Gazeta Shekulli online - Albwebmaster

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gazeta Shekulli online

Gazeta Shekulli online

· 30 · 27284

  • Postime: 113
  • Karma: +0/-0

ne: 15-03-2007, 16:25:16
Besoj se do ishte mire qe secili te marre nje faqe shqiptar (ose disa) dhe te beje nje kritike rreth saj. Ne kete menyre ndihmojme si te tjeret po ashtu dhe ata qe kane vete faqen, pasi marrin nje vleresim nga vete publiku.

**************

Une po filloj me faqen e gazetes Shekulli.
http://shekulli.com.al/

Se pari faqja eshte bere teper e gjere, gje qe sjell nje deformim ne ekranet me madhesi normale.

Dizajni.
Ne pergjithesi i mire dhe i thjeshte.

Organizimi.
Shume rremuje. Jane munduar te bejne nje faqe tip portali, por me kete kane dale nga natyra e faqes, pasi e kane bere me keq ne kete menyre.

Objektiviteti.
Edhe se kjo gje mund te mos jete dhe aq ne qellimin e ketij forumi, por mendoj se dhe kjo duhet thene.
Per mua "Shekulli" eshte teper i njeanshem politikisht dhe me informacione dizinformuese.
Shpesh shume lajme (si ato te teknologjise) jane te kopjuara shabllon nga faqe nderkombetare.

Kaq do te thoja une rreth Shekullit online.

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-03-2007, 17:15:22
Po shtoj diçka qe sapo e vura re ne Firefox:

Një pjesë e madhe e linkeve nuk shfaqen mirë ne Firefox 2.0, ndërsa ne IE7 dalin ne rregull.

Ja si del ne IE7:
     Link ne gjendje normale:     Kur cohet miu te linku:

Ja si del ne FF2:
     I njejti link ne gjendje normale:     Kur cohet miu te linku:

Mosperputhje e Javascript te faqes me Firefox, me duket mua. Gjithashtu, nese e mban miun gjate aty (midis titullit dhe nenvizimit te linkut), pamja e asaj pjese te faqes dridhet.

  • Postime: 211
  • Karma: +0/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-01-2008, 01:01:51
Perveq atyre qe keni cekur ju, une pashe kete te shekulli

A do te ketë ndryshim statusi i Kosovës brënda vitit 2007?
Po,
Jo

Mua me duket se ka me shume se 3 jave qe kur kemi lene vitin 2007, apo keta te shekullit akoma jane duke jetuar ne vitin 2007?!

#3 ne: 28-03-2008, 23:35:27
Gazeta shekulli eshte shme e njeanshme, majtiste.
Te gjitha gazetat ne Shqiperi jane dezinformuese dhe sensacionale.
Opinionet e djathta apo te kunderta me bindjet e gazetes nuk botohen.

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 18-07-2008, 15:27:30
ajo e shekullit eshte bere me phcow !
Eshte e vjellur prandaj!

http://demo.phpcow.com/skins/b09/

http://demo.phpcow.com/skins/a05/

http://demo.phpcow.com/skins/a02/

http://demo.phpcow.com/skins/a01/


Si shume gazeta shqiptare qe jane marre nga phpcow :) kane probleme me scriptin sic eshte edhe koha jone

  • Postime: 406
  • Karma: +1/-0

#5 ne: 24-07-2008, 20:21:42
hmm edhe dicka , nuk ia kam lexuar licensen phpcow po kta i kan hequr copyright , e njejta gje edhe me blogun , qe esht wp dhe e kan hequr... megjithate , nuk ia di kushtet e licensave ketyre mbase edhe e lejojne...

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 25-07-2008, 09:51:30
hmm edhe diçka , nuk ia kam lexuar licensen phpcow po këta i kan hequr copyright , e njëjta gjë edhe me blogun , qe esht wp dhe e kan hequr... megjithatë , nuk ia di kushtet e licensave këtyre mbase edhe e lejojne...

Ky phpcow nuk e lejon ndersa wp po e lejon por varet nga tema skin, mund te besh nje skin tendin dhe ke te drejte te vendosesh copyright tenden.....

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 22-02-2009, 19:58:16
Gazeta Shekulli online sot qenka offline!!

  • Postime: 201
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 22-02-2009, 20:08:24
Gazeta Shekulli online sot qenka offline!!



Ka qe mbreme ne dark qe eshte offline Shekulli

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 23-02-2009, 16:10:32
http://www.shekulli.com.al punon. Eshte http://shekulli.com.al (pa www) qe nuk punon.

ns.abissnet.al (qe tregon Firefox si te imazhi qe ka postuar M A X) nuk duket se ekziston, ndersa ns1.abissnet.al po; ne fakt, shekulli.com.al e ka adresen IP 80.91.126.2 (te njejte me ns1.abissnet.al), ndersa www.shekulli.com.al e ka 69.65.42.40 (ne SHBA, te Gigenet). Valle te kene bere ndryshime dhe/apo levizje tani se fundi?

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 23-02-2009, 17:20:47
Ky phpcow nuk e lejon ndersa wp po e lejon por varet nga tema skin, mund te besh nje skin tendin dhe ke te drejte te vendosesh copyright tenden.....

Per WP nqs perdor nje theme/skin te caktuar - qofte ky i mofikiuar apo pershtatur, i jepen kredencialet autorit te theme/skin.

#11 ne: 04-10-2009, 10:53:58
Gazeta shekulli eshte shme e njeanshme, majtiste.
Te gjitha gazetat ne Shqiperi jane dezinformuese dhe sensacionale.
Opinionet e djathta apo te kunderta me bindjet e gazetes nuk botohen.
Shtoj komentin.
Shume,shume, raste kur ne artikuj te ndryhem ne gazeten Shekulli, jam paraqitur me komente per qeshtje te ndryhme, duke kritikuar majtizmin por duke ruajtur etiken dhe pa fyrje te renda, komentet e mnia nuk jane publikuar fare.
Pra eshte e turpshme qe per shkaqe ideolojike te cvlersohet ceshtja kombetare.
Gjithnje per shumicen shqiptare me e rendesishme ka qene ceshja kombetare sesa ajo fetare dhe ideologjike.
Per disa majtiste te perbetuar eshte e pa imagjinueshme qe nje kosovar te meret me ceshtje qe ndodhin ne Shqiperi.
Sigurisht ky fakt edhe ka kontribuar qe komentet e mia te mos publikohen sepse ne fund te komentit gjithnje kam vendosur emrin Kosovari por ndoshta nganjehere kam qene teper i ashper me Dullen (Enverin) dhe mekembesin e tije Edvinin qe kurrsesi nuk mundi te etabloi nje familje te rregult te ndershme e lere me qe te qeverise me Shqiperine.
Kosovari

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 06-10-2009, 13:10:21
Shekulli eshte fole e Edvinit, asnje koment kunder Edvinit nuk nxirret, prandaj ka ko qe nuk e vizitoj.

Perderisa eshte e nje anshme, ateher eshte komplet faqe pa vlere, sepse edhe lajmet nuk i jep te sakta.

Kshuqe>>>> BOJKOT! (koco kokdhjemit)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 06-10-2009, 16:15:06
Shtoj komentin.
Shume,shume, raste kur ne artikuj te ndryhem ne gazeten Shekulli, jam paraqitur me komente per qeshtje te ndryhme, duke kritikuar majtizmin por duke ruajtur etiken dhe pa fyrje te renda, komentet e mnia nuk jane publikuar fare.
Pra eshte e turpshme qe per shkaqe ideolojike te cvlersohet ceshtja kombetare.
Gjithnje per shumicen shqiptare me e rendesishme ka qene ceshja kombetare sesa ajo fetare dhe ideologjike.
Per disa majtiste te perbetuar eshte e pa imagjinueshme qe nje kosovar te meret me ceshtje qe ndodhin ne Shqiperi.
Sigurisht ky fakt edhe ka kontribuar qe komentet e mia te mos publikohen sepse ne fund te komentit gjithnje kam vendosur emrin Kosovari por ndoshta nganjehere kam qene teper i ashper me Dullen (Enverin) dhe mekembesin e tije Edvinin qe kurrsesi nuk mundi te etabloi nje familje te rregult te ndershme e lere me qe te qeverise me Shqiperine.
Kosovari

Sic e tha dhe SpiderW mesiper keta te shekullit jane shembulli me i shpifur i te berit gazetari sot ne mediat shqiptare.
'Ideologjia' e vetme e ketyre qendron te xhepi, e perderisa eshte keshtu kjo 'ideologji' keta jene te gatshem te behen me kedo qe i mbeshtet dhe te perjashtojne kedo qe nuk u del ne kah.
Prandaj eshte e kote te vrasesh mendjen dhe te lodhesh gishtat te lesh komente ne faqen e tyre.

  • Postime: 1936
  • Karma: +23/-14
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 06-10-2009, 16:54:49
Besoj se do ishte mire qe secili te marre nje faqe shqiptar (ose disa) dhe te beje nje kritike rreth saj. Ne kete menyre ndihmojme si te tjeret po ashtu dhe ata qe kane vete faqen, pasi marrin nje vleresim nga vete publiku.

**************

Une po filloj me faqen e gazetes Shekulli.
http://shekulli.com.al/

Se pari faqja eshte bere teper e gjere, gje qe sjell nje deformim ne ekranet me madhesi normale.

Dizajni.
Ne pergjithesi i mire dhe i thjeshte.

Organizimi.
Shume rremuje. Jane munduar te bejne nje faqe tip portali, por me kete kane dale nga natyra e faqes, pasi e kane bere me keq ne kete menyre.

Objektiviteti.
Edhe se kjo gje mund te mos jete dhe aq ne qellimin e ketij forumi, por mendoj se dhe kjo duhet thene.
Per mua "Shekulli" eshte teper i njeanshem politikisht dhe me informacione dizinformuese.
Shpesh shume lajme (si ato te teknologjise) jane te kopjuara shabllon nga faqe nderkombetare.

Kaq do te thoja une rreth Shekullit online.
eshte e vertete qe eshte teper i njeanshem dhe dizinformues dhe aspak realist... pervec kesaj kometet e lexuesve nuk botohen edhe kur nuk perdor fjale ofenduese.. etj ka nje tip censure qe te kujton khen e PPSH

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 03-08-2010, 16:55:49
Di njeri te thote se cfare CMS perdorin keta sot? Apo mbeten te phpCow qe kane perdorur perpara?

  • Postime: 1162
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 03-08-2010, 21:43:37
E vetmja, me e mira, e paanshmja dhe me e guximshmja KohaDitore - gazete qe ia vlen te shfletohet. Mendim imi ky.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 04-08-2010, 00:30:51
Edhe Gazeta Panorama s'eshte keq per nga ana e te qenit objektiv.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 25-10-2010, 13:25:42
Di njeri te thote se cfare CMS perdorin keta sot? Apo mbeten te phpCow qe kane perdorur perpara?

"lodra" e re qe mesuam sot nuk thote gje qe Shekulli Online perdor ndonje CMS nga keto te mirenjohurat, qofte falas apo komerciale. Mbase perdorin ndonje te bere vete nga webmasteri i faqes.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 25-10-2010, 13:39:38
Ok, them se e gjeta. Gazeta Shekull Online duket se perdor Movable Type, CMS alternative ndaj Wordpress, qe perdoret nga nje seri mediash te medha nderkombetare. Duke shikuar shume funksione ne kodin e faqes duket se ata perdorin MT per faqen Shekulli Online.

Edhe po te shohesh strukturen e URL-ve mes http://shekulli.com.al/ dhe http://www.huffingtonpost.com/ duket qe ka nje fare ngjashmerie, edhe se jo identike.
Huffingtonpost e ka id e artikujve ne URL, ndersa shekulli jo. Por ky mund te jete dhe nje opsion i MT qe mund te perdoret sipas deshires apo nevojave.

  • Postime: 955
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 25-10-2010, 13:42:53
"lodra" e re qe mesuam sot nuk thote gje qe Shekulli Online perdor ndonje CMS nga keto te mirenjohurat, qofte falas apo komerciale. Mbase perdorin ndonje te bere vete nga webmasteri i faqes.

E ke gabim MAX perdor PhpCOW.shikoje edhe linkun poshte.

http://shekulli.com.al/cowadmin/

Ju lutem mos e keqperdorni linkun qe kam postuar ajo eshte postuar per arsye edukative.

Ju Faleminderit per mirekuptimin!

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 25-10-2010, 13:48:00
Mund te jete dhe nje kombinim. Mbase sistemin e anetareve dhe komenteve e administrojne me ane te Movable Type. Funksionet ne kod e tregojne se perdorin MT. Ato s'mund te genjejne! Por dhe ky paneli i PhpCow nuk genjen. Mbase ka ngelur aty si relikte nga koha kur perdorej e tashme s'eshte me ne perdorim.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 25-10-2010, 14:02:58
I hodha nje sy te Web.Archive.org dhe del qarte qe deri ne 2008 Shekulli Online ka perdorur PhpCow, dhe kjo duket nga struktura e URL-ve. Mund ta shihni ketu: http://web.archive.org/web/20080730205442/http://www.shekulli.com.al/
Mund ta krahasoni me kete faqen ketu http://www.odisha.in/ e cila aktualisht perdor phpCOW.
 Por nese e sheh sot URL-te kane strukture tjeter, ate te MT. Me siguri ai paneli i phpCOW eshte nje relikt i skriptit te vjeter.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 26-05-2011, 15:40:52
Ditet e fundit Shekulli ka ndryshuar disi portalin e saj, duke u perqendruar te berja e nje portali me lajmet e fundit fare.
Ne fakt portali qe mbanin perpara per mendimin tim ishte me i pershtatshem se sa ky i tanishmi qe duket si nje direktori lajmesh. Adresa e re http://www.shekulli.com.al/lajm-i-fundit/

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 14-06-2011, 15:55:31
Gazeta Shekulli Online duke ndjekur ndryshimet ne versionin e shtypur te gazetes ka marre dhe nje portal teresisht te ri ne internet. I gjithe portali i vjeter eshte lene dhe tashme kemi te bejme me nje te ndertuar duke perdorur Wordpress, duke hequr dore nga MovableType qe kane pasur perpara.

Pamja e perdorur quhet CadabraPress dhe eshte marre e gatshme nga WPZoom.com
Duhet te them se Shekulli ka arritur tashme te kete nje nga portalet me te mire nder portalet e mediave shqiptare, pavarsisht se ka perdorur nje te gatshem, te cilin ne fund te fundit mund ta perdore dhe kushto tjeter, gje qe nuk eshte aq e mire nqs deshiron dicka origjale.

Negativisht shoh dhe faktin se portali i vjeter duket i zhdukur, duke treguar se s'jane fare te interesuar per te mbajtur arshive te viteve te shkuara. Por kjo eshte nje "semundje" qe ne pergjithesi e kane te gjitha mediat shqiptare.

Urime faqen e re "Shekulli".

Temat e fundit