×
Hyrja
Profili

albtux.de

albtux.de

· 9 · 1271

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-02-2008, 12:51:36
www.albtux.de

Çka duhet shtuar apo ndryshuar?
Pres vlerësimet e të gjithëve (webmasterëve me shumë apo pak përvojë si dhe përdoruesve tjerë të internetit).
Sugjerimet,këshillat apo edhe kritikat tuaja janë të mirëseardhura!

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-02-2008, 14:26:02


P.S Harrova më lartë të theksoj se www.albtux.de është webfaqe që i kushtohet krejtësisht Sistemit Operativ (SO) GNU Linux.

  • Postime: 3788
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 11-02-2008, 09:07:01
www.albtux.de

Çka duhet shtuar apo ndryshuar?

Asgje. Mua me duket e persosur, pikerisht sepse s'ka asgje per te shtuar, hequr apo ndryshuar.

;)

  • Postime: 26686
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 11-02-2008, 12:12:35
Une mendoj se ka ardhur koha per nje host normal per ju. Projekt serioz kerkon host serioz. Se dyti titulli i faqes nuk ekziston. Mbase nga qe domenin thjeshte e keni bere redirect tek albtux.de, por faqja nuk ka titull dhe ne kete menyre keni shume minuse nga makinat e kerkimit. Pa nje titull faqja nuk do te indeksohet sic duhet.

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 12-02-2008, 12:03:48
Faqja duket shume mire. Ashtu siq ju ka rekomanduar edhe MAX, po ju them edhe une. Veproni sa  me shpejt, cdo dite e humbur, do ju kushtoj. Projekti eshte shume serioz, shume i mire, prandaj ju duhet  te ndermrrni hapat qe ju ka rekomanduar MAX.

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 12-02-2008, 19:36:39
Asgje. Mua me duket e përsosur, pikërisht sepse s'ka asgjë për te shtuar, hequr apo ndryshuar.
;)
Faleminderit Syrgjyn!

MAX,besart,
Ashtu është! Domaini është mjaft i lirë, tek strato (nuk kishte mundësi të futesh në ftp, për të ndryshuar të dhënat, por vetëm ato ndryshime që i ke cekur ti MAX).
...Unë e kam serverin personal (Debian Linux), tek i cili nëpërmjet dyndns dhe ddclient gjeneroj IP dinamike, por nuk mund ta lë PC non stop online për shkak të shpenzimeve të energjisë("se vlen barra qiranë").
...Këto vërejtje do ti marrë parasysh, por për momentin jam shumë i nxënë me punë. Arsyeja tjetër është se Shqiptarët janë shumë pak të interesuar për Linux.Thonë se është mjaft i vështirë! Normal se duhet pak angazhim, për ta kuptuar si duhet; por po e kuptove nuk largohesh kurrë. Unë kam filluar para 5 viteve dhe tash 4 vite e përdor 100% të kohës sa jam në PC apo laptop.
Tashmë Linux ka edhe shumicën e gjërave që ka Mac (3 D e gjëra tilla të ngjashme). Për siguri të mos flasim; është më i sigurtë se të gjitha sistemet tjera operative.
...Në Yahoo webfaqja është e pozicionuar në vendin e parë si AlbtuX, ndërsa në gooogle.com me emrin ku është hostuar. --> fo1  Unë mendoj se nuk është edhe aq tragjike, duke u nisur edhe nga fjalët e përdoruesve të cilët rregullisht e vizitojnë webfaqen.

Sido që të jetë ju jam mirënjohës për këshillat dhe vërejtjet tuaja!
Ju faleminderit edhe juve!

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 29-02-2008, 14:19:41
...titulli i faqes nuk ekziston. Mbase nga qe domenin thjeshtë e keni bërë redirect tek albtux.de, por faqja nuk ka titull dhe ne këtë mënyrë keni shumë minuse nga makinat e kerkimit. Pa një titull faqja nuk do të indeksohet siç duhet.
Ashtu siq thashë edhe më lartë; edhe kjo punë u rregullua. Pa shtuar ndonjë cent më shumë.  ;)
Pas rifreskimit nga ana e google-s, besoj se AlbtuX do të qëndroj shumë më lart me domenin e lartëshënuar.

  • Postime: 229
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 08-03-2008, 08:19:18
Pas rifreskimit nga ana e google-s, besoj se AlbtuX do të qëndroj shumë më lart me domenin e lartëshënuar.
Edhe në google tashmë është në vendin e parë  ;)


  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 01-01-2014, 11:27:46
Përshëndetje,

Të gjithë vizitorët e AlbtuX-it, i njoftoj se AlbtuX, që nga nëntori i 2013 është në domain të ri:
albtux.net.

P.S Domani i mëparshëm albtux.de, nuk mbahet më nga unë.

Të gjithëve që dëshirojnë edhe më tutje të jenë me  sistemin operativ GNU/Linux,  Ju dëshiroj shfletim dhe qëndrim të këndshëm në portalin - AlbtuX!




Temat e fundit