Totalitarizmi i shoqerise se hapur - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Totalitarizmi i shoqerise se hapur

    Vizitor · 2 · 485

    Totalitarizmi i shoqerise se hapur

    Vizitor · 2 · 485
    *


    ne: 30-04-2023, 23:53:21
    Erion Veliaj e shet veten per mendjehapur dhe transparent, por marredhenia e tij me mediat eshte me toksikja ne vitet e fundit dhe ka prishur edhe ate standard minimal qe gazetaret kishin vendosur ne raport me politikanet ne te shkuaren.
    Ja pse:
    1 - Erion Veliaj ka krijuar nje ekip te tere mediatik ne Bashkine Tirane, aq sa duket sikur puna e reporterit, montazhierit apo redaktorit eshte deleguar totalisht ne zyrat e shtetit.
    2 - Erion Veliaj KURRE nuk pranon te perballet ne nje debat me kundershtarin e tij, nje standard demokratik i vendeve perendimore ku kandidatet shfaqen para publikut dhe rrahin mendimet me njeri tjetrin.
    3 - Erion Veliaj u flet gazetareve gra me terma si “zemra, shpirti” sikur eshte gjeja me normale ne bote, por normale do ishte qe çdo gazetare t’ia thoshte ne sy qe kjo eshte gjuhe mizogjine dhe perçmuese per femren. A u drejtohet dot meshkujve “o zemer, o shpirt”?
    3 - Erion Veliaj eshte sot ndoshta njeriu i dyte qe ka akumuluar me shume pushtet ne Shqiperi, dhe kete pushtet e ka leshuar si çekiç mbi kokat e mediave kundershtare.
    Duhet te harrojme sulmet mbi Ora News dhe gjoben e famshme te Agon Channel?
    4 - Erion Veliaj e ka sot pushtetin per te manipuluar opinionin publik dhe per te bere nje stuhi te madhe ne goten mediatike ne lidhje me çeshtje te stisura apo dytesore, si prsh diploma e gjimnazit e Belind Kelliçit.
    Ne te njejten kohe ka pushtetin per te shuar edhe valet me te vogla kritike, akoma pa u shnderruar ne dallge, nese i kerkojne llogari atij per lejet e ndertimit.
    Veliaj erdhi ne pushtet duke perdorur si trampolina levizjen Mjaft dhe G99, dy fiasko elektorale por dy organizata tejet te mediatizuara.
    Pas ardhjes ne pushtet Veliaj perdori gjithe pushtetin e tij per te pushtuar hapesira te lira shoqerore: mediat, shoqerine civile, boten e spektaklit, sportin madje dhe vete institucionet fetare.
    Ne kete menyre, duke uzurpuar te gjithe ekosistemin shoqeror dhe te gjitha sferat e shoqerise, produkti final i Shoqerise se Hapur paradoksalisht eshte kthyer ne instrumentin me te frikshem totalitar te paskomunizmit.
    Dikush ta çliroje shoqerine shqiptare nga velja me erionveliajn. Nga Lolita

    • Postime: 454
    • Karma: +0/-0

    #1 ne: 13-05-2023, 00:29:04
    Totalitarizmi liberal
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: