Të pushkatuarit pa gjyq, të sistemit komunist do dëmshpërblehen - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të pushkatuarit pa gjyq, të sistemit komunist do dëmshpërblehen

Të pushkatuarit pa gjyq, të sistemit komunist do dëmshpërblehen

· 31 · 2465

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-05-2011, 00:16:49
Të gjithë familjarët e të pushkatuarve pa gjyq të sistemit komunist, do të mund të nisin procedurat ligjore për plotësimin e dokumentacionit për përfitimin e dëmshpërblimit. Masa e dëmshpërblimit financiar do të jetë e barabartë me dëmshpërblimin për 8 vite burgu. Të gjitha procedurat për dorëzimin e dokumentacionit janë përcaktuar nga vendimi që ka marrë Këshilli i Ministrave pak kohë më parë. Pasi plotësohen dokumentat, ato dorëzohen në Ministrinë e Drejtësisë. Pas verifikimit të drejtpërdrejtë të informacionit, kur provohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka të dhëna për kërkuesin, kërkesa i përcillet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, për verifikim të drejtpërdrejtë në burimet e tyre arkivore të periudhës 30.11.1944 - 1.10.1991. Autoritetet përgjegjëse, brenda afatit 30 ditor nga depozitimi i dosjes, njoftojnë, me shkrim, Ministrinë e Drejtësisë dhe i përcjellin, bashkëlidhur, një kopje të dokumentave përkatëse arkivore. Kur është e mundur, autoritetet përgjegjëse japin të dhëna edhe për veprën penale politike për kryerjen e së cilës viktima është ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq. Autoritetet përgjegjëse, për përgatitjen e përgjigjes, shfrytëzojnë burimet e tyre arkivore, të krijuara para datës 1.10.1991, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, tregojnë të dhëna për rrethanat e ekzekutimit pa gjyq të viktimës për një vepër penale politike. Informacionet e bashkërenduara depozitohen në dosje.

Çfarë përfitojnë familjarët

Në Kodin Civil shqiptar, trashëgimtarët, për çdo lloj përfitimi janë të përcaktuar dhe ato vijojnë si më poshtë: bashkëshortja, fëmijët (të cilët janë gjithnjë në radhë të parë), më pas kalohet në rrethin e dytë të trashëgimtarëve, që përfshin vëllezërit dhe motrat e viktimës së ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, si dhe fëmija/fëmijët e vëllezërve dhe motrave. Familjarët në shkallë më të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetiake. Kërkesat për përfitimin e dëmshpërblimit financiar përcillen pranë Ministrisë së Drejtësisë, nëpërmjet Postës Shqiptare sh.a. dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, për dërguesin me vendndodhje jashtë vendit. Pas regjistrimit të dokumentacionit, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë fillon procedurën e shqyrtimit administrativ për përfitimin e dëmshpërblimit financiar. Çdo kërkesë i nënshtrohet, paraprakisht, hetimit administrativ në sektorin e gjendjes gjyqësore, në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas ligjit, masa e dëmshpërblimit për çdo të dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, sipas kritereve të këtij ligji, në masën 2000 (dy mijë) lekë në ditë.

Formulari, të dhënat e aplikuesit

Formulari i aplikimit për dëmshpërblimin financiar të familjarëve të viktimave të ekzekutuara padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, duke u nisur nga data e botimit në Fletoren Zyrtare, ka afat dorëzimi deri më datë 17 korrik të vitit 2011. Plotësimi i tij nga ana e familjarëve mund të fillojë në muajin janar të vitit 2011. Formulari përbëhet nga 6 faqe. Në të parën vendoset fotografia dhe kërkesa e pasardhësit të të ekzekutuarit pa gjyq. Në faqen e dytë, vendosen të dhënat e sakta për identitetin e të ekzekutuarit padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, si dhe informacioni për gabime ortografike në ndonjërin prej dokumentave. Në faqen e tretë, vendosen të gjithë emrat e pasardhësve sipas Kodit Civil, ndërsa në faqen e katërt vendoset adresa e saktë e aplikuesit. Në faqen pesë, vendosen të dhënat për periudhën e paraekzekutimit, si dhe të dhëna për llojin dhe mënyrën e ekzekutimit. Ndërsa, në 11 faqet e tjera duhet të përcaktohen format e ndryshme të ushtrimit të dënimeve politike dhe të plotësohen të gjitha të dhënat që i korrespondojnë të afërmit të kërkuesit.

KËRKESA

Dokumentacioni që është i domosdoshëm


1- Të dhëna për përbërësit e gjendjes civile të viktimës së ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, në kohën e ekzekutimit;

2- Të dhëna për kohën e ekzekutimit;

3- Aktin administrativ apo dokumentin zyrtar, të lëshuar gjatë periudhës 30.11.1944 - 1.10.1991, që provon ekzekutimin pa gjyq, për motive politike;

4- Çertifikatën e vdekjes së viktimës së ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, dhe çertifikatën e trungut familjar;

5- Dokumentacionin që provon lidhjen familjare të dërguesit me viktimën e ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, si dhe dokumentacionin që provon, se cilët nga familjarët përfitues janë të gjallë;

6- Çdo informacion, lidhur me gabimet ortografike apo materiale të përbërësve të gjendjes civile të viktimës së ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, për identifikimin e saktë të tij;

7- Një adresë të saktë, të zgjedhur për komunikim.

8- Çertifikatat e lindjes duhet të jenë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës.

RD

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#1 ne: 13-06-2011, 09:48:37
he re moret nai leke???? se ka 100 vjet ky muhabet e prape gishtin ne goje ju dha Sala hahahahahha

ju befte mire gjithsesi

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 13-06-2011, 11:42:40
Pse do ca ti..... Leke kemi marre e prap kemi per te marre.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 13-06-2011, 13:52:30
ik o mashtrues...leshte e pilos ke marre.....mashtron dhe genjen mbi dinjitetin e te pareve te tu vetem e vetem qe te duket mire qeveria. tarallak

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 13-06-2011, 14:33:35
ik o mashtrues...leshte e pilos ke marre.....mashtron dhe genjen mbi dinjitetin e te pareve te tu vetem e vetem qe te duket mire qeveria. tarallak

Mishel po stu besua pyet shoqen tate qe eshte me socialiste si puna jote  ;) Ose vllain tim. Nuk jam mashtrus e racist si puna jote, qe sdi se cfar flet, po ajo soj jeni ju majtistet e kuq, qe e deleniset ate popull per 50 vjet dhe akoma doni ta coni ne gremin me bijte e komunisteve qe jane ne PS  ;) Apo harrova une i Beson aty spiunave qe ishin me PD per disa kohe dhe kur i doli boja atyre te pafytyreve nderruan krah dhe u rreshtuan me ps.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#5 ne: 13-06-2011, 14:55:24
Kurse ti mbron Ilir Meten dhe company...hahahahah a

ik o Berni se je bere si pulle e kuqe dhe se kupton...ku ka me komunist se ti mor bir.

Berni Demokraci e di ti cdo te thote??? ik mesoje dhe pastaj hajde me thuaj mua hahahahha

une po jam demokrate perderisa pranoj cdo lloj rotacioni, ti je anarkist vella . Ti je Berishian dhe nuk pranon as mendimin ndryshe....ky eshte problemi juaj.

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 13-06-2011, 17:46:48
ke te drejt Mishel.se Berisha mendon se solli demokracin ne shqiperi,por si duket humbi kuptimin e shprehjes dhe fjales demokraci.

Nje demokrat,qe nuk respekton mendimin e dikujt,dhe ne cdo fjali perdor emrin komunist,eshte me komunist se sa ate qe e shan.

Kurse keto qe kan thene do marrin lek,do marrin ate te gjatin,se sa per lek as eren skan per tua marre.

Se ai pushtet qe e ben,nuk tundet e shkundet duke thene se do e bejm.


  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 13-06-2011, 21:00:26
Gjumash ti flet kot ku nuk e di realitetin se si eshte puna, ta them une qe Shperndarja ka 3 vjet qe ka nisur, behet me kiste cdo vit shperndahet nje pjese e lekeve nga shuma e pergjithshme. PSH gjyshi im ka gjithsej 80 milion per te marre dhe per 10 vjet do marri 8 milion per cdo vit, deri tani ka marre 2 keste ka per te marre dhe 8. Keto leke qe shperndahen jane per ato qe kane bere burg ne kohen e komunizmit, ndersa shperndarja per ato qe jane pushkatuar ska filluar akoma.

P.s ku sja keni iden se per cfar behet fjale, mos flisni kot ne ajer pa ditur se cfar thoni  ;)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#8 ne: 14-06-2011, 09:47:00
Gjumash ti flet kot ku nuk e di realitetin se si eshte puna, ta them une qe Shperndarja ka 3 vjet qe ka nisur, behet me kiste cdo vit shperndahet nje pjese e lekeve nga shuma e pergjithshme. PSH gjyshi im ka gjithsej 80 milion per te marre dhe per 10 vjet do marri 8 milion per cdo vit, deri tani ka marre 2 keste ka per te marre dhe 8. Keto leke qe shperndahen jane per ato qe kane bere burg ne kohen e komunizmit, ndersa shperndarja per ato qe jane pushkatuar ska filluar akoma.

P.s ku sja keni iden se per cfar behet fjale, mos flisni kot ne ajer pa ditur se cfar thoni  ;)

po more Berni po ne hame bar se ke vene re....ik o Berni ik shiko genje ndonje tjeter
Prandaj shoqata e te perndjekurve po mendon seriozisht te distancohet nga BErisha sepse ska bere absolutisht asgje.....

dhe here tjeter meso i njeri mos ti thuash tjetrit "Ja fut Kot" ne nje bashkbisedim se je fare gdhe nga ana e komunikimit......

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 14-06-2011, 10:48:35
Po moj Mishel eshte distancuar shoqata e spiunit Kurt Kola qe eshte bashkuar me PS-ne, qe as vete nuk e kuptoj se cfar kerkon ai njeri, kujton se do i dembshperblejn ato qe i vrane dhe i burgosen gjysherit tane.....  Gazetat kane vite e muaj qe kane dhene emrat e atyre qe demshperblehen, po juve te majteve nuk ju intereson ajo gje, prandaj thoni se nuk e dime ose genjeshtra sic thua ti me Gjumashin qe skane marre demshperblim. Gjumashi jeton ne Strug dhe nga ta dij se cfar behet me te perndjekurit ne Shqiperi prandaj i them qe ja fut kot. Po dhe ti ja fut kot gjithashtu se ashtu te intereson  ;)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#10 ne: 14-06-2011, 13:13:04
aaaa pika ty...po normal mua ashtu me intereson se i kujton te tere si veten.

ik o djale shiko e bej nai pare pune hahahahahaha

ta dish ti c'me intereson mua ne kete jete ohhhuuuuuu

Nejse persa i takon struges apo shqiperise o Bern , ti s'beson ne qe jetojme ne Tirane normal si mund te besosh ata qe jetojne ne strug....o robi sot ka mjete informimi sa te te pelcasi temthi

hejj o Bern po tani do e besosh qe Bamir Topi ka nje femije te jashtligjshem???? LOL LOL

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 14-06-2011, 14:01:06
Po si te besoj ty une qe i ben genjeshtrat shume te bukura, kur nuk ke informacione per te perndjekurit mos fol budallalliqe, po ju kete hafaz keni. Ty ste ka hyre gjembi ne kembe se ato gjysherit tuaj i ka mbajt partia, se kane punuar per partin ne ate kohe  ;) kurse Gjysherit e mij dhe te babit kane luftuar kundra diktatures se enverit, prandaj kane vuajtur ne burgje dhe jane pushkatuar se skane dash nje qelbersire si Enveri.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 14-06-2011, 14:31:54
Po si te besoj ty une qe i ben genjeshtrat shume te bukura, kur nuk ke informacione per te perndjekurit mos fol budallalliqe, po ju kete hafaz keni. Ty ste ka hyre gjembi ne kembe se ato gjysherit tuaj i ka mbajt partia, se kane punuar per partin ne ate kohe  ;) kurse Gjysherit e mij dhe te babit kane luftuar kundra diktatures se enverit, prandaj kane vuajtur ne burgje dhe jane pushkatuar se skane dash nje qelbersire si Enveri.

ik o ik se le nam...ik se  ngele po viktime o i mjere..... ti sot je akoma me i perndjekur more Berni po se kupton...je i perndjekur nga makthi i Enverit dhe pa e kuptuar e ke kthyer Enverin ne MIT.....dhe kete e ke bere ti e jo une.

Ti permend ne cdo 5 fjale Enverin.......ka vdek Enveri o POC.....jeto jeten

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 14-06-2011, 14:44:44
Une jeten po e jetoj per bukuri  ;) Sa per ate shprehjen qe ka vdek enveri e di qe ka vdek, po ka lane mbrapa akoma disa njeres qe e admirojn si puna jote  ;)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 14-06-2011, 14:52:22
o Berni nuk adhuroj Enverin ta kam thene , po ti vetem nje brime njeh....vazhdo se e ke mire...

edhe sa per info o PALLE nuk kam bo ne plan me vdek une.....po e pate bo ti ..rruge te mbare pac...idiot me zile

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 14-06-2011, 19:24:18
O Berni, po pse mor duhet te jetoje ne Shqiperi, qe te interesohem per Shqiperin?  hmmmmm:

Mos theme, por gati cdo muaj kaloje ose me bie rruga per ne Shqiperi, per pune ose per vizit.

O Enveri ka vdek me kohe, por si duket paska len pasoja rruges.

Mos ke lindur gje ne vitin qe vdiq enveri, se ateher ne gjume kur i vinin femijet u kendonin kenget e Enverit, dhe mos ndoshta te eshte ngul si gozhd.

Ore mire nese shperblehen, por nje gje me ben cudi, pse beni ndarje dhe ketu.Pasi djali i ndonjerit paska kaluar ne ndonje parti tjeter e nuk eshte ne PD, ose LSI.

Ah po se harrova, Do te beje foto te kompleksit qe ka bere ai miku u Sales ne Struge.
Iliri, partneri i pandar.

Kalofsh mire.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 15-06-2011, 09:01:16
O Gjumash flet gjera pa lidhje me njera tjetren, te thashe nuk e di se demshperblehen se nuk jeton ne shqiperi dhe nuk ke njeri te afert qe ndoshta ka qene i persekutuar ketu e kisha muhabetin, ti po degjove e lexove cdo dite TCH e Shekulli keto gjera do shkruash, se atyre nuk i interesojn keto gjera.

Une shqip fola ne kete teme, se i di mire keto gjera, se i kam gjysherit si nga ana Babit dhe Mamit te Persekutuar. Gjyshi im i jati mamit qe ka bere 15 vjet burg ne kohen e Enverit dhe eshte gjalle ka marre deri tani 2 keste. Kurse gjyshi Babit qe e kane pushkatuar ne ate kohe nuk i ka marre akoma, per kete gje flet dhe tema qe kam hapur.

Ja po te jap une disa linke gazetash te pavarura qe thone te verteten se si eshte.

http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=5063:ish-te-perndjekuritdemshperblim-per-6541-emra-deri-ne-mars-2011&catid=56:sociale-&Itemid=95

http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=5534:ish-te-perndjekurit-lista-e-dyte-me-emrat-qe-demshperblehen&catid=37:aktualitet&Itemid=87

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046999934/titulli/Miratohet-demshperblimi-per-446-ish-te-denuar-politike

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=570

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=58460

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#17 ne: 15-06-2011, 09:28:36
Berni me sinqeritet me vjen shume keq per te paret e tu....por vetem per ata jo per ty!!!!!!!!! sepse me keto mendesi qe ke ti nuk i hap rruge demokracise por nje regjimi edhe me te eger...Enveri vdiq dhe nuk ka arsye me te diskutohet regjimi i tij. Te gjithe u ngritem ne kembe ne vitet 90 djale...nuk u ngriten vetem te persekutuarit...bil e bile ata ishin ende ne burgjet e qoftlargut. Ndjej keqardhje dhe njekohesit me behet qejfi qe ata ti marrin nje me nje leket e viteve qe vuajten. Por nese ti Berni i ke marre ka plot por plot qe skane marre ende nje kacidhe.
Kam dy pensionista afer shtepise te cilet i internuan dhe ende dita sot nuk kane marre asnje kacidhe , kuptove??? e kur do i marrin ata??? kur te vdesin??? ti gezoni ju niprat e mbesat e mos u dini vleren dhe peshen atyre parave , por tju duken si para te rena nga qielli??
ti i bie gjoksit sot dhe mburresh se ke marre leket...por valle brenda vetes a ke menduar njehere per ate gjyshin tend qe e pushkatuan??? apo per kete tjetrin qe zoti i dhente ymer se sa ka vojtur??? Qeveria o gje e trashe po ben detyren qe ka 20 vjet qe duhet ta kishte bere...po ti mor djale kaq di e kaq thua.

Mua kjo me bezdis se ti je me bolshevik se c'duhet te jene te bijte e enverit.....hajt shnosh

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 26-08-2011, 08:54:11
Mbi 11 mijë ish-të përndjekur kanë arritur të marrin dëmshpërblimin e tyre, siç e parashikon ligji, ndërsa janë rreth 23 mijë dosje pranë Ministrisë së Drejtësisë, që presin të marrin këstin e parë siç është parashikuar në ligj.

Lajmi konfirmohet nga kreu i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, i cili përmes një prononcimi mediatik ka bërë të ditur gjithashtu se brenda vitit 2012 të gjithë ish-të përndjekurit mbi moshën 85 vjeç që janë gjallë do të përfitojnë të gjithë shumën e mbetur nga këstet, të cilat ishin parashikuar të shpërndaheshin në një afat kohor prej tetë vitesh. Kjo është konfirmuar përmes një prononcimi për mediat nga kreu i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, , i cili u shpreh se ndryshimet më të fundit në ligj kjo kategori do të përfitojë totalin e shumës së mbetur brenda një kësti. Mirakaj thekson se, një përfaqësi e ish-të përndjekurve ka takuar Kryeministrin Berisha dhe ka marrë garanci për dëmshpërblimin e plotë të kësaj shtrese.

Për të burgosurit mbi moshën 85 vjeç në 2012-ën, nuk do të marrin më këste, por e gjithë shuma që ka mbetur do të merret me një këst, duke i zbritur shumën që ka marrë. Sipas informacioneve që kam, deri nga fundi i muajit mund të dalë numri i saktë i të burgosurve që janë gjallë nga sektori i dëmshpërblimit pranë Ministrisë së Financës. Më 18 korrik patëm një takim me Kryeministrin, ku janë paraqitur një sërë pikash për ata që janë mbi moshën 85-vjeçare. Kryeministri na priti, dëgjoi dhe shqyrtoi me seriozitet kërkesat tona.

Në ligj e ka të përcaktuar, që do të mbyllet për 8 vjet, por të gjitha përpjekjet tona, sigurisht edhe me dëshirën e mirë të qeverisë besoj se ky cikël do të mbyllet në një afat kohor më të shkurtër, sepse siç thashë, është marrë një vendim që do të bëhet ligj, që në 2012-ën, të gjithë ata që janë mbi 85 vjeç të marrin shumën totale. Shpresoj, që përsëri do të ketë ndryshime në ligj, sepse gjatë gjithë kohës së daljes së ligjit ka pasur përmirësime dhe do të ketë në mënyrë që koha e dëmshpërblimit të mbyllet në një kohë sa më të shkurtër", tha Miraka.

Sipas kreut të ish-të përndjekurve për kategorinë tjetër është kërkuar një afat më i shkurtër për dëmshpërblimet. Kur nuk mbeten dhe shumë nga lista e personave, të cilët kanë marrë dëmshpërblim, afati i shpërndarjes së këstit të dytë do të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë. Për Mirakën, problem është qartësimi i procedurave që duhet të ndjekin përfituesit e dëmshpërblimeve, pasi për mungesë të një dokumenti të thjeshtë procesi mund të shtyhet. Kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë shprehet se, pranë institucionit që drejton ka disa zyra ku çdo përfitues i dëmshpërblimit mund të marrë informacionin e nevojshëm.

"Të gjithë personat që i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve kanë të drejtë që të bëjnë kërkesat përkatëse, të cilat do t'i dorëzojnë në organet e verifikimit. Më pas do të jenë këto organe, të cilat do të përcaktojnë në bazë të verifikimit të të gjitha të dhënave, nëse ky person do të përfitojë apo jo. Kriteret janë të përcaktuara qartë në ligj, ku veçanërisht në nenin 20 citohet se, kërkesa që duhet të depozitojnë të përndjekurit për të përfituar, duhet të përmbajë të gjitha të dhënat përkatëse në lidhje me dënimin e kryer. Këto të jenë të dokumentuara me vendimet gjyqësore sipas dënimit, të cilat më pas do të verifikohen nga organet e drejtësisë", shprehet Mirakaj. Ndërsa sqaron se, çdo përfitues duhet të kontrollojë paraprakisht të gjithë dokumentacionin.

Kompensimi financiar

Në bazë të ligjit, Ministria e Drejtësisë i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë, që përfitojnë dëmshpërblim. Dikasteri i Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë, dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik, që përfiton sipas këtij ligji nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë private.

Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave. Ministri i Financave urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit, sipas radhës së përparësisë së caktuar në ligj. Çdo i dënuar, për çdo ditë vuajtje apo heqje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në Hetuesi, nga data 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991, dëmshpërblehet financiarisht sipas ligjit.

RD

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#19 ne: 26-08-2011, 11:23:00
Berni jam kurioze per nje fakt.

juve si familje ju kane internuar???? dmth sikterosur nga Elbasani?

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 29-01-2013, 18:55:11
Te pushkatuarit po shkerdhehen dherave, su dihet as trupi as vorri, me ca do demshperblehen ata?

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#21 ne: 29-01-2013, 21:28:58
Me ca topa dheri me shume

#22 ne: 29-01-2013, 21:51:42

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 30-01-2013, 17:11:30
mishel mos u bej kaq egoiste, vetem titulli eshte gabim...dmth ''familjaret e te pushkatuarve do demshperblehen''

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#24 ne: 30-01-2013, 17:14:28
Jo jo jam shume altruiste

Temat e fundit