Mesoni gjuhen HTML - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mesoni gjuhen HTML

Mesoni gjuhen HTML

· 17 · 6907

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-05-2005, 18:46:18
Ketu do te prezantoj ne vija te pergjitshme gjuhen HTML.
 

Kodi: [Zgjidh]
E gjithe puna eshte merite e nje personi qe ka kete faqen: http://www.geocities.com/batoja/

Cdo material qe do vendos eshte pune e tij!! http://www.geocities.com/batoja/mesimi.htm
« Editimi i fundit: 17-12-2020, 09:57:38 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 16-05-2005, 18:47:12
Mësimi #1


HTML (hypertext markup language) është gjuha e programimit qe përdoret për te ndertuar faqe interneti qe mund te shihen nga te githe. Një gjuhe tjetër është edhe JAVA por shumë gjëra qe mund te kryen dhe me DHTML (dynamic HTML) ç'ka do të thotë qe ka shumë levizje dhe animime ne faqe p.sh. nëse një link ndriçon (flashback) realizohet me JAVA ose DHTML. NJe gjuhe tjetër qe përdoret është edhe FLASH një lloj programi shumë i komplikuar por shumë i mirë për animime ose për te bërë gjëra te bukura pa ndonjë lodhje, shembull është faqja e internetit te topalbanias radio.(nëse e keni pare) . Por gjuha me efikase te cilën e përdorin gjigandet e internetit dhe zbuluesit e tij është HTML dhe versionet e tij (XTML, DHTML, CSS (cascade style sheet),etj); për te cilat do flasim me vonë. NJe gjuhe tjetër qe ka dalë ne pah së fundi është edhe PERL por qe është akoma foshnje megjithë flexibilitetin qe afron. Gjuha me hershme qe është perdorur për ndertimet e faqes se internetit është Visual Basic një shembull janë faqet ose prezantimet qe bëhen me Microsoft Power Point, gjuhe e cila keshillohet për ata qe mund te quhen programues te regjur.

Si përfundim un mendoj se HTML është gjuha qe është me e mirë te përdoret pasi është dhe me e lehta. Sintaksa e një gjuhe ose fjalori i saj është kryesisht anglisht dhe është zakonisht me lidhje llogjike.

Ne Desktopin tënd mund te gjenden një sërë programesh qe ofrojn versione te HTML. Një shembull është Wordi ('95 e me sipër)-(nëse doni p.sh.. te ruani një shkrim ne versionin e HTML atëherë do të veproni kështu; pasi e keni shkruar textin dhe i keni bërë trajtimin e nevojshem shkoni tek File-Save As; në fund te tabeles poshtë emrit te textit ne te cilën windows përpiqet ta ruaj tekstin do të shihni një si penxhere te vogël ku shkruhen versionet e ruajtjes se tekstit siç janë Word Document; Word 5 etj aty po ta coni shigjeten e kutis poshtë ndodhet dhe një opsion tjetër qe thotë HTML. Shtypeni dhe mbani mend se ku e keni ruajtur. Shkoni tek Internet Explore ose Netscape dhe shiheni ne këtë mënyrë 1. ose shkruani plotësisht vendodhjen e tekstit ne dritaren e adreses ose 2. shkoni FILE-Open-Browse dhe gjeni se ku e keni ruajtur tekstin. Shtypeni atë dhe do të shihni tekstin tuaj te ruajtur ne formatin ose gjuhën e HTML. Kjo do të jetë edhe rruga qe ju do të shihni tekstet tuaja ne IE (internet explorer). Ose ne my documents ju mund te klikoni tek vete teksti dhe ai do të aktivizohet vete. Ose programe te tjera qe vine falas me instalimin e windowsit janë FrontPage dhe Netscape Composer. Pastaj janë dhe ato profesionale qe mund te gjenden gjithandej.

Nejse tani ne do merremi me Programimin fillestar te ndërtimit te faqes qe quhet ndryshe Plain HTML.

Ndertimi dhe sintaksa është shumë e lehtë dhe ka shumë lidhje llogjike.

Për te ja u bërë diçka më interesante do fillojme nga ajo ç'ka duhet te permbaj një faqe juaj personale: pra një prezantim te shkurter për vete me stilet dhe nuancat tuaja personale, një fotografin tuaj dhe gjithashtu dhe një lidhje me posten tuaj elektronike dhe një lidhje me një faqe tjetër tuajen apo te ndonjë tjeteri qe juve ju duket interesante.

Do shkosh tek NotePad (qe këtej e tutje punimet do të bëhen vetëm tek NotePad) qe ndodhet tek accesories. Dhe do fillosh të shkruash ose me shkronja te mëdha ose te vogla si të duash.

<html>

<head> <title>Faqja ime personale</title></head>

<body bgcolor="green" link="blue" vlink="red" alink="maroon" textcolor="#ffffff">

<h1>Kjo është faqja ime</h1>

<h2>Ju uroj mirëseardhjen</h2>

këtu mund të shkruash çfarë të duash për veten tënde
<img src="fotoja_ime.jpg">

<a href="mailto:marti3001@yahoo.com">email im, me dergoni një mesazh</a>

<a href="http://www.geocities.com/marti3001">kjo është faqja ime ne geocities.com dhe shiheni</a>

</body>

</html>

Tani pasi ta keni shkruajtur këtë ne NotePad ruajeni kështu: shkoni File-Save As ne dritaren e poshtme te tabeles ku lexon ".txt" uleni shigjeten poshtë dhe cojeni tek "all files". Pastaj lartë kësaj dritare shkruani Faqja_ime.html por mbaje mend se ku e ruan. Pastaj kliko tek kjo faqe pasi të kesh mbaruar. Dhe do të dali faqja jote.

Për te ju bërë te ditur komandat do të shkruajm ne mesimin e dytë.

NJe diçka tjetër: Për të parë sesi i kanë bëtë te tjerët faqet e tyre shkoni tek Edit kur të jeni tek IE dhe klikoni tek Source ose klikoni me butonin e dytë te miut dhe shkoni ViewSource. Aty do të shihni kodin e ndërtimit te faqes.

« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:24:18 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-05-2005, 18:48:15
Mësimi #2



Sqarime termash
Histori
Lidhjet


Sqarim: Qe këtej e tutje sqarimet e komandave do të bëhen sikur ju i keni vendosur te tera informacionet tuaja ne një dosje te veçantë te titulluar si te doni. Qe te bëni një faqe interneti nuk ju duhet te keni lidhje me internet. Ju duhet vetëm një browser qe mund te jetë ca te doni ju Netscape ose IE.

Këtu do tregojm diçka rreth lidhjeve(links) me faqet e tjera, brenda faqes dhe me një faqe tjetër ne Internet.

Fillimisht te sqarojm disa terma qe do ti ndeshim ne mesimet e mëvonshme dhe tani.

Të gjithë e keni dëgjuar fjalën URL dhe WWW. Por c'do të thotë kjo fjale URL – Uniform Resource Locators qe s'është asgjë pervetem se adresa e një faqe ne internet qe përmban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne çdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i rregjistruar ne një formë elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve.
Kuptoheni Internetin si një qytet të madh qe ka shumë banesa, ca pallate, rrugë, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nëpër rrugë dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin diçka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerëz te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nëpër dhomat e bisedave (chatrooms), rrugë me gropa (me këto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gjë te mirë edhe te keqe por e rëndësishme është të dish adresen njësoj siç duhet të dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndërsa me te pyetur shkon ne Stamboll thotë populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetëm se një klikim ne www.instabul.com.tr larg.

çfarë është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni një rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon këtë. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej nëpër botë.

Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi skedar-percues duhet te mbeshtes kur dergon skedar ne një server interneti.

ISP-( Internet Service Provider) është serveri qe mban faqet dhe na bën te mundur lidhjen me internetin nga shpia.

Serveri është një komjuter qe te bën ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetëm një mbështetës qe vete është i lidhur me një server tjetër dhe ai tjetri vete me një tjetër.

Hosteri-(pritesi) ai server qe mban faqen tënde ne internet dhe qe bën te mundur qe edhe te tjerët ta shohin. Kuptoheni si një dyqan me qira qe duhet te paguani qiramarresin.

XHTML- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarte të reja për krijimin e faqeve, por versione të reja te HTML.

Intranet- është një rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetëm për një organizat por qe perdor te njëjtat rrugë dhe forma pune qe ka edhe Interneti.

Mbrapashtesa .com ne adrese do të thotë commercial dhe është për faqet me qellime dhe permbatje tregtare , org. do të thotë organization, .edu do të thotë education dhe është pra për universitet dhe shkollat.

Pak Histori:

Fillimet e saj ka rreth viteve 60 si përpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj nëpër Amerik. Me pas filluan universitet me njera-tjetrën dhe me vonë universitet sherbyen si ISP për studentet dhe profesorat, kjo me qëllim te bëhej një shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetëm posta elektronike dhe ishte shumë e shtrenjte. Ndërsa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plotë, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botës dhe punesuan me mijëra vete. P.sh. Yahoo filloi ne '90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar pre 1000000$ dhe tani vlefta e saj është mbi 300000000$ ne burse.

Lidhjet ndermjet faqeve, ne faqe etj.

Sqarim: nëse doni te bëni lidhje me faqet tuaja nuk është nevoja të shkruhet adresa e gjatë, ato mund te vendosen shkurt .

Lidhjet ndermjet faqeve qe ndodhen ne internet realizohen me komanden <a href=http://www.adresa e faqes.com>këtu shkruhet fjala qe duhet te dali për lidhjen</a> dhe kështu mbyllet lidhja.

Lidhja ne faqe: shkruhet po njësoj <a href=" (por do një shenjë qe tregon se është e lidhur me faqen) # (kjo është shenja)emrin e lidhjes"> dhe këtu vendoset fjala qe bën lidhjen</a> mbyllet. P.sh. <a href="#una">x</a>. Ndërsa ne vendin e faqes e cila duhet te lidhet me lidhjen tuaj do të shkruhet <a name="una">x</a>

Pra një shembull: Una

una

Lidhjet e një faqe me një faqe tjetër por kur faqja bën pjesë siç thashë me lart ne te njëjtën dosje me atë qe do të bëhet lidhja: <a href="emri i faqes.htm">fjala lidhese</a>

Lidhjet me një faqe por qe lidhet pastaj me diçka ne te njëjtën faqe do të bëhet <a href="emri i faqes.htm#una">fjala lidhese</a>.

Ndërsa për lidhjet me posten tuaj elektronike (qe do të thotë kur e shtyp lidhjen do të dali programi qe ju keni për te aktivizuar posten elektronike) do të shkruani <a href="mailto:Uma_thurman@uma.com">Posta elektronike e Uma Thurmas</a> p.sh.. Uma_thurman@uma.com  
« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:25:43 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 16-05-2005, 18:49:24
Mësimi #3

 

Perpunimi i tekstit

Sqarim: komandat mund te shkruen me shkronja te mëdha apo te vogla si të duash por me mirë është ti shkruash te mëdha.

Perpunimi I tekstit ne kontekstin tonë do të thotë gjërat e zakonshme: si theksimi I fjalës me ngjyrë te zeze, te pjerret ose te nenvizuar. Krijimi I kryeve te teksteve, llojeve dhe ndryshimeve te shkronjes. Listat me pika (bullets) ose me numera (1,2,3).

Këto gjëra janë shumë te thjeshta:

Për te theksuar një fjale me tepër realizohet me anë te komandes <b> c'ka do të thotë bold ose <strong> për theksim. Ne fund te fjalës apo fjalis qe theksuam duhet ta mbyllim komanden me një vijë përpara komandes se zakonshme </b> dhe </strong>.

Qe këtej e tutje te tera komandat do të mbyllen aty ku edhe ju dëshironi të mos I aktivizoni. Disa komanda mund edhe të mos kerkojn mbyllje por sido qe te jetë shumica po edhe kjo duhet patjetër.

Për ta bërë fjalën e pjerret (italic) atëherë do të shkruash përpara <I> dhe në fund te fjalës apo fjalis </I> mund te përdoret edhe komanda <em></em> (emphasis). Për ta nenvizuar fjalën do të shkruash <U> për (underline) dhe në fund do të shkruash </U>, për ta mbyllur.

Për te vendosur fjale apo simbole lart apo poshtë fjalës atëherë përdoret komanda <sup> perlarte fjalës. dhe mbyllet me </sup> ndërsa për poshtë fjalës.do të përdoret komanda <sub> dhe mbyllet me </sub>.

Për ta kaluar fjalin ne një paragraf tjetër atëherë përdoret komanda <br> (break) dhe kjo komande nuk ka nevoj te mbyllet pasi e mbyll vete fjalia ku do të ndërtohet paragrafi tjetër.

Për te bërë hapësira te mëdha midis paragrafeve do të përdoret komanda <p> dhe kjo duhet mbyllet aty ku mbaron dhe fjalia qe ju e keni lënë ne largesi nga te tjerat.

Për hapësira te mëdha midis fjalëve përdoret edhe <pre> dhe kjo do mbyllur gjithashtu.

Për ta bërë fjalën me te madhe se ne fillim përdoret <big></big> ndërsa për me te vogël përdoret <small></small>.

Për ti shkuar një vijë fjalis ne mes (strikethrough) do të perdorete komanda <strike> dhe </strike> (strikethrough).

Për ta shkruajtur fjalën ne formën e një makine shtypi përdoret komanda <tt> dhe </tt> (typewriter).

Për ti rregulluar shkronjat: komanda do të filloj me <font dhe brenda do të jenë te tera mundesit qe ti mund të kesh për rregullimin e shkronjave>

Perdoren këto komanda: Për karakterin ose lloji e fondit përdoret <font face="Arial"> këtu mund te vendosesh çfarëdo lloj shkronje siç janë edhe tek Windows p.sh. Times New Roman.

Për madhesin e shkronjes do të përdoret <font size="3"> pra sa e do ti madhesin e shkronjes.

Për ngjyren do të përdoret <font color="green"> dhe të gjitha ngjyrat qe mund të mendosh. Por mirë është te përdoren emrat Hexadecimal te ngjyrave pasi ato ofrojn një sërë ngjyrash dhe nuancash te veçanta. Kodet e ngjyrave mund te gjenden ne Perpunuesit e fotografive dhe vizatimeve. Ose mund te shihni dhe ne faqet e tjerëve. Nuk është qëllimi im tani te ju tregoj kodet e ngjyrave.

Për te çuar tekstin ne qendër, te djathte apo te majte do të përdoret komanda <div>…</div> (division). Komanda do të përdoret kështu <div align="center"> nëse do ta cosh ne qendër apo te majte për left, dhe right.

Për te bërë paragrafe me largesi te mëdha te fjalive nga njera tjetra ne thame qe mund te perdorim komanden <p> e cila mund te përdoret dhe për te çuar tekstin ku ta duam. Komanda do të jetë <p align="left"> nëse do ta cosh ne te majte megjithëse mbajeni mend se e majta është gjithmon vendi normal I çdo gjeje ne HTML e cila nuk ka nevoj për komand pra (default-I) I pozicioneve te çdo sendi apo fjale.

Për te ndertuar një liste me numera do të përdoret komanda <ol> (orderedlist) ne fillim dhe pastaj <li> (list)për çdo artikull qe ka nevoj për numer. Kjo duhet mbyllur </li>sa herë qe duhet dhe pastaj te vihet për numerin tjetër. Me pas mbyllet dhe </ol>.

Pra p.sh. <ol><li>1. Lista numer 1.</li>

<li>2. Lista numer 2</li></ol>

Ndërsa për te ndertuar një list me pika (bullets) do të jetë komanda <ul> (unorderedlist) qe njësoj si komanda e mesiperme do të mbyllet dhe hapet me <li></li>.

P.sh. <ul><li>š e para</li>

<li>š e dyta</li></ul>.

Pjesa qe nderton listen ka tipet e saj dhe këto mund te jenë siç thashë me lart me numera ose me pika por mund te jenë edhe te tipive me shkronja ose te vlerave të ndryshme.

P.sh. nëse duam një list me shkronja (a, b, c) do të shkruajm <li type="a"> për shkronja te vogla, për mundësi te tjera do të jenë A (shkronja te mëdha), i (për numera romak), dhe për forma të ndryshme do të jenë square (katrore), circle(sferike), disc (ne formë disku) dhe numer 1.

.Të tera llojet e listave mund te kenë tipet dhe llojet e tyre gjë qe vendoset me type= A,a,I,i ose 1 dhe vleren qe mund te filloj lista me start
Nëse do të ndërtosh lista me definicione dhe perfundime do të përdorësh komandat <dl>…</dl> qe do të pasoj nga termi perfundues <dt>….</dt> qe është gjithmon pjesë e listes dhe <dd>…</dd> definicioni qe I perkon definicionit te mësipërm si pjesë e listes se perfundimeve.

Duket pak e ngatarruar le të bëjmë një shembull.:

<dl><dt> Lartmadheris Juaj</dt>

<dd>Mbretit te Popullit</dd>

<dt>Shkelqesis Juaj</dt>

<dd>Princerve dhe Princeshave</dd>

</dl>


Shembulli i mësipërm


Lartmadheris Juaj
Mbretit te Popullit
Shkelqesis Juaj
Princerve dhe Princeshave
E pra kaq e thjeshtë ishte dhe formatimi I tekstit. Me kohe do të ndertojm edhe një tabele por do të ishte me mirë ta benit ju këtë ne mënyrë qe ti mesoni.

« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:26:26 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 16-05-2005, 18:56:39
Mësimi #4

Titujt dhe nentitujt
Vendosja e pikturave dhe vizatimeve
Vendosja e një vijë horizontale
 

Ky mësim do të qartesoj disa gjëra te përgjithshme dhe themeltare për ndërtimin e një faqe qe përmban elementet baze.

Titujt dhe nentitujt

çdo faqe përmban kryet e saj ose me mirë kaptinat qe e ndajne atë ne paragrafe ose ne nentituj këto realizohen shumë thjesht edhe me HTML.

Nëse do të duam te shkruajm një titull atëherë do të perdorim komanden <h1>….</h1> qe do të thotë se është kreu numer një dhe me kryesori p.sh.

Kreu numer një

Dhe me pas do të perdorim nentitujt sipas rendesis se tyre ne tekst H2, H3, H4 . Mundesit e kësaj komande janë deri ne H6 pra zvogelimi I nentitujve gradualisht vjen duke u zvogeluar. Mos harroni gjithmon te mbyllni komandat me </x>.

« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:27:10 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 16-05-2005, 19:01:10
Mësimi #5

sfondet dhe ngjyrat
Ngjyrat
Sfondet
Krijimi i ngjyrave standarte
Keshille
Sfondet dhe ngjyrat e faqeve

Siç mund te keni pare ne mesimet e mëparshme çdo faqe e ka sfondin e bardhe dhe tekstin e zi. Ne këtë mësim do të shohim sesi mund te bëjmë dhe vendosim sfondet dhe ngjyrat qe dëshirojmë.

Zakonisht për te vendosur ngjyra dhe sfonde të ndryshme do të ishte mirë te përdoret CCS (cascade style sheet) një lloj programimi tjetër qe bën te mundur më pak mund vendosjen e disa mundesive. Pasi kjo është diçka e komplikuar për tu sqaruar do ta lemë me kaq për momentin dhe do ta sqarojm ne mesimet qe vijojn.

 

Sfondet dhe ngjyrat

Për ta bërë sfondin ne ngjyren blu do të shkruajm brenda komandes se trupit <body> komanden bgcolo="blue" pra do të dukej kështu <body bgcolor="blue">. Mundesit e zgjedhjes me shkronja janë si te Windows-it, pra 16 ngjyra standarte : blue (blu), white (bardhe), black (zeze), green (jeshile), yellow (verdhe), lime (limon), magenta, silver (argjendi), cyan (kalter), purple (vjollc), gray (gri), maroon (kuqerremte), navy (blu e erret), olive (ulliri), dhe teal (gur kali). Ngjyrat janë te shkruajtura ne anglisht pasi siç e thashë me përpara sintaksa e kësaj gjuhe programimi është anglisht. Por sidoqoftë ne mesimet e mia unë marrë parasysh qe ju dini sadopak anglisht për te kuptuar diçka siç janë edhe ngjyrat.

Ju mund te zgjidhni dhe caktoni ngjyrat e tekstit dhe lidhjeve të ndryshme ne faqen tuaj. Kjo realizohet gjithashtu nga komanda kryesore <body>. P.sh. me poshtë ju do shihni këtë faqe me këtë lloj trupi (body).

<body bgcolor="lime" text="teal" link="red" vlink="red" alink="yellow">

ky është shembulli
Lidhjet me ngjyra

text="teal" kuptohet qe ka te bëj me ngjyren e tekstit, mundesit I zgjidhni vete.
Link="black" është për ngjyren e linkut përpara se ta kemi shtypur.
Vlink="red" për ngjyren e lidhjes te vizituar.
Alink="yellow" vendos ngjyren e verdhe në lidhje ne momentin qe e shtypim atë.
Krijimi I ngjyrave standarte

Siç mund ta shihni ngjyrat e përmendura mësipër nuk perfshijn atë game ngjyrash qe ne kemi ne kokë. Kjo gjë arrihet vetëm me një kodim ngjyrash Hexadecimal, p.sh. #rrggbb ku rr,gg janë dy vlera te shifrave hexadecimale për te kuqen dhe jeshilen, dhe një pjesë bluje. Nëse nuk ja ke iden numrave hexadecimal mos u lodh shumë. Vetëm mba mend qe ff është vlera maksimale dhe 00 minimumi dhe qe duhet te përdorësh një nga këto element për te bërë perzierjen e ngjyrave.

Ff do të thotë një e çelet e plotë
Cc do të thotë 80 perqind e çelet
99 do të thotë 60 perqind e çelet
66 do të thotë 40 perqind e çelet
33 do të thotë 20 perqind e çelet
00 do të thotë asnjë nga komponentet e këtyre ngjyrave.
P.sh. e kuqja do të ishte #ff0000, jeshilja e erret #003300, vjollc ne blu #660099 etj. Siç e shihni është shumë e ngatarruar dhe për me tepër janë kode qe nuk mbahen mend. Ju sugjeroj qe kodet e ngjyrave ose ti merrni tek Perpunuesit e Pikturave (Adobe Photoshop, Paintshop Pro etj) ose ti shihni tek faqet e tjera dhe ti merrni ato. Një pune tjetër do të ishte ti provoni të gjitha dhe te zgjidhnit, megjithëse do të hante shumë kohe.

Mba mend qe edhe nëse ju do të mundnit te vendosnit ne faqen tuaj njemilion ngjyra disa kompjutera nuk mund te japin me shumë se 16 ose do t'I kuptonin kodet e ngjyrave krejt tjetër nga disa te tjerë p.sh. një ngjyrë ne te fildisht do të dilte ne kompjuterin e një tjeteri ngjyrë roze ose tjetër. Kështu qe mos iu nda ngjyrave me kode emrash qe të mos cuditesh. Kodet e ngjyrave mund te përdoren dhe për ngjyrat e fonteve siç kemi diskutuar me pare.

Sfondet me piktura ose pllaka (background tiles)

Ju mund te perdorni edhe piktura ose vizatime si sfonde te faqes suaj. Komanda do të vendoset po ne trup (body) <body background="vizatimi.jpg">. Gjithçka varet nga talenti juaj për te bërë një pllake qe do të mbushi gjithë faqen tuaj pa u dukur e shëmtuar. Duhet patur kujdes ne kombinim e ngjyrave te tekstit me atë te sfondit, si p.sh. mund të mos duket asgjë nëse ne një sfond ku mbizotëron e kuqja teksit te jetë I kuq. Sfondet mund te krijohen vete ose te vidhen nga interneti nëse ju pëlqen. Klikoni butonin e dytë te mausit mbi faqen e internetit qe përmban atë sfond qe ju pëlqen dhe pastaj shtypni ne komanden Save Background As. Ruajeni dhe mbani mend ku e ruani. Mirë është ti besh vete.

Keshille: mbani mend se është mirë qe nëse keni piktura ose vizatime ne kompjuter duhet te jenë te kompresuara ose te madhesive te vogla. Nëse keni fotografi qe kalojn te paktën 100kb atëherë as mos u mundoni ta vendosni ne internet sepse do dy ore te ngarkohet. Mundohoni ti mbani gjithmon sa më pak te paktën tek 50kb. Ndërsa përsa I përket sfondeve duhet akoma edhe më pak, tek 1-10kb. Llojet e pikturave te kompresuar janë disa por ato me te mirat janë me zgjatesit (extension) .jpg , .gif dhe .art. Një hile për ata qe përdorin piktuara në vend te ngjyrave për sfondet e tyre është se meqë duhet shumë sa te ngarkohet piktura e sfondit, te vendosin ne komanden e trupit (body) një ngjyrë me nuanca të njëjta me atë te piktures, pra <body bgcolor="magenta" background="magenta.jpg">. Pra shikuesi as qe do ta marri vesh se gjatë kohës qe ai sheh këtë ngjyrë ne monitor nderkoh ngarkohet sfondi i vërtetë i faqes.
« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:27:40 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 16-05-2005, 19:04:53
Faqosja dhe ndërtimi i faqes se internetit

 

Ne mesuam ne mesimet e mëparshme sesi mund te bëjmë disa perpunime te tekstit. Ndërsa këtu do të mesojm disa kleçka dhe hile te vogla për ta bërë faqen sa më interesante. Mënyra për te bërë atë sa më interesante dhe me te lehtë për tu shkarkuar. Për te bërë diçka te tillë mund te sherbejne dhe Programet qe janë për te ndertuar faqe interneti, dhe kjo do të ishte rruga me e lehtë.

Hapesirat ndermjet figurave

Një komande e tillë <img src="piktura.jpg" aling="top" width="30" height="30"/> do ta vendoste pikturen me gjeresi dhe gjatesi '30 ne krye te faqes, pasi komanda align="top" qe ka opsionet e saj right/left e vendos aty atë.

Një komande e tillë <img src="piktura.jpg" aling="right" vspace="30" hspace="40"> do ta vendosi pikturen ne te djathte por me një distance vertikale nga figura tjetër prej 30px(pixels) vspace='30" dhe me një distanc horizontalish nga figura tjetër po prej 30px hspace="30". Distancat dhe vendvendosjet e figurave vljene edhe për tekstet qe mund te jenë para ose prapa një figure. Ndërsa për te kapercyer figurat qe ke I ke vendosur ne një vend te caktuar duhet te vendosesh komandat <br clear="right"> kjo ne varësi te vendosjes se figures.
« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:28:17 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 16-05-2005, 19:08:05
Kornizat (frame) - hyrje


--------------------------------------------------------------------------------

Kornizat-Sintaksa e programimit- E pergjishshme

Komandat, kontrolli i dritareve, shenjimet dhe atributet.

Shenime mbi zbatimin e kornizave

Me Kornizat (frame-ne Anlisht) - te cilat e ndajne faqen e internetit ne disa pjesë, zona te levizshme - ju mund te jipni informacion ne një mënyrë shumë me elastike dhe te përdorshme. çdo zone ose kornize ka tipare te veçanta:

Mund ti jipet një URL (adrese interneti) e veçantë qe te mund te shkarkoj informacion te pavarur mbi faqen ose mbi një kornize te veçantë;
Mund ti jipet një emër (NAME), duke e lejuar atë qe te shenjohet nga URL te tjera dhe;
Mund te ndryshoh madhesine e saj nëse perdoruesi ndryshon madhesine e dritares. (Ridimensionimi mund edhe ti ndalohet perdoruesit)
Këto cilësi ofrojnë mundësi të reja:


Elemente te cilat perdoruesi duhet gjithmon ti shoh, siç janë menyja e kontrollit, shënimet mbi te drejtën e autorit dhe grafike te vegjel titujsh mund te vihen ne një vend te palevizshem ne faqe, ne një kornize te veçantë. Ne kohën qe perdoruesi sheh faqen ne kornizen qe përmban informacionin e ri ("live" Frame), permbatja ne kornizen e palevizshme qëndron, edhe pse korniza e ndryshueshme ndryshon permbatje.
Tabelat e permbatjes janë shumë me funksionale. Një kornize mund te permbaj një lidhje qe kur aktivizohet e tregon permbatjen ne kornizen e ndryshueshme
Kornizat p.sh.. mund te përdoren ne pyetsore, kur ne një faqe qëndron pyetja dhe ne tjetrën (te ndryshueshmen) qendrojne përgjigjet.
Kornizat janë pranuar nga autoritet e IETF (Internet Engineering Task Force) dhe nga 3WC (World Wide Web Consortium) si sintaks standarte.


--------------------------------------------------------------------------------
 


Shenjestrimi (targeting) ne Dritare (windows)

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo cilësi i jep informacion autorit te faqes se ku do të duket lidhja qe perdoruesi do të aktivizoj.

Si punon?
Me përpara kur perdoruesi klikonte ne një lidhje, faqja ose do të shfaqej ne te njëjtën dritare ose me dëshirën e perdoruesit do të dilte ne një dritare me vete. Shenjestrimi i dritareve (windows targeting) do ta lejonte autorin ta merrte vet ne kontroll këtë gjë, dhe te shenjestronte dokumente të ndryshme qe do të kishin te njëjtën emër me zonen ku do ai te shfaqen.

Shenja i vihet faqes ne tre mënyra:

Një dokument mund te shenjohet me adresen origjinale HTTP
Shenjimi i Dritares (Window-target): window_name
Kjo do ta detyronte faqen te shkarkohej ne te njëjtën dritare me te njëjtën emër(window_name), ose nëse një dritare e tillë nuk ekziston, atëherë do të krijohet një tjetër, dhe dokumenti do të shkarkohet ne te.
Për të parë një dokument mund edhe te aktivizojme një lidhje te shenjuar (targeted link). Ne këtë rast është një kod HTML qe do ta emertoj këtë window_name me një lidhje. Dokumenti i shkarkuar nga kjo lidhje do të sillet sikur të kishte një dritare te shenjuar Window-target te bërë si ne shembullin e pare.
Një dritare e nderthurur brenda ne kornize mund te emertohet me emertimin NAME kodin e kornizes FRAME.

Si do të dukej HTML-ja
Shenjestrimi ne gjuhën HTML bëhet me komanden (emertimin) TARGET . Ky lloj atributi (emërtimi) mund ti bashkangjitet çdo lidhje ne gjuhën HTML ashtu siç e kemi shpjeguar ne mesimet e mëparshme. Emertimi është i formes:
TARGET="window_name"


TARGET ne shenjen A.
Kjo është tepër drejtperdrejt. Shenja A (anchor) zakonisht përfaqëson një lidhje (link) dhe nëse i shtojme emertimin TARGET kësaj shenjë, ajo e detyron këtë lidhje te shkarkohet ne atë vend qe e kemi percaktuar ne. Shembull:
<A HREF="url" TARGET="window_name">Lidhja e shenjuar</A>
TARGET ne shenjen BASE.
Kjo përdoret kur ju i doni qe të gjitha ose shumicen e lidhjeve te shkarkohen ne te njëjtën faqe. Ne këtë rast emërtimi TARGET vendos një emër dritareswindow_name ku do të shkarkohen këto lidhje te shenjuar me këtë shenjë. Kjo patjetër qe mund te ndryshoj nëse kjo lidhje ka një emertim TARGET individual. Shembull:
<BASE TARGET="window_name">
TARGET ne shenjen AREA.
IETF Internet-Draft of Client-Side Image Maps (Kur lidhjet janë ne një figure te pandashme, si p.sh. ne një harte, kjo gjë realizohet me anë te Image Maps. Një shembull do të ishte nëse p.sh. ne harten e Shqipërisë de te klikonim mbi Tiranen dhe do të merrnim informacion mbi te.) Pra percakton një zone te shenjuar. Kjo shenjë përshkruan një zone te caktuar te client-side image map (ne shqip nuk kam gjetur ndonjë llaf te pershtatshem), dhe siguron lidhjen (link) kur perdoruesi klikon aty. Duke i shtuar emertimin TARGET ne zonen e lidhjes, e detyron shkarkimin e faqes te bëhet ne dritaren e shenjuar. Shembull:
<AREA SHAPE="forma" COORDS="x,y,..." HREF="url" TARGET="window_name">
TARGET ne shenjen FORM.
Megjithëse nuk ju kam dhënë akoma një informacion mbi krijimin e formulareve ne internet kjo lidhje vlen për reference te metejshme. Zakonisht butoni i pranimit te një formulari ka lidhjen e vete e cila e çon perdoruesin me tej. Duke i shtuar emertimin TARGET shenjes se FORM rezultati i pranimit te formularit do të shkarkohet ne dritaren e shenjuar pra aty ku duam ne. Shembull:
<FORM ACTION="url" TARGET="window_name">
Emërtimet (shenja) Target e lejuara
Një emertim i dritares i percaktuar me emertimin TARGET duhet te filloj me karaktere alfa-numerik qe te jetë e vlefshme. çdo shenjim tjetër do të injorohet.
Perjashtim: Ka emertime magjike te TARGET te cilat fillojnë me shenjat e poshtme te tastieres.


Emrat magjik te TARGET
Të tërë këta fillojnë me karakteret e poshtem te tastires. çdo emertim tjetër i cili nuk ka këta emra te percaktuar do të injorohet.

TARGET="_blank"
Kjo bën qe lidhja te shkarkohet ne një dritare tjetër te re. Kjo dritare nuk është e emertuar.
TARGET="_self"
Kjo shenjë bën qe lidhja te shkarkohet ne te njëjtën dritare qe gjendet edhe lidhja. Kjo është tepër e dobishme për te ndryshuar shenjestrimin total te lidhjeve tona me shenjen BASE.
TARGET="_parent"
Kjo shenjë bën qe lidhja e nderthurur ne Kornizen kryesore te shkarkohet po ne këtë dokument. Kjo vepron si "_self" nëse dokumenti nuk ka dokument fillestar (parent).
TARGET="_top"
Kjo shenjë bën qe lidhja te shkarkohet ne komplet dritaren. Kjo është siç edhe "_self" nëse dokumenti është tashmë ai fillestari. Është i dobishem për te nderprere nderthurjen e metejshme te kornizave me njera-tjetrën.

--------------------------------------------------------------------------------

Kornizat - Sintaksa
Kornizat gjenerohen nga tre gjëra: Shenjat e FRAMESET , shenjat e KornizesFRAME , dhe dokumente ne Kornize .



--------------------------------------------------------------------------------


DOKUMENTE NE KORNIZE
Një dokument ne kornize ka një strukture thelbesore si çdo dokument HTML normale përveç se permbatja e trupit BODY zevendesohet nga permbatja e FRAMESET e cila përshkruan adresat e nën-dokumenteve , ose te kornizave, qe do të realizojne faqen.

<HTML>

<HEAD>
</HEAD>

<FRAMESET>
</FRAMESET>

</HTML>



--------------------------------------------------------------------------------

SINTAKSA E KORNIZES
Sintaksa e kornizave është njësoj si ajo e tabelave dhe është bërë kështu për qëllim thjeshtesimi.

<FRAMESET>

Kjo është permbatja kryesore për një kornize. Ka dy atributa me nga ROWS (rrjeshta) dhe COLS (shtylla). Një dokument ne kornize nuk ka BODY (trup), dhe asnjë lloj atributi qe përcaktohet tek trupi nuk mund te vihet ne shenjen e FRAMESET, përndryshe do të injorohet. Shenja FRAMESET ka një shenj qe shkon vetëm me dhe ne kornizat FRAMESET te cilat mund te jenë te nderthurura me te tjera shenja te FRAMESET, FRAME ose te NOFRAMES (jo-kornize).


ROWS="row_height_value_list" Rjeshta="nr i rrjeshtave_lartesia_vlera_lista"
Vlera e rrjeshtave mund te jetë ne pixel ose ne perqindje (%) nga 1% deri ne 100%. Numri i rrjeshtave varet nga numri qe do të duam ne te shtojme ne liste. Lartesia duhet te jetë njësoj me atë te dritares, prandaj duhet marrë mirë parasysh, shprehet ne pixel ose me perqindje. Nëse ndonjë atribut do të mungoj atëherë kompjuteri do ta kuptoj si te doje dhe si një rrjesht te vetëm.
Sintaksa e listes se vlerave.

value / vlera
Një vlerë e tillë supozohet te jetë gjithmon ne pixel. Kjo është edhe vlera me e rrezikshme ne përdorimi pasi ekranet ndryshojnë nga njeri-tjetri dhe duket ndryshe. Nëse perdornin vlera te qendrueshme ne pixel është e mundur ti perziheni me vlera e përmendura meposhte. Perndryshe kompjuteri do të veproj vete qe te siguroj 100%-ndshin e tij nëse ju i keni percaktuar vlerat jo ne mënyrë te drejtë.
Vlera ne %
Është një vlerë e thjeshtë midis 1-100%. Nëse totali është me i madh se 100% atëherë kompjuteri e bën vete zbritjen. nëse totali është më pak se 100%,   dhe ekziston një madhësi relative e kornizes, do ti jipet hapësirë e metejshme. Nëse nuk ka korniza me madhësi relative atëherë e gjithë struktura do të rregullohet te qe të arrihet 100%. Plani duhet realizuar :).
Vlera *
Vlera ne këtë fushe është sipas rastit. Një karakter i tillë '*' tek ne kornizat me madhësi relative dhe is  interpretohet se do ti japi kornizes hapësirën qe i ngelet. Pra çfarë bën? E ndan ekranin ne copa relative ose të njëjta ne mes kornizave. P.sh.: nëse do të kishim një vlerë "2*,*" do ti jipte kornizes se pare 2/3 e ekranit, dhe 1/3 faqes se dytë.
Shembulli me 3 rrjeshta, e para dhe e treta te jenë me te vogla se ajo rrjeshti i mesit:
<FRAMESET ROWS="20%,60%,20%">

Shembulli për tre rrjeshta ku e para dhe e fundti te kenë lartesi te fiksuara, dhe me hapësirën qe i ngelet rrjeshtit te mesit:
<FRAMESET ROWS="100,*,100">


COLS="column_width_list" COLS="nr i shtyllave_gjeresia_lista"
Sinaksa edhe për këtë është e njëjtë si për atributet e ROWS .

Shenja FRAMESET mund te nderthuret brenda një shenjë FRAMESET tjetër. Ne këtë rast FRAMESET-i do të perdori te njëjtën hapësirë qe do të perdorte korniza e thjeshtë.
<FRAME>
Kjo shenjë përfaqëson një kornize te vetme. Ka 6 atribute te mundshme: SRC, NAME, MARGINWIDTH, MARGINHEIGHT, SCROLLING, dhe NORESIZE. Shenja FRAME nuk është permbajtes kështu qe nuk ka mbyllje te komandes në fund.
SRC="url"
Atributi SRC e merr vleren nga adresa URL qe do të paraqese ne këtë kornize te caktuar. FRAME (korniza) pa këtë atribut do të paraqiten si boshe.
NAME="window_name"
Atributi NAME përdoret ti percaktoj kornizes një emër ne menyr qe te mund te përdoret si shenjester (target) nga lidhje te tjera ne dokumente. Atributi NAME është sipas rastit; normalisht të gjitha dritaret janë te paemertuara.
Emrat duhet te jenë ne alfa-numerik.
MARGINWIDTH="vlera"
Ky atribut bën te mundur kontrollin e madhesise se hapesires se kornizes. Nëse përcaktohet vlera për MARGINWIDTH është ne pixels. Nuk mund te jenë më pak se 1 -kështu qe objektet e kornizes të mos cakisin qoshet e kornizes-dhe nëse nuk përcaktohet s'do të këtë hapësirë fare. Atributi është sipas rastit; normalisht çdo vezhgues interneti (browser) e percakton vete këtë hapësirë.
MARGINHEIGHT="vlera"
Ky atribut MARGINHEIGHT është njësoj si ai i sipermi MARGINWIDTH, por kontrollon hapësira ne lart e poshtë në vend te majtas dhe djathtas.
SCROLLING="yes|no|auto"
SCROLLING percakton nëse do qe perdoruesi te shohi atë ashensorin e vogël apo jo. Yes e bën te dukshëm. No te padukshem. Auto e le vete te vendosi nëse është apo e nevojshme. SCROLLING është sipas deshires: vlera normale është auto.
NORESIZE
NORESIZE s'ka vlerë. Është veçse një shenjë qe tregon se korniza nuk mund te ndryshoj madhësi sipas deshires se perdoruesit, pra ja ndalon perdoruesit te ndryshoj madhesine e kornizes ne kurriz te njeres apo te tjetres kornize, e cila realizohet duke e terhequr vizen e ashensorit majtas ose djathtas, lartë apo poshtë. NORESIZE është sipas rastit ; normalisht çdo kornize është e ridimensonueshme.
<NOFRAMES>
Kjo është për ata autor qe duan qe faqet e tyre te shihen edhe nga ato programe qe nuk mund te shfaqin korniza. Një program interneti i injoron këto te dhëna nëse ai ka mundësi ta shfaqi faqen e strukturuar ne kornize.


--------------------------------------------------------------------------------

SHEMBUJ
Ky shembull krahason sintaksen e tabelave me atë te kornizave, bashke me kodin ne HTML perdorur te shfaqi si me poshtë.


+----------------------------------------------------------+
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |-----------------------------+
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
+----------------------------|                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |-----------------------------+
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
|                            |                             |
+----------------------------------------------------------+


VIZATIMI I MESIPERM DUKE PERDORUR TABELAT


--------------------------------------------------------------------------------

<TABLE WIDTH="100%" HEIGHT="100%" BORDER>
    <TR><TD ROWSPAN=2>CELL1</TD><TD>CELL2</TD></TR>
    <TR><TD ROWSPAN=2>CELL3</TD></TR>
    <TR><TD ROWSPAN=2>CELL4</TD></TR>
    <TR><TD>CELL5</TD></TR>
</TABLE>

Shih tabelen.

Struktura e mesiperme duke perdorur FRAME


--------------------------------------------------------------------------------

<FRAMESET COLS="50%,50%">
  <FRAMESET ROWS="50%,50%">
    <FRAME SRC="cell.html">
    <FRAME SRC="cell.html">
  </FRAMESET>
  <FRAMESET ROWS="33%,33%,33%">
    <FRAME SRC="cell.html">
    <FRAME SRC="cell.html">
    <FRAME SRC="cell.html">
  </FRAMESET>
</FRAMESET>


Struktura e mesiperme e pare aty ku nuk duket FRAME (kornizat)

--------------------------------------------------------------------------------

<FRAMESET COLS="50%,50%">

<NOFRAMES>
<h1 align=center><blink>Frame ALERT!</blink></h1>
<p>
Ky dokument është bërë te shihet nga <b>Netscape 2.0</b>'s
. Nëse shihni këtë informacion do të thotë se programi juaj i internetit nuk i njeh kornizat.
</p>
<p>
</p>
</NOFRAMES>

<FRAMESET ROWS="50%,50%">
  <FRAME SRC="cell.html">
  <FRAME SRC="cell.html">
</FRAMESET>
<FRAMESET ROWS="33%,33%,33%">
  <FRAME SRC="cell.html">
  <FRAME SRC="cell.html">
  <FRAME SRC="cell.html">
</FRAMESET>

</FRAMESET>




--------------------------------------------------------------------------------


Zbatimi
Kjo pjesë përmban informacion mbi disa nga problemet e mundshme, dhe ju keshillon për zgjidhjen e tyre.

A mund qe Kornizat te nderthuren mes tyre
Sigurisht qe (shenjat) Tag-et e kornizave sipas Sintakses e lejojne diçka te tillë. Pyetja më interesante do të ishte- A mund një kornize te jetë vete e ndrefutur ne një kornize tjetër? Pergjigja shkurte do të jetë PO. Patjetër qe Kornizat janë te nderthurshme, sidomos me korniza qe kanë lidhje te cilat shkarkohen ne te njëjtën kornize.

Po rreth rekursionit te pafund?
Është e mundur qe te bëhet rekursimi i shkarkimit te një kornize ne tjetrën deri sa kompjuterit ti mbaroj kujtesa. Kjo realizohet kështu

<FRAMESET rows="50%,50%">

< FRAME src=parents_url>

<FRAME>

</FRAMESET>


Patjetër qe është diçka e keqe prandaj është e ndaluar. çdo kornize me lidhje (SRC URL) të njëjta me faqen e mëparshme do të kuptohet sikur nuk ka URL fare dhe kompjuteri do ta marri si një kornize bosh (blank Frame).  
« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:28:54 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 16-05-2005, 19:09:11
Pra na dashke te besh një tabele?
nga Batoja
Perdor këto lidhje te levizesh nëpër faqe ose lexoje te gjithen
[Komanda te thjeshta për tabelat] [çfarë ndodh?]
[Zbukurime te mundshme] [Aktivizimi i qelizave me lidhje]
[Vendosja e figurave ne qelize] [Copezimi i figurave]


--------------------------------------------------------------------------------


     Dashke një tabele dhe unë po ta bëj gati. Këtu ke perberjen e familjes se luanit Bato.


Familja e luanit Bato Luanesha  Luani  Kelushi 1  
Kelushi 2  Kelushi 3  Kelushi 4  
Kelushi 5  Gjahu  Hienat  

E shoh qe kjo nuk te duket një tabel por ne fakt është ne e tillë pasi përmban komandat </TABLE>! Sidoqoftë unë e di qe ti pret te shohësh diçka si kjo poshtë...


Perberja e një tufe luanesh Luanesha luani  Kelushi 1  
Kelushi 2  kelushi 3  kelushi 4  
Kelushi 5  Gjahu  Hienat


     Siç e sheh tani duket me kornizat e përshtatshme qe duhet te këtë një tabele Një tabele c'duhet te këtë?


--------------------------------------------------------------------------------

Komanda te thjeshta
     Të fillojme nga e para. Të shpegojme atë qe duket me sipër. Këtu ndodhet sintaksa qe unë perdora për te bërë pershkruar perberjen e familjes se luanit Bato

<TABLE>
<CAPTION>Familja e Luanit Bato</CAPTION>

<TR>
<TD> Luanesha </TD>
<TD> Luani </TD>
<TD> Kelushi 1 </TD>
</TR>

<TR>
<TD> Kelushi 2 </TD>
<TD> Kelushi 3 </TD>
<TD> Kelushi 4 </TD>
</TR>

<TR>
<TD> Kelushi 5 </TD>
<TD> Gjahu </TD>
<TD>Hienat </TD>
</TR>

</TABLE>  

     Duket paksa e ngatarruar, ne fakt edhe për mua ashtu është. Por ne te vërtetë janë perdorur vetëm katër komanda qe perseriten shpesh:

<TABLE> Fillon dhe mbaron te gjithë punën. Dhe sintaksa ka kuptim pasi është tabele mbi të gjitha.

<CAPTION> dhe </CAPTION> Vendos një caption ne tabele. ç'ka e bën te theksuar dhe ne qendër. Bej si të duash ose përdore ose jo!

<TR> Perdoret nëse do një tjetër Tabele Row (rrjeshti) për ta filluar.
     Mba mend se ne do fillosh një tabele tjetër fillo me këtë </TR>. Siç e sheh edhe sipër
<TD> fut ne Tabele Data ( te dhëna). E vendos këtë sa herë qe do të fusesh informacion ne një tabele
     Të duhet te mbyllesh çdo komand me këtë </TD>. Shih me sipër

</TABLE> e bitis te gjithë punën.

     Me përpara nuk duheshin këto komanda por tani qe është e detyrueshme qe te mbyllen komandat. Mos harroni se bëhet një lemsh i vërtetë !!!


--------------------------------------------------------------------------------

çfarë ndodh?
     Komanda e tabeles nuk bën gjë tjetër pervetem se krijon qeliza qe pastaj mund te mbushen me anë te komandes <TD>.
     Mba mend se kompjuteri do vazhdoj te bëj qeliza ne te djathte përderisa ti nuk i ke thënë me anë te kësaj komande <TR> ose me komanden e Table Row (TR) te formoj një tabele tjetër. Pra këto komanda te mesiperme na formojne një tabele tjetër kur ne duam.

     


     Mba mend qe <TR> përdoret për te filluar rrjeshtin e pare tabelor. Shih komanden e mesiperme qe ta marrësh vesh.  

     Kujto qe atë qe do të vendosni pas kësaj komande <TD> do të duket ne qelize. Dhe qelizat, sipas shtyllave, do të jenë te se njejtes masë duke perdorur këtë qelize si model për te tjerat qe vijojne me pas. Pra me e madhja fiton sikur kudo



--------------------------------------------------------------------------------

Really Fancy Table Stuff
     Për te bërë cudira me tabelat:
Familja e luanit Bato Luanesha  Kelushi 1  Kelushi 2  
Kelushi 3  Kelushi 4  Kelushi 5  
Kelushi 6  Gjahu  Hienat  

     Nejse e shtova një kelush por sidoqoftë besoj se e keni një ide tani. Komandat janë me siguri te njëjtat por unë vetëm se i shtova diçka me shumë.


<TABLE BORDER="3" CELLSPACING="1" CELLPADDING="1">
<CAPTION>Familja e Luanit Bato</CAPTION>

<TR> <TD ALIGN = "center"> Luanesha </TD>
<TD ALIGN = "center"> Kelushi 1 </TD>
<TD ALIGN = "center"> Kelushi 2 </TD>
</TR>
<TR>
<TD ALIGN = "center"> Kelushi 3 </TD>
<TD ALIGN = "center"> Kelushi 4 </TD>
<TD ALIGN = "center"> Kelushi 5 </TD>
</TR>

<TR>
<TD ALIGN = "center"> kelushi 6 </TD>
<TD ALIGN = "center"> Gjahu </TD>
<TD ALIGN = "center"> Hienat </TD>
</TR>

</TABLE>

 

      Siç duket e gjithë puna është bërë brenda këtyre komandave <TABLE>. Këto përdoren tre komanda:


BORDER Kufiri- tregon se sa e gjerë do të jetë korniza e tabeles. Është diçka e ndryshueshme sipas pixels. Matematik e thjeshtë, tre është me shumë se dy dhe dy me shumë se një. Perdor numra të ndryshme. Mua me pëlqen disi BORDER=3. BORDER=0 i zhduk nga ekrani kornizat e tabeles.

CELLSPACING (një llaf pa ndarje) Hapesira midis qelizave- jep një sasi te caktuar hapësirë midis qelizave. Mirë do ishte diçka e vogël. Hapesirat e mëdha nuk janë për hajr.

CELLPADDING (edhe kjo një llaf) Hapesira midis permabatjes se qelizes dhe kornizes. Korniza e mbush hapësirën, kështu sa me e madhe hapësira aq me e madhe korniza. Provo disa figurime. Nganjeher e madhe është me mirë.
     Ndërsa për sa i përket komandes "ALIGN" ne komanden <TD> , është për ti treguar komandes <TD> qe permbatjen e saj ta vere ne qendër. Patjetër qe mund te këtë edhe mundësi te tjera si ALIGN="left" dhe ALIGN="right". Këto përdoren ne kombinim me qelizat e tjera dhe jo kot me kot. Pra vej një tabele ne djathte dhe një te majte ose si të duash.



--------------------------------------------------------------------------------

Aktivizimi i lidhjeve ne qelize
     Siç mund te shohësh me poshtë këtu ke lidhje qe ndodhen brenda qelizes dhe kjo nuk është aspak ndonjë gjë e veçantë nëse i ke mësuar sesi bëhen lidhjet.

Mesimir 3  Mësimi 4  
Faqja kryesore  Për shendetin  

     Komandat janë si zakonisht vetëm se duhet ta vendosesh pas komandes <TD>. Ja si do dukej komanda për qelizen sipër majtas:

<TD align = "center">
<A HREF="mesimi3.htm">Mësimi 3 </A>
</TD>

     Meqë ra fjala komandat BORDER, CELLSPACING, dhe CELLPADDING janë vendosur ne 20 për t'ju dhënë juve një ide mbi shkallezimin e madhesive.



--------------------------------------------------------------------------------

Figurat ne tabele
     Ne tabela sigurisht mund te vendosen edhe figura dhe ja:

  <--E shikon?
Hapi sytë!-->    

     Nuk kam bërë ndonjë mrekulli porse se pas komandes se TD kam vendosur komanden e vendosjes se një figure qe e keni mësuar me pare dhe sintaksa do të ishte kështu:

<TD ALIGN = "center">
<IMG SRC="seneca.gif">
</TD>


--------------------------------------------------------------------------------

Vendosja e një kornize ne figure
      Edhe kjo nuk ka ndonjë mrekulli mjafton qe tabele ku do vendosesh figuren ta beshe me kornize dhe ja si do duket:

 

     Komandat janë shumë te thjeshta përderisa ti do qe te këtë pak hapësirë midis kornizes dhe figures. Ateher perdor CELLPADDING ose CELLSPACING. Sidoqoftë nuk ka ndonjë nevojë për këtë gjë.

     Perdor plotësisht komandat <TR> dhe </TR>

     Ja si do dukej sintaksa qe ka vendosur figuren ne kornize:


<TABLE BORDER="10" >
<TR><TD ALIGN="center"><IMG SRC="seneca.gif"></TD></TR>
</TABLE>  


Perfundimisht
     Ja si duket çdo gjë mirë e bukur. Këshilla ime: mos e teproni me lajle lule faqen tuaj!  
« Editimi i fundit: 01-05-2006, 11:29:38 nga M A X »

  • Postime: 176
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 04-06-2005, 13:52:07
O max a edi qe je i modh se kto gjona qe na the na nevojiten te gjithve nev.
Pavarsisht se nuk i ke sqaru vet, mjafton qe na e tregove edhe ne.
 ;)                :-)

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 17-01-2006, 02:41:18
Ne qofte se deshironi te mesoni sit te ndertoni nje faqe internet duke predorur programin  html shkoni tek kjo faqe www.mesohtml.com
Cdo gje eshte shpeguar mire e paster dhe falas. Gjithashtu do te gjeni dhe pak njohuri nga javascript (ndertiming e nje fomulari)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 14-11-2007, 13:41:02
Vura re qe faqja nga eshte marre ky leksion per HTML nuk ekziston me, por fatmiresisht cdo gje eshte ruajtur ketu :)
As mesonihtml.com nuk ekzistonka me!

#12 ne: 17-01-2008, 20:38:21
Ne radhe te pare urime per faqen.Po i ndihmoni me te vertete shume ato qe duan te perparojne me kompjuterin..
Kisha nje ushtrim dhe nuk po arij dot ta zgjidh te gjithin..
Po e paraqes ketu poshte dhe uroj qe te gjej nje pergjigje:SHUME FALEMINDERIT

Detyra konsiston ne ndertimin e nje faqe HTML qe permban edhe kod Javascripti dhe realizon detyren e meposhtme:
Llogarit sa vjec  jeni.

1. Pjesa HTML konsiston ne ndertimin e nje forme qe permban disa textbox-e, qe permbajne informacione per personin qe po perdor kete faqe, si emri, mbiemri, adresa, nr. i telefonit, adresa e emailit.
Po ashtu ajo permban 3 dropdown menu, perkatesisht per daten, muajin dhe vitin tuaj te lindjes.
Forma do permbaje edhe elemente te tjera te formes si p.sh. nje checkbox qe jep disa profesione dhe ai perzgjedh profesionin e deshiruar., nje radio button ku ju pergjigjeni pyetjeve te ndryshme me po ose jo etj.
Forma do vendoset ne nje tabele, ku cdo element i formes do te vendoset ne nje rresht te tabeles.
Faqja do permbaje edhe nje apo me teper imazhe dhe nje link ne adresen e e-mailit te personit qe e ka krijuar faqen.

2. Data e zgjedhur do te perdoret per funksionin Javascript qe llogarit se sa vjec jeni. Ky funksion kthen si vlere moshen ne vite, muaj dhe dite. Kjo vlere mund te ruhet ne nje apo me shume textboxe.
GENCI

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 07-07-2009, 23:51:21
mesim rreth HTML-es .
tek faqjas ime:www.kosovaa.com
apo shko tek direkt te learning center.
www.kosovaa.com/wizard.html

hope u will learn too ..
Mendolin .A HTML Programmer..

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#14 ne: 15-07-2009, 00:18:19
mesim rreth HTML-es .
tek faqjas ime:www.kosovaa.com
apo shko tek direkt te learning center.
www.kosovaa.com/wizard.html

hope u will learn too ..
Mendolin .A HTML Programmer..

Ato shembujt te faqja jote jane shume te vjeter me depricated tags. Beji nje rifreskim.

  • Postime: 4264
  • Karma: +73/-57

#15 ne: 28-09-2011, 19:33:41
Nje faqe tjeter ku keni shembuj rreth HTML

http://www.w3schools.com/html/default.asp

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 28-09-2011, 21:47:46
w3schools eshte shkolla me e mire online per webprogramim.
:D Sa me pelqejne frazat siperore, te tipit me e mire! W3Fools.

Temat e fundit