Disa nga gjuhët kryesore programuese dhe shpjegimi i tyre - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Disa nga gjuhët kryesore programuese dhe shpjegimi i tyre

Disa nga gjuhët kryesore programuese dhe shpjegimi i tyre

· 1 · 234

  • Postime: 27066
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-02-2020, 20:25:11
 

Nga Granit Rexha
Nëse jeni duke planifikuar të mësoni programim, ka shumë gjasa që përballeni me pyetjen se cilën gjuhë programuese duhet ta mësoni së pari! Në këtë postim do të shpjegojmë shkurtazi 10 gjuhë të ndryshme programuese. Fokusi i këtij postimi do të jetë në shpjegimin se cilat janë disa nga gjuhët kryesore programuese dhe për cilat përdorime janë më të përshtatshme këto gjuhë specifike.

Në përgjithësi, programimi do të thotë udhëzimi i kompjuterit që të kryejë një punë të caktuar. Sido që të jetë, gjuhët e ndryshme programuese përdoren për të zgjidhur probleme të ndyrhsme dhe për të krijuar programe në mënyra të ndryshme.

 

1. C
E njohur si paraardhësja e të gjitha gjuhëve programuese, C është lansuar në përdorim në vitin 1972 (46 vjet më parë). Në dekadat e fundit, ka qëne një prej gjuhëve programuese më të përdorura ndonjëherë. Është përdorur për të krijuar një gamë të gjerë programesh kompjuterike, duke përfshirë edhe sistemet operative.

 

Mësimi i gjuhës C nuk është i lehtë, dhe njihet për një sintaksë të komplikuar. Por, nëse arrini ta mësoni atëhëre do ta keni shumë më të lehtë. Poashtu, është më rëndësi të theksohet se mësimi i gjuhës C do t'ju lehtësojë shumë mësimin e gjuhëve të tjera më vonë.

 

Duke qenë një pjesë e rëndësishme dhe kyçe në industri, C ka pasur një influencë të theksuar në shumë gjuhë të tjera programuese. Këtu përfshihen C#, Java, JavaScript, PHP, Python etj...

 

Por, C nuk është e përshtatshme për pajisjet mobile sikurse disa gjuhët tjera. Ky është një disavantazh që rritet çdo ditë e më shumë me përhapjen e pajisjeve digjitale mobile në botën e teknologjisë.



2. JAVA
Java është padyshim një nga gjuhët programuese më të popullarizuara në botë. Përdoret për shumë qëllime të ndryshme, që nga aplikacionet Android e gjer tek aplikacionet komplekse kompjuterike.

 

Java mban vendin e parë në TIOBE Index e cila i rendit gjuhët programuese duke u bazuar se sa shpesh njerëzit kërkojnë për atë gjuhë në makinat më të përdorura kërkimore.

 

Bazat e Java-s vijnë nga gjuha C++, duke bërë disa modifikime për t'u përdorur më lehtë. C++ është një gjuhë shumë e fuqishme programuese, por zhvilluesit e Java-s menduan se është paksa komplekse dhe nuk i përmbushte të gjitha nevojat.

 

Për shembull një nga synimet e tyre kryesore ishte të krijonin një gjuhë e cila mund t'i lejonte ata të ekzekutonin kodin e tyre në dy pajisje komplet të ndryshme. Nga këtu vjen edhe sllogani i Java-s "shkruaj njëherë, ekzekuto kudo".

 

Me fjalë të tjera, Java është një gjuhë shumë e popullarizuar nëpër të gjitha platformat, sistemet operative dhe pajisjet mobile, falë fleksibilitetit të saj. Kjo e bën atë edhe një prej gjuhëve me kërkesa më të mëdha dhe me pagat më të larta.

 

3. C#
E zhvilluar nga Microsoft për të punuar në sistemin e tyre .NET, C# (lexo: si-sharp) është e bazuar në C dhe C++. Natyrisht, kjo gjuhë përdoret më së shumti për zhvillimin i softuerëve në Microsoft.

 

C# është dizajnuar që të jetë e lehtë për tu mësuar dhe përdorur, Për këtë arsye C# është një gjuhë e lehtë për të filluar programimin. Është një gjuhë e nivelit të lartë, që do të thotë se lexohet paska si Anglisht. Mbi këtë, kjo gjuhë abstrakton shumë nga detyrat komplekse të nevojshme për kompjuterin që të kryejë funksione të caktuara, përkundër disa gjuhëve tjera sikurse C++.

 

Përse ta mësojë C# ?

Nëse jeni të interesuar të zhvilloni aplikacione që do të fokusuara në ambientin e Microsoft, atëhere gjuha C# është gjuha më e rekomanduar. Poashtu C# përdoret shumë për zhvillimin e lojërave duke perdorur makinën e lojërave Unity.

 

4. C++
C++ është poashtu e bazuar në C, dhe është padyshim një bishë e gjuhëve programuese e cila ende gjen përdorim të gjerë në kohërat moderne.

 

Është një gjuhë e fuqishme, me një performancë të lartë, por e nivelit pak më të ulët. Kjo do të thotë se ju keni nevojë të kuptoni disa aspekte më komplekse dhe themelore të programimit, siq është mënaxhimi i memories. Në anën tjetër, ky kontroll e ka mundësuar C++ të jetë shumë lehtë e shkallëzuar. Aplikacionet të cilat përdorin shumë resurse zakonisht janë të zhvilluara me C++, siq janë disa nga lojërat më të bukur 3D.

 

Përveq kësaj, ju duhet të shkruani shume kod që të zhvilloni një aplikacion të tërë nga fillimi. Kjo e bën të vështirë mirëmbajtjen e kodit, përveq nëse punoni me një ekip të madh të zhvilluesve.

 

C++ gjen aplikim në shumë fusha. Me të ju mund të krijoni softuerë kompjuterik, aplikacione mobile, motorët e lojërave dhe lojëra apo edhe ueb aplikacione.

 

5. JAVASCRIPT
Duke mos e përzier me Java, JavaScript është një gjuhë programuese për Ueb. Ajo sjell jetë në ueb-faqet e ndryshme, duke i bërë ata më interaktive, interesante dhe të përshtatshme për përdoruesin.

 

Në kohërat e sotme, pothuajse çdo ueb-faqe përmban JavaScript. Duke u bazuar në këtë, mund të themi se është një prej gjuhëve më të famshme dhe të përdorura nga të gjithë, prandaj edhe një gjuhë mjaft e levërdishme për t'u mësuar.

 

Libraritë e ndryshme sikurse AngularJs, jQuery apo React, e bëjnë përdorimin e Java-s në front-end më efiqiente dhe interesante.

 

JavaScript është një gjuhë client-side, që do të thotë se kodi ekzekutohet në shfletuesin e përdoruesit. Sidoqoftë, disa nga teknologjitë e reja sikurse Node.js mund të përdoren edhe si gjuhët server-side. Kjo e bën JavaScript edhe me të fuqishme, duke e rankuar atë si një gjuhë full-stack.

 

6. PHP
PHP është një gjuhë skriptuese që ekzekutohet në server-side dhe përdoret për të krijuar ueb-faqet e shkruara në HTML. Është një gjuhë e lehtë për t'u përdorur nga zhvilluesit e ri, duke e bërë atë një prej gjuhëve më të popullarizuara. Në fakt, 80% e top 10 milion uebfaqeve përdorin PHP.
 

Është interesante të theksohet se PHP kurrë nuk është planifikuar të bëhet një gjuhë programuese. Fillimisht është krijuar si një mjet për të ndihmuar krijuesin e saj Rasmus Lerdorf, të mirëmbajë faqen e tij personale (Personal Home Page - PHP). Përkundër kësaj, PHP është bërë një nga gjuhët më të përdorura skriptuese në Ueb.

 

Duke qenë një gjuhë që ekzekutohet në server-side, sikurse Python apo Perl, PHP mund të përdoret për të krijuar faqe për kyçje, galeri të fotove, forume për diskutime apo shumë më shumë. Disa nga uebfaqet më të famshme të cilat përdorin PHP janë Facebook, Wordpress, Tumblr etj...

 

7. PYTHON
Python është padyshim një nga gjuhët programuese më të zhdërvjellta me një diversitet të lartë përdorimesh, duke ofruar mjete për qëllimë të shumta. Python mund të përdoret për data-mining dhe vizualizime, aplikacionet në ueb, zhvillimin e lojërave etj...

 

Ekzistojnë shumë librari të rëndësishme të krijuara për Python, duke e rritur përdorimin e saj në akademi dhe fusha të edukimit, siq janë matplotilb, pandas dhe pyGal.

 

Sidoqoftë, mos e leni fuqinë dhe potencialin e Python t'ju frikësojë nëse jeni një fillestar dhe sapo keni filluar programimin. Duke ju falenderuar sintaksës së saj të thjeshtë dhe të lexueshme, Python është një prej gjuhëve më të përshtatshmë për fillestarët. Në fakt, të lexoni Python është shumë e ngjashmë sikur të lexoni Anglisht. Poashtu Python ka një komunitet të madh dhe përkarhës, të cilët mund të ju ndihmojnë në çdo hap tuajin drejt mësimit dhe zhvillimit në këtë gjuhë.

 

8. SWIFT
Në vitin 2014, Apple ka zhvilluar gjuhën e tyre programuese të njohur si Swift. Para saj, gjuha e përdorur për zhvillime ne iOS ishte Objective-C.

 

Pra, Swift është e krijuar për t'u përdorur nga zhvilluesit në platformat OS dhe OS X, duke ju dhënë atyre mjetet e duhura për të krijuar produktet e ndryshme për tregun e aplikacioneve.

 

Duke e konsideruar kërkesën e madhë për aplikacionet mobile, nuk është për t'u çuditur që Swift shumë shpejt ka arritur të bëhet një nga gjuhët më të popullarizuara programuese. Për më shumë, Swift është infuencuar fuqishëm nga Ruby dhe Python, duke e bërë atë të lehtë për t'u mësuar dhe përdorur nga fillestarët.

 

Sidoqoftë, duke qenë një gjuhë e re krahas gjuhëve tjera programuese, komuniteti përkrahës për Swift mund të jëtë më i vogël sesa gjuhët tjëra. Por, si çdo gjuhë tjetër, kjo është vetëm çështje kohësh.

 

9. PERL
Perl është një gjuhë skriptuese e nivelit të lartë që është paraqitur për herë të parë ne vitin 1987 dhe që nga atëhere është zhvilluar në një familje të vogël prej dy gjuhëve të ndara Perl 5 dhe Perl 6.



Është zhvilluar më shumë për procesim dhe manipulim të teksteve, por që nga atëhere ka gjetur aplikime të ndryshmë duke filluar nga zhvillimi në ueb e gjer te administrimi i sistemeve.



Perl ka evoluar gjatë viteve në një gjuhë e cila mund të përdoret në çdo sistem operativ në planet. Shpesh quhet edhe si “arma ushtarake Zvicrane” e gjuhëve kompjuterike.



Perl i merr vetitë e saja më të mira nga gjuhët tjera programuese siq janë C. Mund të krahasohet edhe me PHP dhe Python deri në një masë. Sidoqoftë, për dallim nga Python, Perl zakonisht ofron zgjidhje të shumefishta për një problem të vetëm.



10. RUBY
Ruby, është një gjuhë e nivelit të lartë, për përdorime të ndryshe e lansuar në vitin 1955. Padyshim është një prej gjuhëve më interesante për t’u përdorur.



Për dallim nga disa gjuhët tjera, Ruby është fleksibile kur vjen puna tek zgjidhja e një problemi specifik. Zakonisht ekzistojnë më shumë se një mënyrë për të gjetur një zgjidhje për një problem të caktuar.



Mësimi i Ruby definitivisht do t’ju shpërblejë me një eksperiencë mjaft të këndshme duke pare rezultate shumë shpejt. Për shembull, ju mund të krijoni një ueb-faqe të plotë nga hiqi, shume shpejt duke përdorur strukturën Ruby on Rails. Kjo e ka bërë Ruby-n një shume shumë të përdorur nga kompanitë e vogla, startup-et dhe fillestarët e programimit



Përmbledhje

 

Siq po shihet, ka mjaft opsione për të filluar të mësoni programim. Me ndihmën e shumë resurseve falas online, mësimi i këtyre gjuhëve është i mundur për të gjithë. Shpresoj se me këtë post keni një ide bazike për disa nga gjuhët kryesore programuese. Esenca qëndron në faktin se nuk është e rendësishme se me cilën gjuhë programuese ju filloni. Ajo çfarë është e rendësishmë është që ju të filloni, dhe të mos ndaleni deri sa të mësoni në detaje së paku një gjuhë programuese. Për të kuptuar më thellësisht programimin, preferohet të mësoni disa gjuhë të ndryshme programuese. Por, filloni me një dhe më pas e shihni se si është bota e programimit.

 

Suksese!

Temat e fundit