Logo Design - Krijimi dhe procesi nga koncepti ne perfundim - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Logo Design - Krijimi dhe procesi nga koncepti ne perfundim

Logo Design - Krijimi dhe procesi nga koncepti ne perfundim

· 1 · 1770

  • Postime: 151
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-12-2010, 20:00:15
Me poshte po paraqes ne format te shkurter se si dizajnerat e identitetit (logo) mendojne, cfare procesi ndjekin dhe se si arrijne rezultatet perfundimatare.

1. Intro mbi logo design
2. Backgroud dhe research
3. Vizatimi i skices
4. Pushime
5. Ndryshimi dhe vleresimi midis Klientit dhe Dizajnerit.
6. Liste e shkurter mbi konceptet e Logo Design

Sinopsi per te gjithe procesin:

1. Intro
Zakonisht, per kliente te 'rendesishem', nevojitet si fillim nje interviste per te marre detajet kryesore mbi punen. Ky hap i pare eshte shume i rendesishem neqoftese ju ofroni custom logo design, thene ndryshe dicka unike qe kerkon disi me teper pune se logot gjenerike te cilat zakonisht kane thjeshte tekst. Disa nga pyetjet qe mund te paraqisni jane:

- Cilat jane produktet e kompanise dhe sherbimet qe ofron ajo.
- Cilat jane objektivat dhe aspiratat e kompanise.
- Kush eshte marketi qe perfshin kompanine
- Cfare specifikimesh ne lidhje me design kerkohet.
- Cili eshte buxheti dhe koha qe nevojitet

2. Background dhe kerkim/studimi i kompetitoreve
Nje faktor tjeter i rendesishem gjate dizajnimit te nje logoje eshte dhe studimi i mirfillte i logove te kompetitoreve. Cfare ndryshimesh kane sjelle ato ne dizajnet e tyre dhe cka eshte akoma me e rendesishme, a kane qene logot e tyre te sukseshme?

3. Vizatimi i skices
Vizatimi i nje skice per logo design zakonisht behet me dore. Shume designer preferojne gjithashtu dhe te perdorin tableta grafike menjehere ne programin qe zgjedhin. Ajo qe sugjerohet eshte si fillim te skiconi ne leter, pasi eshte mjaft natyrale dhe nje menyre teper efikase per te eksploruar shpejt idete dhe konceptet tuaja pa u ngaterruar nen vorbullen e produksionit ne programe kompjuterike.
Gjithashtu, keto skica mund ti tregohen dhe klientit, gje qe eliminon humbje kohe te panevojshme.

4. Pushimi
Eshte mjaft e rendesishme te marresh intervale kohe te shkurtra per veten gjate procesit te dizajnit. Kjo gje sjell idete e reja dhe ato aktuale te maturohen e te permiresohen.

5. Ndryshimi dhe vleresimi midis Klientit dhe Dizajnerit.
Nga koha ne kohe, dil nga kepucet e tua dhe provo te jesh ne ato te klientit. Si do te dizenjonit logon nese do te ishte biznesi juaj?

6. Liste e shkurter mbi konceptet e Logo Design
C'do logo designer fut dicka nga personaliteti apo stili i tij ne cdo logo, dhe nese nje kompani puneson 10 designers te ndryshem me te njejtin informacion te dhene per dizajnin e logos, atehere te jeni te sigurte se perfundimi do te jete 10 logo komplet te ndryshme, dhe pse infot u jepen te njejta te dhjeteve. Gjithsesi, nje numer i vogel do kene ngjashmeri me njera tjetren. Edhe pse ne vazhdueshmerisht perpiqemi te gjejme cfare e ben nje logo 'te bukur' apo te 'shemtuar', praktike apo jo praktike, gjithmone duhet mbajtur mend se ne fund gjykatesi i dizajnit ne fjale do te jete vetem e vetem klienti i kenaqur dhe njekohesisht financuesi i ketij projekti.

Temat e fundit