Apple kalon Exxon në vlerë
Apple ka kaluar Exxon Mobil si kompania më me vlerë në SHBA. Të martën aksionet e Apple inc. fituan 3.4%, që e coi vlerën në 365.10 dollar. Shitjet e iPhone dhe iPad e cuan vlerën e tregut në 338 miliard dollar.
Aksionet e Exxon Mobil Corp. këmbehen me 69.23 dollar, me një rënie prej 1.4%, e cila i jep kompanisë një vlerë tregu prej 337 miliard.
Exxon, që në vitin 2008 vendosi rekord në rritjen e tre mujorit të parë, ka një rritje të limituar nga cmimet e naftës dhe zbulimin e rezervave të reja.
Në kontrast Apple ka një rritje të limituar vetëm inovacionit teknologjik. Investitorët presin ti rritet vlera, derisa plotëson shijet e njerëzve. Pra investitorët kanë vënë shpresën te rritja e Apple edhe pse tani bënë më pak fitime se Exxon.
Në tre mujorin e fundit, Apple pati një rritje të fortë nga shitja e iPad dhe iPhone, gjë që e rriti fitimin neto të kompanisë nga 7.32 miliard në 28.6 miliard dollar, më një rritje prej 82%.
Exxon Mobil pati një rritje prej 41% në tre mujorin e dytë, që i coi fitimet në 10.68 miliard.
(a.h/BalkanWeb)