Celularët, abonenti zgjedh kompaninë, duke ruajtur të njëjtin numër - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Celularët, abonenti zgjedh kompaninë, duke ruajtur të njëjtin numër

Celularët, abonenti zgjedh kompaninë, duke ruajtur të njëjtin numër

· 1 · 590

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-05-2011, 00:49:54
Teuta Shamku

Çdo abonent shqiptar i telefonisë mobile do të mund të ndërrojë kompaninë që i jep shërbimin, duke ruajtur të njëjtin numër. Shërbimi i portabilitetit ka hyrë në fuqi nga data 1 maj, i cili bën të mundur zgjedhjen e shërbimit nga vetë abonenti. Çdokush që mendon se një prej kompanive celulare ka tarifa më të ulëta apo shumica e miqve të tij kanë numra të një tjetër kompanie, mund ta ndërrojë atë, duke ruajtur numrin që kishte më parë, duke shmangur ndërrimin e numrit, i cili do të sillte një ngarkesë në rikomunikimin me miqtë, të afërmit apo kolegët. Për herë të parë në Shqipëri bëhet efektiv shërbimi i portabilitetit të numrit, që do të shoqërohet me rritje të konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe me përmirësim të shërbimeve për klientët. Ky moment shënon shkëputjen përfundimtare të pronësisë së numrit nga operatori dhe kalimin e tij në pronësi të individit. Kryeministri Berisha ishte dje i pranishëm në ceremoninë e fillimit të zbatimit të portabilitetit të numrit të telefonit celularë. Ceremonia u zhvillua në zyrat e Infosoftit në Tiranë, ku morën pjesë ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo; kryetari i Bordit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), Pirro Xhixho, dhe administratori i Infosoftit, zoti Grigor Joti. Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për telekomunikacionin në veçanti, por edhe për tërë zhvillimin e vendit arritjen e vendosjes së portabilitetit. "Që nga ky moment telekomunikacioni në Shqipëri, fillimisht në fushën celulare dhe më pas në të gjithë spektrin e tij, do të njohë dimensione të cilat, ne që jemi këtu i kemi të vështira t’i parashikojmë. Do të njohë zhvillime shumë më të mëdha. Do të ndezë atë mekanizëm, i cili është faktuar si magjia e të gjitha magjive, konkurrencën”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë tha se sot, Shqipëria renditet rreth 20% mbi mesataren evropiane për sa i përket telefonisë celulare, portabiliteti do të jetë në vetvete një moment i fuqishëm dhe rregullator i tregut, kompanitë celulare kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij vendi, ato kanë mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të thellë. “Kompanitë e telekomunikacionit u shndërruan në faktorët më kryesorë të një kapërcimi që Shqipëria bëri nga nivelet më të ulëta të përdorimit të internetit që ajo kishte në fillim të vitit 2006 në 4.8% në rreth 50%, që është këtë vit dhe me një rendje të papërmbajtur mbi mesataren evropiane. Ndaj, dhe unë do t’u shpreh atyre vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë”, - theksoi Kryeministri Sali Berisha.

Për kryetarin e AKEP, Pirro Xhixho, shërbimi i portabilitetit do të rrisë konkurrencën mes kompanive për të rritur cilësinë e shërbimeve. “Tregu do të jetë gjithnjë e më shumë në shërbim të përdoruesve, të cilët do bëjnë që operatorët të marrin me shumë seriozitet e me shumë kujdes kërkesat gjithnjë e në rritje të klientëve të tyre. Të mendojnë dhe të kujdesen që atyre tu ofrohen shërbime të kënaqshme në bazë të kërkesave gjithnjë e në rritje. Në këtë mënyrë do të gjallërohet më te konkurrenca efektive, do të rritet më tej kujdesi ndaj klientit, do të zhvillohet dhe investohet me shumë ndaj kompanive”, - tha ndër të tjera kryetari i AKEP, Pirro Xhixho. Shërbimi i portabilitetit të numrit, ekzistenca e 4 operatorëve celularë në treg dhe zbatimi i metodologjive për orientimin në kosto të tarifave do të bëjnë që shumë shpejt Shqipëria,, përveç normës së lartë të penetrimit të telefonisë celulare, të ketë edhe tarifa që do të jenë në mesataren e vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. /Standard

Temat e fundit