Apple shet mbi 8.75 milion pajisje IPhoni! - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Apple shet mbi 8.75 milion pajisje IPhoni!

Apple shet mbi 8.75 milion pajisje IPhoni!

· 1 · 593

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 22-04-2010, 16:07:37


Apple gjatë ditës së sotme ka prezantuar rezultatet financiare për çerekun e dytë fiskal të vitit 2010 që ka përfunduar me 27 mars, 2010.

Kompania ka prezantuar të hyra prej 13.5 miliard dollarë dhe profit neto në këtë çerek prej 3.07 miliard dollarë apo 3.33 dollar për aksion. Në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar të hyrat ishin 9.08 miliard dollarë dhe të hyrat çerekore neto ishin 1.62 miliard dollarë apo 1.79 dollarë për aksion.

Margjina e rritjes ishte 41.7 për qind, që është një rritje prej 1.8 % në krahasim me 39.9 për qind që ishte në çerekun e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet ndërkombëtare kanë llogaritur 58 për qind të të hyrave në kuadër të çerekut.

Apple ka shitur 2.94 milion kompjuterë Macintosh gjatë çerekut, duke përfaqësuar një rritje prej 33 për qind në njësi krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar. Kjo kompani ka shitur 8.75 milion iPhone në çerekun në fjalë, duke përfaqësuar një rritje prej 131 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët vitin e kaluar. Gjithashtu kjo kompani ka shitur 10.89 milion iPod gjatë të njëjtës periudhë.

“Ne jemi të emocionuar të raportojmë çerekun tonë më të mirë të mundshëm, me të hyra të rritura në 49 % dhe profite të rritura në 90 %” tha Steve Jobs, shefi ekzekutiv i Apple. “Ne lansuar revolucionarin tonë iPad dhe përdoruesit po e adhurojnë, dhe disa produkte tjera emocionale janë rrugës për tu paraqitur gjatë këtij viti”.

“Për çerekun e tretë fiskal të vitit 2010, ne presim të hyra që kapin vlerën prej rreth 13.0 miliard deri në 13.4 miliard dollarë dhe presim dobësim të hyrave për aksione mes 2.28 deri në 2.39 dollarë” tha Peter Oppenheimer, CFO i Apple.

Temat e fundit