Vizita e Kryeministrit Hashim Thaci ne Tiranë - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vizita e Kryeministrit Hashim Thaci ne Tiranë

Vizita e Kryeministrit Hashim Thaci ne Tiranë

· 34 · 2916

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-06-2008, 17:27:13
Shqipëria dhe Kosova faktorë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi rajonal e evropian

 
 
Kryeministri Berisha priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për herë të parë, në një vizitë zyrtare në Shqipëri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pas mirëseardhjes në këtë vizitë historike të Thaçit, Berisha shprehu angazhimin dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për një bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm me shtetin e Kosovës në të gjitha fushat, me interes të përbashkët për të dyja vendet. 
Nga ana e tij, kryeministri Thaçi u shpreh i lumtur në këtë vizitë të parë të tij, si Kryeministër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, falënderoi kryeministrin Berisha dhe shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare dhe të gjithë forcave politike shqiptare në procesin e gjatë - historik, të shpalljes së pavarësisë.
Zotëri Thaçi shprehu falënderimet e tij, si dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës, për mbështetjen personale të kryeministrit Berisha, dhënë Kosovës, në periudha të ndryshme dhe nga më të vështirat për të.

Kryeministri Berisha u shpreh se tashmë është koha që Shqipëria dhe Kosova të angazhohen në një proces bashkëpunimi gjithëpërfshirës për të arritur standardet e duhura për integrimin në NATO dhe në BE.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për një seri projektesh të përbashkëta bashkëpunimi në të gjitha fushat, me synimin Shqipëria dhe Kosova faktorë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi rajonal e evropian.

Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi u angazhuan thellësisht për të bashkëpunuar në luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, duke e vlerësuar këtë si një imperativ madhor për jetën e qytetarëve të të dy vendeve, por edhe si një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për imazhin ndërkombëtar të dy vendeve. Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet t'i faktojnë vendeve fqinjë dhe mbarë botës se toleranca ndaj krimit të organizuar do të jetë zero.

Duke vlerësuar energjinë si përparësi madhore, të dy palët ranë dakord për të bashkëpunuar ngushtësisht në sektorin energjetik, në mënyrë që ti jepet përgjigja më e mirë problemeve që ekzistojnë, duke qenë se të dy vendet kanë rezerva kolosale për tu bërë eksportues energjie. Në këtë kuadër, kryeministri Berisha u shpreh se të dy qeveritë do të konsiderojnë mundësinë e ndërtimit të një termocentrali të përbashkët.

Ndër të tjera, të dy kryeministrat shprehën angazhimin e tyre për të shkrirë barrierat e lidhjeve të komunikimit rrugor dhe ajror, në interesin më të mirë të një zhvillimi të shpejtë të të dy vendeve. Në këtë kuadër, kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria do ti ofrojë Kosovës, të gjitha lehtësirat portuale. Ndër të tjera, kryeministri Berisha vlerësoi projektet në infrastrukturën hekurudhore, si një zhvillim shumë i rëndësishëm për transportin në tërësi, si të pasagjerëve, mallrave, etj.

Një fushë tjetër e rëndësishme bashkëpunimi do të jetë fusha e arsimit dhe kulturës, për të cilat u tha se duhet ti prijnë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës Thaçi falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe lehtësirat që qeveria shqiptare ka dhënë ndaj biznesit kosovar, si dhe ftoi biznesmenët shqiptarë të investojnë në Kosovë, duke garantuar çdo mbështetje për ta.

Për sa i përket bashkëpunimit në rrafshin ndërkombëtar, kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria vlerëson shumë progresin që është bërë në procesin e njohjes së Kosovës, duke shprehur bindjen se ky proces i pakthyeshëm do të njohë zhvillime të reja, duke qenë se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Duke evidentuar faktin se tashmë Kosova ka kushtetutën e saj të hartuar sipas të gjitha standardeve moderne, Kryeministri i Kosovës Thaçi u shpreh se Qeveria e Kosovës po punon në mënyrë intensive për vendosjen e raporteve të shtetit të Kosovës me shtete e tjera. Duke përfituar nga rasti, zotëri Thaçi rishprehu falënderimet dhe mirënjohjen për Presidentin Bush dhe SHBA-të për të gjithë mbështetjen që i dhanë zgjidhjes së çështjes së Kosovës, njofton Zyra e informacionit pranë Këshillit të Ministrave.

| s.b & RTK staff |
 
 

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-06-2008, 17:30:05
Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Berisha dhe Thaçi

I nderuar zoti Kryeministër, Hashim Thaçi,

Të nderuar ministra,

Zonja e Zotërinj,

Për shqiptarët dhe për dy vendet tona, kjo është një ditë historike, të cilën shqiptarët e kanë pritur prej një shekulli. Nënshkrimi Memorandumit të Bashkëpunimit midis dy vendeve të lira përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për kombin shqiptar, një zhvillim shumë të rëndësishëm për rajonin.

Unë shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur edhe një herë përzemërsisht Kryeministrin e Republikës së Kosovës,  qeverinë e Kosovës për sukseset  e ndjeshme që ka në shënuar muajt e parë të pavarësisë së vendit të tyre, të konsolidimit të pavarësisë, të miratimit dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës demokratike të Republikës së Kosovës, Kushtetutë e standardeve më të mira ndërkombëtare.

Unë shpreh gjithashtu kënaqësinë se pres këtu si Kryeministër të Republikës së Kosovës, zotin Hashim Thaçi, i cili ka ardhur shumë herë në Shqipëri dhe në të gjitha format, si komandant i qëndresës së shqiptarëve, kryesues i delegacionit shqiptar në Rambuje, si përfaqësues i opozitës së Kosovës pluraliste dhe sot, vjen si Kryeministër i Kosovës së lirë e të pavarur. Unë  shpreh të gjithë mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e tij të madh në procesin e  pavarësisë së Kosovës. E kam theksuar e do ta theksoj gjithnjë se, pas luftërave që shqiptarët bënë në kohën e Skënderbeut, të cilën historianët më të shquar e njohin si një nga shembujt dhe aktet më të pashembullta në historinë  e njerëzimit dhe e vlerësojnë si të tillë, në historinë tonë problematike, pavarësia e Kosovës përbën kapitullin kombëtar më dinjitoz, më të ndritur, përbën aktin që u ktheu shqiptarëve dinjitetin e munguar. Në këtë kontekst, qëndresa shumëformëshe e qytetarëve të Kosovës dhe udhëheqësve të saj është faktor kryesor, sikundër është fakt që këta, burra e gra, ia dolën të fitojnë mendjen dhe zemrën e kombit të madh amerikan dhe kombeve të tjera të lira dhe sot u bë e mundur kjo ditë.

Me zotin Thaçi diskutuam për një seri projektesh të përbashkëta bashkëpunimi në të gjitha fushat, me qëllimin e vetëm e kryesor, Shqipëria dhe Kosova faktorë paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi rajonal dhe europian. Shqipëria dhe Kosova angazhohen në një proces bashkëpunimi të gjithanshëm, i cili synon, para së gjithash, standardet e Kopenhagenit, standardet e BE-së dhe të NATO-s. Këto janë projektet që bashkojnë shqiptarët në të ardhmen e tyre më të mirë të kohërave, të ardhmen evropiane.

Në bisedimet që zhvilluam, ne kemi rënë dakord të bashkëpunojmë intensivisht në të gjitha fushat, ekonomike, financiare. Proceset integruese rajonale dhe europiane kërkojnë e imponojnë një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm në këto fusha. Ne kemi rënë dakord të bashkëpunojmë ngushtësisht në fushën e energjisë, në mënyrë që të mund të zgjidhim dhe t’ju japim përgjigje më të mirë problemeve të kësaj fushe. Të dy vendet përballen me vështirësi, por kanë rezerva kolosale për t’u bërë eksportues të rëndësishëm të energjisë në rajon e më gjerë. Energjia përbën për të dy vendet  përparësi madhore. Sistemet aktuale energjetike janë nga burime dhe kulme të ndryshme, çka e bën shumë të leverdishëm koordinimin dhe komandimin e tyre të përbashkët për shfrytëzimin më optimal të këtyre rezervave. Të dy qeveritë do të konsiderojnë seriozisht mundësimin e ndërtimit të një termocentrali të përbashkët për t’i dhënë përgjigje imediate nevojave të tyre energjetike. Kosova C është përgjigjje madhore jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonale.

Të dy vendet angazhohen për të shkrirë barrierat e  mëdha  të lidhjeve dhe komunikimit rrugor e ajror, në interesin më të mirë të një zhvillimi të shpejtë. Shqipëria i ofron dhe do t’i ofrojë Kosovës të gjitha lehtësirat portuale të nevojshme. Fatmirësisht, jemi vende të vogla dhe Kosova mund të ndjehet një vend me bregdet për shkak të distancës nga Shqipëria dhe vende të tjera, po kështu edhe Maqedonia, sepse me infrastrukturën e re që po ndërtohet aksesi në ujërat e portet e Shqipërisë do të jetë shumë e lehtë.

Ne ramë dakord të bashkëpunojmë në luftën me tolerancë zero kundër krimit të organizuar. Ky është imperativ madhor për jetën e sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve tona, por është edhe një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme e imazhit tonë kombëtar. Ne duhet t’i faktojmë fqinjë, miqve tanë dhe mbarë botës së toleranca jonë ndaj krimit të organizuar është dhe do mbetet zero. Agjencitë e të dy vendeve do të angazhohen në një bashkërendim të të gjithë veprimtarisë.

Dy vendet do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe të kulturës. Shqiptarët nuk janë të obseduar, kanë shumë mangësi e probleme, por nuk kanë asnjë obsedim për identitetin e tyre. Sidoqoftë kultura dhe arsimi duhet t’i prijë bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Në rrafshin ndërkombëtar, Shqipëria vlerëson shumë progresin e madh që është bërë në njohjen e Kosovës. Ajo sheh me shpresë dhe e bindur se ky proces i parikthyeshëm do të njohë zhvillime të reja gjithnjë e më pozitive, sepse çdo ditë e më shumë do të kuptohet e realizohet fakti se Kosova është faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon, është kontributor i rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj dhe zhvillimet në këtë drejtim janë shumë pozitive.

Edhe një herë dua të falënderoj Kryeministrin Hashim Thaçi për këtë vizitë historike dhe ta siguroj se qeveria ime është e vendosur për një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm, në mënyrë që dy vendeve të ecin bashkërisht në projektet e tyre madhore, integrimin euroatlantik.

Kryeministri Hashim Thaçi: Faleminderit zoti Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për ftesën dhe mikpritjen.

Kjo është vizita ime e parë në Republikën e Shqipërisë si Kryeministër i Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ne, udhëheqësit legjitimë të popullit të Kosovës, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë, shpallëm Kosovën Republikë të pavarur dhe demokratike, duke garantuar të drejtat më afirmative për të gjithë qytetarët e Kosovës, para së gjithash për minoritarët, kur më 17 shkurt, shpallëm Kosovën shtet të pavarur, sovran e demokratik. Edhe gjatë këtij procesi, ju falënderoj dhe shpreh respektin që mbajtëm kontakte të vazhdueshme dhe të ngushta bashkëpunimi dhe me mbështetjen tuaj personale, të qeverisë suaj dhe politikës së Shqipërisë, kudo, edhe në Tiranë, kudo ku ishte prezent Shqipëria, ishte prezent edhe Kosova e çështja e saj. Dua të theksoj se liria e pavarësia e Kosovës ndërlidhet drejtpërdrejt me kontributin e Shqipërisë. Ndaj shteti dhe populli i Kosovës i është mirënjohës dhe falënderon shtetin shqiptar, juve personalisht, të gjithë politikën shqiptare dhe popullin e Shqipërisë.

Sot, Kosova ka fituar një njohje të fuqishme ndërkombëtare, të jashtëzakonshme, të 43 shteteve të Kombeve të Bashkuara, të 2/3 të vendeve anëtarëve të BE-së, të 7 vendeve të G8-s, të 2/3 vendeve anëtare të NATO-s, një njohje që po vazhdon, sepse kemi mbështetjen  e fuqishme të të gjithë miqve, partnerëve ndërkombëtar dhe të diplomacisë këtu, në Tiranë, në mbështetje të procesit të lobimit tonë.

Sot, jam sot këtu, në Tiranë, me ftesën tuaj zoti Kryeministër, por në të njëjtën kohë Presidenti i Kosovës është në Këshillin e Sigurimit për të prezantuar progresin e arritur në Kosovë.

Kushtetua e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi para 5 ditës, një Kushtetutë shumë moderne që garanton Kosovën si shtet unik e të pandashëm. Shteti i Kosovës po bën progres në të gjitha fushat, edhe në implementimin e kritereve demokratike në politikë, në ekonomi, legjislacion dhe në të gjitha sferat e tjera të domosdoshme për ngadhënjimin e demokracisë qytetare, për qeverisje të mirë dhe hapjen e perspektivës për integrimin në strukturat euroatlantike.

Zoti Kryeministër, ne jemi duke vazhduar bashkëpunimin me të gjitha vendet në rajon, jemi duke ndërtuar raporte të shkëlqyera me të gjithë fqinjët. Raportet Prishtinë-Tiranë janë raporte ndërshtetërore, por edhe vëllazërore, raporte të cilave tanimë askush nuk u frikësohet, sepse vizioni jonë si dy shtete të pavarura është i njëjtë: integrimi në NATO dhe BE. Tirana dhe Prishtina do të rrisin bashkëpunimin dhe shpreh zotimin tim se qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojmë më tej të bashkëpunojë në të gjitha fushat. Mundësitë, përgjegjësitë dhe qeverisjet e mira janë. Mbështetja ndërkombëtare po ashtu. Ne do të vazhdojmë me zotimin tone për bashkëpunim në të gjithë sektorët, si në energjetikë ku për herë të parë po investojmë, edhe në arsim, shëndetësi, turizëm. Në të njëjtën kohë, shpreh respektin për të gjithë biznesin shqiptar që ka filluar të investojë në Kosovë. Unë i ftoj dhe janë të mirëpritur, do  të kenë mbështetjen time dhe të qeverisë së Kosovës. 

Ju falënderoj zoti Kryeministër, edhe për mbështetjen e plotë që ju dhe qeveria juaj i ka dhënë biznesit kosovar për të investuar kudo në Shqipëri. Vendet tona janë vende të mundësive të mëdha, të cilat ne po i shfrytëzojmë maksimalisht, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë dhe besoj në këtë përkushtim të përbashkët.

Ne do të kemi bashkëpunim edhe në sferën e sigurisë. Ne po punojmë për instalimin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit kudo. Nuk mund të ndërtojmë demokracinë në një nga vendet tona, nëse në një prej vendeve tona ka korrupsion dhe krim. Edhe në Prishtinë, siç e konfirmoi edhe Kryeministri, kudo do të kemi përkushtime të përbashkëta, zero tolerancë ndaj krimit, korrupsionit dhe dukurive negative, respekt afirmativ për vlerat demokratike, të cilat i të dy vendet dhe qytetarët tanë meritojnë.

I nderuar zoti Kryeministër,

ndjehem tepër krenar që të dyja qeveritë tona kanë orientim shumë të qartë properëndimor, një orientim ky i domosdoshëm dhe që është vlera e qytetarëve tonë, vizioni i politikës së dy qeverive dhe politikës në përgjithësi të Tiranës dhe Prishtinës.

Por, i nderuar zoti Kryeministër, Sali Berisha, ndjehem tepër krenar që sot nga ky vend, një vit më parë Presidenti Bush dërgoi mesazhin e qartë, të vendosur dhe shumë te prerë për lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Prandaj, shpreh dhe një herë falënderimin dhe respektin më lartë për Presidentin Bush, për rolin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja dhanë për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Me Kryeministrin Berisha jemi takuar shpesh herë, edhe zyrtarisht, edhe privatisht, në situata të jashtëzakonshme, në situata të sfidave dhe mbijetesës të popullit të Kosovës, të solidaritetit të jashtëzakonshëm me popullin e Kosovës dhe mbështetjes së fuqishme të institucioneve të Shqipërisë, edhe në takimet e periudhës së luftës. Dua të shpreh falënderimin dhe respektin për qëndrimin shumë të qartë për mbështetjen e plotë, gjithmonë atë që ka ndjerë populli i Kosovës, e kam parë se e ka ndjerë edhe Kryeministri Sali Brisha. Derisa populli i Kosovës ka vuajtur, e di se edhe në shpirtin e Sali Berishës ka qenë një vuajte e madhe, por edhe këmbëngulje e madhe për lirinë e Kosovës. Prandaj, zoti Sali Berisha ju shpreh respektin në emër të shtetit të Kosovës dhe popullit të saj për kontributin tuaj.

Nga ana tjetër, Kosova po ndërton raporte të mira dhe unë pres shpejt, zoti Kryeministër, që edhe Maqedonia dhe Mali i Zi të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që definitivisht të kemi  paqe, stabilitet e bashkëpunim rajonal. Por, në të njëjtën kohë, pres që në të ardhmen e afërt demokratike edhe Serbia të bëhet pjesë e njohjes së Republikës së Kosovës. Vetëm me përmbylljen  e këtij kapitulli, definivisht do të kemi paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe do të hapet rruga jonë e sigurt për t’u integruar si shtete të veçanta, si rajon në struktura të BE-së dhe në NATO, aty ku edhe kemi vendin. Dua të theksoj se politika e dy vendeve tona do të jetë model, në këtë proces të integrimit.

Faleminderit për mikpritjen.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 19-06-2008, 17:33:58
Intervista me Gazetaret

Pyetje: Zotërinj Kryeministra, cili do të jetë projekti i parë që do të realizojnë qeveritë tuaja në proceset e integrimit euroatlantik dhe cili do të jetë projekti i parë konkret në bashkëpunimin midis dy qeverive?

Kryeministri Berisha: Projekti i parë madhor është aorta e kombit, nga Morina në Durrës, në të cilën po punohet e kam shumë kënaqësi për lajmin shumë të gëzuar që mora nga Kryeministri Thaçi se janë në finalizim të procedurave për të nisur së shpejti punën në trajektoren Vërnicë-Merdar. Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nga ana tjetër, të dy ju kemi kërkuar ministrave tanë të shqyrtojnë të gjithë spektrin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me qëllimin më madhor, Shqipëria dhe Kosova faktor paqeje, stabiliteti dhe integrimi rajonal e evropian.

Kryeministri Thaçi: Do të vazhdoja aty ku e la Kryeministri Berisha. Ne do të vazhdojmë me projektin madhor të autorrugës Vërnicë-Merdare që është vazhdimësi e projektit gjigant Durrës-Kukës-Morinë. Kjo do t’i afrojë të dy kryeqytetet tona dhe qytetarët tanë, në lëvizjen e lirë të njerëzve, në ekonomi, zhvillimin e biznesit, modernizimin, turizmin, madje dhe për emancipim. Shqipëria është vend i jashtëzakonshëm, me potenciale të mëdha në turizmin bregdetar, por edhe Kosova është një vend i mrekullueshëm dhe me potenciale të jashtëzakonshme e mundësi për turizmin malor. Prandaj, ne po punojmë që të ndodhë sa më shpejt investimi në pjesën shumë të bukur të Rezovicës dhe kjo pjesë, një vend i jashtëzakonshëm i interesimit të njerëzve, i bukur dhe i mundësive, që shtrihet në trekëndëshin Kosovë-Maqedoni-Shqipëri do të jetë një vend i jashtëzakonshëm në kuptimin e interesimit të qytetarëve për turizmin malor. Ne po i afrojmë kryeqytetet dhe qytetarët e vendeve tona dhe po krijojmë mundësi më të mëdha për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Bashkëpunimi nuk fillon sot, ai ka ekzistuar edhe më herët, por këtej e tutje do të jetë bashkëpunim ndërshtetëror. Si dy shtete të pavarura, ai do të jetë më i avancuar, më konkret dhe më i implemetueshëm në të gjitha sferat.

Pyetje: Në Kosovë, në enklavat serbe po krijohen Kuvendet paralele të serbëve duke mos njohur autoritetin e qeverisë së Kosovës, UNMIK-ut apo EULEX-it. I keni lënë këto për të injoruar serbët në Kosovë, keni frikë prej tyre, apo thjesht Kosova po shkon drejt ndarjes faktike të saj?

Kryeministri Thaçi: E para, Kosova është shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashëm. Integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe është i njohur ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër, duhet bërë ndarja e qartë mes serbëve shtetas të Republikës së Kosovës, që janë të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës, në qeverinë e drejtuar nga unë, por edhe në autoritetet vendore. Në Kosovë nuk do të ketë enklava, do të ketë lëvizje të lirë dhe të tillë ka në tërë territorin e Kosovës. Në Mitrovicë po punohet bashkërisht me ndërkombëtarët që të shtrihet autoriteti i institucioneve të shtetit të Kosovës në tërë territor, natyrisht, edhe me mbështetjen ndërkombëtare. Asnjë pretendim që mund të qaset për ndonjë destabilizim, apo për ndonjë ndarje etnike apo territoriale të Kosovës nuk do të ketë sukses. Shteti i Kosovës është në procesin e formësimit integrues dhe ndëretnik. Ka vite të tëra që nuk ka ndodhur asnjë incident ndëretnik në vend. Prandaj, do të ketë vetëm tolerancë, mirëkuptim dhe respekt edhe për serbët, qytetarë të Kosovës. Ndërsa Serbia, si shtet fqinj i Kosovës, është diçka tjetër dhe ne po përpiqemi të ndërtojmë raporte ndërshtetërore. Prishtina ka qenë e gatshme të bashkëpunojë në çështjet teknike që janë të domosdoshme për paqen stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, por edhe ndërshtetëror, Beograd-Prishtinë.

Pyetje; Zoti Thaçi, do ta inauguroni sot ambasadën e Kosovës në Tiranë? ´

Kryeministri Thaçi: Dje, Presidenti Sejdiu, në konsultim edhe me mua, ka marrë vendim për hapjen e 9 ambasadave të para të Republikës së Kosovës  dhe në ditët e ardhshme do të hapet ambasada dhe në Tiranë. Falënderoj qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin Berisha që na kanë krijuar mundësi tepër lehtësuese, në konkretizimin e hapjes së ambasadës edhe në Tiranë.

Pyetje: Zoti Kryeministër i Shqipërisë, a mund të na thoni mendimin tuaj për himnin e Kosovës, i ekzekutuar në ceremoninë e sotme të pritjes.

Kryeministri Berisha: Për sa i përket himnit të Kosovës, ai mu duk si vëlla siamez i himnit kombëtar, melodioz dhe i mrekullueshëm. E dëgjova me aq dashuri dhe respekt, sa nuk e përshkruaj dot.

Pyetje: Ju prezantuat këtu kolonat kryesore të bashkëpunimit në sektorët strategjikë. Shqipëria është tani në fazën e diskutimit të propozimit për projektin e ndërtimit të një TEC-i në Kosovë. Kjo është e specifikuar tashmë, por a ka ndonjë afat?

Kryeministri Berisha: Ne po e konsiderojmë shumë seriozisht projektin për termocentralin. Në Kosovë do të ndërtohet një termocentral gjigant, “Kosova C” dhe, për shkak të përmasave dhe kompleksitetit të procedurave, normale për një vepër kaq të madhe, ne, krahas qenies aksionarë tek “Kosova C” mbi baza tregtare me kompanitë që do të fitojnë, po shqyrtojmë mundësinë e një burimi të ri energjetik të përbashkët, më modest, në përputhje me mundësitë tona buxhetore deri në 500 megavat, i cili u jep përgjigje disa nevojave aktuale të ngutshme energjetike të të dy vendeve.

Pyetje: A do të ketë nga pala kosovare një investim të tillë, si ai i ndërtimit të TEC-it në Kosovë,investim i  cili do të funksionojë në këta sektorë strategjikë të të dy vendeve?
Kryeministri Thaçi: Ne do të investojmë si qeveri në shumë drejtime, por, para së gjithash, kemi diskutuar për projekte konkrete në porte, në turizëm, energji dhe sektorë të tjerë. Grupet ndërministrore dhe ndërshtetërore do t`i diskutojnë edhe në aspektin profesional këto projekte të përbashkëta.

Pyetje: Ju jeni dy kryeministrat, apo njerëzit më të votuar në hapësirat shqiptare. Ditët e fundit, zgjedhjet në Maqedoni patën probleme në zonat shqiptare. Shqiptarët, edhe më tutje, ballafaqohen me probleme fondamentale për demokraci. Kemi probleme edhe më tej me shqiptarët e Luginës së Preshevës, apo shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi. A është e mundur që të ketë një organizim apo një iniciativë, qoftë dhe informale që këto çështje të debatohen mes shqiptarëve? Si mund të zgjidhen këto probleme, të cilat nuk do t`i rendisnin shqiptarët vazhdimisht si problematikë për sa u përket çështjeve të demokracisë?.

Kryeministri Berisha: Shqiptarët dhe demokracia, çështje themelore, sepse demokracia, në thelbin më të vërtetë të saj, është shfrytëzim i lirisë, është ndërtesë që ngrihet mbi vlerat e lirisë. Duke e parë historinë jashtë romantizmave dhe me realizëm, ne jemi të fundit që u bëmë të lirë. Kjo është historia jonë. Në këtë kontekst, mendoj se një komb me histori të shkurtër, - jo se e deshëm ne, por kështu është historia - ka një rrugë për të bërë, për të pasur koncepte më të drejta për të. Për shqiptarët, liria ka qenë aspiratë, tani është realitet. Por, pavarësisht nga problematika, dy gjëra nuk duhet të harrojmë: duhet të krahasohemi me kombet që kanë liri shekullore dhe është fat i madh, sepse në kuptimin e demokracisë, shqiptarët përftojnë shumë nga kjo. Nga ana tjetër, ne jemi vende të varfra. Shqipëria vjen nga një varfëri ekstreme, por edhe Kosova jo e mëkëmbur, ndërkohë që këto ndodhin në një botë të pasur, në një Evropë të pasur. Por, në tërësi, zhvillimet shqiptare janë zhvillimet më pozitive.  Kishte një problem me zgjedhjet në Maqedoni, por ai u zgjidh në raundin e dytë të tyre. Raundi i dytë ishte i përsosur, nuk pati asnjë problem. Megjithatë, kur je në rrugën e demokracisë, problemet krijohen, por ato korrigjohen, zgjidhen. Pra, mund të them se ne jemi popuj të lirë dhe kjo përbën gjënë më të madhe për ne. 
     
Kryeministri  Thaçi: Me Kryeministrin Berisha jemi takuar edhe kur të dy kemi qenë në opozitë. Por të dy kemi besuar tek këto vlera që ne përfaqësojmë sot, si qeveri të dy vendeve të pavarura. Të dy kemi besuar në paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj, aty ku ka progres dhe zhvillim të vlerave demokratike, është sinjal i mirë për të gjithë. Ndaj, edhe zhvillimet me Maqedoninë, janë zhvillime të cilat, nga këndvështrimi ynë, kanë të bëjnë me ndërtimin e raporteve ndërshtetërore, jo vetëm me partitë politike shqiptare, por i bashkëpunimit ndërshtetëror. Ky është një bashkëpunim i ngushtë. Në të njëjtën kohë, ne duam dhe i inkurajojmë të gjithë për më tepër rend demokratik, për më tepër pjesëmarrje, për më tepër afirmim të vlerave demokratike dhe qytetare. Pushteti ka pozitë e opozitë, ashtu siç ndodh edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, prandaj beteja për pushtet nuk zhvillohet për jetë a vdekje.

Ndërkohë, është për t’u përshëndetur pjesëmarrja në jetën e avancuar demokratike të qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Gjithashtu, edhe nga kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me qeverinë e Malit të Zi, me Kryeministrin Gjykanovic, është për t’u përshëndetur krijimi i mundësive për pjesëmarrje dhe aktivizim të komunitetit shqiptar në Malin e Zi, në bazë të mundësive të tyre. Pra, në rajon po krijohen realitete të reja, të bashkëpunimit dhe integrimeve, jo në baza etnike, por mbi baza të demokracive qytetare.

Pyetje: Zoti Thaçi, si ju duk flamuri i Kosovës përbri atij shqiptar?

Kryeministri Thaçi: Ndihem tepër krenar që sot, së bashku me kryeministrin Berisha, na u krijua apo krijuam mundësinë që të dy vendet tona të jenë të pavarura. Ëndrrat tona u realizuan, në kuptimin e ndërtimit të shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës. Duhet të bëjmë dallimin mes identitetit shtetëror dhe atij kombëtar. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pavarura, por si shqiptar jemi një komb, kemi një gjuhë, një kulturë. Kosova  po formësohet si shtet, në kuptimin e plotë, edhe me simbolet e saj, të cilat i ka përshëndetur e mirëpritur populli i Kosovës. Në Kosovë po ndërtojmë shtet te pavarur, por edhe shoqëri shumë etnike. Në të njëjtën kohë, në Kosovë do të respektohen të gjitha festat kombëtare, të gjitha komunitetet. Dita e 28 nëntorit, Dita e Flamurit, që do të festohet në Tiranë, do të festohet edhe në Prishtinë si dita e shqiptarëve. Kjo është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Kështu që për të dy vendet tona do të ketë ecje përpara, kultivim të vlerave kombëtare, por edhe forcim të demokracisë në të ardhmen,.

Pyetje: Cili është efekti i mbivendosjes ose paqartësisë mes dy misioneve që operojnë në Kosovë, Eulex dhe UNMIK, çfarë rrezikon Kosova nga kjo përplasje?

Kryeministri Thaçi: Në Kosovë nuk ka përplasje të prezencës civile ndërkombëtare. Ajo është një prezencë që e ndihmon Kosovën, e këshillon dhe që i hap perspektivën për integrim të vendit në strukturat e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. Është një prezencë këshilluese për institucionet e Kosovës. Mendoj se kjo është një prezencë  që i është dashur dhe i duhet ende Kosovës, prezencë e ftuar dhe e mirëpritur prej institucioneve shtetërore të Kosovës. Ndaj, ne ndihemi mirë me prezencën këshilluese civile ndërkombëtare dhe me prezencën aktive të qëndrueshme të NATO-s, në Kosovë.

Pyetje: Në të ardhmen, a mendoni se do të ketë një bashkim të Kosovës e Shqipërisë, apo e përjashtoni në mënyrë kategorike këtë?

Kryeministri Thaçi: Së pari, ky është viti i një rëndësie historike për rajonin. Shqipëria mori ftesën për në NATO dhe unë ju shpreh urimet e mia zoti Kryeministër dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Së dyti, shqiptarët, kudo që ata jetojnë, kurrë në historinë e tyre politike, nuk kanë qenë më të avancuar, më stabël dhe në pozicion më të mirë. Në këtë mënyrë, do të ketë vetëm ecje përpara për të gjithë qytetarët e rajonit. Të dy vendet tona punojnë për mosndryshim të kufijve, por punojnë edhe për hapje, demokratizim dhe për një model e realitet evropian, si rajon i bashkëpunimit dhe integrimit. 

Kryeministri Berisha: Për sa i përket pyetjes lidhur me bashkimin mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, mendoj se kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje përfundimtare pavarësia e Kosovës. Në bindjen time më të thellë, pavarësia e Kosovës ka qenë dhe është projekti më i besuar, më madhor, projekti për të cilin dhe rreth të cilit, qytetarët e Kosovës ndërtuan rezistencën më legjendare të kohërave moderne, sepse, ashtu siç e theksova, pavarësia e Kosovës është një kryevepër e qëndresës. Ky projekt është projekti më i respektuar në Shqipëri. Kur të huajt më pyesin lidhur me këtë çështje, unë i mirëkuptoj ata, sepse e kanë nga ndikimi i fobive të trashëguara për shqiptarët. Por, kur këtë pyetje ma bëjnë shqiptarët, unë çuditem.

Pyetje: Ambasadori amerikan ka  deklaruar në një intervistë për një media të përditshme se votimi I ditës së hënë , në parlament, ku u rrëzuan 5 dekretetet e Presidentit për 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, është i padenjë për një institucion të pavarur. Ndërkohë në një deklaratë të pak minutave më parë, zëdhënësja e Presidentit ka deklaruar se Presidenti ka ngritur një grup pune me ekspertë, të cilët do të konsultohen për procesin e përzgjedhjes së emrave të rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë, do të konsultohet gjithashtu edhe me forcat politike, por jo për emrat, por për procesin, pasi kjo ., sipas Presidentit, është një ekskluzivitet i tij. Cili është komenti juaj për këtë?

Kryeministri Berisha:  Në mënyrë të padiskutueshme, propozimet janë ekskluzivitet i Presidentit të Republikës dhe nuk gjykoj se ndonjë instancë ka të drejtë t’i dërgojë emra Presidentit. Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka parashikuar këtë formë plurale të ndërtimit të institucionit. Ka vende që e kanë, por Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon këtë formë. Por Shqipëria ka një praktikë 18 vjeçare dhe, në rast se Presidenti, duke ruajtur tërësisht ekskluzivitetin, do të konsultonte emrat, mendoj se kjo do ta bënte shumë më transparent procesin. Mendimi im është i qartë. Konsultimi i emrave me ata, të cilët do t’i votojnë dhe shqyrtojnë, me ata, të cilët Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtën e shqyrtimit dhe meritës, nuk do të përbënte, në mënyrë absolute, asnjë cenim të ekskluzivitetit. Edhe njëherë e theksoj se asnjë institucion apo forum nuk ka të drejtë, që t’i diktojë Presidentit emrat që dekreton. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti.

Pyetje: Zoti Kryeministër i Republikës së Kosovës, a mund të jeni më i qartë rreth faktit se çfarë preferon qeveria e Kosovës, një mision Eulex apo vazhdimin e misionit UNMIK?

Kryeministri Thaçi: Edhe unë, edhe qeveria e Kosovës dhe gjithë politika kosovare kanë qenë shumë të qarta për këtë çështje, edhe në Prishtinë, por edhe sot, në Tiranë. I kemi ftuar dhe e kemi mirëpritur prezencën e re civile, mbështetëse dhe këshilluese ndërkombëtare, por edhe prezencën e NATO-s. Ndaj do të kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me ta. Ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, jemi partnerë.   

Marre nga keshilliministrave. al

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 19-06-2008, 17:36:21
Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli me rastin e vizitës së Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi në Kuvendin e Shqipërisë

I nderuar zoti Kryeministër Thaçi
Shkëlqesi Ambasadorë
Të nderuar kolegë Deputetë

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tuaj, t’i uroj nga zemra mirëseardhjen zotit Hashim Thaçi, Kryeministrit të Kosovës, shtetit më të ri të Europës dhe botës, por njëherazi të Kosovës, vendit me histori të lashtë e të vonë të ngjizur me vokacion shpirtëror evropian dhe  me qëndresë të paepur në emër të vlerave të perëndimit.
Vizita e Kryeministrit të Kosovës së pavarur në Tiranë shënon një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy shteteve tona që rrahin me një zemër për të njëjtin vizion, perspektivën europiane, për një të ardhme të përbashkëtnë Bashkimin Europian.
Ajo do të mbetet një ngjarje e shënuar sepse vjen menjëherë pas miratimit nga ligjvënësit në Prishtinë të Kushtetutës së Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike, si shprehje e vullnetit të patjetërsueshëm të popullit të Kosovës për pavarësinë të shumëpërpjekur, të shumëmerituar, të shumëëndërruar, të shumëpritur dhe të shumëuruar nga shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo që ata janë.

Kjo kushtetutë tok me flamurin dhe himnin e saj formësojnë ligjërisht Kosovën si shtetin më ri por për ne shqiptarët ato përbëjnë simbolet e mrekullueshme që mishërojnë veprën e mitit të pavarësisë dhe shqiptarit të madh, Ibrahim Rugova, të kreshnikut të pamposhtur Adem Jashari dhe shumë e shumë luftëtarëve ndaj të cilëve të gjithë shqiptarët në Kosovë,  në Shqipëri, e kudo përkulen me nderim të thellë dhe mirënjohje të përjetshme.

Unë jam shumë e kënaqur zoti Thaçi që në emër të deputetëve këtu kam mundësinë t’Ju përcjell urimet tona më të mira për suksesin e qeverisjes, nën drejtimin tuaj, për progresin dhe begatinë e popullit të Kosovës, dhe  njëkohësisht t’Ju shpreh mbështetjen e plotë të parlamentit shqiptar për përmbushjen e misionit tuaj.

Duke shprehur bindjen se bashkëpunimi dhe kontaktet midis nesh do të njohin zhvillime të reja të vrullshme, se do të jemi gjithnjë bashkë në perspektivën tonë evropiane, më lejoni, të nderuar deputetë, t’i jap fjalën Kryeministrit të Kosovës zotit Hashim Thaçi.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 19-06-2008, 17:37:35
Fjala e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi në Kuvendin e Shqipërisë



E nderuara Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë;
I nderuari President i Republikës së Shqipërisë;
I nderuar Kryeministër;
Të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë;
Ambasadorë dhe mysafirë të nderuar;

Jam i nderuar që sot, si kryeministër i shtetit më ri në botë, i Republikës së Kosovës, kam mundësinë t’i drejtohem institucionit më të lartë përfaqësues të Republikës së Shqipërisë.
Dëshiroj, që nga kjo foltore e demokracisë shqiptare, t’ju sjell përshëndetjet dhe falënderimet më të përzemërta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës; falënderimet më të përzemërta të qytetarëve të Kosovës, për ndihmën e pakursyer që Shqipëria dhe populli i saj dhanë gjatë procesit historik nëpër të cilin kaloi Kosova.

Kosova kaloi një shekull të historisë së errët, me shumë dhimbje dhe sakrifica. Tërë historia e Kosovës lidhet me përpjekjet për liri dhe qytetrim perërindimor. E gjithë politika jonë merr formësim nga ky qytetrim. Dhe në fund u finalizua me vlerën më të shenjtë: Lirinë.

Përpjekjet sa e sa gjeneratave të qytetarëve të Kosovës bashkohen në një pikë të vetme: rikthimin e burimit të autoritetit politik te vullneti i popullit të Kosovës. Gjatë tërë shekullit të kaluar ky vullnet ishte shkelur, përbuzur dhe shtypur.
Të trija Jugosllavitë, që erdhën njëra pas tjetrës dhunshëm në Kosovë, i bashkonte i njëjti fakt: e donin nën kontroll Kosovën, por e urrenin dhe e luftonin popullin autokton të saj.

Edhe kur u shemb komunizmi, Kosova përjetoi tragjedinë tjetër të  radhës. Në vend të fillimit të tranzicionit demokratik, ajo iu nënshtrua një pushtimi klasik serb. Shqiptarët sërish u persekutuan dhe u përndoqën masivisht nga të gjitha institucionet shtetrore dhe publike. Një popull i tërë u përjshtua. Ky përjashtim, paraljamronte dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga atdheu i vet.

Kosova nuk u dorëzua, të gjithë, një popull i tërë, dolëm përballë, për të ndaluar të keqën. Këmbëngulsia jonë forcohej edhe më shumë nga besimi se bota demokratike do të na mirëkuptonte në përpjekjet tona të drejta.

Bota e civilizuar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian na mbështeti. Politika e çlirimit dhe lirisë së Kosovës  ishte në përputhje të plotë me rrjedhat historike të demokratizimit të botës.

Zonja dhe zotrinj,
Të nderuar miq,

Për një shekull përpjekjesh, Kosova kishte mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Mijëra e mijëra qytetarë të Kosovës, kur dëboheshin nga shtëpitë e tyre, gjetën strehim dhe ngrohtësi vëllazërore gjithandej qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Asgjë nuk është më e rëndësishme për një popull në çastet e mbijetësës kolektive se sa dora dhe shpirti i solidaritetit.

Nga Shqipëria erdhi solidariteti vëllazëror.Instituc ionet dhe qytetarët e Kosovës do të jenë përgjithmonë mirënjohës për këtë solidaritet. Tradita e mikpritjes shqiptare edhe njëherë u dëshmua me tërë fuqinë e saj civilizuese. Pa  mbështetjen e Shqipërisë nuk do të ndodhte as liria e Kosovës.

Kur Kosova ishte në luftë edhe Shqipëria ishte në gjendje lufte, vendi juaj dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, por edhe Kosova dha heronjë për pavarësinë e Shqipërisë. Populli i Kosovës përulet me respekt para gjithë dëshmorëve. Çdo qytetar i Shqipërisë ka hise në kontributin për lirinë e Kosovës.

Secili qytetar duhet të ndihet krenar për këtë kontribut. Prandaj, urime dhe falenderime gjithë popullit të Shqipërisë!

Zonja dhe zotërinj,
Të nderaur miq,

Unë jam rritur duke e dashur Shqipërinë, ashtu si të gjithë kosovarët. Është një dashuri që është bartur brez pas brezi, nga gjyshërit dhe prindërit e mi tek unë, dhe sot, nga unë tek djali im, i cili gjithmonë insiston që pushimet e verës t’i kalojmë në bregdetin e bukur shqiptar.
Kam jetuar kohë pas kohe në Tiranë në fillim të viteve nëntëdhjetë, së bashku me babain e pavarësisë së Kosovës, komandantin e legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, kudo në Ali Demi, te 21-shi (njezetenjëshi), tek Oxhaku, te Blloku. Sot Tirana ka ndryshuar, Shqipëria ka ndryshuar, por edhe unë kam ndryshuar, siç keni ndryshuar edhe ju.

Dikur, kur vija në Shqipëri, kaloja orë të tëra duke ecur në këmbë maleve të Pashtrikut dhe Lubotenit. Ashtu siç hyja në Shqipëri, pa rënë në sy, ashtu edhe qëndroja në Tiranë. Ndërsa sot, shumëçka ka ndryshuar, edhe sikur të doja të përsëritja një eksperiencë të tillë si dikur,  vështirë se do t’ia dilja.
Kështu, çizmet e përbaltura dhe uniforma tani mbesin vetëm një kujtim i paharruar i krenarisë jo vetëm i imi, por edhe i mijëra e mijëra bashkëluftëtarëve. 

Por, vetëm diçka ka mbetur identike, vetëm diçka ka mbetur e njëjtë, andej dhe këndej kufirit. Dashuria jonë për Shqipërinë, dashuria juaj për Kosovën, dashuria vëllazërore për njëri tjetrin. Kosova krenohet me Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria krenohen për njëra tjetrën.

E nderuara Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë;
I nderuari President i Republikës së Shqipërisë;
I nderuari Kryeministër;
Të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë;
Ambasadorë të nderuar;
Mysafirë të nderuar,
Përfaqësues të medias,
I nderuar populli shqiptar,

Kam pasur fatin, kënaqësinë, përgjegjësinë të bashkëpunoj me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë prej viteve ’90 e tutje. Ndjehem krenar dhe i përgjegjeshëm I falënderoj të gjithë për përgjegjësinë e tyre në mbështetjen për lirinë dhe shtetin e Kosovës

Në qershor të vitit 1999 e keqja u mposht - e mira fitoi. Kështu, nisi faza e re e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës. Ishim të bindur se kishte vetëm një rrugë përpara: shndërrimin e lirisë së Kosovës në shtet të pavarur dhe sovran. Së bashku me bashkësinë ndërkombëtare filluam punën për të vendosur bazat institucionale për momentin që do të vinte. U bë punë e madhe në konsolidimin e praktikave të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit. U zhvilluan disa palë zgjedhje, të cilat shërbyen si shembull rajonal për zhvillime demokratike. Sot kjo është kthyer në traditë politike në Kosovë. Kjo na bën sa krenar, aq edhe të përgjegjshëm për të thelluar edhe më tutje demokracinë.

Zonja dhe zotërinj;
Të nderuar miq;

Formimi i shtetit është vepër e natyrshme e një populli të lirë.
Më 17 shkurt të këtij viti institucionet e Kosovës e dëshmuan para qytetarëve dhe botës vendosmërinë e tyre edhe një herë. Nga përfaqësuesit legjitim të popullit, Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Prishtina festoi, Tirana festoi, e gjithë bota demokratike na përkrahu. Bota demokratike e mirëpriti dhe e njohu fuqishëm vullnetin e popullit të Kosovës. Sot kemi njohjen e 43 shteteve. Kosova do të jetë pjesë dhe anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pjesë e rëndësishme dhe e menjëhershme e kësaj njohje të fuqishme ishte edhe Kuvendi i nderuar i Republikës së Shqipërisë.

Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës lindi në një bashkësi të madhe partnerësh dhe miqsh. Shumë shpejt,  një hap të tillë do ta bëjnë edhe shtetet fqinje, si: Maqedonia e Mali i Zi ,e duam të besojmë që në një të ardhme të afërme demokratike edhe Serbia.

Kushtetuta e Shtetit të Kosovës hyri në fuqi para pak kohësh, ajo përcakton qartë Kosovë shtet të shqiptarëve dhe të tjerëve, shoqëri shumë-etnike. Në Kosovë do të këtë tolerancë dhe respekt afirmativ ndaj minoritarëve. Të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë kanë perspektivë të sigurtë dhe mundësi të barabarta.

Në veçanti, do të përkujdesemi që qytetarët e Kosovës të komunitetit serb të ndjejnë vetën e tyre të sigurt në shtetin tonë.

Pavarësia e Kosovës ka qenë vendim i domosdoshëm për demokratizimin dhe evropianizimin e rajonit në tërësi. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete me identitete shtetërore të pavarura, por si shqiptarë jemi një komb, kemi një gjuhë dhe një kulturë.

Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të pavarura, kanë një qëllim dhe një vizion:  integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

E përgëzoj Shqipërinë dhe gjithë popullin shqiptar për marrjen e ftesës në NATO. Ky ishte viti i rajonit. Kosova e pavarur dhe ftesa për Shqipërinë  në NATO.
Urime e përgëzime të gjithëve!

Para në viti Presidenti Bush po nga Tirana dërgoi mesazhin e qartë, të mirëpritur, duhur, të fuqishëm dhe të vendosur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj që nga kjo foltore e demokracisë shqiptare t’i falënderoj SHBA-në, BE-në dhe NATO-n për mbështetjen!

E nderuara Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë;
I nderuari President i Republikës së Shqipërisë;
I nderuari Kryeministër;
Të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë;
Zonja dhe zotërinj;

Në rajonin tonë kanë ngadhënjyer vlerat e së ardhmes.                             
Kosova e pavarur, sovrane dhe demokratike do të udhëheqë politikë të jashtme, të mbështetur mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe integrimit në strukturat euroatlantike.
Bashkëpunimi rajonal është standard në procesin e integrimit euroatlantik.

Falemnderit, zoti Kryeministër për mbështetjen e fuqishme që Qeveria juaj dhe gjithë poetika shqiptare po i jep Kosovës kudo që flitet për Kosovën!
Në mes dy qeverive tona, Prishtinës dhe Tiranës, ekziston vullneti i plotë shtetërorë për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ky ishte edhe konkluzioni i takimit të sotëm mes meje dhe Kryeministrit Berisha.
Kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë gjëra për t’i dhënë njëri tjetrit.
Koha e errët e barrierave dhe kërcënimeve kufitare ka marrë fund. Ne jemi zotuar për mosndryshim të kufijve. Po ndërtojmë realitete evropiane, rajon pa kufij , po ndërtojmë rrugë integruese që afrojnë Prishtinën dhe Tiranën.

Epilog i natyrshëm i rrugëtimit tonë të gjatë, të mundimshëm dhe historik, është liria që ne gëzojmë sot, dhe e ardhmja jonë e sigurt nën çatinë e përbashkët : Bashkimin Evropian dhe NATO.

Faleminderit shumë !

Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 19-06-2008, 17:40:08
Presidenti Bamir Topi pret Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.



Presidenti i Republikës, Bamir Topi mirëpriti sot në Presidencë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Kryetari i Shtetit u shpreh veçanërisht i lumtur për këtë vizitë të parë të Kryeministrit Thaçi në vendin tonë si Kryeministër i një shteti të lirë, sovran dhe të pavarur. Presidenti vlerësoi se Kosova sot po jeton një moment historik kur një sërë vendesh të rëndësishme kanë njohur pavarësinë e saj, një proces ky që ka marrë një zhvillim të natyrshëm ku në vijimësi po thellohet prirja nga shumë shtete të tjera për njohjen e saj. “Kjo sot po bëhet një projeksion demokratik të një lidershipi të moderuar”, - është shprehur Presidenti Topi, duke theksuar se garancinë për këtë e kanë dhënë z. Thaçi, populli dhe institucionet e Kosovës.

Bashkëbiseduesit në këtë takim janë ndalur në mënyrë të veçantë në hapat dhe projektet konkrete në shërbim të zgjerimit, thellimit dhe konsolidimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis qeverisë dhe Parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera demokratike. Presidenti Topi dhe Kryeministri Thaçi shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për të dhënë gjithë kontributin e tyre për një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe intensiv mes dy popujve dhe vendeve tona në fusha me interes të ndërsjellë, në ekonomi, energjetikë, turizëm, arsim, kulturë e gjetkë. Në këtë kontekst u theksua se përfundimi sa më i shpejtë i rrugës Durrës – Kukës – Morinë do të jetë një kontribut madhor në këtë drejtim, sidomos përmes mundësimit të garantimit të lëvizjes së lirë të mallrave, si dhe të njerëzve.

Edhe një herë në këtë takim, Presidenti i Republikës vuri në dukje se në të gjitha takimet ndërkombëtare “ne kemi përfaqësuar institucionet dhe popullin e Kosovës dhe kemi triumfuar se jemi për një të drejtë”. Presidenti Topi shprehu besimin se Kosova do të përballojë me sukses të gjitha sfidat e saj të së ardhmes dhe së bashku, ne dhe Kosova do të jemi pjesë, me vlera, identitet, por edhe me dinjitet në familjen e madhe evropiane. “Nuk kam dyshim që Shqipëria dhe Kosova do të jenë shumë shpejt anëtare në NATO”, - nënvizoi Presidenti Topi, duke vënë në dukje se “siguria në Kosovë është siguria për rajonin ballkanik dhe interesat rajonale”.

Në këtë takim, përmes Kryeministrit Thaçi, Presidenti Topi i ka përcjellë urimet më të mira Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës, z. Thaçi, falenderoi Presidentin Topi për pritjen. Ai vuri në dukje se vizita e Presidentit Topi në Kosovë pak para shpalljes së pavarësisë ka qenë ndihmesë për ta. Kryeministri Kosovar theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet dhe konkretizohet në të gjitha nivelet, në të gjitha institucionet demokratike. “Ne duhet të kemi partneritet të shkëlqyer’, - u shpreh z. Thaçi. Sa i përket zhvillimeve në Kosovë vlerësoi se populli i Kosovës dhe institucionet e saj janë të vetëdijshme për sfidat që duhet të përballin, duke shtuar se “me koalicionin e madh që kemi jemi të kënaqur dhe mendoj kemi krijuar një traditë të mirë”.

Në përfundim të takimit, në mjediset e Presidencës u zhvillua ceremonia e dekorimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi.

President.al

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 20-06-2008, 10:37:01
flm berni per kete postim

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 21-06-2008, 14:09:13

PERSE MUNGON KJO ?????


Ishte kënaqësi të bashkëbisedonim me liderin e ardhshëm të Shqipërisë e natyrisht me njeriun e ndryshimeve”
Ashtu si një ditë më parë, Kryeministrit të parë të Kosovës së pavarur, Hashim Thaçit i është rezervuar një pritje tepër dinjitoze edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kryetari i opozitës Edi Rama. Pavarësisht se me një protokoll më të thjeshtë se ai shtetërori, Kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe delegacioni i lartë qeveritar që shoqëronte, është pritur në hyrje të Bashkisë nga kryetari Edi Rama, ku natyrisht nuk kanë munguar as Himnet e të dyja vendeve të ekzekutuara nga banda frymore e qytetit. Duke e cilësuar vizitën e Kryeministrit të Kosovës një privilegj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës i uroi mirëseardhjen Thaçit në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës duke i dhuruar dhe “Çelësin e Qytetit”, simbolin e mikpritjes për të dhe për të gjithë kosovarët. Rama në fjalën e vet, nuk ka ngurruar ta cilësojë këtë vizitë si një nga momentet më të rëndësishme të gjithë jetës së tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Ishte vizita më e veçantë, qysh kur unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ishte një privilegj për mua, që historia e desh që të isha unë bashkë me ekipin e bashkisë që të prisnim Qeverinë e parë të Pavarësisë dhe Komandantin e djeshëm të Luftës Çlirimtare dhe Kryeministrin e sotëm të Kosovës, të cilin pata nderin në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, t’i shpreh mirëseardhjen dhe t’i dhuroj “Çelësin e Qytetit”, si shenjë simbolike të mikpritjes për të dhe për të gjithë shqiptarët e Kosovës në këtë qytet që është qyteti i tyre, që është vendi ku kanë lindur dhe janë kultivuar ambiciet e Shqipërisë dhe Kosovës evropiane”,- u shpreh kryebashkiaku Edi Rama. Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke falënderuar shqiptarët dhe Ramën për mikpritjen e rezervuar, nuk ka munguar ta cilësojë këtë fundit edhe si liderin e Shqipërisë së ardhshme. Gjithashtu Thaçi në fjalën e vet të rastit, duke iu referuar pikërisht ndryshimeve që ka pësuar Tirana gjatë këtyre viteve, e ka konsideruar kryebashkiakun Edi Rama si një model të ndryshimit për të gjithë Ballkanin. “Për mua është një kënaqësi dhe është një nder.


Unë jam mirënjohës në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e dua të veçoj se, ashtu siç e keni ndryshuar Tiranën, do ta ndryshoni për të mirë të gjithë Shqipërinë. Ishte një kënaqësi të bashkëbisedonim me liderin e ardhshëm të Shqipërisë e natyrisht me njeriun e ndryshimeve aktuale dhe model për ndryshimet në gjithë rajonin tonë”,- tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë në ditën e tytë të vizitës së tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vijuar axhendën e tij edhe me disa udhëtime në qytetin e Durrësit, Vlorës, Kavajës dhe Fierit. Në Durrës, ndërmjet të tjerave, kryeministri kosovar ka inauguruar pllakatin e emërtimit të Rrugës “Pavarësia”. I shoqëruar edhe nga kryeministri Sali Berisha, Thaçi ka vizituar më pas qytetin bregdetar të Vlorës, ku është nderuar nga Bashkia e këtij qyteti me titullin “Qytetar Nderi”. Ndërkohë që dy Kryeministrat në fjalët e tyre të rastit janë shprehur edhe një herë për sheshimin e të gjitha barrierave që pengojnë një bashkëpunim më të madh midis dy vendeve me identitet të njëjtë kombëtar. Thaçi nga ana e tij është shprehur entuziast, duke deklaruar se në Kosovë, brenda vitit, do të nisë puna për rrugën që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ai ka ndaluar edhe në qytetin e Kavajës, ku ka kujtuar sakrificat e atyre që mbetën dëshmorë të pavarësisë së Kosovës, siç ishte edhe Dëshmori i Kombit, Indrit Cara, i cili dha jetën në moshën 20-vjeçare në luftën në Kosovë, në vitin 1999. I shoqëruar edhe nga homologu shqiptar, ai vizitoi familjen e Indrit Carës dhe bëri homazhe në bustin e vendosur në qendër të qytetit, në kujtim dhe nderim të veprës së tij.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#8 ne: 23-06-2008, 04:28:44
THACI=RAMA=BERISHA=RUGOVA=NANO=...JANULLATOS=MILLOSHEVIC

Keta penguan dhe pegojne Bashkimin e Shqiptareve.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#9 ne: 24-06-2008, 03:41:29
Zoti Kryeminister i Krahines Shqiptare te Kosoves, Hashim Thaci! Vizita juaj ne Shqiperine londineze nuk la vend per dyshim se lufta dhe puna juaj eshte nje perkushtim antishqiptar per te penguar me cdo kusht dhe mjet Bashkimin e Tokave Ametare. Eshte nje perkushtim per ti mohuar te drejten popullit shqiptar qe ai vet te vendose per fatet e tij.Gjurmet qe juve po ndiqni jane ato te atyre qe here hapur dhe here tinezisht sabotuan bashkimin e shqiptareve. Juve jeni ne gjurmet e Berishes, Nanos, Rugoves, Milloshevicit, Janullatosit... por kete radhe situata ju ka detyruar te dilni pa maske dhe pa asnje grime karakteri.Tashme eshte me se e qarte se betimin qe juve bet, betimin e UCK-se, betimi i bashkimit te trojeve shqiptare per ju ishte nje xhest hipokrizie dhe pabesie. Juve ndruat, flamurin, himin dhe tash po degjojme edhe per krijim te kombit kosovar!!!!!!Per shtetin kosovar nuk ka nevoje per komente sepse juve po e trumbetoni me te madhe. Zoti kryeminister i krahines shqiptare te Kosoves! Partia Shpresa Demokrate e ka ne program Bashkimin e Trojeve shqiptare per te cilen juve po punoni me perkushtim qe te mos realizohet. Desha te dija zoti kryeminister i krahines shqiptare te Kosoves se ado ti kerkonit juve shokut tuaj te idealit, zotit Sali Berisha qe te nxjerre jashte ligjit Partine Shpresa Demokratedhe te perndjek antaret dhe simpatizantet e saj. Une mendoje se nuk ka nevoje per kete pasi zoti Berisha ashtu sikurse juve sa po ti jepet mundesia do te na qelloi pas shpine, pa pasur nevoje per kujtesa. E ndersa neve do te perpiqemi te perballemi me pjesen tone te pabesise, zotin Berisha,do te deshim te dinim per fatin e partive, levizjeve dhe individave qe banojne ne krahinen shqiptare te Kosoves dhe qene kane si ideal dhe program bashkimin kombetar. A do te do te shpallen ata antikushetues dhe do te perndiqen nga qeveria tuaj ashtu sic behej dikur nga Serbia? Zoti Kryeminister i Krahines Shqiptare te Kosoves! Gjate luftes se popullit shqiptar per clirimin e Kosoves juve mbajtet nofken "Gjarperi". Veprimet e tua tregojne se nofka juaj nuk eshte nje rastesi por nje perputhje e plote me karakterin tuaj. Ajo nofke eshte kuptim plote, por juve duhet ta dini mire se shqiptaret kane mijra vjete qe kane luftuar dhe mbijetuar dhe nje dhjetvjecar me teper nuk do te jete ndonje problem i madhe.

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 24-06-2008, 09:47:45
Rust, per himnin, flamurin dhe per kombin kosovar keni shume shume te drejte.

  • Postime: 48
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 25-06-2008, 00:46:55
o rust e kuptoj shqetesimin tend por ke shkuar ne ekstrem sepse deshem ne apo nuk deshem me mire eshte keshtu sepse ndryshe nuk behet tani qe kufijt i kemi te hapur eshte si te jemi bashk por shpresojm qe do i vij koha edhe bashkimit megjithse un e konsideroj qe jemi te bashkuar dita dites ska gje te keqe ketu gjerat e mira vijn ngadal e durimi shperblehet

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#12 ne: 25-06-2008, 01:10:38
Loni,

Të dini juve ato qe di unë do të mendonit si mua. Shumë shpejt vjen bashkimi qe Thaci punon kundra.

Bashkimin do ta sjelle Partia Shpresa Demokrate.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=22849

  • Postime: 48
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 25-06-2008, 08:17:21
un nuk mendoj qe punon thaqi kunder mirepo edhe hapur nuk mundet nejse ky eshte mendimi im me rendsi eshte qe te ecim para e mos te mbetemi ktu ku jemi tjerat i ben koha te pakten un keshtu mendoj

  • Postime: 28
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 25-06-2008, 08:47:32
te pershendes rusti po me duket se e ke tepru pak me kete shpresa demokratike neve nuk ishim ne gjendje te benim bashkimin ne kohen kur e kemi pas me se lehti e tani po thua qe do behet un nuk e besoj sepse nje gje te till nuk e lejon perendimi te pakten te jem reale kete mendim e kam une por nuk eshte keq edhe keshtu hyjm dalim pa probleme shum te rinje kosovar po studijojn ne tiran shum te rinje nga kuksi vijojn mesimet ne prizren qa do me shum mire eshte edhe keshtu nuk eshte se se dua bashkimin kombtar por eshte pak e veshtir per tu bere shpresojm per dite ma e mira

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 25-06-2008, 09:58:21
Loni,

Të dini juve ato qe di unë do të mendonit si mua. Shumë shpejt vjen bashkimi qe Thaci punon kundra.

Bashkimin do ta sjelle Partia Shpresa Demokrate.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=22849

Ata qe bertasin em te madhe qe dine shume dhe nuk thone asgje, jane ne fakt ata qe nuk dine asgje pervec delireve te tyre.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#16 ne: 25-06-2008, 12:18:03
Sirio,

Fakti qe idhtaret e Janullatosit mbështesin Hashimin tregon se Hashimi është ne gjurmet e tij.

Fakt eshte se Janullatosi eshte kolonel dhe me te ardhurt Shpresa Demokate ai largohet. Pyete ate se ai e ka shume te qarte. Shume shpejt do te behet Shqiperia Natyrale.

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 25-06-2008, 12:38:52
Ata qe bertasin me te madhe vazhdojne te mos kene asnje fakt.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#18 ne: 25-06-2008, 22:10:36
Ata qe bertasin me te madhe vazhdojnë të mos kenë asnjë fakt.

Postova nje link te ballkan web. Ishte e Premte, debatuesi i thoshte nje diplomati shqiptar ne New York se te Henen do te takonte "dashnoren". Te Henen kur diplomati shqiptar qe punon edhe nje nje fabrik 4 ore ne dite, po shkonte ne pune u ndalua nga policia per shpejtesi.
Shiko c'fare aftesi parashikuese kemi neve.
Kjo ju duket pak?

  • Postime: 10
  • Karma: +0/-0

#19 ne: 26-06-2008, 12:53:27
o rusti nje gje e kam ndegjuar nga te moshuarit nje send kur thyhet zor se kapet buk kur thehet ma nuk kapet jo e bashkimi zor qe bahet edhe po te behet veshtir se behet me mire sepse shikoji ti se qa bjen te gjith politikanet ne te gjitha trevat tona po paramendoji me qen bashk ne nje shtet te vetem un nuk e di si do kishte me ndodh ndryshe vetem perplasje e fyrje por un e quaj bashkim pasi kur te duash mund te shkosh ne kosove dhe ne shqiperi tjerat me kos te behemi te fort si shtete e masanej te shofim se qka do vjen ja lem kohes.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#20 ne: 26-06-2008, 22:25:45
Serik,

Koha do te jete e shkurter.

  • Postime: 48
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 28-06-2008, 18:43:55
po sa e shkurter o rusti se un nje gje e dij edhe ne qoft se do ndhodhi kjo qe thua ti nuk do te ndodh edheper shum vite se nuk kemi forcen e duhur me endrra nuk jetohet jo por ne realitet un shpresoj qe te ndodh sa ma shpejt qe eshte e mundur por realiteti eshte ndryshe aq sa po e shoh un

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#22 ne: 28-06-2008, 20:11:42
po sa e shkurter o rusti se un një gjë e dij edhe ne qoft se do ndhodhi kjo qe thua ti nuk do të ndodh edheper shum vite se nuk kemi forcen e duhur me endrra nuk jetohet jo por ne realitet un shpresoj qe të ndodh sa ma shpejt qe është e mundur por realiteti është ndryshe aq sa po e shoh un

Neve e kemi forcen e duhur dhe se shpejti do te kete ndryshime te fuqishme.

  • Postime: 67
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 04-07-2008, 10:47:07
po ku eshte ajo forc ore qe neve shqiptaret nuk kemi buk te ngopemi e lere me ndonje forc qe do bente bashkimin e trojeve tona un po e shoh kete problem te pazgjidhur per shum koh ne qofte se ndihmon amerika besoj qe do kishte ndodh perndryshe as ne enderr nuk mundet me ndodh shif si jemi bere neve vetem urrejtje mes veti sikur jemi te mallkuar apo kemi mallkuar veten ton dy shqiptar nuk mundesh ti besh bashk e ti na thua qe do ta beni bashkimin e trojeve shqiptare ti si duket po fantozon se tepermi tjeter gje eshte mundsia e tjeter gje eshte deshira apo e kam gabim. hajt me te mira u nifshim

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#24 ne: 04-07-2008, 14:02:12
Partia Shpresa Demokrate + USA eshte forca qe do sjelle ndryshimet.

Temat e fundit