ReactorCMS beta 1 - OpenSource shqiptar - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

ReactorCMS beta 1 - OpenSource shqiptar

ReactorCMS beta 1 - OpenSource shqiptar

· 59 · 6048

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-02-2009, 15:40:17
Pershendetje te gjitheve !

Se fundmi kam filluar te realizoj nje cms me qellim opensource dhe i pershtatshem per te gjitha qellimet e mundeshme.
Mbase mund te mendoni qe nuk eshte e nevojshme pasi egzistojne mjaft cms open source, por gjithesesi besoj qe keshtu, me fillimin e projekteve te tilla do te jap kontributin tim ne zhvillimin e webit shqiptar.
Sapo te perfundoj funksionet kryesore te ketij cms do tiu njoftoj, keshtu mund ta shkarkoni, testoni dhe nese keni deshire dhe kohe te kontribuoni ne realizimin e nje versioni te dyte me te kompletuar dhe me eficent per te gjithe ne.

ReactorCMS beta 1
http://demo.pikaweb.com/reactor/

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-02-2009, 16:45:27
Duket interesant, tash te shikojm kur ta vendosesh per shkarkim dhe te shikojm sa e leht eshte menagjimi dhe gjera tjera.

  • Postime: 92
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-02-2009, 17:37:24
Me ne fund e filloj dikush kete idene qe e kishim :P,
te uroj sukses edhepse emri me duket jo i pershtatshem :)

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#3 ne: 24-02-2009, 18:17:17
Pershendetje bledileka. Urimet dhe pergezimet e mia. cms-ja qe ke krijuar me cfare pashe duket shume interesante. Te uroj suksese ne projektin qe ke nisur dhe shpresoj te shikojme sa me shpejt versionin per shkarkim.

Gjithe te mirat

  • Postime: 52
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 24-02-2009, 20:50:06
Suksese , pom pelqen dhe do ta pres versionin perfundimtar per ta shkarkuar dhe perdorur :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 25-02-2009, 00:05:24
Ne radhe te pare ju uroj per projektin e nisur sepse cdo nisme e tille eshte per t'u pershendetur.

Vetem se do te kisha nje kritike/sugjerim

Citim
Ka nje panel administrimi identik si Joomla. Duke qene se shume perdorues dhe webmastera te internetit kane njohje te mire te sistemit cms Joomla, menduam te perdorim te njejtin sistem grafik.

Per mendimin tim ky eshte nje hap i gabuar! E them kete sepse koha e Joomles po iken dhe mbi te gjitha sepse paneli i Joomles, mund te jete gjithcka, por ama jo i lehte dhe intuitiv.
Nese keni vendosur te merrni per baze dicka te njohur, atehere do te kishte qene mire te huazonit nga Wordpress. Vetem shiko numrin e faqeve shqiptare te krijuara me Wordpress muajt e fundit per te krijuar nje ide se sa ideal dhe i pelqyeshem eshte ky sistem.

Sidoqofte ju uroj sinqerisht suksese.

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 25-02-2009, 00:25:34
Bashkangjitem me MAX-in sa i perket panelit administrativ. Arsyja qe une vet kam bere CMS-in tim dhe kam ikur nga Joomla para 2-3 viteve eshte mu veshtirsija i atij paneli.

Nje pytje tjeter eshte, gjat zhvillimit ke menduar te perdores ndonje format kodimi MVC? Gjithashtu ne nje shembull qe pash kishe perdorur procedural code, eshte ndertu i gjithe sistemi keshtu apo ke perdor Object Oriented code?

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 25-02-2009, 08:27:11
Bledi, te lumte per kete CMS! Do ta shikoj mbare e prape kur te leshohet ne qarkullim.

Si shqiptar qe jam, kam nje "kerkese": veri kesaj CMS-je nje emer shqip qe te lexohet lehte edhe ne anglisht. ;) Fjala Reactor s'me ngjan me shume kuptim ne kete rast (apo e ke me kuptim te ngjashem me "reaktoret berthamore", pra krijues energjie?) plus me kujton nje faqe warez te dikurshme.

P.S. Pranon individe testues per versionet qe nuk jane leshuar akoma ne publik? Nese po, me nis nje MP.

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 25-02-2009, 10:32:06
Bledi,

po flas ne pergjithesi pasi nuk kam shume eksperince ne joomla, ideja qe menuja eshte identik si joomla mos ndoshta ben Reactor po aq jo te lehte per ata qe perpallen me joomlan per here te pare.

Ndoshta nuk eshte i komplikuar sistemi sa joomla, por gjithesesi, sugjerimi im eshte te krijoni nje panel sa me intiuitiv dhe sa me i thjeshte e praktik.

Megjithate sikurse edhe te tjere e kane shprehur, jem kurioz te shof se si do jete.

Nqs mund te na shuash kureshtjen me ndonje pamje (screenshot) nuk do ishte keq.

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 25-02-2009, 10:47:32
Ju falenderoj te gjitheve per per komentet dhe mendimet tuaja.
Cms vetem pak OOP (object oriented php) ka, disa klasa te gatshme te cilat nuk i kam zhvilluar une. Pjesa tjeter eshte ne standart code, ose procedural/functional quajeni si te doni. Sa per panelin e administrimit, me te vertete i ngjan Joomlas, sepse kam perdorur grafiken css/js te panelit te joomlas, por funksionet dhe konfigurimet jane krejt te ndryshme dhe besoj jo te komplikuara.
Nje nga arsyet qe kam perdor kete grafike eshte kursimi i kohes.

Ndersa per emrin, ReactorCMS e mendova kot pa lidhje :P mirepres sugjerime per nje emertim shqiptar.
Se fundmi kam integruar funksionet si: backup dhe optimizim i bazes mysql, statistika te faqes (ip unike, faqe te shfletuara me linket perkatese), referues te jashtem per ip dhe faqe te shfletuara etj.
Aktualisht po merem me modulin e antareve, regjistrim/identifikim/postime etj.

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 25-02-2009, 11:42:31
Ndersa per emrin, ReactorCMS e mendova kot pa lidhje :P mirepres sugjerime per nje emertim shqiptar.

Pse largohesh nga rrenja apo baza: PikaCMS apo PikpikCMS

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 25-02-2009, 12:15:42
Pse largohesh nga rrenja apo baza: PikaCMS apo PikpikCMS

Pika.CMS ;)

  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 25-02-2009, 12:20:37
ehe ne rregull shpresojm qe kodi standard te jet i ndar mire neper funkcione :)

Gjithesesi vizitova faqen tani the pas nje gje qe nuk me pelqeu ne emertimin e folder-ve dhe fil-eve. Perdor të dy gjuht, si ate angleze dhe ate shqiptare. Psh. "Connections/lidhja.php".
Nga eksperienca po te keshilloj te vendosesh nje standard tuajn dhe permbaju atij sepse me kohen keto gjera behen konfjuze kur ky projekt do zhvillohet me shume!

Gjithesesi suksese, siq tha dhe dikush me lart nese te nevoitet testues dhe ndihmes ne kete projekt me dergo nje PM.

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#13 ne: 25-02-2009, 17:18:20
M A X ka te drejte, koha e Joomles po iken. Le qe dhe panelin e adminit joomla e ka shume te nderlikuar. Pastaj, ti kur ke bere gjithe ate pune, pse te kopjosh nga te tjeret? Bej dicka origjinale se neti plot me kopjime eshte.

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 25-02-2009, 17:24:33
Urime plako! Te uroj suksese!

Mezi po pres demon ta shoh njeher!

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 26-02-2009, 21:20:33
Pershendetje te gjitheve !
Ju falenderoj perseri per komentet dhe idete tuaja.
Atehere: PikaCMS beta 1 per emrin, panelin e nderrova nga modeli joomla. Po e pershtas ndryshe edhe pse tani po pertoj ti rregulloj :P gjithesesi po bej edhe disa rregullime ne lidhje me termat e perdorur pasi vura re qe per shume nga ju eshte e rendesishme terminologjia e perdorur, (per mua pak rendesi ka, me teper me interesojne funksionet).
Gjithesesi, pas publikimit te versionit te beta 1 do te publikoj edhe nje lajmerim per ata te cilet deshirojne te marin pjese ne korrektimin e gabimeve te mundeshme grafike, ortografike apo programimi per te krijuar nje version te kompletuar.

  • Postime: 328
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 27-02-2009, 00:27:41
Sa i perket panelit të joomlës versioni vjetër është me të vërtet fantastik ka shum gjëra manuale dhe të bezdis'shme si krijimi i menus ku duhet te hapesh edhe section edhe category megjithate versioni 1.0 apo 1.1 është perfekt i control paneit ndërsa 1.5 paksa lavërdi ka shum gjëra të koklavitura megjithte suksesee MAX nuk të kundërshtoj hahah thjesht opinioni im gjithmon njeriu do të miren për vete :S un sdi të perdor fare Wordpress huahuauha

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 27-02-2009, 00:40:02
Pershendetje te gjitheve !
 gjithesesi po bej edhe disa rregullime ne lidhje me termat e perdorur pasi vura re qe per shume nga ju eshte e rendesishme terminologjia e perdorur, (per mua pak rendesi ka, me teper me interesojne funksionet).


Mendoj se ata qe te kritikuan ne kete pike e kane fjalen per faktin se me kohen dhe me berjen sa me kompleks te CMS, vijne veshtiresi dhe ngaterresa per shkak te perdorimit te standarteve te shumefishta. Termat ose shqip, ose anglisht, te dyja mund te sjellin ngaterresa. Do te ishte mire shqip mqs po e ben nje shqipe (ti) dhe sepse synohet te perdoret per tregun shqiptar.

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 27-02-2009, 08:44:38
Atehere: PikaCMS beta 1 per emrin

Do qe ta ndryshojme titullin e temes? ;)

Gjithesesi, pas publikimit te versionit te beta 1 do te publikoj edhe nje lajmerim per ata te cilet deshirojne te marin pjese ne korrektimin e gabimeve te mundeshme grafike, ortografike apo programimi per te krijuar nje version te kompletuar.

Une jam gati, aq me teper qe do te jete projekt Open Source. Megjithate, mendoj se duhet t'i kushtosh rendesi paresore hartimit ose zgjedhjes se licenses (GPL, LGPL etj.) qe te mos kete keqkuptime.


Termat ose shqip, ose anglisht, te dyja mund te sjellin ngaterresa.

Gjuha e termave ka te beje me te pakten 3 aspekte:
1) URL;
2) emrat e funksioneve, konstanteve, funksioneve, komenteve etj. ne kod;
3) teksti i paraqitur ne panelin e administrimit, ne panelin e perdoruesit dhe pergjithesisht ne faqen e krijuar dhe te shfaqur ne shfletues.

1) dhe 2) nuk mund te ndryshohen lehte, megjithese per URL ekziston mundesia qe te "perkthehen" me mod_rewrite. Ndersa per 3) mund te perdoren fare mire skedare te posacme per gjuhen, qe do te thote se nuk duhet te kete asnje tekst "hard-coded" (te percaktuar shprehimisht ne kodin baze), me perjashtim te lajmerimeve per gabimet fatale (per shembull kur nuk gjenden dot skedaret e gjuhes); Te gjitha stringjet duhet te jene ne skedaret e gjuhes dhe te thirren prej tyre. Keshtu nuk do te kete shume probleme ne hartimin e paketave per gjuhen shqipe, angleze, gjermane etj. Rendesi te madhe i duhet kushtuar edhe mbeshtetjes per formatin UTF-8, krahas ISO-8859-1 etj.

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 02-03-2009, 22:03:20
Pershendetje te gjitheve !
Sapo mbarova pjesen kryesore te panelit te administrimit me nje design te ri. Ka ende pune per optimizimin e kodit css/php por si pune eshte ne rruge te mbare.




  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 03-03-2009, 12:51:38
Me pelqen!

Une do te zgjidhja ngjyra me te qeta, pasi adminet s'kane nevoje ta humbin kohen me bukurine e panelit te administrimit :P

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 03-03-2009, 14:12:35
Duket fenomenal. :-)

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#22 ne: 03-03-2009, 18:26:07
Edhe mua me pelqeu. kishte dale shume bukur. Urime dhe pune sa me te mbare ne vazhdim.

  • Postime: 56
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 06-03-2009, 15:46:21
Pershendetje te gjitheve !
Nuk jam mare me pare me svn apo me bugtrucker po gjithesesi po e provoj.
Fillova te perdor Google Code per sherbimin svn dhe dua te them qe qenka i papame :D keshtuqe kush deshiron te mare pjese eshte i mirepritur.
http://pikacms.googlecode.com

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 06-03-2009, 15:52:27
Pershendetje te gjitheve !
Nuk jam mare me pare me svn apo me bugtrucker po gjithesesi po e provoj.
Fillova te perdor Google Code per sherbimin svn dhe dua te them qe qenka i papame :D keshtuqe kush deshiron te mare pjese eshte i mirepritur.
http://pikacms.googlecode.com

Duhet me u rregjistru per te shkarkuar PikaCMS apo nuk e ke hedh akoma online?

Temat e fundit