SOS - Albanian History & Culture

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

  • Postime: 21
  • Karma: +0/-0

ne: 28-05-2006, 03:09:38
Pershendetje te gjitheve!

Do t'ju lutesha në emër të të gjith shqiptareve, per te miren e vet Shqiperise.

Nese dikush nga ju mund te hapi nje faqe Turizmi ne internet ku te vendos foto nga riviera,hotelet, monumentet e trashegimise, lagunat, alpet dhe pikat turistike ne shqiperi, te sqaruara ne detaje dhe me foto vertete joshese per vizitorin e huaj, DO TJU LUTESHA, mirni mundimin te kontaktoni me ndonje ne shqiperi qe mund t'jua sponsorizoje krijimin e nje faqeje te tille dhe bejeni sa me pare.

Eshte vertete per te ardhur keq, dhe eshte vertete e turpshme per aq sa ne bejme per ta ndihmuar vendin tone.Shume njerez qe i njoh ketu me kane pyetur per Shqiperine kur flasim per pushimet verore,daj dje, per ti treguar dikujt se ç'pasuri natyrore ka shqiperia kerkova ne internet
ndonje faqe ku te flitej per turizmin dhe vetem per turizmin por ne te vertete nuk gjeta asgje qe te mund ti mbushte mendjen dikujt qe te shkonte ne shqiperi. Dhe nje faqe e Ministrise se Turizmit Rinis dhe Sporteve qe gjendet ne internet eshte shum e varfer dhe se fotot jane te vjetra dhe jo bindese per syrin e nje turisti.
Perveç disa fotove te bukura te Aurrel Dukes ne nje faqe qe nuk ka te bej me turizmin, ne internet nuk gjen asnje gje tjeter qe vertete do te ndihmonte shqiperine me afrimin e turisteve.
U ç'udita mbreme ne dareke kur degjova tek Euro-News se ne Kroaci veren e kaluar kishin qene rret 8-Milion vizitore dhe beheni krahasimin vete tani, vitin e shkuar ne Shqiperi ishin vetem 500 000, madje dhe kaq fale vizitoreve nga Kosova, pra me pak fjale vizites se vet ne shqiptareve.

DO TJU LUTESHA, JU LUTEM, une personalisht nuk di te krijoj ndonje faqe web ne internet se per ndryshe nuk do ta kisha marre mundimin te shkruaja ketu por do ta kisha bere vete.

Nuk di nese dikush e ka vene re,greket ne satelit kane nje program qe transmeton vetem peisazhe te shoqeruara me tekst nga greqia, kjo vetem dhe vetem per te afruar sa me shume turist ne greqi.

Me lind pyetja: Mire zoterinjt e dhjamosur te Tiranes qe preferojne me mire te transmetojne gjera pa vlere ne televizionet e tyre ne satelit dhe jo emisione te tilla qe i sherbejne gjith kombit, po as dikush tjeter, ndonje njeri i thjesht dhe patriot ne internet s'mund ta bej nje gje te tille?
Mire zoterinjt Burokrat te ministrive tona qe shikojne ku e ku te mbushin xhepat e tyre, po as dikush nga ne, dikush qe ka provuar urrejtjen e te huajve, perbuzjen, rracizmin?
Me nje gjest te tille do t'ju ndryshonim sado pake personave idene e te qenit nje vend barbar apo hajdutesh, le t'ju tregojme atyre se jemi dhe nje vend Bujar ashtu si jemi ne te vertete ne shqiptaret.

E di mire se mund te behet, por eshte vetem pertacia dhe fodulleku shqiptar qe heziton per te ndermar gjera te tilla ne te mire te vendit.

Ndaj do t'ju lutesha, do t'ju lutesha me miliarda here,beheni nje gje te tille ne te mire te gjith shqiperise.

Ju falenderoj.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-05-2006, 05:03:59
Shume dakord ne ato qe thua dhe te uroj dhe njekohesisht te falenderoj per kete qe ke shprehur. Nese ne te sigurojme platformen teknike, arrini ju te merreni me nje faqe te tille, duke gjetur materialet e nevojshme? Normalisht dhe une personalisht do jap ndihmen time, por duke qene se merrem intensivisht dhe me mirembajtjen e Zeri YT! kohen e kam te kufizuar, por ne cdo rast mjafton iniciativa, sepse besoj shume te tjere do te jepnin  kontributin e tyre. Nese keni disa ide ne vija te pergjithshme se si duhet te jete kjo faqe atehere shkruini ketu qe te kemi nje baze nga ku te nisemi. Pershendetje!

  • Postime: 21
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 30-05-2006, 15:53:25
Pershendetje Max.

Te falenderoj per pergjigjen dhe per gadishmerine njekohesisht.

Nuk di si mund ta mirmbaj une nje faqe webi, pasi nuk kam fare haber nga keto gjera, e shumta qe mund te bej eshte te lexoj gazetat ne internet.
Se dyti, une nuk jetoj ne shqiperi, keshtu qe per gjetjen e ndonje materiali te nevojshem do te jete me e veshtire per mua se sa per dike qe jeton aty, por kjo nuk do te thote se nuk kam ide.

Ja ç'do te beja konkretisht nese do ta krijoja dhe administroja une nje faqe te tille:

Se pari do te lidhesha me Aurrel Duken per ti kerkuar lejen qe ti vendosnim disa nga fotot e tija ne faqen tone ne internet.
Ndoshta dhe vete do te beja foto nga aparati im per te pasuruar faqen me foto sa me te bukura dhe joshese.
Se dyti do te mirja kontakt me pronare te hoteleve ne shqiperi, keshtu ata do te fitonin nga nje reklame e hotelit ne internet kundrejt nje ndihme te vogel ne te holla qe do te sherbente per ta mirmbajtur kete faqe.
Do te lidhesha dhe me Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve  per tu kerkuar atyre ndonje informacion te nevojshem persa u perket zonave te ndryshme.

Po si do te ishte kjo faqe?

www.welcome-to-albania.(com,org,al apo ku di une se ç'fare)

Kaq sa per hyrje
Faqa te ishte ne dy gjuhe, Anglisht dhe Frengjisht

Ne faqen e pare ne nje sfond te tejdukshem do te ishte harta e shqiperise dhe mbi harten te vendosura njera pas tjetres dhe pjeset klikuse ne faqe.
Do te kishte aty nje pjese ku foto te ndryshme te zevendesonin njera tjetren pa sa here qe faqa te vizitohej, pra te ishin ne levizje.
Do te kishte aty nje kend informacioni mbi shqiperine ne pergjithesi, disa Topics i gjen ketu pershembull: http://www.cia.gov/cia/publications/factbook/geos/al.html

Pastaj do te ishte pjesa turistike e shqiperise, kjo duke filluar me qytetet apo rrethet me radhe, pershembull, ç'mund te vizitoj nje i huaj ne qytetin e Durresit. Le te themi Amfiteatrin, poshte ç'do foto te marre nga Amfiteatri do te kishte dhe  shkrime qe flasin per te. Pastaj do te ishte dhe Riviera, plazhi i Durresit apo te tjera vende interesante qe do te terhiqnin nje te huaj ne Durres.
Do te sqarohej aty se ku mund te gjeje nje hotel te mire ne Durres, si mund ta gjeje ate, faqa do te kishte nje makine kerkuese ku mund te beheshin dhe prenontime ne hotelet perkatese. (kjo gjithmon ne bashkpunim me pronare te hoteleve)
Do te kishte gjithashtu karakteristika te Menuse Durrsake, projekte ne zhvillim (nese ka) e te tjera si keto.
Do te kishte gjithashtu nje harte te Durresit, nje makine kerkimi qe do ta ç'onte turistin ne vendin e deshiruar.
Do te kishte nje tjeter makine kerkimi qe te bente te mundur gjetjen e linjave ajrore qe do ta sillnin ate ne Shqiperi, mundesisht turisti te priste dhe bileten ne kete faqe interneti. Pastaj si mund te udhetohet nga Tirana per ne Durres pershembull nese dikush do te vinte me aeroplan.
Nje shembull:  
http://www.corriere.it/viaggi/index.shtml?rcsrid=mktg_viaggi

Marre nga Corriere Della Sera

Per ç'do qytet te veçante ku do te kerkohej, faqa do te ofronte nje kenge qytetare nga vete qyteti.
Pra sapo te klikoje mbi Durresi dhe te hapej nenfaqa qe prezanton Durresin te fillonte nje kenge tipike durresake, mbi Tiranen, nje kenge tipike Tiranase e keshtu me radhe.

Te kishte dhe nje liber mbresash te atyre qe e vizituan shqiperine.

E di mire Max se nuk eshte e lehte ta besh nje gje te tille, pasi kerkon pune, por me shume kerkon kohe, por gjithsesi mendoj se nje faqe e tille do te ishte shum shum here me e dobishme se sa nje faqe qe te ofron nje forum cili ka 100 apo 200 vete dhe se mirmbajtesi i saje humbet kohe duke fshire apo modifikuar shkrime te pa vlera te hedhura aty nga lloj lloj tipa njerzish. Dhe faqe te tilla personale me mini-forume ka me bollek ne internet te ngritura nga shqiptaret, por qe 90% e tyre jane te pa vlera.

Do te ishte dhe kenaqsi mbi te gjitha nje faqe e tille. Mendoj gjithashtu se nuk do te ishte dhe pa fitim, pasi po te mendosh mire, mund te dalesh me i fituar me nje faqe te tille sesa nga nje faqe qe te vizitohet nga 100 apo 200 vete dhe qe lene ndonje mesazh aty.

Te pershendes Max dhe te uroj gjith te mirat.

Temat e fundit