Zoti na shpetofte nga antishqiptaret! - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zoti na shpetofte nga antishqiptaret!

Zoti na shpetofte nga antishqiptaret!

· 17 · 1433

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-10-2011, 10:09:29
Shqiperia ka marre pergjigje negative per statusin e kandidatit. Fatkeqesisht, ishte kronike e nje vendimi te paralajmeruar, dhe kjo jo sepse kemi avancuar me pak se fqinjet, as se jemi mbrapa me reformat, as se Brukseli nuk na ka qejf, por thjesht dhe vetem sepse, sic e tha dhe komisioneri per zgjerim dje, "Kemi qene ne stanjacion per sa i perket bashkepunimit politik dhe per shkak te bojkotit te gjate parlamentar te opozites".

Ne me shume se 2 vjet, nga momenti i aplikimit per anetaresim e deri ne shtatorin e ketij viti, pritshmerite, qe sjellja e opozites ndaj ushtrimit te pergjegjesive te saj dhe kontributit "shtetndertues e evropianizues" te ishin reale, u zbehen dite pas dite. Te gjithe ne, qytetaret shqiptare, disa prej nesh duke qene edhe pjese e politikes ne kete vend, u beme padashur shikues te telenoveles se titulluar "politika e re", ose sic quhet ne keto serite e reja "kursi i ri". Nje telenovele fiks e atij lloji, ku mungon cfaredo lloj morali, kete rast politik, ku intriga dhe mashtrimi jane qellimi kryesor. Dhe zgjatja e pakuptimte e serialit behet vetem qe njerezit te humbin kohen e dalldisin mendjen, me flluskat e sapunit.

Kete telenovele politike te Rames, po e shikojme e komentojme qe prej 2009-es e deri sot. Me disa seri, u morem te gjithe, lokalisht e globalisht. Ceshtjen e kutive e sqaruam, e debatuam ne cdo nuance te neneve te kodit zgjedhor, deri ne bezdi. Degjuam e pertypem slogane te cuditshme ultimative qe nga "Dua te shoh voten time, hap kutite ose largohu, hap kutite, cliro vizat", e deri tek i fundit "Do apo s'do". Nuk u la balte e llum pa u hedhur mbi shtetin, institucionet, zgjedhjet, e padyshim, qeverine. Fiks sic ndodh ne telenovela, ku i ligu thur njemije e nje intriga per gjithkend e mbi gjithcka, vetem e vetem per t'í plotesuar tekat vetes. Dhe si ne cdo telenovele mediokre, flluske sapuni, personazhi kryesor edhe qan, edhe qesh.

***

Ndersa Rama mund te kete qeshur dje, nuk ve ne dyshim se qytetaret shqiptare dhe disa prej nesh ne politike, jane ndjere keq. Keq, sepse qytetaret shqiptare dhe shume prej nesh, nuk e meritojme qe te na thone 2 here rresht: Stop! Merruni vesh me njeri- tjetrin.

Une ndjehem keq se s' kam asnje shprese me, se me Edi Ramen mund te merresh dot me vesh. Dje, me shume se kurre, kuptova me dhimbje se per me shume se 2 vjet rresht, te pakten personalisht, kam bere deklarime naive dhe trashanike, kur si pjese e kesaj mazhorance ftoja me shume sinqeritet opoziten qe te vinte ne Parlament, te ushtronte rolin e saj dhe te votonte. Absolutisht e pranoj, se ne keto ftesat tona e ka zanafillen pengmarrja qe i ka bere ketij procesi, kryetari i opozites. Une dhe ne, e kemi pritur te lejoje grupin te hyje ne Parlament, kur ai kishte ne plan afatgjate, pikerisht te kunderten, te bojkotonte Parlamentin dhe te pengonte punen e tij. Keshtu thuhet ne raportin e progresit, troc, hapur. Ne e ftonim te vinte te votonin ligjet me 3/5-at, sepse s' ka ndodhur ne asnje vend tjeter, as ne Poloni, ne '89-en, as ne Hungari ne '90-en, as ne Sllovaki, (qe ishte njee rast me i veshtire), as ne Maqedonine fqinje, as ne Malin e zi dhe as ne Serbine me parti te deklaruar si euroskeptike, qe parlamenti te bojkotohet, bllokohet, dhunohet me qellim qe te demtohet procesi i integrimit. Ndodh me opoziten shqiptare, sic nuk ka ndodhur asnjehere ne histori. Ndodh me kete opozite qe udhehiqet nga humbja ne humbje nga nje kryetar ekstraparlamentar! Ndodh me kete opozite e me kete kryetar me trashegimi blloku komunist, qe i duket se shpeton vetem kur bllokon, qe mendon se nuk fiton dot vete po nuk humben gjithe te tjeret. Ky eshte mentaliteti qe shqiptaret shkelmuan 20 vjet me pare. Fatkeqesisht ky po kerkon ta risjelle prape. Ne e ftonim Ramen si kryetar partie te merrte vendime qe te mos binin ndesh me interesat e shqiptareve. Por ky, kryetari ekstraparlamentar, nje here i quan ligjet teknikalitete te panevojshme per "misionin e tij te madh te politikes se re", pastaj tenton t'i perdore si zare, derisa te piqeshin kushtet e tij. Nje here i quan ligjet rroma- pertoma, pastaj shatra -patra. Si perfundim edhe kur thote "do votoj" dhe kur thote "s' do votoj", ky thjesht tallet. Ketij s'i intereson hic asnje gje, as qytetaret, as vendimet per kete vend. I intereson vetem karrigia e tij. E vetmja pune qe ka bere kjo opozite me "kursin e ri" te Edi Rames ne keto 2 vjet, ka qene te prishe pune. I vetmi qellim i shprehur qartazi ne sjelljen e saj, ka qene bojkoti, djegia e mundesive te vendit ne rrugen drejt integrimit. Dhe kryetari i tyre mburret me kete! "Kemi bere gjene e duhur me bojkotin e jemi plotesisht te qete me ndergjegjen tone qytetare e opozitare"- thote Rama. "Keni demtuar procesin, dialogun politik, - thote raporti - dhe ecurine e reformave integruese te vendit". Por Rama edhe pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare ne 2009-en dhe pas humbjes se kauzes "hap kutite ose largohu", edhe pas humbjes se 140 mije votave + 10 mije e ca te tjerave ne Tirane, ne 8 maj, perseri e ka ndergjegjen e qete. Po cilen pale duhet ta breje ndergjegjja sipas Rames? Mazhorancen? Pse kemi pritur qe ai te ece paralel me endrren evropiane te 94 % te shqiptareve? Pse pritem qe ai, megjithese kryetar ekstraparlamentar te urdheronte opoziten per te votuar ligjet ne procesin e liberalizimit te vizave? Pse pritem qe para se te denigronte dokumentet e identitetit te shqiptareve, te votonte per prodhimin e tyre?

Per cfare te na breje ndergjegjja? Se ju hoqem shansin qe nje 60 minutesh diskutim te lire ta kthenit ne ore e ore pafund sharje e sherr me maxhorancen? Se ju hoqem mundesine qe te linim nam te gjithe bashke e te ktheheshim ne qesharake, se pari per familjet tona e pastaj per gjithe shqiptaret? "Vendim shume i drejte ky", thote raporti i Komisionit Evropian.

Pse pritem per 2 vjet rresht qe te na sillte nje emer te bekuar per Avokat Populli? Apo pse pritem 2 vjet qe Zoti t'i jepte mendjen e hajrit e te ulej per reformen zgjedhore, qe te mos prisnim me ankth te gjithe bashke perseritjen e skenes se mospranimit te humbjes ne 2009 edhe ne 2011-en? Per cfare te na breje ndergjegjja?

Se u munduam te hartonim nje dokument me sugjerime te opozites per 12 pika kyc te KE-se, por qe pa vullnetin ketu ne salle do te ktheheshin ne stadin 0? A mund ta mohoni qe eshte kjo opozite qe ka refuzuar 5 here projektligjin "Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative"? A eshte kjo opozite qe ka refuzuar 3 here ligjin per heqjen e imunitetit te deputeteve, edhe pse i eshte lene cdo hapesire per te bere cdo amendim ne kete projektligj? A eshte kjo opozite qe ka refuzuar Kodin Penal, Kodin Hekurudhor, Kodin Doganor, Ajror, Detar, Rrugor, Civil etj., edhe pse kane qene ligje pa ndonje peshe specifike politike?

A eshte kjo opozite dhe ai kryetar qe e ka shpallur prej 2 vitesh Shqiperine ne krize, kur raporti thote se stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe ne kohe krize, se investimet e huaja u rriten me 17. 2 % e se edhe eksportet kane njohur rritje? A eshte po ky kryetar ekstraparlamentar qe vetem pasi u sigurua se statusi i vendit kandidat ishte perfundimisht ne rrezik, u shpreh se do te vinte ne parlament e do te votonte ligjet me 3/5, e se nje jave me vone, kur pas vizites se dy ministrave te jashtem te BE-se, kuptoi se mund te kete nje mundesi tjeter me te afert se viti qe vjen, refuzoi perseri votimin e ligjeve dhe shpalli planin me 10 pika? A eshte kjo opozite qe ende po vazhdon te vere kushte per 12 kushtet e KE-se, qe vazhdon me bojkotin e kartonit edhe pse ka nderprere me 5 shtator bojkotin e parlamentit?

Pergjegjesia per drejtimin e vendit eshte e mazhorances. Pergjegjesia per bllokimin e vendit eshte e opozites. Ne te gjithe sot ndjehemi ligsht, se ju, opozita, vendoset te na bllokon me dhunen e bllokut. Ju vazhdoni te kendoni refrenin tuaj: Demi i vendit s'eshte demi yne! Ju vazhdoni e rrini ne bllokun tuaj! 94 % e shqiptareve do ta zhbejne edhe kete bllok neokomunist. Ketu ndahemi ne bashke, dje, sot dhe neser. Aty ku bashkohen interesat e 94 % te shqiptareve per bashkim me Europen, aty eshte vija ndarese mes nesh dhe jush. Faik Konica thote "Shqiperine, shpetoje Zot nga shqiptaret"; Zoti na shpetofte nga antishqiptaret!

Nga Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit Evropian

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 14-10-2011, 13:32:14
Po fajtori ka ndonje faj o Berni? :)

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 14-10-2011, 18:12:42
Po pse duhet fajsuar te tjeret dhe asnjeher nuk merremi te shikojm fajin te vetja ?

Po per te gjithe keto gjera qenka Fajtori vetem nje njeri?

 hmmmmm:

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 14-10-2011, 21:13:26
berni me kte qe ke postu tregon qe je i shitur te sali maloku na trego sa pare ke marr :P

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 29-01-2013, 18:42:42
Antishqiptaret jane te poshter, ta fusin per momentin po s'kane ku te shkojne ketu do e perplasin koken. Iii e di si jane si ato akrepat e shpive perdhese.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 30-01-2013, 16:16:55
ii e di si jane si ato akrepat e shpive perdhese.

si jane ?

#6 ne: 30-01-2013, 16:18:13
Grekofon eshte ky ciarli? Mos punon gje ne kishen ortodhokse autoqefale?

#8 ne: 30-01-2013, 16:26:58
Katallaves? :)

Ajo qe thot ai aty asnji presje nuk i heq, por Greket jan ballkanska si puna jon. Se ne krime kena bo dhe ne Gjermani por nuk del Merkel me thon Hieg Hail tod Albener.

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 30-01-2013, 17:21:26
Une do punoja edhe per Kishen Islame te ringjalljes se fjales Muhamedane e nuk punoj per gjermano-fon si puna emrit tend.Uuuu sa ftohte.

#10 ne: 30-01-2013, 17:34:06
E dija qe ti ciarli kishe potencial prandaj thashe me perpara "shikoi gunen jo punen". Mireserdhe ne Zeriyt.
Na fol pak mbi veten dhe enderat e tua ne jete si dhe hipoteza teorike. Psh, nqs te pyet Zoti qe ti ta vertetosh besimin tend, a do i vrisje te gjitha kafshet e shpise dhe djalin me te vogel?

#11 ne: 30-01-2013, 18:22:29



Ej, o Ciarli ! Ketu ketu! A me shikon? Dil i her ketu se ke mor kot si pushka jevgut dhe vetem shkru neper tema gjithanej nderkohe qe Media qe eshte mbledh ketu po pret pergjigje.

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 30-01-2013, 20:01:19
Faleminderit Gery per interesimin dhe mikepritjen, faleminderit qe me ke vene re.
Potencialet e mija jane modeste, Zotit do i pergjigjesha shkurt:- Te kam pare ne nje film te Al Pacinos ku vret nje shokun tend senator pasi e kishe denuar ne ferr, prandaj te dua.
Kurse kafshet e shtepise do i vrisja te gjitha e nga Derri deri tek morri me i vogel i nenes se tij, bejne zhurme, bejne pis dhe nuk durohen, - nuk rrohet me keshtu(parrulle)

#13 ne: 30-01-2013, 20:04:29
Bravo ciarli. Pergjigje teper e sakte dhe elokuente.
Na fol pak mbi diversitetin tend financiar dhe portofolin ne aksionet e Japonise dhe New Yorkut.
Cfare mendon per kete krizen globale dhe rritjen ekonomike Shqiptare?

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 30-01-2013, 23:03:33
WTF MANNNN

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 31-01-2013, 10:23:35
Zoti na shpetofte nga antishqiptaret!

Amen!!!

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 31-01-2013, 16:34:18
Gery lere mishelen mos ja ve re se gocat keshtu e kane, flasin kot dhe lozin me kukulla s'dine te bejne gje tjeter.
Po te kisha pasurine e Shiperise do i mbyllja deren Evropes, rruge direkte per ne Amerike s'ka, keshtu cfare ngelet, ngelet te behemi praktike, te hapim syte. Si pjese e Azise qe eshte do e orientoja drejt burses Kineze, Kinene nuk e ndan dot nga Japonia si per festa si per mort, kuptohet do kishte krize buke papunesi, afetarizem, mizerje por integrimi i Shqiperise ne Azi do ishte i sigurte. Nuk ka rendesi parrja rendesi ka zemra e mire!

Temat e fundit