Zv/ministri Ivanaj bën striptistin para kolegëve - Tema Aktuale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zv/ministri Ivanaj bën striptistin para kolegëve

Zv/ministri Ivanaj bën striptistin para kolegëve

· 5 · 702

  • Postime: 2887
  • Karma: +16/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 27-01-2009, 14:29:59
Zv/Ministrër dhe striptist. Ky është Arben Ivanaj zv,ministri i shëndetësisë që ka shfrytëzuar një ceremoni me stafin për të bërë show para kolegëve, por jo shefi i tyre, por si striptist. Një kamera telefoni cellular e ka filmuar Ivanajn, i hipur mbi tavolinë, që jo vetëm ka kërcyer, por dalëngadalë ka zhveshur rrobat. Skena i ka pëlqyer zëvendësministrit, i cili nga njëra anë kërcente me shumë kënaqësi, por nga ana tjetër ndihej i admiruar ndërsa i bëheshin foto pa fund edhe nga të tjerët që kishte përreth. Por, videoja ka marrë dhenë dhe vetëm dje në mbrëmje është parë edhe nga deputetët e parlamentit shqiptar. Ligjvënësit e pozitës e opozitës janë shokuar pasditen e djeshme ndërsa kanë qarkulluar në celularët e tyre videon striptise të zv,ministrit të shëndetësisë. Ndërkohë që në seancën e pasdites, u bë një denoncim publik në Kuvend nga deputeti i PS Braçe, për këtë skenë publike në sy të stafit, të zv.ministrit të shëndetësisë. Arben Ivanaj, është vendosur në postin e zv.ministrit që në vitin 2005, kohë në të cilën PD dhe maxhoranca fituan zgjedhjet. Hera e fundit e skandalit me striptizëm, ka qënë kur një mësuese në një shtet të huaj që realizoi një show të ngjashëm si Ivanaj para kolegëve të saj dhe para nxënësve. Mësuesja mori vërejtje dhe pavarësisht peticionit të qindra prindërve të nxënësve, drejtori nuk e pushoi nga puna.



















Marre nga BalkanWeb

  • Postime: 2887
  • Karma: +16/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-01-2009, 11:43:53
Ja videoja:

  • Postime: 2887
  • Karma: +16/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 28-01-2009, 13:15:00
Video skandali, Ivanaj: Kërcimi im, cështje private

Zv/ministri i Shëndetësisë, komenton videon skandal të publikuar dje në media, ku ai shfaqet duke kërcyer dhe bërë striptizë mbi tavolinë gjatë festës së Vitit të Ri. ”Kërcimi im në një festë private”- komentoi Ivanaj për tv NEWS24.

Zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj e konsideron si normale dhe brenda kornizës së një feste private kërcimin mbi tavolinë, dhe më pas skenën e zhveshjesh së rrobave.

Videoja, u xhirua nga një telefon celular në një lokal ku punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë kishin festuar Vitin e Ri.
Videoja u shpërnda me shpejtësi edhe nëpër celularët e deputëve në seancën parlamentare të së hënës.Më pas videoja u publikua edhe në media.

I pyetur nga gazetarja e tv NEWS24 për skenat e striptizes Ivanaj u shfaq i rezervuar, duke dashur ta intepretojë skenën si një ngjarje e së shkuarës. “Viti i Ri ka mbaruar nga data 31 dhjetor deri më 2 janar, sot jemi me datën 28 janar, nuk besoj se ia vlen të flasim për atë periudhë”.

Për Ivanaj, komenti i bërë nga mediat për veprimet e tij në festën e kolegëve, është thjesht një këndvështrim dhe nuk ka lidhje me postin e tij si zv. Ministër i Shëndetësisë.

”Se si kërcen një zv. ministri në një festë private është cështje private, ndërsa posti i zv.ministrit bazohet në meritokraci” – komentoi Ivanaj i cili sot prezantoi draftligjin për Shëndetin Publik.

Arben Ivanaj, është vendosur në postin e zv.ministrit që në vitin 2005, kohë në të cilën PD dhe maxhoranca fituan zgjedhjet.

BalkanWeb

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 29-01-2009, 22:00:18
Po cprisni tjeter nga keto kokrrat e PD. Ohhh mjere kjo Shqiperi, pak e nga pak, do fillojne te bejne Blow Job, se keshtu e nisin, zberthejne kemishen, nxjerin barkun, nxjerrin by... dhe prit nje dite kur te shikoni nje gojore.  Gjynah kjo Shqiperi me keta pederasta.

  • Postime: 260
  • Karma: +2/-5

#4 ne: 31-01-2009, 05:56:34
Per te ardhur keq vertet....ne fillim Rama na tregon .olet dhe tani ky Ivanaj na ben striptistin, mesa duket ju ka hyre vetja ne qef politikaneve tane.

Temat e fundit