PHP vs. PYTHON per Programim ne Web - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

PHP vs. PYTHON per Programim ne Web

PHP vs. PYTHON per Programim ne Web

· 2 · 1188

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-04-2013, 11:06:29
[FILLIMISHT POSTUAR ME 20/08/2012, 07:47PD NE WM.AL, LEVIZUR KETU SEPSE AI FORUM U MBYLL, PER TE PERFITUAR TE TJERET]

Dikush me ka bere pyetjen ne titullin e temes ne fb. Po e postoj ketu pergjigjen qe te perfitojne te gjithe dhe te tjeret te bejne zgjerimin e temes me teje nqs ndjejne se kan dicka per te shtuar.


Pyetja
Citim
shefi si je a je mir , kam nje pyetje : PHP vs PYTHON ne webprogramim ?
tani cilen e kerkon tregu me shum ,cila eshte me e sigurt dhe cila eshte me e shpejt ? Ke ndonje ide per kete ?

Pergjigja
Hmm... po te them qe ne fillim, keto qe pyet ti jan subjektive ne vetevete, por dhe mosenjohja nga ana ime e gjuhes Python e shtone sa me teper subjektivitetin dhe njeanshmerine per PHP. Do mundohem te shpreh OPINIONIN tim me sa me pake paanshmeri, bazuar ne eksperience per PHP dhe ne kerkime qe kam bere me pare per Python.

Ne Python me sa kam une djeni nuk behet direkt programim per web sic programohet per konsole (ose me sakte eshte e veshtire per t'u bere direkt). Perdorin frameworks per te bere programim per web. Ne PHP programon direkt pa framework. Mund te perdoresh dhe framework(s) nqs do te perdoresh kod te maturuar dhe standartizuar qe e perdorin dhe te tjeret. Te jep avantazhe dhe disavantazhe.

Per shpejtesi besoj se Python eshte me i shpejt, por edhe kjo eshte subjektive. Nuk ka shume diference shpejtesia e gjuheve te programimit ne anen e serverit, sepse eshte e vogel diferenca e kohes per egzekutim te gjerave bazike. Sado i shpejt te jet egzekutimi nuk krahasohet me kohen e kerkeses drejt serverit dhe dhenien e pergjigjes prej tij. E te tjere faktor qe ndikojne ne sistemet aktuale te webit. Koha e egzekutimit per aplikacione te vogla eshte e paperfillshme ne besimin tim. Gjithashtu ne kete pike, ne PHP mund edhe te krijosh shtesa te shkruara ne C++ dhe ti ngarkosh ne Apache, por ky eshte nje avancim komplet tjeter, dhe te duhet shume pune per te arritur deri ketu.

Per siguri, c'do gjuhe ka te mirat dhe te keqijat e veta tek siguria. Per c'do problem me sigurin, ka dhe nje zgjidhje. Mesoj ato dhe nuk ka rendesi se kush eshte me e sigurt apo me e pa sigurt. Kam opinonin se nuk ka sens te gjykosh ne kete menyre.

Se cila kerkohet me teper ne treg, mund te them se kam pare gjithandej qe kerkohet dhe programohet ne PHP. Por mund te them edhe faktin se cfare kerkon gjen. Gjithesesi me nje kerkim te shpejt gjeta nje kerkim te Udemy (e cila eshte nje faqe qe ndihmone studentet te bejne zgjedhjet e tyre bazuar ne kerkime etj...). Kerkimi eshte ne Anglisht dhe mund ta shohesh ne Code Wars: Ruby vs Python vs PHP [Infographic]. Nese di Anglisht dhe e ndjek me kujdes kerkimin PHP ka pjesen me te madhe te kerkesave per programim, nga te gjitha gjuhet, te bera ne Craiglist. Craiglist eshte per Amerikanet, por di te them qe Python nuk eshte i perdorur gjithandej. Keshtu qe kerkesa e tregut per talent ne Python nuk eshte aq e zgjeruar. Por perseri me sa di Google perdor Python per te sherbyer faqet e tyre. Nese planifikon te presesh duke enderruar te punesohesh si programues per Google ose ndonje kompani te ngjashme atehere shihe Python si mundesi.

Kush di Anglisht mund te ndjeki krahasimin Python vs. PHP, edhe pse te njeanshem per Python. Ky krahasim nuk eshte i lehte per t'u ndjekur nga personat qe nuk kane te pakten bazat ne programim. Njenashmeria per Python mund te te fusi friken, por edhe disa detaje per PHP dalin ne pahe qe duhet ti kesh parasysh kur te besh zgjedhjen. (Kush ka kohe ta perkthej dhe ta postoj ketu ose diku krahasimin e mesiperm ne Shqip do bente ndere per te rinjte qe te kuptojne).

Ky eshte opinioni ime. Te tjeret qe ndihen se kane dicka, si gjithmone, jane te mirepritur ta shtojne. Keshilla e vetme qe mund te jap eshte, cilen do gjuhe te zgjedhesh per te ndjekur e rendesishme eshte te fillosh! Fillo te punosh ne njeren dhe me vone mund te nderrosh vagon lehtesisht nese meson konceptet.


BONUS 1: Veshtiresia programimit; object-oriented; C++ Vs. Java; mund te krijoj X; literatura?
BONUS 2: Kam planifikuar te shkoj ne universitet, cfar te filloj te mesoj ne programim?

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 21-01-2020, 23:47:01
Natyrisht Python

Temat e fundit