Kam planifikuar te shkoj ne universitet, cfar te filloj te mesoj ne programim? - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kam planifikuar te shkoj ne universitet, cfar te filloj te mesoj ne programim?

Kam planifikuar te shkoj ne universitet, cfar te filloj te mesoj ne programim?

· 2 · 707

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-04-2013, 11:01:00
[FILLIMISHT POSTUAR ME 05/07/2012, 06:14PD NE WM.AL, LEVIZUR KETU SEPSE AI FORUM U MBYLL, PER TE PERFITUAR TE TJERET]

Kam mare nje pyetje ne faqen time ne facebook (fb.com/shef.me) dhe i kam dhene nje pergjigje personit qe me ka pyetur. Mendoj se pyetja eshte ngritur dhe mund te ngrihet nga te tjere gjithashtu. Keshtu qe, besoj se pergjigja qe i dhash do i sherbej sadopak ne zgjedhjen e secilit.

Programues te tjere ne kete forum dhe personat qe kan nje profesion i cili ka lidhje me IT & programim besoj se gjithashtu mund te shtojne keshillat e tyre te vyera. Keshtu qe ndihuni te lire te shtoni pjesen tuaj...


Citim
Pershendetje,
kam planifikuar te shkoj ne UBT per shkenca komjuterike dhe inxhinieri. Qka me propozon qe te filloj me msu ne programim
pasi qe njohurit per momente jan afro 0% (rreth programimit )
desha me u bazu dikun me i kap me i kuptu konceptin
FLM

Pershendetje XXX,
Varet se cfar drejtimi do qe te maresh. Kryesisht jan dy opsione:

1. Programues per programe dhe/ose lojera
Nese do qe te krijosh programe te cilat instalohen ne kompjuter, me paraqitje grafike dhe/ose konsole. Programe, si p.sh. Notepad, Solitaire, etj..., te cilat zgjidhin detyra te caktuara per kompani te caktuara. Duhet te fillosh edhe te mesosh gjuhet e programimit qe te japin konceptet baze te programimit. Si fillim meso te programosh ne konsole edhe me pase edhe me grafike.

Do te sugjeroja te filloje te mesoje gjuhet e programimit ne kete rend:
    C++
    Java
    C#, nqs do te perfeksionohesh si programues...


2. Zhvillues faqes & aplikacionesh ne internet
Nese do thjesht te zhvillosh faqe interneti, aplikacione qe funksionojne direkte nga shfletuesi, dhe/ose lojra qe gjithashtu funksionojne direkte nga shfletuesi, duhet te mesosh disa gjera baze se si funksionone infrastruktura ne internet. Duhet te mesosh se cfar eshte domain, host, web server, server, HTTP, FTP, etj... Mos mendo se do i mesosh te gjitha pernjeheresh, e rendesishme eshte te lexosh njehere. Me vone do i rikthehesh perseri, edhe i kupton me lehte me kalimin e kohes.

Pasi te kesh mare nje ide te pergjitshme me termat baze, fillo te mesosh ne kete rend gjuhet e skriptimit per zhvillime ne internet:
    HTML
    CSS
    JavaScript (kalo ne jQuery pasi te kesh nje ide te pergjithshme mbi JavaScript)
    PHP
    MySQL
    Po arrite deri ketu, e gjene vete se si te vazhdosh pastaj!

Uroj te zgjedhesh ate qe do ti vertet, jo ate qe duket e lehte si fillim. Duhet te vendosesh se cfar do qe te besh pasi ke mbaruar universitetin, qe te besh zgjedhjen e duhur.

Gjithesesi, mos e mere me frik secilin drejtim qe te zgjedhesh, mund te ndryshosh drejtim shume lehte ne kete lloje profesioni nqs ke mesuar nje apo dy gjuhe programimi ke mbi 60% te koncepteve ne xhep, edhe kudo qe te shkosh manovron lehte.

E rendesishme eshte qe te fillosh te merresh me dicka. Nqs bene zgjedhjen e pare, instalo nje Editor & Compiler dhe fillo ndiq ndonje liber ose udhezues ne internet qe te fillosh te programosh gjera te vogla. Nese bene zgjedhjen e dyte, mer nje editor te mire (sugjeroj NetBeans mqns eshte falas dhe shume profesional) dhe fillo te shkruash HTML. Testo dhe shiko cfar ndodh. Fillo te shtosh krijimtarin tende per te arritur ate qe do.

Fillo sa me shpejt qe te mundesh, nqs i perkushtohesh, do e gjesh vete rrugen se ku do qe te shkosh me pas per aty ku do qe te shkosh!

P.S. Pergjigja eshte shkruar shpejt dhe nuk eshte rishikuar, me falni per ndonje gabim ortografik qe mund te kete.


BONUS: Veshtiresia programimit; object-oriented; C++ Vs. Java; mund te krijoj X; literatura?

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 21-01-2020, 23:43:40
Faleminderit per ndihmen e vyer.

Temat e fundit