1. Nëse e votoni LDK-në, e votoni një parti të kapur nga Isa Mustafa me 5 shokë e shoqe të tij.
Të gjithë të tjerët aty janë të përjashtuar dhe të nënçmuar.
Është parti tagrambledhëse, që para luftës shtëpinë e mbante me paret e popullit, e pas luftës me paret e vjedhura nga buxheti i Kosovës.
Është parti dembele, që nuk punon asgjë, merret me thashetheme, me intriga, shahen, fjalosen me kundërshtarët dhe....LDK nuk ka Rini.
Isa Mustafa është thjesht një intrigant.
2. Nëse e votoni PDK-në, e votoni një parti që qe 21 vjet i mban Institucionet e vendit si prona private. PDK i ka në duar edhe gjykatat edhe administratën, prandaj gjithmonë 'i fiton' zgjedhjet, edhe atëherë kur i humb.
3. Nëse e votoni AAK-në, është njësoj sikur ta hidhni shurupin e trëndafilit në det.
Ramush Haradinaj është mosmirënjohës, e natyra nuk njeh njeri më të lig sesa njeriu i tillë.
Goethe kurrë nuk ka parë njeri të mençur e mosmirënjohës.
E vetmja gjë që i intereson Ramush Haradinajt janë paret.
4. Nëse ia do të mirën vetes, e voton Vetëvendosjen.
Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryeministër
i pakorruptuar kombëtarisht dhe materialisht.
Rinia e Vetëvendosjes e ka për obligim ta sfidojë korrupcionin 21 vjeçar të PDK-së dhe korrupcionin 30-të vjeçar të LDK-së.
5. Nëse Kosova nuk ndryshon dhe nuk çlirohet nga korrupcioni dhe nga krimi i organizuar,
nëse vazhdon kështu, që katër rajone dhe disa familje mafioze të vendosin se si të bëjnë pazare me tokën, me ujin, me pasurinë dhe me buxhetin e Kosovës, atëherë shtet nuk do të ketë, ashtu siç nuk ka sot.
P.S. Unë do t'ia bëj si Martin Lutheri, anipse dyshoj shumë se në këtë vend të stërkequr nga krimi i vjetër dhe nga hajnia, mund të bëhet mirë, shpejt qysh ma do zemra mua;
anipse mendoj se nevojitet shumë kohë për t'u çliruar vendi nga këta armiq të shtetit,
megjithatë do ta mbjell një pemë të mollës.
Nga: Kimete Berisha