PikaCMS Beta 2.0! - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

PikaCMS Beta 2.0!

PikaCMS Beta 2.0!

· 18 · 2483

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-01-2010, 14:25:56
Pershendetje te gjitheve !
Pas nje heshtjeje mjaft te gjate, iu riktheva cms'se dhe po mundohem te perfundoj versionin 2.0 dhe ta publikoj ne shkurt meqe mbushet fiks 1 vit qe nga fillimi i projektit.

Versioni i ri eshte i kompletuar me te gjitha modulet. Gjithashtu keto dite zhvillova dhe disa module extra per ta kompletuar disi me mire si reklamat ne faqe,fotogaleria etj.

Gjithesesi nese keni deshire mund ti hidhni nje sy ketij versioni ne pune ne faqen http://www.pikacms.com/

Kaloni sa me mire !
Bledi.

  • Postime: 556
  • Karma: +4/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-01-2010, 15:57:52
bledileka ke bere vertet nje pune te mire dhe te pergezoj per kete.

Doja te beja thjesht nje keshille: Beje faqen Anglisht, pasi keshtu puna jote do jete e njohur vetem nga nje numer i vogel webmasterash Shqiptare dhe eshte shum e veshtire te kesh sukses dhe vullnet te vazhdojsh kur te shohish qe PikaCMS e kan instaluar 5/6 veta dhe ata thjesht per prove.
Ndersa me nje faqe Anglisht mund ta bejsh PikaCMS te njohur ne nivel nderkomtar dhe me pak pune dhe durim pas 1 ose 2 vitesh do kesh nje CMS qe do jesh shum krenar per punen tende.

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-01-2010, 18:21:07
Shume mire e ka simba !
Bledi edhe nje dicka: Ke nje demo te penelit te adminit? Gjithashtu duket pak i renduar si CMS eshte 7.5 mb ! Po e instaloj per testim te shoh se si eshte..

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#3 ne: 26-01-2010, 13:37:17
Edhe dicka, duke pare source pashe qe kishe shume gabime elementare, gje qe me cuditi pa mase. Shpresoj te mos ma marresh kete per ters por do ishte mire qe ti rregulloje ato pasi atehere cms-ja jote do prezantohet si serioze dhe profesionale te publiku.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 26-01-2010, 14:28:34
Pse nuk e shkarkon ti Babjusi dhe rregullo cfare mendon se duhet permiresuar? Ky eshte dhe kuptimi i open source, apo jo? :)

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#5 ne: 26-01-2010, 15:56:51
Pse nuk e shkarkon ti Babjusi dhe rregullo cfare mendon se duhet permiresuar? Ky eshte dhe kuptimi i open source, apo jo? :)

Koha ime e lire eshte shume e kufizuar Max qe ta harxhoj per gjera te tilla. Pastaj plus qe nuk me perket mua nje gje e tille. Une thashe thjesht nje mendim/sygjerim konstruktiv pasi ti e di shume mire qe gjera te tilla jane shume te rendesishme per nje paraqitje sa me dinjitoze te nje projekti te ri.

Por n.q.s. ti ke kohe te lire, mund ta besh vet fare mire nje gje te tille :)

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 26-01-2010, 18:46:55
Provova ta instaloj edhe sja arrita , i bera te gjitha hapat u instalua me tha me sukses por me pas nuk ekzistonte asgje ne faqe... fshiva edhe ./instalimin folderin dmth por nuk me funksionoji.

  • Postime: 376
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 26-01-2010, 19:19:06
Koha ime e lire eshte shume e kufizuar Max qe ta harxhoj per gjera te tilla. Pastaj plus qe nuk me perket mua nje gje e tille. Une thashe thjesht nje mendim/sygjerim konstruktiv pasi ti e di shume mire qe gjera te tilla jane shume te rendesishme per nje paraqitje sa me dinjitoze te nje projekti te ri.

Por n.q.s. ti ke kohe te lire, mund ta besh vet fare mire nje gje te tille :)
Sa e paske perdore kete fjali te tillle te tille te tille o lale pastaj me beri pershtypje firma ne forumet e myBBoard ku qenkan ato modet e tua cne jo me flamur Shqiptar po flamur blu me te bardhe edhe dicka ne vend qe te besh modet per myBB e mira eshte te perkthesh gjuhen nje here apo jo .

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#8 ne: 26-01-2010, 19:34:13
Sa e paske perdore kete fjali te tillle te tille te tille o lale pastaj me beri pershtypje firma ne forumet e myBBoard ku qenkan ato modet e tua cne jo me flamur Shqiptar po flamur blu me te bardhe edhe dicka ne vend qe te besh modet per myBB e mira eshte te perkthesh gjuhen nje here apo jo .

Po gjuha kryesore e kodimit anglishtja eshte dhe jo shqipja. Pastaj se cfare flamuri mbaj une te forumi i mybb eshte puna ime dhe nuk te duhet fare as ty dhe kujtdo tjeter. Keto jane muhabete te kota. Ti po je ''patriot'' mbaj cfare flamuri te duash dhe kodo ne cfare gjuhe te duash se dolem dhe nga tema fare.
Dhe sa per perdorimin te tille eshte fjale ajo e jo fjali o presor i gjuhes shqipe. Po leri keto muhabete vk se nuk ja vlen.

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 01-02-2010, 12:00:42
Pershendetje djema !
Eshte e rendesishme tiu kujtoj qe versioni 2.0 NUK eshte ende i disponueshem per shkarkim. Keshtu cdo lloj instalimi qe keni bere deri tani ka qene me siguri version i vjeter.
Per sa i perket gabimeve dhe kohes ne dispozicion :) eshte teper fakti qe po arrij te bej dicka te tille, detajet jane gjera qe rregullohen. Me kete cms nuk kerkoj qe ta perdorin te gjithe, qellimi im eshte transmetimi i idese se OpenSource dhe i sistemeve shqiptare te tilla. Pranoj qe nuk i kam kushtuar perkujdesje apo vemendje per ta perfeksionuar apo formatuar kodin maksimalisht.

Gjithesesi 2.0 ofron me teper mundesi dhe sherbime se versionet e meparshme.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 22-09-2010, 12:03:47
Cfare ka ndodhur me projektin? Duket se ka ngelur ne vend qe prej fillimvitit?!

  • Postime: 231
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 14-10-2010, 13:20:50
Projekt i vdekt dhe ky. Pse duhet 1 cms si kjo ku ekziston wordpress, joomla, drupal...

  • Postime: 955
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 14-10-2010, 22:21:12
Pse duhet 1 cms si kjo ku ekziston wordpress, joomla, drupal...
Epoka X te kundershtoj kur thua:Pse duhet 1 cms si kjo ku ekziston wordpress, joomla, drupal...

Ne fakt edhe Joomla apo WP kur dolen si CMS per here te pare nuk eshte se kishin nje hov te menjehershem,por me zgjerimin e stafeve te tyre te kualifikuar dhe sidomos me perkushtimin dhe pasionin e stafit(keto 2 gjera jane shume te rendesishme) per keto produkte i ka bere keto CMS sot me te perdorura.

Tani,une tipa si Bledi Leka i vleresoj jashte mase per iniciativat e tyre,sepse ka bere nje pune te mrekullueshme per kete CMS(i vetem,duhet theksuar)dhe fillova te shpresoj qe tipa si Bledi do ti japin nje vlere internetit shqiptare,sepse s'duam apo jo ne kete mes hyn edhe pak xhelozia e KODUESVE apo WEBMASTER-ve te tjere duke i ngarkuar mbi supe nje ambicje gati te papermbajtshme.Pra me kete desha te them qe mund te merrnin iniciativa te tilla(si ajo e Bledit)edhe KODUES te tjere(me falni qe them kodues dhe nuk them Programues,sepse programuesi sipas meje eshte shkalla me e larte,sic mund te thuash UNE JAM JAMES GOSSLING,sikur nuk shkon apo jo)ne shqiperi,dhe ne kete menyre interneti shqiptare do te merrete nje kuptim,nje vlere ,nje mireqenie,nje identitet, dhe secili qe do deshironte te bente website do te mund te zgjidhte PIKACMS apo CMS te ndonje SHQIPTARI tjeter,dhe nuk do ta bastardonim internetin shqiptar me CMS te gatshme si WP apo JOOMLA,por do te kishim produktet tona "Made in Albania".

Pra nuk e kuptoj pse Bledi nuk po e zhvillon projektin e tij me tej?

I lutem qe nese e lexon kete postim te ktheje nje pergjigje,sepse po na i varrosin arenen e internetit shqiptar me WP apo JOOMLA,dhe nuk kemi produktet tona.

Nuk e di cfare hallesh mund te kete pasur?

Por gjithsesi perpos halleve te tija do t'i lutesha qe mos ta braktiste projektin e nisur,nese nuk e mban dot atehere te zgjeroje stafin dhe departamentet duke kerkuar bashkepunetore te tjere te afte,dhe te gjeje ndonje sponsor nese eshte e mundur,dhe pse jo nese ka sukses mund edhe ta beje komerciale.

Respekte plako dhe vleresime te tille njerezve qe i duan te miren internetit shqiptare,se na myten te paaftet dhe CMS e huaja.

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#13 ne: 14-10-2010, 23:03:22
Te punosh per te ndertuar nje Cms nuk eshte gje e lehte per nje group kodistash qe punojne bashke dhe jo me per nje person te vetem si eshte rasti ne fjale ketu. Do shume kohe dhe sidomos durim te madh, jasht mase durim.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 14-10-2010, 23:30:10
Prandaj dhe projekte te tilla jane te destinuara te deshtojne. 1 apo 2 persona s'munden kurresesi te mbajne nje projek CMS te vetem. Dmth mund ta mbajne, por s'do mund te jene ne nje hap me kohen dhe do mundohen e lodhen shume.
Per te tilla projekte duhen komunitete. Mundesisht qindra veta. Zakonisht keto projekte i manexhojne nje grup i vogel personash, por jane qindra-mijera nga prapa qe kodojne e rregullojne. Ne kete menyre ecen WP, Joomla, Drupal etj etj.

Ndersa ne tregun shqiptar une s'shoh shprese se dicka e tille mund te ece. Dhe kjo jo se nuk kemi programues te zote. Por thjeshte sepse eshte treg i vogel. Eshte thjeshte ceshtje tregu, i cili nuk mjafton per te mbajtur nje projekt gjigand sic eshte nje CMS.

Shume CMS, apo Forume boterore vertete jane falas, por nga prapa jane mijera e mijera qe kerkojne suport e ndihme. E keto sherbime paguhen. Ketu qendron fitimi. Tani nese nje grup shqiptaresh krijojne nje projekt te tille, e ofrojne falas produktin. Po a do kete pastaj pune mjaftueshem qe keta te nxjerrin buken me kete pune? Jo! Thjeshte sepse jemi shume pak si popull.
Keshtu eshte kjo pune. S'eshte faji jone. Faji eshte i situates e i rrethanave :)

  • Postime: 123
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 15-10-2010, 12:05:49
Doja te shtoja se puna eshte shume e mire.Goxha arritje...

  • Postime: 1159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 25-10-2010, 11:47:45
@bledileka po kjo pikaweb.com perdor PikaCMS apo tjeter gje mund te me tregosh?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 25-10-2010, 12:00:28
@bledileka po kjo pikaweb.com perdor PikaCMS apo tjeter gje mund te me tregosh?

Duket se po. Me PikCMS eshte bere dhe PikaWeb.com

Kodi: [Zgjidh]
<meta name="distribution" content="Global">
<meta http-equiv="cache-control" content="public" />
<meta name="Revisit-After" content="7" />
<meta name="robots" content="index,follow" />
<meta name="expires" content="never">
<meta name="generator" content="PikaCMS">

Temat e fundit