një ngjarje e paqenë, një gënjeshtër publike dhe e pranuar nga vetë autorët, kjo ishte ajo që sqaruam aty. Pra, që kjo ngjarje nuk ka ndodhur.
Pasi mori vesh të vërtetën, si reagoi eurodeputetja Fajon?
Në intervistën që u bë më vonë, zonja Fajon tha që unë kisha vetëm atë informacion, dhe jo gjë tjetër, por që pranoi sqarimin e bërë nga deputetët shqiptarë. Ajo ishte vërtet e shqetësuar për këtë ngjarje dhe po e raportonte në kuadër të të drejtave të njeriut në Shqipëri. E mendoni sa e rëndë ishte? Unë besoj se autori që ka bërë e-mailin duhet t’u kërkojë ndjesë të gjithë ndërkombëtarëve jo që u çoi e-mail, por të kërkojnë ndjesë për shkakun se nuk dërgoi në kohë një e-mail ku t’i sqarojë ata dhe t’u tregojë të vërtetën. Gjithashtu, t’u kërkojë ndjesë edhe shqiptarëve për këtë lajm të rremë. Sot kemi një imazh të cënuar të vendit, sepse një agjenci e huaj botoi lajmin e parë të rrëmbimit, por nuk ka bërë përgënjeshtrimin për këtë histori. Dhe kjo është e rëndë për vendin.
A patët mundësi të kontaktoni dhe të flisni direkt pas diskutimeve në tryezë. Cili ishte reagimi i Fajon, pasi mësoi se ngjarja nuk ishte siç e kishte mësuar fillimisht?
Ngjarja u sqarua direkt dhe nuk ishte e nevojshme më tej për sqarim dhe zonja Fajon e tha vetë në një interviste së ajo dispononte vetëm atë informacion. Besoj se është një nga ato histori të cilat kanë në vetvete si elementë komikë, ashtu dhe elementë tragjikë. Ka elementë komikë sepse edhe një gënjeshtër e vogël e thënë nga mendja e një gruaje, rastisi në problemin e të drejtave të njeriut në rang ndërkombëtar. Dhe, mesa kuptoj unë, edhe për këtë “fajin e ka Saliu”. Nga ana tjetër besoj se do të duhet një përgjegjshmëri më e madhe nga ana e njerëzve, të cilët marrin përsipër që të bëjnë politikën, që të informojnë ndërkombëtarët dhe do të duhet që të gjithë ne të kemi një kod komunikimi, i cili jo vetëm të respektonte ndërkombëtarët, të respektonte miqtë e Shqipërisë, por mbi të gjitha respekton vendin tonë, Shqipërinë dhe shqiptarët.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#2 ne: 24-06-2011, 10:49:51
O Berni po nuk eshte turp mor cun te merret Brukseli dhe te gjithe ju gomericket e vegjel me kete pisllik????? jalllaaa mor rob zoti qe ju ka ngel tek griselda...po pse nuk ju ngeli tek 21 janari apo gerdeci....???? apo se kjo ju hap oreksin....hajde copa mishi me dy sy....hahahahha

dhe nga kush , nga MEsilka kucka qe ska lene hajdar pa thyer per tu promovuar nga levizja Mjaft ne nje nga partite politike...se asokohe nuk ksihte nje bindje te sajen jo, thjesht ishte ne hulumtim e siper....epo shyqyr qe ja hipi ai.... dhe e futi ne PD...hahahahaha

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 24-06-2011, 12:51:06
Turp te kete ai i pafytyri qe do te bej te ndershim Erion Veliaj, se kush ja ka nisur Emailin te huajve e sheh mire ti, ai eshte mashtrus e ka ne ves mashtrimin, sic beri me 21 Janar kur ja lyu nje plaku koken me boje te kuqe dhe e nxirrte para kamerave se shikoni cna ben policia. Jeni te papare ju te majtet vetem teater dini te beni e fjale boshe qe i merr era thoni  ;)

  • Postime: 12746
Mishel...............
#4 ne: 24-06-2011, 14:13:46
Turp te kete ai i pafytyri qe do te bej te ndershim Erion Veliaj, se kush ja ka nisur Emailin te huajve e sheh mire ti, ai eshte mashtrus e ka ne ves mashtrimin, sic beri me 21 Janar kur ja lyu nje plaku koken me boje te kuqe dhe e nxirrte para kamerave se shikoni cna ben policia. Jeni te papare ju te majtet vetem teater dini te beni e fjale boshe qe i merr era thoni  ;)
po po edhe ata 4 qe u varrosen ishin pe fallso hahahah
o Berni ama gjalle qeke mer...po dil i cik me shpesh mer cun ...more komunisti vogel me yll ne balle

  • Postime: 3238
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#5 ne: 24-06-2011, 17:28:51
Mishel, Berni me duket si partizani i vogel velo.

O Velo do i biesh violines mer :D