Të rikthejmë dënimin me vdekje? - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të rikthejmë dënimin me vdekje?

Të rikthejmë dënimin me vdekje?

· 5 · 815

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-02-2012, 23:49:53
Artur Zheji

Tek shkruaj këto radhë të vrerosura, kam përpara fotografinë e Megit, 25-vjeçare dhe me një bukuri dhe vështrim magjepsës. Megi u vra në rrugë, nga një plumb kriminal kallashnikovi, që ndërpreu në mënyrë absurde dhe të padenjë një jetë të shenjtë njerëzore. Një dhimbje e thekshme për një familje që ka thurur mijëra ëndrra për atë vajzë. Mijëra ëndrra të një vajze 25- vjeçare, që bëhen pluhur nga një vrasje e ndyrë dhe e pakuptimtë.

Një dhimbje e pashërueshme në jetë të jetëve për një familje të nxirosur padrejtësisht. Një dhimbje që do të vërtitet si mallkim mbi jetët e asaj shtëpie që e rriti dhe po e nxirrte në jetë. Një dhimbje që mallkon edhe jetët tona, të cilat nuk mund të jenë më po ato që ishin, tani që Megi Jokiç është detyruar të banojë nën tokë.

Unë nuk e kam njohur kurrë Megin dhe ndoshta nuk do ta njihja kurrë, por tek prezantohem me të, në faqet e një gazete që përshkruan vrasjen e saj makabre dhe çnjerëzore, një tërbim i pafrenueshëm eksiton gjithë qenien time. Ndjehem i çnderuar deri në palcë, që kjo zonjushë me sy të bukur, u këput pa kuptuar dot se pse, në tokën e ftohtë të këtij dimri, nga një plumb qorr i një krimineli.

Po sikur të isha unë? Sigurisht më mirë unë se Megi.

Po sikur të ishin fëmijët e mi? Mos do të themi më mirë Megi se fëmijët e mi?

Po sikur të ishin fëmijët tuaj o lexues? Përsëri do të na e nxinte goja më mirë Megi?

Vetëm nga ky test mjeran kuptojmë se sa poshtë kemi rënë si shoqëri, se në çfarë niveli mizerabël ka rënë ndërgjegja jonë kolektive.

Egoiste, cinike e pafe dhe e pa din e iman!

Si mund të vritesh pa shkak në rrugë, në shtëpi, në lokal, në makinë e ngado?

Dhe duhet të themi se armët e vitit ’97 u mblodhën? Nga dalin kaq kollaj dhe kaq vrastarë këta kallashnikovë të kudogjindshëm, që publikisht thuhet se janë mbledhur?

Jo Zotërinj të politikës dhe të ofiqeve të larta, armët janë sheshit, janë ngado dhe me çmim të lirë. Atëherë, ose t’i mbledhim ose t’i liberalizojmë, që të vetëmbrohemi edhe ne. armatosja nuk është një privilegj vetëm për vrasësit e këtij vendi. Sepse ai që grabit dhe vret e ka ose e gjen fare lirë një armë dhe po shqeu derën e shtëpisë sime, pa më thoni, me se dhe me çfarë do ta mbroj dot unë familjen time?

Me duar, apo me thikën e kuzhinës?

Me telefon?

Duke telefonuar policinë?

E para, nuk kam një adresë të saktë të shtëpisë sime dhe jo për fajin tim.

E dyta, nuk e di se për sa orë ja mbërrin, nëse mbërrin, në derën time policia shpëtimtare.

E treta, sa të vijë policia, nëse vjen dhe e gjen dot derën time, grabitësi dhe vrasësi është larguar pa lënë gjurmë dhe si kumtohet rëndom në deklaratat e policisë, është larguar në drejtim të panjohur, duke kryer më parë çka kish për qëllim.

Bilanci i vrasjeve apo qërimit të hesapeve në këtë Vend të vogël, është i frikshëm dhe më e frikshme është mosdijenia që kemi, nëse dikush ka ndërmend të ndërmarrë një hap, disa hapa dhe hapat e duhura,  për ta ndaluar këtë hemorragji kombëtare gjakderdhjeje.

Të mbledhë armët ose të armatosë popullin!

Që populli, Ne Populli, të mbrohemi vetë ndaj banditizmit masiv që na ka zënë pritë në çdo cep të jetës sonë.

Vrasja e Megit nuk është një rastësi, nuk është një dukuri atipike, porse një emër më shumë e një liste të gjatë, të neve popullit të vrarë si të ishim qen rrugësh!

Sigurisht e parafytyroj që dikush apo disa rrudhin buzët duke e klasifikuar këtë shqetësim si të ekzagjeruar, por le t’i hedhin një sy fotografisë së Megit, apo qindra të tjerëve që janë këputur dhe do të këputen nga plumbat e një ushtrie të mirëfilltë kriminale që bredh rrugëve të qyteteve tona të pambrojtura. Sepse nëse nuk ka kundërmasa energjike dhe të ‘egra’, për ta ndaluar këtë ekspansion kriminal, të kësaj ushtrie kriminale që kërkon të kapë peng shoqërinë shqiptare, jemi të gjithë pjesë e asaj liste, ne të shumtët që lëvizim pa eskortë.

Sepse kur dëgjon më pas vendimet e Gjykatave për vrasësit dhe grabitësit, të zë dyfish tmerri. Shumë shpejt gjinden të lirë midis nesh, të uritur për para, revansh dhe gjak.

Mos vallë duhet pra të kthejmë sytë nga rivendosja e dënimit me vdekje, sipas parimit po more jetën time, Shtetit dhe Ligji të merr jetën tënde prej maskarai?

Kam qenë gjithmonë kundër dënimit me vdekje, kulturalisht dhe politikisht, por sytë e trishtuar të Megit dhe të viktimave të panumërta të kriminalitetit të egër shqiptar, duan një drejtësi të Drejtë dhe të Ashpër.

Ndoshta më të Ashprën!

Përndryshe një diktaturë e re, pa zëdhënësa dhe pa tavolina të rrumbullakëta, por me Partinë e mirorganizuar të Krimit, po vendos dhe do të vendosë pushtetin e saj faktik, si një Antishtet, që mjerisht ushqehet, fuqizohet, bëhet e paprekshme dhe mbështetet tërthorazi nga dobësia e thellë e Shtetit Shqiptar. Ky Antishtet vret dhe më pas blen pafajësinë apo dënimet qesharake në Gjykatë, me paratë që i grabit po kësaj shoqërie, duke e kalbur çdo ditë atë, duke thyer revoltën dhe ndjeshmërinë ndaj të Keqes që na ka mbërthyer nga gryka.

Ndoshta frika e vdekjes, si pasojë e akteve të tyre vrastare, do t’i frenojë ato pak çaste përpara se sa të marrin jetën e tjetrit.

Më mirë  ta vuajnë frikën e vdekjes ata që përgatiten të marrin jetë, se sa Megi dhe të tjerë, që ecin rrugëve të qytetit, pa e ditur që janë ca qengja që shkojnë drejt thertores.

 

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-02-2012, 01:43:50
Duhet rikthyer menjehere, dhe te paret qe duhet te denohen me vdekje, sidomos me karrige elektrike, jane: Berisha, Basha dhe Mediu, Keta te tre kane veshur nenat me te zeza qe su buzeqesh me buza, dhe nuk u gjen shpirti qetesi.
Keta te 3 duhen me domosdo te denohen me vdekje, por ka shume te tjere qe vijne pas ketyre.

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-09-2012, 22:47:29
Denimi me vdekje eshte llogjik dhe i pazevendesueshem, mbase me vone do behet nje kerkese, sepse te themi ate qe eshte karregulla qe nuk duhet te shkelen.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 21-09-2012, 22:49:24
po dhe ne menyre  emergjente

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 29-01-2013, 18:07:23
Te lejohet menjehere...pu pu pu...Dhe te tridhen ne karrige elektrike gjithe burrat me njolle biografike kriminale.

Temat e fundit