Te shikojme pak padding & margin - AlbDEVs

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Te shikojme pak padding & margin

Te shikojme pak padding & margin

· 5 · 1399

  • Postime: 376
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-08-2010, 17:25:13
Zakonisht për shokët tane që sa kanë filluar në css gjerat që i japin më tepër vështirësi janë padding dhe margin. Faktikisht keto dy emra përdoren për të treguar vend qëndrimin e elementave si (div,span,img e.t.j.).Domethënë tregon pozicionet djathtas,majtas,lart dhe poshtë të elementeve.
Padding: Përdoret për të treguar largeseat nëpër kufirat e elementit të përmbajtjes.Përshem bull “padding:4px;” Një dekleracion i tillë thot qe ky element do të jetë 4 pixel larg nga kufirat qe ka anash(poshtë,lartë,djathtas dhe majtas).
Margin: Përdoret për të treguar largesën midis elementeve që janë komshi.Përshembull “margin:4px;” ky shembull tregon sa largë do të qëndroj elementi nga elementet e tjerë qe i ka komshi (poshtë,lart,djathtas dhe majtas) me një fjalë tregon që duhet të jetë 4 pixel larg. Ja edhe shembulli në imazh tregon padding dhe margin ta shikojme bashkë .

Në imazhin që ështe siper nese ai që është blu ështe elementi jonë ,boshllëku numër 1 margin (largësia nga komshiu) Kurse numri 2 është padding(largësia e përmbajtjes nga elementi).
Mbase e mësuam se çfarë ështe margin dhe padding të shikojmë tani se si përdoren.Që të dyjat regulloren e shkrimit e kanë njësoj.Ti tregojmë me 3 pika .
1-Mund të perdoret duke dhënë vetëm një drejtim.Këtë e bëjme duke i treguar në fillim emrin e qëndrimit dhe pastaj i shkruajmë drejtimin. Përshembull: padding-left:4px; ose margin-top:30px; etj..
2-I japim boshllëqe me radhe nga lart,djathtas,poshtë dhe majtas.Përshembull: margin:2px 4px 6px 8px; një përshkrim i tillë tregon që elementi jonë me boshllëqe nga elementet komshi është 2 nga lart ,4 nga e djathta,6 nga poshtë dhe 8 pixel nga e majta.
3-Shkruhet emri dhe anash i bëhet vetëm nje përshkrim.Përshembu ll:padding:50px; thot që permbajtja e elementit ështe 50pixel larg nga 4 anët.
Besoj se ështe shkrim me vlerë reth CSS.

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 02-08-2010, 22:10:39
Shumë bukuër e pëlqej postimin tuaj.

 Gjithështu është mirë të bësht një përshkrim prapashtesave të cilat mund të emertohen në shum emera dhe kan fuksione të ndryshme si pëshembull:

%,pc,em, px, em, cm, mm, in, pt, pc,

  • Postime: 376
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 02-08-2010, 22:39:49
php flm
per %,pc,em, px, em, cm, mm, in, pt, pc, them se ne mesime tjera sepse nuk doja ta ngarkoja shume per fillestaret qe te krijojne nje ide se si perdoret pastaj perqindjet apo vlerat e tjera mesohen ngadal ngadal.

  • Postime: 556
  • Karma: +4/-2
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-08-2010, 23:10:49
Faliminderit AlbCoder per kete postim, shpjegim i qarte qe gjithkush mund ta kuptoje dhe te mesoje diqka, shpresoj qe te sjedhish dhe te tjera.

  • Postime: 227
  • Karma: +4/-7

#4 ne: 02-08-2010, 23:51:52
Shume mire te vajti ne mendje qe e hape kete teme pasi mendoj se do tu vije ne ndihme shume webmasterave qe sapo fillojne te ecin ne boten e komplikuar por te bukur te kodimit.

P.s. Per fixed-width layout se nuk e dime si ta themi ne shqip :D per ta bere faqen te centruar duhet qe margin-left dhe right te behen set ne auto per id apo clasen div qe do perdorni per mbeshtjelljen e faqes, si me poshte;

Kodi: [Zgjidh]
margin-left: auto;
margin-right: auto;

Kurse per centered liquid layouts duhet qe vlerat e margin-left dhe right te jene te njejta.

Temat e fundit