Zemëratë ndaj një shteti “kurvë” - Aktualiteti

×
Hyrja
Profili

Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

Vizitor · 8 · 1092

Zemëratë ndaj një shteti “kurvë”

Vizitor · 8 · 1092

ne: 16-01-2008, 13:30:51
Dikur kur kaloja kufirin maqedonas apo atë malazez, gjithmonë më vinte keq për Shqipërinë. Sidomos nëse kalon pikën e Tushemishtit, trishtoheshe kur shikoje se dhjete metra më tutje, niste gjelbërimi, ndërsa në anën tonë, mbizotëronte nuanca e ndryshkut. Afërsisht të njëjtën gjë, provoja kur kaloja Murriqanit, pasi makina kërcente më së paku në mbi 250 gropa në një rrugë të pamundur, para se te mbërrinte në pikën kufitare. Një i njohur i imi, më pat dhënë dikur një shpjegim original. Ai e lidhte me vitin 1967 dhe me blasfeminë tonë kolektive të shkatërrimit të objekteve të venerimit te zotit. “Eshtë hakmarrja e tij pse ky vend i yni, vuan kriza, thatësira, mungesë ajri dhe gjelbërimi”. Deri para pak vitesh kjo ndjenja që ju përshkova më sipër, ushqehej edhe nga teoria konspirative e vitit 1967.

Por ka ca vite që nuk ndodh më kështu. Aktualisht kur iki në Mal të Zi, trishtohem për një arsye tjetër: që pas një udhëtimi të mrekullueshëm në një atmosferë perëndimore përmes Lezhës, Shkodrës dhe Murriqanit, më duhet të ruaj makinën pikërisht nga rrugët e ngushta, të vrara dhe të trishtuara nga Murriqani deri në Tivar.
Më duhet gjithashtu të ruaj veten, pas një udhëtimi spektakolar në një rrugë super të mirë, siç është ajo e aksit juglindor, për të mos rënë në ndonjë kthesë të rrugës së ngushtë e plot të papritura të Volorekës deri në Ohër.

Gjithashtu më duhet të ruhem nga milicët e policët e këtyre dy gjasme-republikave, që edhe të kompleksuar nga zhvillimi, pasurimi dhe kryeneçësia jonë, tentohen shumë të na gjobisin, kërcënojnë, apo sekuestrojnë makinat tona, kueku më të shtrenjta sesa Jugo-t apo Reno-të e tyre të mbaruara.

Por sot e tutje do të më duhet edhe diçka tjetër: vizë. Jo se nuk isha tashmë i acaruar me sjelljen e trashë të milicëve maqedonas, që në kufi të bëjnë pyetjen, që tashmë nuk ma bëjnë as në Londër, Nju Jork, Romë, bile as në Athinë: “Ku do shkosh dhe ku do rrish dhe sa do rrish?” Por më trishton gjithnjë e më shumë fakti se pas hyrjes në BE të shteteve pa lidhje si Bullgaria e mafias dhe Rumania e kurvave, tashmë do të më duhet të duroj se si një tjetër vend kandidat zyrtar në BE, Maqedonia, më vë literalisht kufirin te thana, megjithëse edhe une edhe ajo – Maqedonia – e dimë se ai është një shtet “kurvë”. “Kurvë” sepse në fakt fle në tre krevate dhe asnjëri nuk është i tiji. Ka emrin që nuk është i tiji – por i një krahine greke – flet gjuhën zyrtare që nuk është e tija – por është e bullgarëve – dhe mban me zorr një të tretën e shtetasve – që nuk duan të jenë maqedonë, sepse janë shqiptarë.

Eshtë një shtet “kurvë”, pasi një forcë kryesisht amerikane si UNPROFOR, prej vitit 1991 i ruan kufijtë, që të mos bëhet “bordello” dhe për më tepër, i ka shpëtuar dy luftrave, pa i hyrë thuajse gjemb në këmbë. Nuk thonë kot “paç fatin e… Maqedonisë”

Por kjo puna e rikthimit të vizave nuk është se më shqetëson shumë, pasi ekonomikisht të humburit janë përtej kufirit të thanave maqedone. Më shqetëson fakti se nuk ka asnjë reagim nga Shqipëria lidhur me këtë. Dhe prapë nuk e shoh të reduktuar problemin tek lëvizja e njerëzve, por tek miratimi në heshtje i këtij jastëku vakuumi, përreth kufijve të Kosovës. A mos vallë kemi filluar që tani të paguajmë një kosto të panjohur të pavarësisë së saj?

Nëse është kështu, kjo do të thotë se ka një lajm të mirë që fshihet prapa një lajmi të keq. Dhe që përtej gjithçkaje rrit rëndësinë e një segmenti shumë të përfolur siç është ai Durrës Kukës. Si një provë se jo gjithmonë rrugët e shpëtimit, kalojnë përmes “kurvave”…

Shkruan : Sokol Balla

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-01-2008, 00:07:13
Mesazhi qe percon Balla tek mua (te tjerët se di si e shohin) është se Shqipëria është bërë me mirë e po ua kalon atyre dhe keta fqinjet lilipute nga xhelozia mundohen te nxjerrin qindra pengesa për te na stresuar kot se koti.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 17-01-2008, 00:47:14
Po eshte e vertete Max. Shqiperia eshte bere per disa vite me shume se sa shtetet fqinje te saj nuk kane mundur as per gjysme shekulli.

Ne Shqiperi po investohet shume, ndersa ne Maqedoni edhe ata qe deshirojne te investojne ndonje miljonesh, behen pishmane sapo zbresin nga avioni.

Dikur na thonin ne kufi "mos shkoni ne Shqiperi me makine se do u mbesin rrotat ne rruge", ndersa tani rrotat e makinave mbesin ne rruget e Maqedonise".


"Koha nderron" eshte shprehja qe e perdor gjithmone.

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 17-01-2008, 02:21:49
Mos harroni se sapo te shpallet shtet Kosova eshte rradha juaj qe te vendosni gjerat ne vendin e tyre. Maqedonia se paku duhet te jete shtet federal ku shqiptaret te kene te gjitha te drejtat qe u takojne, duke perfshire ketu nje ndarje te drejte te pushtetit qendror ne Shkup dhe autonomi shume te gjere per komunat me popullsi shqiptare. Me se shumti Maqedonia duhet te shperbehet si shtet.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 17-01-2008, 02:31:47
Dakord me ty Max.

Ne, nje fare ndarje edhe e kemi, qe nga 2004 kur u soll ligji per ndarjen territoriale dhe kur u transferuan kompetencat nga pushteti qendror ne ate lokal.


Tani kryetaret e komunave jane si forme kryeministrash te vegjel ti quajme, te cilet per shume gjera vendosin vete dhe s'kane nevoje te presin "Amin-in" nga Shkupi.


Me kete rast, te gjitha qytetet shqiptare ne Maqedonia udhehiqen nga kryetare shqiptare, pervec Kumanoves dhe Kercoves, ku Kercova pritet te fitoje kryetar shqiptar vitin e ardhshem.


Pra, bazen e kemi. Tani na duhet nje perparim ekonomik sa me i shpejte i ketyre komunave, nje bashkepunim me i forte dhe i drejteperdrejte me Kosoven dhe Shqiperine dhe gradualisht lidhja me Shkupin do behet e pavlere.

Fillimi eshte i veshtire, se pastaj gjerat rregullohen vete. :)

  • Postime: 23

#5 ne: 17-01-2008, 05:30:39
Nga natyra jam ashtu shum i sinqert dhe dua tjau vertetoj nje gje se vet i preka koherat qe ndryshuan ne ballkan me nje shpejtesi te pa par.Ne vitin 1992 isha ne Shqiperi dhe isha shum i deshperuar dhe mendova se kurr shqiperija nuk do te gjej shpetim nga ajo gjendje katastrofale.Isha vitin e kaluar dhe c do gje ishte si ne prrall,u mahnita nga ndryshimet qe ishin ber,mu be zemra mal nga gezimi e tani po lidhemi edhe me autostrad.Mendoj se askush nuk mund te na ndal hovin dhe shpejtesin qe kemi marr,vetem na duhet durimi sinqeriteti dhe dashurija ndaj njeri tjetrit e keto veti shqipetari i ka,na duhet edhe pak koh dhe shpejt do te jemi atje ku meritojm te jemi pra ne familjen europjane.Sa per Maqedoni e Serbi atyre shum shpejt do tjau qojm gishtin e mesem.

  • Postime: 195
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 17-01-2008, 11:43:37
Mesazhi qe percon Balla tek mua (te tjerët se di si e shohin) është se Shqipëria është bërë me mirë e po ua kalon atyre dhe këta fqinjet lilipute nga xhelozia mundohen te nxjerrin qindra pengesa për te na stresuar kot se koti.


Kurse mua ky Balla me percon nje mesazh krejt tjeter.E njoh vetem nga TV dhe kam respekt per nivelin e tij.Per kete shkrim mendoj se ose nuk e ka shkruar ai ose ka qene i dehur(s'dua ta pranoj qe eshte me nivel te ulet kulturor).Te numeroj pse e gjej te gabuar shkrimin e tij.
1-Nje shok na i ka thene(cfare shoku ka)qe natyra shqipetare eshte katandisur keq nga shembja e kishave e xhamive,si nje mallkim!!!Cfare niveli!!!Natyren e shkaterroi "aksioni me kriminal qe u be ne komunizem":-t'u qepemi kodrave e maleve e ti bejme ato pjellore si dhe fushat.Dhe vertet u zhveshen nga bimesia,shkurret e druret e agjentet atmosferik me lehtesi i hoqen edhe shtresen e dheut duke i nxjerr eshtrat tokes.Ne gur nuk mbin me bar.
2-E turpeshme e fshatarake te perdoresh argument si na kane zili e policet na vene gjoba.
3-Gjithe shkrimi eshte ngritur mbi fjalen e huaj "kurve"(sllave?).Duket qe ai nuk i njeh e nuk i ka frekuentuar kurvat (jo se une jam ekspert)e shkruan me nje neveri e mentalitet te vjeter.Kurvat kane shume eksperience dhe dine te respektojne gjithmone zoterine e vertet,kavalierin,klasin e mashkullit qe i sherbejn.Ato nuk fyejn te mirin,por e adhurojn.Ne se te fyen nje kurve mbetet te jesh nje shkerdhate,me i ulet se ajo.Prandaj me duket i ulet ky shkrim.Ishte me mire te mos shkruante se te nxirrte keto marrezira.Heshtja eshte me e mire.Qeveria,ndryshe nga se qahet ai ka vepruar me klas ,i ka "sdenjuar,indiferentizmi eshte i drejte,nuk na intereson ajo qe ben ti ne shkojme perpara ne projektet tona".
3-"eshte kurve se ne dy luftra nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe"-kompliment me te larte maqedonise zor se i behet.Ndoshta i japin cmim,vize per kete.
-Mua me shqetson fakti se pse u be kaq zhurme per kete.Kush humb me te vertet nga vizat.Tregtaret jo,populli jo,se s'mund te shkoj ne Tirane e jo ne Maqedoni,ky koqeja shkruan se do humbin ata,per humbjen e tyre qajme ne?

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 08-02-2020, 21:12:19
Njerëzit lëvizin lirisht, rrugën janë rregulluar ne cdo pikë kufitare. Ata që nuk kanë ndryshuar janë punonjësit e doganave. Dy kulme nuk do i harroj : 1- kur gati na kërkuan vizë në pikën e Qafe Thanës për të hyrë në Shqipëri.
2- kur një punonjëse e doganës në Muriqan fliste me kamera në Msn me të shtëpisë, lagjes apo ku t'a di une çfarë i kishte, ndërkohë nga ana tjetër vuloste pa pike rëndësie pasaportat.
Dhe në pikën e Hanit të Hotit nuk kemi kujtime të mira për shkak të sjelljeve fodulle të punonjëse, por të paktën rruga deri në Shkodër ishte vërtetë e shkëlqyer 😁

Temat e fundit