Celulari: Duhani i shekullit 21 - Mobile | Apps

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Celulari: Duhani i shekullit 21

Celulari: Duhani i shekullit 21

· 1 · 718

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-01-2011, 00:07:47
Studimet e fundit për lidhjen midis përdoruesve të rregullt të telefonave celularë dhe sëmundjeve treguan se rreziku për t'u prekur nga një tumor në kokë rritet në mënyrë të ndjeshme pas dhjetë vjetësh

Celulari: Duhani i shekullit 21


Studimet e fundit për lidhjen midis përdoruesve të rregullt të telefonave celularë dhe sëmundjeve treguan se rreziku për t'u prekur nga një tumor në kokë rritet në mënyrë të ndjeshme pas dhjetë vjetësh, pavarësisht "garancive" që japin kompanitë e prodhimit, se ato nuk e dëmtojnë shëndetin.

Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t'u prekur nga tumori në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra në këtë fushë.

Këto studime, që kundërshtojnë hapur deklaratat zyrtare të kompanive që i prodhojnë, se telefonat celularë nuk ndikojnë te shëndeti, treguan se njerëzit që kanë përdorur telefona celularë për më shumë se një dekadë janë dyfish më të prirur për të zhvilluar një tumor në kokë, në anën nga e cila ata kanë mbajtur më shumë aparatin celular.

Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është mëse e mjaftueshme për të rritur rrezikun, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër.

Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se, "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë, por mbi të gjitha duhet të bindim fëmijët që të heqin dorë nga ideja për të pasur një të tillë.

Studimi, i publikuar në numrin e fundit të revistës "Ocupational Environmental Medicine", është i rëndësishëm sepse pas shumë kohësh dyshimesh i bëri kërkuesit që të studionin lidhjen që mund të kishte përdorimi i gjatë i telefonit celular me zhvillimin e disa sëmundjeve, sidomos me tumorin në kokë.

Kanceri do më shumë se dhjetë vjet të zhvillohet, por meqë telefonat celularë janë përhapur kaq shumë kohët e fundit, kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë njerëz po i përdorin ato për një kohë të gjatë.

Garancitë që i bëjnë telefonat shumë të sigurtë bazohen në kërkimet e bëra mbi shumë pak njerëz të ekspozuar ndaj rrezatimeve për një kohë të gjatë, mjaftueshëm për shfaqjen e një sëmundjeje, por pa asnjë vlerë për statistika të sakta.

Muajin e kaluar, një studim i madh i bërë në Britani mbi rreziqet e shëndetit nga përdorimi i teknologjisë i quajtur "Mobile Telecommunications and Health Research", i financuar nga qeveria dhe burime të tjera, tregoi se, "telefonat celularë nuk lidhen fare me sëmundjet e trurit dhe nuk kanë asnjë efekt negativ mbi shëndetin"...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit