Zgjedhjet lokale me 18 Shkurt 2007 ! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zgjedhjet lokale me 18 Shkurt 2007 !

Zgjedhjet lokale me 18 Shkurt 2007 !

· 92 · 6863

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-12-2006, 16:56:24
Presidenti Moisiu: Zgjedhjet lokale me 20 janar 2007



Për herë të parë shqiptarët do të votojnë të shtunën dhe jo të dielën si deri më tani.

Ashtu sikurse ishte parashikuar, kreu i shtetit, në respekt të së drejtës së tij kushtetuese ka vendosur që zgjedhjet lokale të zhvillohen në 20 janar të vitit 2007.

Në daljen e tij para medias për këtë qëllim, kreu i shtetit foli me tonë të ashpra ndaj partive politike, duke i konsideruar zgjedhjet, në shërbim të qytetarëve dhe jo pronë e partive politike.

Moisiu ftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ekzekutivin të plotësojnë standardet, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ftesë që ua bën edhe partive politike, kandidatëve, por edhe qytetarëve.

Kreu i shtetit kërkoi edhe nga media, që të jetë kritikuese e ashpër në këto zgjedhje, në të gjitha rastet e shkeljes së ligjit, nga parti apo kandidatë pjesëmarrës në këto zgjedhje.

Në fund të deklaratës për mediat, Moisiu vuri në dukje se këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë, pasi janë një gurë provë, për integrimin e mëtejshëm.

« Editimi i fundit: 14-01-2007, 16:24:14 nga Berni »

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 02-12-2006, 18:48:12
Presidenti Moisiu: Zgjedhjet lokale me 20 janar 2007



Për herë të parë shqiptarët do të votojnë të shtunën dhe jo të dielën si deri më tani.

Ashtu sikurse ishte parashikuar, kreu i shtetit, në respekt të së drejtës së tij kushtetuese ka vendosur që zgjedhjet lokale të zhvillohen në 20 janar të vitit 2007.

Në daljen e tij para medias për këtë qëllim, kreu i shtetit foli me tonë të ashpra ndaj partive politike, duke i konsideruar zgjedhjet, në shërbim të qytetarëve dhe jo pronë e partive politike.

Në fund të deklaratës për mediat, Moisiu vuri në dukje se këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë, pasi janë një gurë provë, për integrimin e mëtejshëm.

Ne gjithe boten Presidentat jan si pune vegle ...Skane pushtet te vertet ....
Po ama ky i joni ...ti shkul dembet nje nga nje ama ...
Eshte i eger shume ...

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 02-12-2006, 21:15:40
I  eger thua,,,ndërsa me duket sikur sja vare njeri..

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-12-2006, 22:15:43
 hmmmmm:
Mundet dhe ajo pune te jete.Ashtu sic thua ti.Priti priti nga keto partite
rreth e rrotull, nuk folen ata se ata si parim nuk kuptohen me njeri tjeterin perbrenda, jo me per daten e zgjedhjeve ...

Aq e kishte Moisiu ...jo po tha, meqe eshte edhe e drejta ime.Ne daten 20 do kene thyer qafen keta emigrantet besoj, e pra votimet athere ...Se emigrantet e shkrete nuk kan vote ...ata vetem duhet ti mjelim...

Ja prape tani qe po e mendoj ...i forte (Moisiu) me duket me enen e vete (si puna e uthulles)

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#4 ne: 08-12-2006, 01:36:57
E c'rendeesi ka data e zgjedhjeve.
Pas zgjedhjeve e njejti avaz. Korrupsion, mjerrim dhe avancimeve te planave greke kunderjet Shqiperise.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 11-12-2006, 15:55:11
Berisha: Koalicioni yne me 10 parti. PS i thote JO zgjedhjeve, Rama do perballet me pasojat
   
TIRANE (11 Dhjetor)-Pergatitjet per zgjedhjet vendore dhe kreu i PS, Edi Rama kane qene sot ne themel te deklarates qe Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur para deputeteve demokrate ne mbledhjen e grupit te kesaj partie. Lideri demokrat u zotua per vazhdimin e pergatitjeve per zgjedhje te lira e te ndershme. Ai beri te ditur se pozita ka lidhur aleance me 10 parti ne keto zgjedhje lokale dhe se vetem PS eshte e vetmja parti qe ka vendosur te mos marre pjese. “Moto e opozites eshte jo pjesmarrja ne zgjedhje dhe te demtoje qeverine”, deklaroi Berisha.
Kryeministri eshte fokusuar dhe tek kreu i partise me te madhe ne opozite duke paralajmeruar se Edi Rama do te perballet me pasojat. “Rama i ka bere gati valixhet per ne Paris pasi nuk e perdor dot serial-killera me dashnoret e tij per te rrembyer kutite e votimit. Edhe sapo u permbys diktatura shkoi ne Paris ku jetoi kanaleve, por tani ka bere para jeton hoteleve", tha Berisha duke shtuar se qendrimi i se djathtes e lidhje me keto zgjedhje eshte zbatimi i Kushtetutes.

(Balkanweb)

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#6 ne: 12-12-2006, 00:28:46

Është i eger shumë ...
Eshte ne komanden "EGERSOU!"
Na ngjan dhe me "SHREKUN" shume...

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#7 ne: 12-12-2006, 00:30:51
BOJKOTONI ZGJEDHJET!

ASNJE NE VOTIME!

Le te vine greket dhe serbet te votojne, sepse atyre u sherbejn.

ASNJE NE VOTIME !

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 12-12-2006, 12:49:05
Në KQZ janë regjistruar deri dje në orën 24:00, 41 parti politike, asnjë prej 5 partive të opozitës

Opozita nuk regjistrohet në zgjedhje

Gjata: Pas skadimit të afatit nuk regjistrojmë më asnjë parti


Emrat e Partive qe do konkurojn per zgjedhjet Lokale te 20 Janarit

¨ Partia Demokratike
¨ Partia Demokratike e Rinovuar
¨ Partia Konservatore Shqiptare
¨ Partia Emigracioni Shqiptar
¨ Partia Komuniste e Shqipërisë
¨ Partia Forca Albania
¨ Partia Balli Kombëtar
¨ Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
¨ Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare
¨ Partia Lëvizja e Legalitetit
¨ Partia e Unitetit Kombëtar
¨ Partia e Pajtimit Kombëtar
¨ Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
¨ Partia Aleanca Socialiste e Shqipërisë
¨ Partia Demokracia e Re Evropiane
¨ Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
¨ Partia Balli Kombëtar Demokrat
¨ Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut
¨ Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori
¨ Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
¨ Partia e Reformave Demokratike
¨ Partia Socialkristiane e Shqipërisë
¨ Partia Demokrate e Re
¨ Partia e Çështjeve Shqiptare
¨ Partia Të gjelbrit e Shqipërisë
¨ Partia Demokristiane e Shqipërisë
¨ Partia Ardhmëria Shqiptare
¨ Partia për Drejtësi dhe Integrim
¨ Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare
¨ Partia Bashkimi Liberal Demokrat
¨ Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare
¨ Partia Mendimi i Djathtë Liberal
¨ Partia Demokratike Pezë Gjirokastër e Shqipërisë
¨ Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
¨ Partia Republikane Shqiptare
¨ Partia Bashkimi Për Të Drejtat e Njeriut
¨ Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian
¨ Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
¨ Partia e të Drejtave të Mohuara
¨ Partia e Biznesit Shqiptar
¨ Partia Ambientaliste Shqiptare



  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#9 ne: 13-12-2006, 05:03:19
ASNJE NE VOTIME!

Oh, oh...Jo, jo... Kjo nuk eshte absolute.
“Halla” e Genc Pollos, zonja Doris Pack mund te vije nga Europa per te votuar per “nipcen” (kukullen) e saj qe te sigurohet se ai do te vazhdoje grabitjen dhe shkaterrimin e Shqiperise ashtu nen gjurmet e gjyshit te tij ( ushtarit te Greqise).
Kur them “Asnje ne votime!”, e kam fjelen per shqiptaret, dhe jo per te gjithe ata, por per pjesen qe i ka mbet sado pakez dinjitet, nder, krenari dhe mendje ne koke.Te shiturit do vene dhe le te vene te votojne per interesat e tyre personale, te kunderta me ato te Shqiperise.
Asnje ne votime!
Por grekerit dhe serbet jane te lire te vine ne Shqiperi dhe te votojne sepse shteti shqiptar i ka sherbyer dhe i sherben vetem interesave te tyre. Qeverite dhe politikanet tane jane vegla te te huajit qe i paguan me flori dhe dollare, prandaj grekrit dhe serbet te vine te votojne per te mbrojtur interesat dhe inevstimet e tyre sepse ata jane ne fund te fundit pronar te qeverive shqiptare dhe e drejta e prones eshte e shenjte sepse eshte blere me valute.
Ndoshta , ndoshta, do te ishte e udhes qe kutite e votimeve te cohen ne Greqi, Serbi, Mal te zi, Maqedoni, Europe, per ti mbushur se keshtu procesi i “votimeve” ne Shqiperi do te ishte me ekonomik dhe me i sinqerte.
...
Votimet shqiptare sot? Njesoj si ne kohen e Enverit, nje fars. Votimet ne te vertete jane emerime. Emerime bere ne ate kohe nga Kominterni komunist Lindor dhe Komitetit Qendror i Partise ndersa sot nga Kominterni greko-serbo Europiano demokratik... dhe sahane lepirsat e tyre shqiptar.


Petrit Kola

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 13-12-2006, 16:45:49
Kriza zgjedhore/Sali Berisha: Pranoj çdo kompromis, përveç 20 janarit

Alfred Moisiu, president

“Zgjedhjet lokale duhet të jenë një pikë kthese pozitive në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, në mënyrë që ato t’i japin një shtysë përpara zhvillimeve demokratike. Zgjedhjet normale kanë nevojë për dy palë. Ndaj i bëj thirrje edhe njëherë, publikisht, forcave politike të maxhorancës dhe të opozitës që të bashkëpunojnë me përgjegjshmëri dhe mirëbesim”

Sali Berisha, kryeministër

“PD-ja bën të qartë se nuk negocion për diçka që ligjet dhe Kushtetuta nuk ua lejon. Këtë datë nuk e kemi zgjedhur vetëm, por e ka dekretuar Presidenti i Republikës. Standardet nuk arrihen me bojkot. Jemi gati që ta miratojmë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend marrëveshjen e 30 gushtit. Asnjë përfaqësues ndërkombëtar s’ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve”.

Arenca Trashani, ministre e Integrimit

“Komisioneri Rehn theksoi në Bruksel se deri në momentin kur këto zgjedhje mbahen nën standardet e duhura, atëherë ne presim që të gjitha partitë politike të marrin pjesë. Nuk dua t’i shtoj asgjë kësaj deklarate. S’mund të jap një opinion të saktë për problemin e zgjedhjeve të parakohshme, por besoj se Presidenti Moisiu e ka përcaktuar datën 20 duke u bazuar në kompetencat e ligjit”.

Arian Madhi, deputet i PR-së

“Vendimi i opozitës për të bojkotuar zgjedhjet është i paralajmëruar, ndonëse jo i dëshiruar nga mazhoranca. Është një zgjedhje e bërë nga këto parti. Gjithsesi nuk mendoj se ishin kushtet e tilla nga pikëpamja teknike që duhet t’i impononin opozitës një bojkot. Ajo zgjodhi taktikën e saj, mbase edhe me një mënyrë për t’i imponuar mazhorancës rregullat e lojës”.

Nard Ndoka, kreu i PDK-së

“Nuk mund të ketë zgjedhje më 20 janar, por kërkoj shtyrjen e tyre për një afat të shkurtër kohor. Duhet të gjejmë konsensus për standardet dhe të bihet dakord për certifikatat e posaçme. Mendoj që në Tiranë duhet të përdorim certifikatat e posaçme. Nuk është zgjidhja për të hyrë në një proces fals, artificial. Pa prezencën e opozitës, nuk ka zgjedhje”.

Neritan Ceka, kreu i PAD-së

“Shpresojmë që Kryeministri të kuptojë që ka një vullnet për bashkëpunim nga opozita që t’u japim mundësi shqiptarëve që të votojnë, pasi kanë verifikuar emrat e tyre në lista dhe pasi secili të ketë një dokument. Ne mendojmë se jemi në kohë për të gjetur kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe për t'u dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë lirisht”.

Edi Rama, kreu i PS-së

“Ditëlindja e PD-së e gjen Shqipërinë në një krizë të madhe politike. Kjo është një krizë që mund të precipitojë duke e çuar Shqipërinë mbrapa drejt një konflikti të paparashikueshëm ose një shans që na jepet të gjithëve, për t'u ngritur mbi politikën konfliktuale të ditës e për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme”.

Joern Beissert, zv.ambasadori gjerman

“Komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri ka pasur konsultime të ndryshme, por ajo që kemi nënvizuar në këto takime është një përgjegjësi që i përket palës shqiptare dhe kjo përfshin edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Edhe sikur kjo datë të mos ishte 20 janari, komuniteti ndërkombëtar do të binte dakord me çdo datë për aq kohë sa kjo është nën përgjegjësinë e palës shqiptare”.

Dirk Lange, Komisioni Evropian

“Kryetarët e partive politike s’duhet të presin që faktori ndërkombëtar të bëjë rolin e arbitrit mes tyre, por duhet të marrin përsipër përgjegjësitë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Të gjithë liderët e partive politike kanë përgjegjësi për zgjedhësit dhe procesin zgjedhor, dhe këto përgjegjësi kanë të bëjnë me sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend”.

Spartak Ngjela, deputet i PD-së

“Zgjedhjet vetëm me një palë politike nuk mund të bëhen në Shqipëri, sepse vendi ynë nuk është më një geto komuniste. Nuk mund të ketë proces legjitim pa partitë e koalicionit të majtë. Është e domosdoshme që në zgjedhjet lokale të marrin pjesë të dyja palët, në zgjedhje nuk mund të marrë pjesë vetëm një forcë politike”.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 15-12-2006, 12:55:24
Emrat e Kandidateve te Djathte per Bashki !

Bashkitë e përcaktuara

Tiranë Sokol Olldashi
Durrës Armand Teliti
Elbasan Luçiano Boçi
Gjirokastër Adrian Kokalari
Sarandë Edmond Gjoka
Lezhë Pashk Përvathi
Korçë Gjergj Papa
Berat Sali Hoxha
Pogradec Shpëtim Guxholli
Kukës Hasan Halilaj
Laç Luigj Isufaj
Peshkopi Ilir Krosi
Krujë Lulzim Guni
Tepelenë Sevo Mici
Fushë Krujë Ismet Mavriqi
Bulqizë Roland Keta
Memaliaj Pëllumb Bodeci
Krumë Bardhyl Peka
Bilisht Valter Miza
Maliq Adrian Shkëlqimi
Klos Bedri Hoxha
Delvinë Adhurim Alinani
Himarë Dhimitër Llazari
Këlcyrë Vasil Carka
Kuçovë Dashnor Çela
Çorovodë Ilir Kalemi
Poliçan Leonard Bodurri

Njësitë bashkiake të përcaktuara

Njësia 1 Altin Qoshja
Njësia 2 Bujar Brovida
Njësia 3 Olger Baraku
Njësia 4 Shkëlqim Barusha (LZHK)
Njësia 5 Flobenc Dilaveri (PDK)
Njësia 6 Fatmir Neza
Njësia 8 Arben Tafaj (PR)
Njësia 9 Ramazan Këllezi
Njësia 10 Gerti Bogdani
Njësia 11 Haki Mustafa

Bashkitë e papërcaktuara

Shkodër
Kavajë
Vlorë
Shijak

Njësitë bashkiake të papërcaktuara

Njësia 7 (Ende e pavendosur

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 15-12-2006, 20:06:06
BOJKOTONI ZGJEDHJET!

ASNJE NE VOTIME!

Le të vine greket dhe serbet te votojne, sepse atyre u sherbejn.

ASNJE NE VOTIME !

S`besoj se do ishte mire as keshtu.

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 16-12-2006, 00:55:52
Hehe

Te them te drejten nuk me pelqen kjo puna e Bojkotimit ...
Jam kondra si parim domethene ...
Puna eshte se votoj apo nuk votoj une ...
prape tjeter kush do vendosi per fatin tim si qytetar ...

Ja te shohim se thone se mundet dhe te mos kemi fare zgjedhje...

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#14 ne: 16-12-2006, 01:01:43
Hehe

Të them te drejtën nuk me pëlqen kjo puna e Bojkotimit ...
Jam kondra si parim domethënë ...
Puna është se votoj apo nuk votoj unë ...
prapë tjetër kush do vendosi për fatin tim si qytetar ...

Ja te shohim se thonë se mundet dhe të mos kemi fare zgjedhje...
Me e sinqert eshte te mos kete zgjedhje. Juve vete e pranoni se te tjeret vendosnin. Demokraci apo Hipokrizi, kjo eshte ceshtja.

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 16-12-2006, 01:44:40
Ai qe ka mundesine e votes eshte i privilegjuar.
Vota eshte demokraci ...

Qe puna ketu do behet ndryshe, pak a shume e di.
Pa ama une nuk mund te them se gjithshka eshte e humbur.
Nuk jam i mendimit se nje bojkotim do mund te japi rezultate te deshiruara.
Kur vete qytetaret vendosin te mos votojne athere do "votojne" te tjeret per ne.

Dhe do desha nje tjeter nivel kandidaturash per PS dhe PD.
Nuk e kam kete nivel por ama jam mese i bindur qe neser pasneser mundet edhe ta gjej ....

Shpesa ka per te vdek e fundit.

-King 

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#16 ne: 16-12-2006, 02:59:01
Ai qe ka mundësinë e votes është i privilegjuar.
...

Pse? Se nuk ja marrin ne konsiderat?

  • Postime: 653
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 16-12-2006, 16:30:46
Nuk jam i mendimit se një bojkotim do mund te japi rezultate te deshiruara.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 16-12-2006, 20:19:54
Nuk jam i mendimit se një bojkotim do mund te japi rezultate te deshiruara.

bojkotimi eshte i vetmi mesazh drejtuar plehrave qe kemi ne pozite dhe opozite.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 20-12-2006, 13:34:22
Nderkombetaret per zgjedhjet

Doris Pack: Te respektohet Kushtetuta, data nuk ndryshon

Europarlamentarja Doris Pack, deklaroi se partite politike ne Shqiperi duhet te respektojne Kushtetuten e ne kete menyre sipas saj data e zgjedhjeve nuk mund te ndryshohet.

Pack theksoi se ishte i papranueshem bojkoti i opozites per zgjedhjet vendore.

Sipas saj partite e opozites duhet te ishin rregjistruar pasi kane pasur kohe ta bejne nje gje te tille dhe nese lejohet regjistrimi i tyre per te marre pjese ne zgjedhjet vendore duhet te kuptojne se po zbatohet nje procedure ligjore.

“ Duhet respektuar ligji, te mos ndryshohet data e zgjedhjeve.

Te gjithe ata qe duan te marrin pjese te regjistrohen dhe te prezantojne kandidatet.

Shpresoj shume qe me gjithese me vonese opozita te kuptoje se eshte ilegale ajo qe po ben dhe nuk eshte dicka qe do ta pranojne shqiptaret” –tha Pack.

Sipas saj, nese opozita do te bojkotoje daten e zgjedhjeve, pergjegjese do te jete ajo pasi nuk mund te jete mur ne nje proces zgjedhor.

Pack tha se opozita duhet te punoje ne menyre konstruktive ne Parlament per permiresimin e ligjeve te cilat me pas dhe duhet ti respektoje.

“ Nese ata kane jetuar per 8 vjet me keto ligje dhe kete procedure zgjedhjesh qe ekziston, atehere une nuk e kuptoj pse i kerkohet qeverise ta ndryshoje ate ne pak kohe.

Ne 6 muaj kishim mundesi ta ndryshonin listen e votuesve, ta permiresonin, nese nuk e kane bere, kjo shkon ne dem te tyre.

Shekulli

Rehn: Nese ka standarde nuk ka pse te kete bojkotim te zgjedhjeve

Deklaratën e bëri dje në Bruksel komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oli Rehn, i cili deklaroi gjatë një interviste për BBC-në se nëse arrihen standardet për zgjedhjet e ardhshme lokale nuk ka arsye që opozita të bojkotojë procesin. “Gjëja thelbësore është se zgjedhjet duhet të mbahen në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe këtë do ta vlerësojmë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet mbahen në bazë të standardeve ndërkombëtare, unë nuk shoh arsye që dikush duhet të konsiderojë të bojkotojë çfarëdo zgjedhje demokratike”, u shpreh Rehn. Duke iu referuar vendimit të opozitës për bojkotim të zgjedhjeve të dekretuara nga presidenti Moisiu për në 20 janar, komisionari për Zgjerimin në BE, Oli Rehn tha se bojkoti është pjesë e mungesës së pjekurisë. “Më duhet të them se nuk më duket trend pozitiv që në disa vende të Ballkanit Perëndimor ka pasur bojkotime politike, qoftë të zgjedhjeve apo të punës në Parlament. Nuk mendoj se kjo është shenjë e pjekurisë së kulturës demokratike në ato vende”, tha për BBC-në komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oli Rehn.

Grunet: Ne s’ndërhyjmë për krizën e zgjedhjeve

Kur e gjithë vëmendja e politikës është fokusuar në zgjidhjen e krizës për zgjedhjet, drejtuesi i misionit të vëzhguesve, Jurgen Grunet, ka vizituar KQZ-në, duke marrë dhe kartën e vëzhguesit për zgjedhjet e 20 janarit. Prania e Grunet në KQZ është cilësuar si habi nga vetë anëtarët, pasi situata është pak a shumë kaotike, për shkak se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që Grunet ka komentuar dhe situatën aktuale politike, duke bërë të ditur se misioni i OSBE-së dhe i ODIHR-it nuk do të ndërhyjë në zgjidhjen e krizës. “Ne nuk kemi një tagër të tillë për të ndërmjetësuar, qëllimi ynë këtu është vetëm të vëzhgojmë dhe të raportojmë për situatën parazgjedhore. Kam bindjen se partitë politike, duke lënë mënjanë egoizmat dhe qëndrimet dyshuese do të gjejnë ndonjë kompromis. Këtë ua kam bërë të qartë dhe drejtuesve të partive politike në takimet që kam pasur, ne nuk ndërhyjmë në këtë situatë, por vetëm vëzhgojmë dhe raportojmë”, deklaroi Grunet. Kreu i misionit të ODIHR-it ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë mbërritur 22 vëzhguesit e parë afatgjatë, të cilët do të monitorojnë fushatën parazgjedhore. Ndërsa mbi 100 vëzhgues pritet të mbërrijnë në ditën e ardhshme. Më pas Grunet ka bërë një inspektim në ambientet e KQZ-së, duke u njohur me punën që KQZ-ja ka kryer konkretisht për zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u zhvilluar më 20 janar.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#20 ne: 20-12-2006, 21:49:27
Nderkombetaret për zgjedhjet

Doris Pack: Të respektohet Kushtetuta, data nuk ndryshon



"Halla" e Genc Pollos eshte ne merak per nipcen...

  • Postime: 215
  • Karma: +0/-0

#21 ne: 21-12-2006, 00:53:42
Shume mire po bejme hajgare me zgjidhjete ne shqiprin mem. Po u a theme se fajtore per keto zgjidhje jane te dy palet. Edhe te djathtit edhe te majtit. te djathetit per kokeforci ndersa te majtit per pa afsi qe ne menyre ma te papershtatshme nuke po din ta shfrytzoin dopsin e pozites. Deri me sote ase njera pale nuke po lesheojne pe, dhe kjo te bene te mendoshe per qfare eshte fjala nuke jane te pregaditure per nji beteje me te djathtit apo deshirojne vetem te bllokojne. Pore le te dine se nji dite do te dalin ne zgjedhje dhe do te humbasin mu per kete. Ndersa te djathtit duhete te leshojne pe kure mendojne se votat do ti fitojne ,pore ase ata nuke jane te sigurte ne fitore dhe kjo i ben qe ta bllokojne ter sistemin politik ne shqipri. Pore le te jete si te jete keta politkan do te ndeshen ne mese veti nji dite e ajo eshte jo large.

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#22 ne: 21-12-2006, 01:53:34
Walter,
Kisha shumë dëshirë qe teoria juaj te ishte e vërtetë...

SahanPolitikanet

http://vErtEt.blogspot.com/2006/10/sahanparlamenti.html

  • Postime: 215
  • Karma: +0/-0

#23 ne: 22-12-2006, 00:20:27
Me nderime Petrit .  Po e kame shkruare shpejte e shpejte ndoshta edhe jo me ndonji emucion po ashtu e shofe. Ndoshta dhe besoj se e njifni ma mire se une situaten politike ne shqipri per ate nuke kame deshire te konfontohem me asnjerin qe se paku situaten e njefe ne detale e duke lexuare ne forum e di se jeni nje i tille. Pore te faliminderoj sido qe te jete. E kame shkruare dhe e mendoje se ajo do te ndodhe prandaj per disa gjera nuke duhet edhe te humbim shume kohe po shpeshe bie dikushe dhe ne duhete te balla faqohemi me disa gjera qe ne esence kane vetem nji kuptim ose mose njohjen e rregullave te lojes ku dihete se nje e fiton e tjetren e humb, fituse pergjithmon nuke ka. ju pershendese dhe shpresoj ne tehorin time.

#24 ne: 26-12-2006, 20:31:06
Une jam qe zgjedhjet te shtyhen sepse problemet jane shume evidente, me mire zgjedhje te mevonshme sesa aq shume parregullesi dhe eshte normale te mendosh qe ne zgjedhje do kete shume shume mundesira per abuzime.

Temat e fundit