Celularët, rekord, një në dy shqiptarë 3 telefona - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Celularët, rekord, një në dy shqiptarë 3 telefona

Celularët, rekord, një në dy shqiptarë 3 telefona

· 4 · 953

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-03-2011, 15:42:57
Në vitin 2010 shënohen 4.5 milionë përdorues të telefonisë mobile. Numri i përdoruesve për 100 banorë kalon dhe mesataren e BE-së

Shqiptarët janë të dhënë aq shumë pas teknologjisë dhe risive që vinë prej saj, sa çdo operator i telefonisë celulare që del në treg, menjëherë qasen për t’u bërë abonentë të tij. Shifrat zyrtare që vijnë nga raporti vjetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) flasin për një rritje të ndjeshme të numrin të përdoruesve të telefonisë celulare në vitin 2010. Fundi i këtij viti shënoi 4.5 milionë përdorues të telefonisë celulare. Rritjen më të madhe e ka shënuar, sigurisht operatori i fundit që hyri në treg, Eagle Mbile, pasi Plus Comunicacion ka hyrë në treg në fund të vitit. Aq shumë janë të dhënë shqiptarët pas celularit, sa shumëkush nga ne duke bërë një vëzhgim të thjeshtë ka parë se edhe një student përdor dy ose tre celularë, pasi përpiqen të përfitojnë nga ofertat e herëpashershme. Nëse do të bëhej një përllogaritje përafërsisht një në dy shqiptarë ka dy ose tre telefona në përdorim.

Të dhënat e AKEP tregojnë se shqiptarët, duke matur normën e penetrimit për 100 banorë, shkalla e përdorimit arrin në afro 140%, duke kaluar edhe mesataren e vendeve të BE-së që është, afro 122% për 100 banorë. Sipas raportit të AKEP gjatë vitit 2010 tregu i telekomunikacioneve elektronike vazhdoi të rritej me ritme të larta në segmentet e telefonisë celulare dhe të internetit, ndërsa për telefoninë fikse u vu re një reduktim i numrit të përdoruesve, e shoqëruar dhe me kalimin të përdoruesve nga Albtelekomi tek operatorët alternativë. Numri i sipërmarrësve të cilët kanë njoftuar AKEP për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike deri në fund të vitit 2010 ishte 196 në krahasim me 152 shërbime të komunikimeve elektronike deri në fund të vitit 2009. Të ardhurat totale të sipërmarrësve për vitin 2009 ishin 61.578 milionë lekë. Katër lojtarët kryesorë, AMC, Vodafone Albania, Eagle Mobnile (tre operatorë celularë) dhe Albtelekom (operatori fiks) vazhdojnë të zotërojnë pjesën më të madhe të tregut me 95% të të ardhurave të gjithë sektorit. Të ardhurat e operatorëve celularë përbëjnë 77% të të ardhurave të gjithë tregut megjithëse kanë pësuar rënie për herë të parë në vitin 2009, ndërsa operatori fiks Albtelekom zotëron 18%. Operatorët alternativë 5%, ndër të cilët tre sipërmarrësit me xhiro me të madhe janë Primo, ASC, Abcom, të cilët së bashku zënë 2.5% të të ardhurave të sektorit apo 50% të të ardhurave të të gjithë operatorëve alternativë.

Celularët, 4.5 milionë numri i abonentëve

Në fund të vitit 2010 numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme arriti në afërsisht 4.5 milionë, e cila përmban një normë penetrimi (numri i përdoruesve për 100 banorë) prej 140%, e cila është 11 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2009 si dhe më e madhe se niveli mestar prej 122% në vendet e BE në vendet në vitin 2009. Norma vjetore e rritjes së numrit të përdoruesve ishte rreth 9% (rreth 360 mijë përdorues me shumë), që është shumë me e ulët se norma e rritjes vjetore prej 41% në vitin 2009 apo dhe në vitet e mëparshme. Rënia e normës së rritjes si dhe numri i lartë i përdoruesve për 100 banorë përmbajnë shenja se ky treg po i afrohet fazës së BE-së në vitin 2009 apo dhe me vitet e mëparshme. Gjatë vitit 2010 rritje më të madhe duket se ka pasur Eagle Mobile me 37%. Ndërsa AMC me 6%, ndërkohë numri i përdoruesve Vodafone është rritur në masë shumë të vogël. Përdoruesit me parapagim vazhdojnë të përbëjnë më shumë se 90% të përdoruesve celularë dhe kjo strukturë abonentësh është e ngjashme në të katërt operatorët. Gjatë vitit viti 2010 thirrjet dalëse të përdoruesve celularë janë rritur në masë të konsiderueshme me 85% në krahasim me vitin 2009, ndërsa terminimi i thirrjeve hyrëse nga rrjetet e tjera dhe numri i SMS-ve kanë shënuar rënie të vogla. Thirrjet brenda rrjetit përbëjnë pjesën me të madhe të thirrjeve dalëse duke arritur në mbi 90% në vitin (rritje të konsiderueshme nga vitet e mëparshme), ndërsa hyrëse ndërkombëtare përmbajnë mbi 70% të thirrjeve hyrëse nga rrjete të tjera, peshë e cila nuk ka ndryshime të ndjeshme në vite. Pjesët e tregut të operatorëve celularë kanë vazhduar të ndryshojnë, ku kryesisht ka pasur reduktim të pjesëve të tregut të AMC dhe Vodafone dhe rritje të pjesëve të tregut për përdorues (total) dhe 27% për përdorues me kontratë dhe 9% për thirrje dalëse SMS. Plus Communication s operator i ri në arritur 1% pjesë e tregut në numër përdoruesish në rreth 1 muaj aktivitet (fundi i muajit nëntor deri në fund të muajit dhjetor).

Të ardhurat totale të tre operatorëve celularë gjatë vitit 2009 ishin 47.2 miliardë lekë, që përbën një reduktim me 3. 6% në krahasim me vitin 2008, kur të ardhurat ishin 48.9 miliardë lekë.

Teuta Shamku

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-03-2011, 13:32:41
Ajde komunikim ajde.

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 17-03-2011, 13:40:20
:D me too :D mgjthse me cajne "koken" ndonjehere :D

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 26-03-2011, 10:01:27
E thone skemi buke..

Temat e fundit