Mësojani vetes programimin - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mësojani vetes programimin

Mësojani vetes programimin

· 1 · 1011

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-11-2011, 01:23:33
Kemi hyrë në verë, që është kohë shumë e mirë për të përmirësuar veten; ju mund të shkoni të notoni, ose të vraponi, ose ju do të mund të shkoni të mësoni ndonjë gjuhë të re të huaj, ose madje do të mund të mësoni të programoni. Vetëmësimi nuk tingëllon edhe aq i vështirë dhe është shumë më i lehtë se vetëmësimi i spanjishtes dhe i frengjishtes. Janë disa burime që mund të jenë mjaft të dobishëm për të filluar mësimin e këtyre gjuhëve të reja, duke kuptuar thelbin mbi të cilin ndërtohet programimi dhe duke i provuar disa probleme që mund të quhen interesantë.
Bazat e programimit
Për të filluar që të mësoni një gjuhë të re programuese është më e lehtë, nëse ju tashmë i dini thelbet, sepse ju mund të filloni të mësoni struktura të reja. Nëse kurrë nuk keni programuar më parë, gjëja më e mirë që duhet të bëni është që të filloni me disa thelbe bazë që çdo gjuhë i përdor, si ndryshoret dhe operatorët.

Thelbet e programimit : Ky është një mësim i shkurtër për programuesit e rinj nga Universiteti City në New York. Ky mësim ofron një varg të mjaftueshëm të shembujve bazë, me disa shprehje të veçanta në gjuhë të ndryshme programuese.
Mësoni të kodoni: Kjo është një përmbledhje nga Lifehacker i disa kurseve themelorë, me një varg të gjerë ose thelbe. Nga Ndryshoret, deri te Funksionet dhe Grupet.
Fillimi në Shkenca kompjuterike dhe programim: Këtu mund të gjeni disa mësime nga MIT me video ligjërata dhe titra.
Toka e kuizit të kodit: Në këtë faqe ju do të mund të gjeni mësime të ndryshëm, por edhe mund të testoni veten, për të kuptuar se çfarë njohurish për programim keni.
Mësimi i një gjuhe
Kurdo që dini ndonjë gjuhë programuese ose jeni duke shkuar përpara, ju duhet të zgjedhni një gjuhë me të cilën duhet të punoni. Ka shumë gjuhë, disa prej tyre janë të ndërlikuara dhe të tjerat janë të thjeshta për t’u mësuar; ju duhet të provoni gjuhë të ndryshme, për të zgjedhur se cila i plotëson nevojat tuaja. Kjo është një bisedë interesante se cilat gjuhë programuese duhet t’i mësoni.


HTML: Kjo nuk është një gjuhë softuerike, por një gjuhë për ueb, së bashku me PHP dhe Javascript. Kjo gjuhë do të ju mundësojë krijimin e një uebfaqeje nga scratch dhe do të ju ndihmojë në kuptimin e mënyrës së funksionimit të një uebfaqeje. Kjo gjuhë është e thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.
Python: Kjo gjuhë është e nivelit të lartë dhe mund të jetë si gjuha më interesante për t’u mësuar, sepse ju mund të punësoheni mjaft shpejt. Gjuha është një sintaksë që është e qartë dhe e lehtë për t’u kuptuar.
Ruby: Paraqet një gjuhë dinamike, që përdoret për programim me burim të hapur (open source), me një përqëndrim në thjeshtësi dhe prodhimtari. Ka një sintaksë elegante që është e lehtë për t’u lexuar dhe shkruar dhe cilësohet si njëra nga gjuhët më të thjeshta programuese.
C++: Është gjuhë mjaft e fuqishme. Kjo gjuhë paraqet yllin e gjuhëve programuese dhe zakonisht përdoret në universitete si lëndë për studentë.
Java: Ky program është gjuha programuese që është përdorur më së gjeri. Aplikacionet e Java-s funksionojnë në Windows, Mac OS X, Linux dhe Solaris dhe në shumë sisteme të tjerë. Është një nga gjuhët kryesuese dhe qëllimin më të përgjithësuar për programim. Shumica e ndërmarrjeve e përdorin atë si gjuhë kryesore të programimit.
Duhet ta dini se si çdo gjuhë, një gjuhë në kompjuter mund të jetë mjaft e ndërlikuar për fillestarë, por nëse e organizoni përmbajtjen dhe filloni të mësoni pak nga pak, do bëhet më e thjeshtë dhe sapo ta keni mësuar një, gjuha tjetër do të jetë më e lehtë.

Mësimi i gjuhës HTML
HTML është një gjuhë mjfat e thjeshtë që nuk përdor operatorë dhe ndryshore. Ju vetëm do të keni nevojë që të filloni të programoni një editues të tekstit dhe një shfletues. Pasi që t’i mësoni udhëzimet bazë në HTML, ju gjithashtu duhet të mësoni CSS, gjuhë kjo që i tregon shfletuesit tuaj se si do të paraqitet përmbajtja.

W3 School ka mësimet më të thjeshtë për të mësuar HTML. Mësimet këtu fillojnë nga uebfaqet e thjeshta deri tek temat më të përparuara. Ka mësime edhe për CSS XML dhe Javascript.
HTML Dog ka një mësim të mirë me ushtrimet më të mirë. Fillestarët këtu mund të mësojnë edhe CSS.
Your HTML Source është një udhëzues i thjeshtë për të filluar krijimin e një uebfaqeje. i
Writing HTML është një mësim që ekziston në shumë gjuhë dhe madje vjen edhe mund të shkarkohet si PDF.
HTML5 Tutorial: Për hapin e radhës në HTML ka edhe një mësim të mirë që fillon nga baza dhe shkon deri tek përmbajtja më e ndërlikuar.
Mësimi i gjuhës Python
Të qenurit gjuhë softuerike e nivelit të lartë mund të tregojë për një mësim më sfidues se mësimi i gjuhës HTML, por mund të mësohet. Kjo ndoshta është gjuha më e mirë për t’ia filluar.

A byte of Python është një mësim bazë për njerëzit që kurrë nuk kanë programuar më parë. Ekziston mundësai edhe për të shkarkuar versionin PDF.
Non-Programmer's Tutorial for Python 3 është saktësisht ajo se çfarë po ceket në titull dhe vjen në një formë wiki, kështu që vazhdimisht përditësohet.
Programming in Python for the complete N00B është një mësim i mirë fillestarët.
The Python tutorial është mësimi zyrtar, ndoshta më i ndërlikuar, por më i plotësuar.
The LiveWires Python Course ka për qëllim që t’u mësojë python njerëzve që nuk kanë programuar më parë.
Më shumë mësime
Learn Python The Hard Way  Nganjëherë mësimi nëpërmjet rrugës së vështirë është më i mirë.
Mësimi i gjuhës Ruby
Ruby in Twenty Minutes është një mësim që tregon se ju do të jeni duke “folur” Ruby pas gjysmë ore. Natyrisht, ju nuk do të jeni në gjendje që të bëni çdo gjë, por është një pikë e mirë për të filluar në këtë gjuhë.
Ruby Tutorial: Një tjetër mësim i mirë dhe i shkurtër, me shumë shembuj.
Try Ruby:  Në këtë faqe ju mund të provoni Ruby në shfletuesin tuaj, në mënyrë të thjeshtë, por mjaft dobishëm.
Programming Ruby: Ky mësim ka për qëllim vëzhgimin e një udhëzimi shoqëror për programim. Edhe pse është pak i vjetër, ky mësim është një fillim i mirë.
Ruby on Rails është një kurs bazik dhe i avancuar.
More Tutorials sipas autorit, këto janë 12 mësimet më të mira për Ruby.
Mësimi i gjuhës C++
Getting Started with C/C++ është një pjesë mjaft e mirë mësimore për t’ia filluar.
Programming Tutorials ka një përmbledhje të mirë të mësimeve të organizuar sipas niveleve, me kuize për të kaluar nivelet.
C plus plus është një përmbledhje e mësimeve që shpejgojnë gjuhën C++ nga baza, deri tek veçoritë më të ri të ANSI-C++. i
XoaX.net paraqet një përmbledhje të shkëlqyer të videove për të mësuar C++.
 Video Tutorials paraqet shumë kanale interesantë në YouTube për ta mësuar këtë gjuhë.
Thinking in C++ është një libër elektronik pa pagesë, me vëllimin 1 dhe me vëllimin 2.
Mësimi i gjuhës Java
Richard G Baldwin Programming Tutorials është një përmbledhje e mirë dhe me peshë nga një profesor universiteti.
Java Beginner Tutorial is a site dedicated to beginners.
Learning at a Glance është mësimi zyrtar falas i Oracle.
Oracle është një tjetër burim me një përmbledhje të mirë të mësimeve dhe udhëzimeve praktike.
Problemet
Nuk ka rëndësi se cilën gjuhë jeni duke e mësuar, pasi që është një pikë për t’ia filluar ballafaqimit me disa probleme për t’i përdorur shkathtësitë tuaja të reja. Project Euler paraqet një seri të problemeve matematikorë/kompjuterikë, që do të ju kërkojnë për zgjidhje më shumë se sa vetëm  mprehtësi matematikore./pcworldalbanian
pcworld.al
« Editimi i fundit: 26-10-2020, 20:02:43 nga M A X »

Temat e fundit