Acer Iconia Smart - Smartphone dhe tablet - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Acer Iconia Smart - Smartphone dhe tablet

Acer Iconia Smart - Smartphone dhe tablet

· 1 · 538

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 02-03-2011, 10:23:16
Acer edhe zyrtarisht ka paralajmëruar pajisjen Iconia Smart, e cila ka ekran 4.8 inç, i ndjeshëm në prekje, funksion multi-touch, përmasa 21:09 dhe rezolucion 1024x480 piksel. Slogani i kësaj pajisjeje është 100% Smartphone dhe 100% tablet.

Me siguri se do të garojë me modelet e celularëve Dell Streak dhe Desire HTC HD, të cilët janë në gjysmë të rrugës për t’u quajtur edhe tablet. Edhe pse me dimensionet e tij 14.7 x 64, 5 x 13.6 mm i afrohet shumicës së tablove, përfundimisht duket si telefon për shkak të formës së tij të gjatë dhe të hollë.

Acer Iconia Smart-in e lëviz sistemi operues i Google-s Android 2.3 Gingerbread. Kjo nënkupton se mundëson qasje në të gjitha aplikacionet në Android Market.

Duhet përmendur edhe procesorin 1GHz Qualcomm MSM8255-1 Snapdragon, memorien 512 MB RAM/ 512 MB ROM, port HDMI, Bluetooth 2.1 dhe Wi-Fi 802.11n. Çmimi i tij ende nuk është bërë i njohur.

Temat e fundit