Unë e votoj Vetëvendosjen! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Unë e votoj Vetëvendosjen!

Unë e votoj Vetëvendosjen!

· 2 · 383

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-02-2021, 01:04:20
 

1. Nëse e votoni LDK-në, e votoni një parti të kapur nga Isa Mustafa me 5 shokë e shoqe të tij.
Të gjithë të tjerët aty janë të përjashtuar dhe të nënçmuar.

Është parti tagrambledhëse, që para luftës shtëpinë e mbante me paret e popullit, e pas luftës me paret e vjedhura nga buxheti i Kosovës.

Është parti dembele, që nuk punon asgjë, merret me thashetheme, me intriga, shahen, fjalosen me kundërshtarët dhe....LDK nuk ka Rini.
Isa Mustafa është thjesht një intrigant.

2. Nëse e votoni PDK-në, e votoni një parti që qe 21 vjet i mban Institucionet e vendit si prona private. PDK i ka në duar edhe gjykatat edhe administratën, prandaj gjithmonë 'i fiton' zgjedhjet, edhe atëherë kur i humb.

3. Nëse e votoni AAK-në, është njësoj sikur ta hidhni shurupin e trëndafilit në det.

Ramush Haradinaj është mosmirënjohës, e natyra nuk njeh njeri më të lig sesa njeriu i tillë.
Goethe kurrë nuk ka parë njeri të mençur e mosmirënjohës.

E vetmja gjë që i intereson Ramush Haradinajt janë paret.

4. Nëse ia do të mirën vetes, e voton Vetëvendosjen.
Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryeministër
 i pakorruptuar kombëtarisht dhe materialisht.

Rinia e Vetëvendosjes e ka për obligim ta sfidojë korrupcionin 21 vjeçar të PDK-së dhe korrupcionin 30-të vjeçar të LDK-së.

5. Nëse Kosova nuk ndryshon dhe nuk çlirohet nga korrupcioni dhe nga krimi i organizuar,
nëse vazhdon kështu, që katër rajone dhe disa familje mafioze të vendosin se si të bëjnë pazare me tokën, me ujin, me pasurinë dhe me buxhetin e Kosovës, atëherë shtet nuk do të ketë, ashtu siç nuk ka sot.

P.S. Unë do t'ia bëj si Martin Lutheri, anipse dyshoj shumë se në këtë vend të stërkequr nga krimi i vjetër dhe nga hajnia, mund të bëhet mirë, shpejt qysh ma do zemra mua;
anipse mendoj se nevojitet shumë kohë për t'u çliruar vendi nga këta armiq të shtetit,
megjithatë do ta mbjell një pemë të mollës.

Nga: Kimete Berisha

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-02-2021, 20:04:08
“Qytetarët u bënë bashkë dhe u vërtetua se këto zgjedhje ishin referendum për punë, drejtësi dhe çkapjen e shtetit”. Këto ishin fjalët që tha në daljen e parë në publik Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti

Kurti, partia e të cilit është shumë pranë arritjes së shumicës nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se kjo fitore e VV është mundësia për fillimin e ndryshimit që e duhet por me një qeverisje pa hakmarrje dhe revanshizëm.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm. Ne e kemi bërë koalicionin me presidenten Vjosa Osmani dhe ky rezultat na konfirmon, që nuk kemi nevojë e as interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo fitore do të mbahet mend si dita kur populli foli me një zë dhe mori fatin e tij në duar e veta.

Sipas tij, do të mbahet mend për radhët e gjata të njerëzve në vendvotime e për ardhjen e mërgatës.

Duke komentuar këtë fitore të paprecedent që nga periudha e pavarësisë shkrimtari dhe analisti Veton Surroi shkroi: “Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet”.

Shumë gazetarë në komentet e tyre në emisionet zgjedhore të mbrëmjes analizuan rrezikun e një rrëshkitje në autoritarizëm pas kësaj fitoreje të thellë, dhe riskun e një krize të re ne zgjedhjen e presidentit, pasi Vetëvendosja do ta ketë të pamundur të bëjë 81 vota për presidentin. Por pavarësisht kësaj kurti duket se nuk kërcënohet nga zgjedhjet të cilat vetëm e risin dhe e forcojnë. Në votimet e viti 2014 VV kishte vetëm 13 % në ato të 2017, 27 % ndërsa tani shkoi rreth 50 %.

@Lapsi.al

Temat e fundit